Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 96
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Citim Postuar më parë nga arsimtari Lexo Postimin
    Prapë po përsëris:
    Në Kongresin e Manastirit janë propozuar dy alfabete të ndryshme. Praktika
    duhej të tregonte se cili alfabet do të jetë më i përshtatshëm. Dhe praktika
    po tregon se "c-ja me bisht" nuk është praktike! Rilindasit tanë kanë shkruar
    me alfabete të ndryshme sepse ato kanë qenë kohëra të tjera. Ata meritojnë
    vetëm lëvdata për punën dhe mundimet e tyre patriotike.!
    Praktika tregoi që ç-ja është më praktike (kujto apostrofin), prandaj u zgjodh dhe u vendos kjo. Nuk quhet praktikë tastiera e kompjuterit tënd.

    Është njësoj sikur të kërkojmë ndryshimin e flamurit, meqë flamuri kuqezi që ngrihet në ambasadën angleze, nuk shkon me ballkonin që është në ngjyrë të blertë.

    Po nuk di chka të them për priftërinjtë e rinj gjuhësor
    Mos e shkruaj më kështu, se më janë çuar qimet përpjetë nga emocioni! Aq e bukur është!
    .
    Ndryshuar për herë të fundit nga -BATO- : 24-03-2012 më 13:28

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Citim Postuar më parë nga arsimtari Lexo Postimin
    Kurrë nuk thash(ë) se nj-ja është e shëmtuar! Mos m'i ndryshoni fjalët!
    Shprehja "jam për tingullin e bukur" dhe qortimi i fjalës e enjte, të bënte të mendoje kështu.

    Mirëpo bashkimi nj+t te fjala "e enjte" është mjaft qesharake.
    Nuk është bashkim qesharak, po ashtu të duket ty! Qesharake është të përdorësh një mbiemër femëror për një emër mashkullor, siç bëre ti tani.

    Nuk mund të themi bashkimi është qesharake, duhet të themi bashkimi është qesharak, por duket qartë që ti nuk ke vesh muzike. Kur ti s'kupton dot këtë, si mund të kuptosh fjalën e enjte?
    .
    Ndryshuar për herë të fundit nga -BATO- : 24-03-2012 më 13:31

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-07-2010
    Postime
    50
    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin
    Shprehja "jam për tingullin e bukur" dhe qortimi i fjalës e enjte, të bënte të mendoje kështu.


    Nuk është bashkim qesharak, po ashtu të duket ty! Qesharake është të përdorësh një mbiemër femëror për një emër mashkullor, siç bëre ti tani.

    Nuk mund të themi bashkimi është qesharake, duhet të themi bashkimi është qesharak, por duket qartë që ti nuk ke vesh muzike. Kur ti s'kupton dot këtë, si mund të kuptosh fjalën e enjte?
    .
    Nuk e kontrolova tekstin mirë ngase edhe mezi po shoh!
    E kam një ftohje të rëndë. Mirëpo ju keni të drejtë në këtë rast.
    Duhet të thuhet bashkimi është qesharak. Mirëpo kur
    shkruhet shpejt e shpejt bëhen edhe gabime të tilla.
    "Bravo" për ju që ma gjetët gabimin!
    Mjaft shkrova për sot! Prandaj sot nuk do të përgjigjem më.

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-07-2010
    Postime
    50

    Trajtat e shkurtra të përemrave vetor

    Le të shikojmë fjalinë: "Ta mora librin."

    "Ta" = trajtat e shkurtra "të"+"e" të përemrave vetor "ty"+"atë"

    të-ja është trajtë e shkurtër e përemrit vetor "ty".
    e-ja është trajtë e shkurtër e përemrit vetor "atë".

    Për nga kuptimi është fjalia "Ta mora librin." baraz me kuptimin:
    Ty+atë mora librin. (???)
    Meqë po theksohet libri, nuk ka nevojë të bëhet përsëritja e paarsyeshme
    me trajtë të shkurtër e (atë) d.m.th. librin.
    Pse të thuhet "Ta mora librin.", dhe jo "Të mora librin.".

