Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Peshëngritësi, Mirjan Hakani: Si ma shpëtoi jetën Edi Rama

    - Legjenda e peshëngritjes shqiptare, “Mjeshtri i Merituar i Sportit”, Mirjan Hakani, iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale tepër të vështirë dhe të kushtueshme në zemër, të realizuar me sukses në Spitalin Amerikan të Tiranës. Miri ia detyron jetën e tij të dytë ndërhyrjes dhe kujdesit të posaçëm të Kryeministrit Edi Rama. Pas daljes nga spitali, zoti Hakani dha një intervistë për median e shkruar.

    Prej sa kohësh vuanit nga sëmundja e zemrës?

    Në fakt, për hir të së vërtetës vuaja prej kohësh nga zemra, por e kisha të pamundur për arsye objektive t’i nënshtrohesha një ndërhyrjeje jo vetëm specifike, por dhe të kushtueshme nga pikëpamja financiare e që ishte e papërballueshme për mua dhe familjen time. Kisha tentuar të isha në kontakt edhe drejtuesit kryesorë të Qeverisë së mëparshme, por për arsyet që ata i dinë nuk ma mundësuan ndërhyrje. I dërgova një mesash Kryeministrit Edi Rama, duke i shpjeguar situatën time: “Edi, jam duke vdekur. Duhet me patjetër dhe në mënyrë urgjente të bëj një ndërhyrje shumë komplekse në zemër”. Menjëherë u morën masat e duhura dhe, në harkun e pesë-gjashtë ditëve u organizua shtrimi im në spital.

    Kur e kryet operacionin?

    Të enjten e kaluar, iu nënshtrova operacionit nga ana grupit të mjekëve të kryesuar nga kardiologu i talentuar, dr. Bekim Jata, i cili kishte kryer specializimin në Turqi dhe i profilizuar vetëm për ndërhyrjet kirurgjikale për vendosjen e defibrilatorit. Jetoj me këtë aparat në zemër. Kushtet dhe trajtimi në Spitalin Amerikan ishin ideale, asnjë ndryshim nga spitalet në të cilët unë jam shtruar e kuruar më parë, në Gjermani, Turqi apo gjetkë. Një falënderim i veçantë kam edhe për ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqja, i cili u interesua disa herë për përgatitjen, kryerjes edhe gjendjen time pas operacionit. Por, dua të them se jeta ime e dytë është “Made in Edi Rama”.

    Flisni me një ton konfidencial për Kryeministrin Rama. Keni njohje të vjetër me të?

    Po. Jam rritur me Edin. Në fakt, familjet tona kanë një miqësi shumë të vjetër, kjo për shkak dhe të njohjes së baballarëve tanë, skulptorit Kristaq Rama dhe babait tim, regjisorit Hysen Hakani. Deri ditën përpara se Edi të kthehej nga Franca, kam pasur kontakte telefonike me të, të paktën dy herë në muaj dhe shpesh këto telefonata i bëja nga shtëpia e Netës. Gjithsesi, secili nga ne ka pasur atë “egoizmin” e tij, unë për të bërë mirë punët e mia në sport dhe ai të vetat në detyrat e tij.

    A keni pasur rastin të bashkëpunoni me Ramën?

    Edi është një njeri me vizion modern dhe ide të mëdha, të cilat i ka mëshiruar në punët e bukura që ka bërë në Tiranë si Kryebashkiak dhe, unë jam i bindur se të njëjtat gjurmë do të lërë padyshim edhe si Kryeministër. Kam pasur fatin të bashkëpunoj më të, ai në rolin e Ministrit të Kulturës, Rinisë e Sporteve (1998-1999) dhe unë në atë të Drejtorit të Sporteve në Bashkinë e Tiranës, si dhe ai në detyrën e kryetarit të Bashkisë (2000-2011) dhe unë në atë të Drejtorit të Agjencisë së Sporteve.

    Cila është një nga punët tuaja të përbashkëta?

    Një nga projektet tona të realizuara së bashku, në kohën kur ishte Kryeministër Fatos Nano, ishte urbanizimi me të gjithë infrastrukturën e nevojshme të zonës rrugës prapa stadiumit Kombëtar “Qemal Stafa” në prag të ndeshjes me Greqinë, më 4 shtator 2004 dhe të kurorëzuar me një fitore historike 2-1 ndaj kampionëve të sapo shpallur të Europës. Aty kuptova një gjë, se të gjithë së bashku dhe të përkushtuar, mund ta bëjmë këtë Shqipëri edhe më të mirë.

    Mirjan, ju jeni një nga peshëngritësit e njohur shqiptarë të viteve 1980-1990, bashkëkohës e garues me Aleksandër Kondon, Muharrem Berishën, Erlin Nikollën, Agron Haxhihysenin dhe emra të tjerë të shquar, duke thyer e mbajtur shumë rekorde, por ajo që i intereson gazetës sonë është “zbulimi” i Hakanit në rolin e një regjisori “sportiv”, një zanat të trashëguar nga babai juaj, “Mjeshtri i Madh i Punës”, regjisori Hysen Hakani. Miri, cilat janë disa nga punët e tua?

    Në fakt, puna ime e parë, po e quaj “Made in Mirjan” është ngritja e sallës së forcës në palestrën e shkollës “Ismail Qemali”. Vegla të bëra me saldatriçe dhe jo si tani që vijnë të gatshme nga Gjermania apo Turqia. Më pas, kam bërë sistemin e ndriçimit në fushat sportive. Këto punë u vlerësuan nga drejtuesit e saj kohe, pra të fillimeve të viteve 1990, të cilët më akorduan titullin “Mësues i Merituar”, edhe pse isha vetëm 30 vjeç. Një nga aktivitetet, që unë e konsideroj si një nga sukseset e mia dhe që e kam shumë për zemër është “Për ty Kosovë! Faleminderit NATO!”. Atëherë NATO kishte disa zyra në ish-Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë, kontaktova me komandantin e NATO-s në Shqipëri dhe mbi dhjetë oficerë të lartë amerikanë, në kohën kur ishte Kryeministër Pandeli Majko. Sipas programit të ideuar prej meje, dy oficerë të NATO-s, një major gjerman dhe një kapiten anglez u hodhën me parashutë dhe u ndalën në mes të fushës së stadiumit “Qemal Stafa”, duke mbajtur njëri flamurin e NATO-s dhe tjetri atë shqiptar. Ky aktivitet është i filmuar dhe ndodhet në arkivin e televizionit.

    Keni qenë promotor i shumë aktiviteteve dhe spektakleve, sa sportive aq dhe artistike. E gjithë Tirana “çmendej” pas tyre…

    Kam organizuar shumë të tilla, por një aktivitet që e kam për zemër është dhe dokumentari për të parët e sportit shqiptar, duke filluar me shqiptarin e Lojërave Olimpike Moderne, Vangjel Zhapa, e për shumë sportistë të tjerë të mëdhenj të ndarë nga jeta. Në sallë ishin vetëm familjarë të atyre sportistëve. Një aktivitet tjetër është ai i organizuar në Kosovë, ku çova 280 veta në vitin 2000. Kemi bërë një super aktivitet, boll të kujtoj se solla nga Shqipëria një flamur rreth 480 metra katror. Një tjetër aktivitet është “Ekspozita e Filatelisë”, me pullat që i kushtoheshin sportit. Pulla e parë datonte në vitin 1946.



    Rama: “Mirjan, nuk do të lëmë të vdesësh!”

    “Mjeshtri i Merituar i Sportit” i dedikon “jetën e tij të dytë’, siç thotë Hakani, Kryeministrit Edi Rama. Të dy i lidh një miqësi shumë e hershme, qysh kur ishin fëmijë dhe i bashkonin shumë pasione, përtej marrëdhënieve të afërta që kishin familjet Rama e Hakani. “Kisha tentuar të isha në kontakt edhe me drejtuesit kryesorë të Qeverisë së mëparshme, – tregon për “Telegraf”, Hakani, – por për arsyet që ata i dinë nuk ma mundësuan atë ndërhyrje. I dërgova një mesash kryeministrit Edi Rama, duke i shpjeguar situatën time: “Edi, jam duke vdekur. Duhet me patjetër dhe në mënyrë urgjente të bëj një ndërhyrje shumë komplekse në zemër”. Pas pak minutash, Edi më telefonoi, duke më pyetur: “Çfarë ke Mirjan? Mos u mërzit nuk do të lëmë të vdesësh!”, – tregon disa nga detajet e bisedës Mirjani. “Ja kaq zemër më kishte mbetur”, mbledh gishtërinjtë sa një arrë Hakani.



    Kampioni i peshave të rënda

    Mirjan Hakani është mbajtës i më se 100 rekordeve Kombëtare në peshat e rënda. Ai ka mbrojtur ngjyrat e “17 Nëntorit” (Tirana e sotme). Hakani i përket gjeneratës së dytë të peshëngritësve të mëdhenj shqiptarë, pas atyre të brezit të parë me të mëdhenjtë Ymer Pampuri, Përparim Feruni, Gudar Beqiraj, Vasil Hoço, Hysen Cenaj të viteve 1970-1980. Hakani është bashkëkohës me Aleksandër Kondon, Muharrem Berishën, Erlin Nikollën, Fatmir Bushin, Arben Kokonozin, Agron Haxhihysenin, Adem Toskën, të cilët fituan medalje në Europë, përfshirë kampionatet europiane, ballkanike apo Lojërat Mesdhetare. Hakani është nderuar me titullin “Mjeshtër Sporti” në vitin 1983 dhe titullin “Mjeshtër i Merituar i Sportit” në vitin 1993. Në vitin 2006 ai u nderua nga ish-Presidenti Alfred Moisiu me medaljen “Mjeshtër i Madh” për përkushtimin edhe kontributin e tij të shquar në sport. Mirjani ishte një nga iniciatorët e rikthimit në atdhe të eshtrave të ish-peshëngritësit të madh, Aleksandër Kondo, i cili humbi jetën në një aksident tragjik në vitin 1986 në Amerikë. Duelet midis Hakanit e Kondos në peshën e rëndë kanë qenë ndër më emocionueset në vendin tonë.


    d.l/
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  2. #2
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: Peshëngritësi, Mirjan Hakani: Si ma shpëtoi jetën Edi Rama

    Kujton ti se e han akoma njerezia kete fare tallazhi (bari) qe i jepni ju demonet e kuq. Veprat humane behen dhe nuk eshte nevoja te perdoren ne shtyp per qellime politike.
    E vleresoj ndihmen qe i eshte dhene Mirjan Hakanit dhe shpresoj qe e njejta gje te ndodhi edhe me qindra mijera Mirjan Hakane te tjere.
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Peshëngritësi, Mirjan Hakani: Si ma shpëtoi jetën Edi Rama

    nuk kam kohe te lexoj shkrimin por kush i pagoi paret per kete operacionin e ketij shtangistit? edi rama nga xhepi?

  4. #4
    Hard-worker Maska e Dr. Klaus
    Anëtarësuar
    20-02-2014
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    32

    Për: Peshëngritësi, Mirjan Hakani: Si ma shpëtoi jetën Edi Rama

    Nuk e di se nga ka ardhur fondi per nderhyrjen e Z. Miriam Hakani (besoj me VKM) por per nje gje jam i sigurt. Kjo nderhyrje ne Shqiperi dhe per mos te then ne rajon kryhet vetem nga kardiologu i talentuar dhe nje nga miqt dhe koleget e mi Dr. Bekim Jata. Ishte e vertet qe diteve te kampionit Miriam Hakani po i vinte fundi, deri ne momentin qe u krye kjo nderhyrje e specializuar ne Spitalin Amerikan dhe pikerisht Dr. Bekim Jata, i cili per mendimin tim eshte "higly recommended" per te gjithe personat qe kane probleme kardiake.
    Help whenever you can, wherever you can and whoever you can.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •