Perendia eshte ai i cili na krijoi per lavdine e tij. Perendia dha qe njeriu te vije permes jetes bashkshortore dhe njeriu te jetoje ne familje. Pra familja ne jeten e njeriut nuk eshte thjesht nje bashkesi njerzish, te cilet i perkasin nje lidhjeje te caktuar gjaku. Ajo eshte "berthama" prej ku njeriu vjen ne kete jete. Perendia ne familje ka dhene te gjitha sherbesat ne menyre qe njeriu te kete plotesiht mundesite per tu rritur, kujdesur, edukuar dhe zhvilluar.
Roli i famijes ne jeten e njeriut eshte pothuajse i pazevendesueshem, kjo jo thjesht vetem ne aspektin fizik, por edhe ne ata shpriteror. Por cfare ndodhi me familjen dhe cfare ajo humbi?
Bibla na tregon se Perendia, i cili eshte dhe Krijuesi yne, gjithshka qe ka bere e ka bere te drejte dhe te perjetshme. Ai krijoi njeriun e pare Adam dhe Eva. Bibla na tregon se Perendia e krijoi njeriun ne IMAZHIN e vet, pra ky fakt na tregon se qellimi i Perendise ndaj njeriut ishte qe njeriu te kishte mardhenie miqesore dhe komunikuese me Perendine. Pra Perendia e krijoi njeriun ne menyre qe njeriu ta adhuronte dhe lavderonte Krijuesin e tij, dhe natyrisht duke qene ne nje IMAZH me Perendine njeriu i kishte te GJITHA MUNDESITE dhe AFTESITE per te permbushur kete deshire te Krijuesit. Por cfare ndodhi me Njeriun?
Bibla na deshmon se njeriu ra nen denim te mekatit. Satani permes ginjeshtres arriti ta munde njeriun, duke e ndare nga Perendia dhe jeta e perjetshme. Humbja e lidhjes me Perendine, tek njeriu solli perfundimisht ne menyre te pakthysheme shkatrimin dhe vdekjen e perjetshme. Njeriu arriti te krijoje familjen e tij, por jo nen mesimin dhe bekimin e Perendise. Perendia nuk i hoqi "SHERBESAT" dhe gjithshka qe kishte dhen ne familje, por per shkak te mekatit ato nuk mund te permbushnin vullnetin e Perendise. NDARJA e njeriut nga Perendia, hapi rrugen e SHKATRIMIT ne te cilen do te ecte njeriu, famija dhe mbare njerzimi.
Bibla na tregon faktin me madhor te ketij fakti kaq te hidhur. Familja e pare ne toke e fillon jeten e vet me nje krim. Kaini vret vellane e tij Abelin. Adami dhe Eva per here te pare provuan "frutin e hidhur" te cilin ata e mbollen ne familjen e tyre. Veshtrimi dhe njohja e ketij fakti nuk eshte thjesht nje ngjarje e vecante, te cilin ne nuk e shohim edhe sot e kesaj dite. Perendia permes ketij fakti na tregon se, renia e njeriut nen mekat eshte me pasoja katastrofike per te dhe familjen ne te cilen ai jeton.
Kjo eshte nje kronollogji e shkurter rreth asaj cka ndodhi ne ditet e krijimit te njeriut dhe famijes se tij. Gjithsecili prej nesh ka nje figure te qarte rreth famijes dhe rolit vendimtar qe ajo luan ne jeten njerezore. Familja vertet eshte ajo "VATER" ne te cilen u rritem, u edukuam ku dhe morem principin, mesimin dhe traditen per te ndertuar familjen tone ne te ardhmen. Pra familja per cdo secilin prej nesh nuk eshte thejsht nje "vater" ku ne rritemi dhe zhvillohemi. Ajo njekohesisht eshte dhe nje burim principesh, traditash dhe mesimesh te ndryshme, te cilat do te na vlejne per te ndertuar familjen tone te ardhshme.
Familja ka nje rol shume te rendesishme ne jeten e cdo njeriu, por: a arrin ajo perfundimisht, te permbushe tek njeriu qellimin per te cilin Zoti e Krijoi?
Mendoj se kjo eshte nje pyetje mjaft e rendesishme per gjithsecilin prej nesh, dhe do te deshiroja te digjoja mendimet tuaja.
Deshmuesi
Krijoni Kontakt