Kjo nuk hedh poshte ate qe ka thane ma siper, qe une e mora si deshmi per me i demostru Urielit pse quhet standarti enverist.
Biles e perserit prap
Nje tjeter interviste e Kadarese dhene VOA
Pyetje - Në 30 -vjetorin e Kongresit për unifikimin e gjuhës shqipe pati diskutime të ndryshme në lidhje me çështjen e standardizimit të gjuhës shqipe. Ju e keni theksuar vazhdimisht se standardizimi ka qenë një aspiratë e vjetër e kulturës shqiptare për të bashkuar shqiptarët. Si një shkrues i madh i letrave shqipe, cili është mendimi juaj se ç’rrugë duhet të ndjekë gjuha shqipe në rrjedhat e saj të ardhshme?
I.Kadare- Kjo lidhet me pyetjen e mëparshme. Në atë fushatë për të bërë dy Shqipëri, dy popuj shqiptarë dhe jo një ka qenë një fushatë e vjetër kjo, për ta quajtur gjuhën shqipe si dy gjuhë shqipe dhe jo një. Kjo ka qenë një shpikje, do të thoja djallëzore, e nxitur nga padia disa herë, e disa herë nga djallëzia, pikërisht për të çuar atje që s’ka një Shqipëri, s’ka një popull shqiptar, por ka dy.
Unë po e them si specialist i letrave që gjuha shqipe është një nga gjuhët më të njësuara në Evropë.
Nuk ka asgjë të veçantë gjuha shqipe që ta dallojë nga italishtja, anglishtja apo gjuhët e tjera të mëdha të botës, përsa i përket kësaj gjëje.
Gjuha shqipe nuk mund të zhvillohej, bashkimi i dialekteve të saj ose gjuha e njësuar shqipe nuk mund të zhvillohej në kundërshtim me një parim të përbotshëm. Dhe parimi i përbotshëm është i tillë që na tregon që gjuhët nuk krijohen nga bashkimi ose shkrirja e dialekteve, por krijohen nga zgjedhja e një dialekti. Madje gjuhët krijohet nga zgjedhja e një të folure disa herë mund të qëllojë minoritare, nga zgjedhja e gjuhës së një qyteti, një kryeqyteti, të një fshati ka qëlluar, madje edhe të një njeriu ka qëlluar, pak a shumë siç thuhet për italishten që rolin kryesor e luajti një shkrimtar Dante Aligeri.
Prandaj të gjitha këto gjëra që flasin njerëzit, duke qenë injorantë të plotë në këtë gjë, duke bërë spekulime politike nga më të shëmtuarat është turp për analistët tanë që nuk bëjnë një studim të ftohtë për këtë dhe t’ia shpjegojnë popullit shqiptar që të mos ketë shqetësime të kota dhe të mos krijohet nervozizmi kot. Unë e pranoj dhe e kam shprehur se regjimi komunist ka dashur të ketë një diskriminim për të folurën veriore. Ky diskriminim lidhej me mosdashurinë e tij për një pjesë të letërsisë që u krijua në këto zona të Shqipërisë, për mosdashurinë e tij, urrejtjen për katolicizmin shqiptar. Është një temë e gjatë kjo për të folur,
por kjo nuk mund të luante rol në një gjuhë të zhvilluar si gjuha shqipe. Ajo ka qenë dhe mbetet një nga gjuhët më të zhvilluara të Evropës.
Shkeputa vetem pjesen ku trajtohet problemi gjuhesor
http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=409
Krijoni Kontakt