Gazetarėt gjysmėn e kohės shkruajnė
gjėra qė nuk i dinė, dhe gjysmėn tjetėr tė kohės
e kalojnė duke mos shkruar gjėrat qė i dijnė.
SHTIMI I HALLKAVE BUROKRATIKE NGADALĖSON DHE PENGON
VEPRIMTARINĖ E MEDIAVE TE LIRA.
Nė misionin e medias janė disa komponentė, ku duhet tė bazohet suksesi i saj. Do ishte tejet me vlerė, tė marrim cak nga mendimi i shquar njė intelektuali gjenial tė kombit tonė, qė ishte njėkohėsisht edhe mjeshtri i paarritshėm mediatik si edhe analisti mė i saktė nė kohėt moderne tė artit gazetaresk shqiptar Faik Konica.
Mediat e lira ende nuk janė krijuar, sepse pengohen jo vetėm nga lobingjet, apo suportet politike, por mė rėndė ato pengohen nga zvarritjet burokratike. Nėse mediat perėndimore, konsiderohen nga e jonė tė lira, kjo vjen nga mungesa e pėrvojės sonė nė artin e gazetarisė dhe tė informimit. Nėse aktualisht kemi njė farė lirie nė treguan mediatik, kjo ėshtė rjedhojė e ndryshimeve demokratike qė kanė zanafillėn me 5 janar 1991 (kur doli nė duart e lexuesėve numuri i parė i RD-sė),
Padyshim tė papėrgatitur pėr tė pėrballur pluripartizmin, mendimin ndryshe, apo thjesht psikikisht tė fermentuar si lexues dhe si artikullshkrues (ku nė ato fillime merrnin pozat e gazetarit edhe veterinerė ) mediat nė Shqipėri, ende sot e kėsaj dite nuk ka veshur kostumin e lirisė sepse ende nuk vlersohet stofi qė quhet Kod Moral.(!)
Duke patur suporte financiare, qė pėr hirė interesash politike apo pushtetare ,funksionin nuk e quajnė mission, por profesion(!), mediat janė tė kėrcėnuara nga njė takėm politikanėsh, tė cilėt nuk mund tė pranojnė assesi dorėzimin e pushtetit, apo korrigjimin elektoral.
Kėshtu qė mbajnė peng mediat dhe pėr pasojė lexuesin.
Jo vetėm shtimi i hallkave burokratike, pengon veprimtarinė e mediave, por edhe pakėsimi i kėtyre hallkave sjell, ērregullim, ngadalėsim dhe mungesė efiēience nė pėrmbushjen e njė detyre apo misioni.
Mediat janė nė planin informues tė lexuesėve padyshim edhe krijues dhe edukues opinionesh. Kjo mund tė quhet arma e mediave, por kjo lloj arme ėshtė e kėrcėnuar ti laget baroti , sepse ende nuk ėshtė shpikur njė titull gazete apo njė rrjet televiziv i pavarur dhe i lirė.
Sepse gazeta, radio, apo televizioni po nuk patėn pavarėsi financiare, kurr nuk mund tė jenė tė lira dhe tė pavarura. Nėse vlersohet si pėrparsi vėnia e mediave nė karrigen e lirisė dhe pavarėsisė nga ana e politikės dhe e pushtetit, atėherė me plot gojėn mund tė deklarojmė: kemi media tė lira!
Problemet qė krijohen nga zvarritjet burokratike, jo vetėm shkaktojnė dėm nė shoqėrinė demokratike, dhe pasojat janė tė rėnda sepse krijojnė monopole, por ato bllokojnė transparencėn mediatike, pėr pasojė i njėjti lajm botohet nė 7 variante(!) kjo sjell ēoroditjen dhe dizinformimin e komunitetit i cili humbet aftėsinė pėr tė bėrė tė ashtuquajturin Korrigjim Elektoral. Duke vlersuar 3 korrikun qė korrigjoi aleancat, duke u ndrruar qeveritė, ndodh paradoksi i ndrrimit tė vendimeve ekzekutive(!) Media mbetet e hutuar, sepse anullimi I vendimit, shkakton mėdyshjen. Sot e kėsaj dite ende nuk ėshtė e qartė p.sh. njė zvarritje burokratike tipike strategjia e investimeve dhe punimeve tė mėdha siē mund tė pėrmendim Parkun Energjitik apo koridoret autostradale.