    Prandaj duhet të jetë:
    Të mora librin. (Dhe jo "Ta mora librin.")
    Mora librin. (Dhe jo "E mora librin" ngase po dihet se cilin libër)
    Mora librin e tij. ("e tij" është përemër pronorë, ndërsa e-ja është nyje)
    E mora. (e = atë, pasiqë libri po nënkuptohet. D.m.th. mora librin)

    Më interesant është fjalia: "E mora atë libër."
    Kjo është sikurse të thuhet: "Atë mora atë libër"???
    Pra duhet të jetë: "Mora atë libër."!

    Ose edhe më interesant është fjalia "E mora këtë libër."
    me kuptimin "Atë mora këtë libër."???
    Me të vërtetë përdorimet e këtilla e trajtave të shkurtra të përemrave
    vetor (të rasës kallëzore) s'kanë kurrfarë arsyetimi logjik!


    Pse mos të shkruhet:
    "Mora këtë libër.",
    "Unë mora këtë libër.",
    "Unë mora vetë këtë libër." etj.

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Ja po te jap une nje situate kur duhet e-ja lol.Jeni duke folur per nje liber. Dikush te pyet," Poti e ke marr kete liber? Ti si mendon tingellon me mire me e para apo pa e? E mora, apo mora? Te dyja format perdoren. Varet nga konteksti se cila duhet perdorur.
    Feelings change - memories don't.

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-07-2010
    Postime
    50
    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    Ja po te jap une nje situate kur duhet e-ja lol.Jeni duke folur per nje liber. Dikush te pyet," Poti e ke marr kete liber? Ti si mendon tingellon me mire me e para apo pa e? E mora, apo mora? Te dyja format perdoren. Varet nga konteksti se cila duhet perdorur.
    Po ti, ke marr këtë libër?
    Po, e mora.

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar më parë nga arsimtari Lexo Postimin
    Po ti, ke marr këtë libër?
    Po, e mora.
    E ke marr kete liber? Keshtu jane rregullat e drejtshkrimit. Megjithate nuk eshte gabim. Sic e thashe varet si dhe ku e perdor.Mund te mos e perdoresh e-ne ne kete rast. Ke marr ndonje liber per te lexuar? Ose Ke marr kete liber per te lexuar?
    Feelings change - memories don't.

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-07-2010
    Postime
    50
    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    E ke marr kete liber? Keshtu jane rregullat e drejtshkrimit. Megjithate nuk eshte gabim. Sic e thashe varet si dhe ku e perdor.Mund te mos e perdoresh e-ne ne kete rast. Ke marr ndonje liber per te lexuar? Ose Ke marr kete liber per te lexuar?
    Ky ishte vetëm një propozim për këtë temë. Në këtë rast
    nuk ka nevojë që të më citohen rregullat e drejtshkrimit.

    "E mora." ose "Mora atë libër." po më duken në rregull.
    Por jo edhe fjalia: "E mora atë libër."

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Si te duash ti shkruaje. Po deshe eliminoje tere gramatiken po se kuptove. Lol
    Feelings change - memories don't.

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    E ne s'na mbetet gjë tjetër veç të themi: kuku nane, në qfar duersh ka ran gjuha shqipet!

    Tipa si këta janë ata që kërkojnë ndryshime... e që po i bëjnë këto ndryshime.

    Jam duke parë ndryshimet që paskan bërë në vitin 2006, në hapjen e temës, dhe pashë që janë bërë disa gafa gjuhësore, por do të shkruaj më vonë. Ju siguroj që do të ketë gallatë në këtë temë!

  11. #31
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-07-2010
    Postime
    50
    E tash filloni t'i këndoni xhaxhit Enver!

