Postuar mė parė nga
Lioness
Ju pershendes ne paqe? Pseudonimi juaj zoteri eshte "plumbi" .... paqe me plumb e dime shume mire se cfare ka sjelle, historikisht, sidomos ne Ballkan.
verset ....... dmth ne nje rrjesht thuhet "e vetmja fe e pranuar tek Allahu eshte Islami."
Si i thone Allahut ne shqip, mor plumb? I thone Zot, dhe e di sa shqiptare i falen atij Zoti? Cilit Zot? Ndoshta nuk ka shume rendesi teologjike, sepse ne fund te fundit, kjo teme eshte postuar tek nen-forumi "toleranca fetare."
Dhe e di pse? Pse themi, kane thene madheshtoret rilindas para nesh Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria?
Une mund t'i lutem nje Zoti, por i falem kultit, imazhit, endrres, shpreses se Shqiptarise. Dite per dite futem ne kete forum, jo per te pare se kujt i luten shqiptaret, por per te pare, per te lexuar Shqiptarine, cfare thone atdhedashurit e mi! At -dhe! Nuk e ka asnje gjuhe etimologjikisht nje fjale me te bukur se kjo: ti At qe me dhe ...... Dheun! Dheun per te cilin me dhemb ne shpirt, dheun per te cilin me pikon shpirti! Dheun per te cilin me tretin lotet e mallit! Nqs ajo nuk eshte fe personale, sipas perkufizimit tuaj, atehere me quani pagane! Sepse kam Kult Shqiptarine! Sic thashe me siper, i lutem nje Zoti, nje Ati, qe me dha Dhe ....... me dha Shqiptarine, te ciles i falem, i perulem!
Krijoni Kontakt