Mediat opozitare, sulmojnė pa asnjė princip ekzekutivin duke u nisur nga njė kod i mbrapshtė: Sesi duhet nuk e dimė, por ashtu siē thoni ju tė mazhorancės nuk ėshtė! Ky qėndrim qė nuk ka tė bėjė aspak me profesionalizmin gazetaresk, ēorienton publikun, dizinformon komunitetin, paēka qė krijon edhe alergji tek lexuesit nė marrėdhėniet e ndėrmjetme, madje ajo qė ėshtė mė e keqja pranon edhe divorcimin deri nė falimentim, mjafton qė tė zbatojė strategjinė e klanit apo lobit qė pėrfaqson dhe qė e sponsorizon. Pėr pasojė kjo ka sjellė edhe ftohjen e lexuesit me tregun e medias sė shkruar apo asaj elektronike, duke rėnė nė vlerat minimale shitja apo pėrcjellja e lajmit dhe informacionit qė ato emetojnė.
Zvarritja burokratike mė tipike ka ndodhur nė reformat shtetėrore, duke degjeneruar majėn mė luksoze qė quhet Public Relation Marrdhėniet Publike)
P.sh. shkrirja e DISH dhe ristrukturimi i saj nė sektor ėshtė njė hallkė burokratike qė ka ērregulluar mekanizmin e funksionimit tė marrėdhėnieve publike dhe ka stopuar tė drejtėn e qytetarėve pėr tu informuar.
Pra, duhet ti ruhemi tė dy anėve tė medaljes.
Le ti referohemi njė shembulli tjetėr qė nė vėshtrimin e parė duke qė nuk ka lidhje me zvarritjet burokratike, por qė ėshtė burokraci e vėrtetė.
Kualifikimi i lexuesėve ka arritur njė kulturim tė njė niveli tė kėnaqshėm, por a janė mediat kaq tė kualifikuara? Aspak! Ethno psikika e botuesit, apo sponsorizuesit me dashje apo pa dashje, duke patur lidhje me burime financiare qė pėr shkak tė burokracisė dhe zvarritjes burokratike nuk sqarojnė modalitetet pėr barazinė e reklamės, fondet shkojnė nė drejtimin e botuesėve tė preferuar, paēka qė njė gazetė apo njė radio, njė stacion televiziv apo njė grup mediatik edhe pse ka profesionistė, edhe pse ka nivel tė kėnaqshėm transparence, nuk ėshtė nė gjėndje tė paguaj as rrogat! A nuk ėshtė kjo njė burokraci vrastare? Kjo bėn qė kur has njė gazetė tė tillė dhe shikon nivelin mjeran tė saj, nuk e blen mė. Sepse burokracia nuk i krjijon hapsirė tė vjelė reklamėn, siē e vjelin tė preferuarat.
Shpesh herė burokratizmi evidentohet me shtimin e panevojshėm tė procedurave, tė cilat bėhen pengesė pėr pėrmbushjen e njė qėllimi tė caktuar. Lind pyetja ēka tė bėjė kjo me lirinė dhe pavarėsinė e medias?
Nė rastin konkret, flasim pėr aktivitetin mediatik, i cili ėshtė disa dimensional, por qė pėrmblidhet nė njė qėllim tė caktuar SHPEJTĖSI E INFORMACIONIT.
A mund tė jetė i shpejtė informacioni mediatik nėse ndeshet me barriera tė tilla?! ėshtė pėrgjigja e specialistit.
Si mund tė jetė e lirė media kur bėhet reforma dhe nuk bėhen regulloret e brendshme tė mirėfunksionimit tė saj ose tė statusit tė saj. Ligja per mediat ka vetėm njė nen: Media ėshtė e lirė!
Qė tė flasėsh pėr burokracinė duhet tė jesh Max Weberi. Duke mos qenė i tillė, gjithēka qė mund tė kėrkojmė rreth kėtij problemi ėshtė nė librin Etika protestante dhe shpirti i kapitalizimit.
Agim Doēi
Krijoni Kontakt