  12. #32
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    GAFA 1

    Jam duke i parë me kujdes edhe gafat e tjera, por sot po shkruaj vetëm për njërën. Sipas ndryshimeve që qenkan bërë në vitin 2006, kemi:

    ...të mos pranohet ambigjenia te emrat me shumësin “r”, si për shembull jo “leshrat e dredhura”, por “të dredhur”, jo “mishra të pjekura”, por “të pjekur”.
    Ka qenë një rregull gramatikore që, disa emra të gjinisë mashkullore si vaj, qytet etj. të cilët në numrin shumës mbarojnë me -ra ose -te (vajra, qytete) në shumës bëhen të gjinisë femërore. Themi këto vajra dhe këto qytete. Në këtë rast edhe mbiemrat janë të gjinisë femërore, sepse këto kërkon mbiemër të gjinisë femërore. Thuhet këto vajra të derdhura, ose këto qytete të bukura.

    Sipas ndryshimeve të fundit, duhet të shkruajmë këto vajra të derdhur. Të thuash këto vajra të derdhur në tokë është njësoj sikur të thuash këto vajza të lodhur në punë. Kjo është një gafë gjuhësore!

    Akademikët e sotëm (sidomos ata kosovarë dhe maqedonas) me ç'duket nuk i kuptojnë dot këto hollësi, e me këto ndryshime të papërgjegjshme po na prishin gjuhën.... e na s'na metet gja tjetër veq me than: kuku nane, në qfar duersh ka ran gjuha shqipet! Qfar po i bajn kto akademikat e sotit ksaj gjuhet!

  13. #33
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anëtarësuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin
    GAFA 1

    Jam duke i parë me kujdes edhe gafat e tjera, por sot po shkruaj vetëm për njërën. Sipas ndryshimeve që qenkan bërë në vitin 2006, kemi:



    Ka qenë një rregull gramatikore që, disa emra të gjinisë mashkullore si vaj, qytet etj. të cilët në numrin shumës mbarojnë me -ra ose -te (vajra, qytete) në shumës bëhen të gjinisë femërore. Themi këto vajra dhe këto qytete. Në këtë rast edhe mbiemrat janë të gjinisë femërore, sepse këto kërkon mbiemër të gjinisë femërore. Thuhet këto vajra të derdhura, ose këto qytete të bukura.

    Sipas ndryshimeve të fundit, duhet të shkruajmë këto vajra të derdhur. Të thuash këto vajra të derdhur në tokë është njësoj sikur të thuash këto vajza të lodhur në punë. Kjo është një gafë gjuhësore!
    Provoje njiher ''keta vajra te derdhur
    Te thote mos t'pranohet ambigjenia.
    Mbasi t'kesh hape fjalorin e t'kesh mesu domethanien e ''ambigjenise'' e kupton se pikrisht ky rregulli gramatikore që, disa emra të gjinisë mashkullore si vaj, qytet etj. të cilët në numrin shumës mbarojnë me -ra ose -te (vajra, qytete) në shumës bëhen të gjinisë femërore asht ndryshu

    Akademikët e sotëm (sidomos ata kosovarë dhe maqedonas) me ç'duket nuk i kuptojnë dot këto hollësi, e me këto ndryshime të papërgjegjshme po na prishin gjuhën.... e na s'na metet gja tjetër veq me than: kuku nane, në qfar duersh ka ran gjuha shqipet! Qfar po i bajn kto akademikat e sotit ksaj gjuhet!
    çfare autogoli
    akademiket e tanishem jane pikerishte ata te llarte e me llarte flamujt e kongresit te shtatedhjete e dishit me enver mehmet androkliun ne krie
    lexoji ëmrat te artikulli qe suall albua
    ata te cilet jane me te zgjuar se te gjithe (allahu e din me se miri), siç thua shpesh kur nuk ke argumente

  14. #34
    Citim Postuar më parë nga arsimtari Lexo Postimin
    Sepse "e enjte" po më duket me të vërtetë shëmtim i gjuhës shqipe.
    Provoni të shqiptoni shpejt "enjte enjte enjte enjte enjte ..." dhe do të
    më kuptoni ku e kam fjalën! Unë jam për tingullin e bukur të gjuhës shqipe!
    Dhe jam për ate që nga chdo dialekt të merret ajo që është me e mirë!
    Mua me tingellon shume bukur, por "ejte, ejte, ejte" mezi e them.

  15. #35
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Citim Postuar më parë nga puroshkodran Lexo Postimin
    Provoje njiher ''keta vajra te derdhur
    Te thote mos t'pranohet ambigjenia.
    Që do të thoshte mosndryshim i gjinisë, e mora vesh, por te shembujt nuk ishte shumë e qartë nëse bëhet fjalë vetëm për ndryshimin në raport me mbiemrin.

    Në qoftë se është bërë "këta vajra të derdhur", atëherë në rregull, është gjysma e së keqes. Pse them gjysma e së keqes?

    Sepse "këto vajra të derdhura" ose "këto qytete të bukura" është më e rrjedhshme dhe tingëllon më mirë nëpër fjali. Gjuha nuk është matematikë, ka edhe përjashtime, dhe këto bëhen në fuksion të bukurisë së gjuhës. Ata që e kishin vënë këtë rregull, kishin një arsye, se kot nuk e kishin vënë.

    E keqja tjetër është se në të gjithë librat e shkruar në këto dyzet vjet, tani janë gabim.

    Citim Postuar më parë nga puroshkodran
    çfare autogoli
    akademiket e tanishem jane pikerishte ata te llarte e me llarte flamujt e kongresit te shtatedhjete e dishit me enver mehmet androkliun ne krie
    lexoji ëmrat te artikulli qe suall albua
    Lexoji ma mir ato qi i suell Dodoni dhe Albo. Në fillim komisioni kishte 15 anëtarë, 8 nga Shqipëria dhe 7 nga Kosova e Maqedonia. Tani komisioni është zgjeruar, ka 22 vetë dhe shumica në këtë komision janë gegë.

    Ata të vjetrit janë nja 4-5 vetë, por këta nuk kanë ç'të bëjnë përballë furisë gege për ndryshime, dhe me sa shohim gegët i janë turrur gjuhës standarte me sopata, duke i prerë ë-të dhe nj-të, e sipas gjasave në të ardhmen do t'i presin edhe q-të e gj-të. Përballë kërcënimit se Kosova do të ndryshojë gjuhën, të vjetrit tërhiqen.

    Citim Postuar më parë nga Qyfyre
    Mua me tingellon shume bukur, por "ejte, ejte, ejte" mezi e them.
    Ja more Qyfyre, ti që ishe pro ndryshimeve, këto janë ndryshimet! Dhe është vetëm fillimi, prite sa të tjera mund të bëjnë. Këtyre bashkimi nj-t nuk u pëlqen, dhe përderisa e kanë hequr nga e shenjtë, do ta heqin dhe nga e enjte. Në mos e kanë hequr dhe nuk dimë gjë.
    .
    Ndryshuar për herë të fundit nga -BATO- : 27-03-2012 më 00:31

  16. #36
    fanatik i së vërtetës Maska e tomaras
    Anëtarësuar
    09-07-2008
    Postime
    343
    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin
    Këtyre bashkimi nj-t nuk u pëlqen, dhe përderisa e kanë hequr nga e shenjtë, do ta heqin dhe nga e enjte. Në mos e kanë hequr dhe nuk dimë gjë.
    .
    Bato që të jem i sinqertë, kurrë nuk e kam kuptuar se ku e morën hartuesit e alfebetit yrnekun për futjen e nj-së si shkronjë e veçantë dhe sidomos pse qenka dashur që nj të trajtohet shkronjë më vete kurse bie fjala të mos trajtohet "tj" që ka zbatueshmëri edhe më të shtrirë se "nj".
    "It is a miracle that curiosity survives formal education."
    Albert Einstein

