Ndonese nen shi, mijera spektatore ndoqen mbreme ne sheshin Nene Tereza ne Tirane, naten finale te festivalit Mikrofoni i arte i cili kurorezoi si fitues Greta Koçin me kengen "Thuaj djalit".
Pas tradites se fituar ne 4 vitet e kaluara, edicioni i peste i ketij evenimenti ishte serish nje gjetje e re, ne emrat e krijuesve, rrymat muzikore dhe ne teresi ne 20 kenget qe konkurruan ne garen finale.
Klajdi Musabelliu celi festivalin me nje kenge, se ciles i kishte thurrur dhe tekstin “Me do a me genjen”.
E pas tij Evans Rama me zerin , shoqerueset dhe performancen e tij ndezi publikun, kryesisht me moshe te re qe mbushte sheshin para Universitetit.
Festivali i kenges moderne shqiptare solli kete vit kenge regaton, hip hop, alternative.
Pas radio Shout te zhvilluar gjate veres ne vales e radios Kombetare +2 qe e eshte dhe organizatore e ketij evenimenti, 20 kenget e perzgjedhura nder 100 te paraqitura dolen ne finalen e Mikrofonit te arte.
Olti, qe kishte provuar dhe me 2 vjet me pare drejtimin e festivalit pati ne krah si bashkeprezantuese Aiden, nje vajze te bukur te ekraneve qe vinte per here te pare ne kete skene si drejtuese.
Ne edicionin e peste te festivalit Mikrofoni i arte ishin te ftuar grupi rumun Morandi dhe kengetarja e suksesshme shqiptare Besa, te cilet te shoqeruar nga grupet e tyre orkestrale kenduan LIVE per publikun.
Festivali Mikrofoni i arte 2006 ndau 9 cmime per kenget me te mira.
Ai mundesua me mbeshtetjen financiare te shume sponsoreve dhe u transmetua drejperdrejt ne Vision plus.
A1TV
Krijoni Kontakt