Besa Gashi fiton kurorėn Miss Kosova 2006
Nėn hijen e gafave
MANIK BEGOLLI
Gabime dhe gafa tė shumta tė moderatorėve, pritje tė gjata pėr ti shpallur emrat e fituesve dhe pėrgjigje shpesh qesharake tė konkurrenteve e kanė karakterizuar garėn e bukurisė Miss Kosova 2006, qė u mbajt tė shtunėn mbrėma nė Prishtinė.
Gazetarėt dhe fotoreporterėt janė treguar parashikuesit mė tė mirė. Prishtinasja Besa Gashi, tė cilės fotoreporterėt ia dhanė titullin Miss Fotogjenia, e fitoi kurorėn e mė tė bukurės sė Kosovės, ndėrsa gazetarja Leonora Fejza, tė cilėn kolegėt e saj e zgjodhėn Miss Press, u shpall pėrcjellėsja e parė e missit.
Njė ēmim e kam pritur, por jo kryesorin. Kam shumė emocione dhe jam
shumė e lumtur, tha Gashi. Kurse Fejza tha se nuk ka pritur se do tė fitojė sepse, sipas saj, konkurrenca ishte e fortė.
Organizatorja e Miss Kosova 2006 Agnesa Vuthaj tha se Gashi e ka merituar plotėsisht titullin. Qėllimi ynė kryesor ka qenė ta zgjedhim njė vajzė tė bukur e tė menēur, e cila nė pėrfaqėson si nė vend, ashtu edhe jashtė.
Por, Vuthaj nuk ia pėrcolli kurorėn Gashit. Pėr tė ishte pėrgatitur njė tjetėr kurorė. Ndėrsa, bartėsja e kurorės Miss Kosova 2005, Shqiponjė Vlahna, nuk ishte e pranishme nė sallė, pasi qė Vuthaj nuk e ka njohur si pasardhėse tė saj.
Nė mbrėmjen e cilėsuar nga moderatorėt si spektakėl madhėshtor u ndanė edhe ēmime tė tjera. Nazlije Statovci u shpall pėrcjellėsja e dytė, Jeta Muriqi Miss Miqėsia dhe Leonidė Morina Miss Publiku.
Pėrkundėr humorit tė moderatorit Fehmi Ferati, i cili thoshte se gazetarėt nuk kanė ēfarė tė shkruajnė keq, mbrėmja ishte plot brum pėr mediat.
Ndonėse i paralajmėruar si njė spektakėl, manifestimi Miss Kosova 2006 nuk ishte i tillė. Rreth 300 vetėve sa ishin mbledhur nė sallėn 1 Tetori, pasi kishin paguar 7 euro biletė, iu ėshtė ofruar pak.
Megjithatė, Vuthaj ėshtė shprehur e kėnaqur. Sa i pėrket rrjedhės sė programit, gjithmonė ka mirė e mė mirė. Sonte ka pasur disa lėshime, por mendoj qė qėllimi ėshtė arritur.
Skandali Miss Publiku
Skandal i mbrėmjes ishte zgjedhja e Miss Publikut. Ishte paralajmėruar se votat e publikut do tė mblidheshin nėpėrmjet shėrbimit call center dhe se mund tė votohej deri 15 minuta para ndarjes sė ēmimit. Por, askush nuk njoftoi se votimi nėpėrmjet telefonit kishte pėrfunduar. Kur nė skenė u ngjit Eralda Itaj, pėr ta shpallur fituesen, ajo e lexoi emrin Rina Tara. Pasi vajza nga Gjakova doli para publikut, iu tha se ishte bėrė njė gabim dhe se ēmimi i takonte Leonidė Morinės. Organizatorėt u arsyetuan se gabimi kishte ndodhur pasi qė Itajt i ishte dhėnė letra me emrat e 23 vajzave pjesėmarrėse dhe ajo e kishte lexuar emrin e Tarės, qė mbante numrin rendor njė.
Mendim Rugova - fotograf zyrtar
Ēmimin Miss Fotogjenia e ka dorėzuar Mendim Rugova, djali i madh i ish-presidentit Ibrahim Rugova. Ai i kishte bėrė edhe fotografitė zyrtare tė vajzave. Nuk ėshtė hera e parė qė Rugova prezantohet si fotograf. Vitin e kaluar, Lajm kishte botuar fotografi tė bėra nga ai, tė pjesėmarrėseve tė njė manifestimi mode.
Bojkoti i Ministrisė sė Kulturės
Nė sallėn ku po zgjidhej mė e bukura e Kosovės nuk ėshtė parė asnjė pėrfaqėsues i Ministrisė sė Kulturės. Organizatorja Agnesa Vuthaj u arsyetua se fajin pėr kėtė e kishte koncerti i sopranos Inva Mula, qė po mbahej nė tė njėjtėn kohė nė Prishtinė. Sipas Vuthajt, ministria kishte premtuar se do ta mbėshtesė Miss Kosovėn 2006, por mė pas nuk kishte dhėnė asnjė cent.
Krijoni Kontakt