  17. #37
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,462
    Postimet në Bllog
    1
    .................................................. .................................................. ...................
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 27-03-2012 më 09:32
    Duaje te afermin tend si veten

  18. #38
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Tomaras, kur ti nuk kupton dot ndryshimin midis tingullit nj dhe bashkimit n-j ose n-i, është e kotë të flasim. Shkronja nj është shpjeguar gjerë e gjatë në një temë tjetër dhe aty qeshnim me ata që nuk e kuptonin, por nuk e dinim që këtë nuk e kuptojnë as akademikët kosovarë. Ata që i kanë dy fije mend, shohin se në dorë të kujt ka rënë gjuha shqipe dhe çfarë po bëjnë me gjuhën. Unë më poshtë do të mundohem t'i sqaroj gjërat thjesht, e aty ndoshta dhe mund të më kuptosh. Më ndiq në vazhdim...

  19. #39
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    GAFA 2

    Sipas ndryshimeve të fundit, është hequr shkronja nj nga mbiemrat e llojit i shenjtë, i drunjtë etj. dhe janë bërë i shejtë, i drujtë etj. Kjo është një gafë e madhe, se na kanë shëmtuar gjuhën. Gjuha nuk është një thes ku mund të hidhet çdo fjalë, siç mund t'i teket çdokujt.

    asht i shejtë - shkon (tingëllon mirë)
    është i shejtë - nuk shkon
    është i shenjtë - shkon (për kosovarët që nuk e kuptojnë, lexohet përafërsisht i sheintë)

    E ç'tu bëjmë ne këtyre që nuk e kuptojnë tingullin nj?

    Të shqyrtojmë pak mbiemrin i shejtë. Lëre që nuk shkon në gjuhën standarte, por i është larguar edhe burimit.

    Në një shkrim arbërisht mbaj mend që e kam parë të shkruar si seint. E gjejmë edhe në gjuhët e tjera, si psh. në anglisht ku shkruhet saint. N-ja është e domosdoshme në fund, sepse tingulli eint është i domosdoshëm për këtë fjalë, dhe shkonja nj (shenjtë) e shpreh mirë këtë tingull. E gjithë bukuria qëndron te tingulli në fund.

    Po t'ia heqësh këtë tingull dhe ta bësh shejt, prishet. Pse gegërishtja i ha shkronjat e tingujt, nuk është faji ynë. Gegërishtja e ka zhvilluar këtë fjalë në një mënyrë tjetër, në një tjetër melodi, por janë dy melodi të ndryshme dhe bashkimi i tyre me zor është artificial dhe i shëmtuar.

    Asht i shejtë shkon, por është i shejtë nuk shkon. Duhet është i shenjtë.

    Sipas këtyre ndryshimeve, atëherë i bie që shenjtori të bëhet shejtor dhe shenjti të bëhet shejt.

    Këta njerëz po na prishin e shëmtojnë gjuhën!

  20. #40
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Se harrova, me këto ndryshime edhe mbiemri i shtrenjtë bëhet i shtrejtë. Ja si del kjo:

    Asht njeriu ma i shtrejtë për mue! (shkon)
    Është njeriu më i shtrejtë për mua! (nuk shkon)
    Është njeriu më i shtrenjtë për mua! (shkon)
    .
    Ndryshuar për herë të fundit nga -BATO- : 27-03-2012 më 15:35

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1013
    Postimi i Fundit: 30-06-2011, 13:05
  2. Dështimi i gjuhës standarde shqipe te gegët!
    Nga Davius në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 460
    Postimi i Fundit: 31-01-2010, 20:27
  3. A Mund Te Zgjerohet Baza Dialektore E Shqipes Standard?
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-11-2006, 17:04
  4. Baza dialektore e gjuhës standarde
    Nga Albo në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 31-07-2006, 05:20
  5. A ekzistojne tabu ne shoqerine tone sa i perket gjuhes shqipe?
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-11-2002, 11:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •