Kalimera Himare
Rruge te lena pas dore prej kohesh, bukuri natyrore te mahnitshme, parrulla shumegjuheshe, debate te lena ne mes e te vazhduara serish. Te gjitha ne Himare
Altin Shordi
Atdheu, Nderi, Detyra. Rreth 1000 metra mbi nivelin e detit, ne Qafen e Llogarase, ne ndertesen e nje reparti ushtarak te Marines, jane te shkruara tri fjale qe i shkojne kaq shume per shtat pejsazhit te hatashem qe ndodhet poshte teje. Me shume se ne ate rrangalle, boja e te ciles eshte e njejte qe nga koha e komunizmit, fjalet duket se dalin drejt e nga krenaria jote. Per dike qe ka zgjedhur pushime patriotike ne bregdetin e Jonit, perpara ofertave perhere e me joshese ekonomikisht te Turqise e Malit te Zi, parulla eshte justifikimi qe nuk ia kishe gjetur ende vetes deri ne ato momente.
Ndersa kalon zigzaket e rruges dhe fytyren e ke te cmeritur nga mrekullia e vertete qe te ofron puthja me e bukur qe deti mund ti jape steres, nje sms te ndan brutalisht nga gjendja jote e hipnozes. TIM eelcomes you to Greece. Enjoy your stay. Ajo cfare pjesa tjeter e rruges te ofron drejt Himares, ku ke prenotuar bashke me njerezit e tu intime, eshte e njejta perplasje mes krenarise per bukurite e paperseritshme te vendit tend dhe shijes se perzier te nje realiteti te kontestuar. Pasi kalon Palasen dhe merr per nga Dhermiu, vazhdon ta kesh kete ndjesi, te perforcuar tashme me dicka me te prekshme. Parullat: pambarimisht ato. Blu ne gjuhen greke dhe te kuqe ne gjuhen shqipe. Rrine perbri njera tjetres dhe kane te perbashket te qenit lakonike. Hristos Anesti (greqisht: Krishti u Ngjall), Votoni LSI-ne, Ushtria Clirimtare Shqiptare... Duket se nuk kane asnje lidhje, por ne fakt ne kete zone leberish dhe te veteshpallurish minoritare, keta jane flamujt qe tunden rendom dhe qe ne raste zgjedhjesh jane shkak per acarimin e rradhes.
Pasi je shkalafitur mire e mire per me shume se 90 minuta ne nje rruge qe ashtu i thencin, (per te qene ne rregull me shqipen, shteg do te ishte nje cilesim me i pranueshem) me ne fund perballe teje, me te njejten medyshje hamletiane si te gjithe qytetet bregdetare shqiptare, e hirshme dhe njekohesisht gri, zbulohet Himara. Ndertesat e vjetra dy apo tri kateshe, qendrojne thellesisht modeste, perballe disa pallatave shume here me te larta se to, qe kane mbire pa asnje rregull, qe rrine kaq keq dhe qe vetem syrit te stervitur (tashme) te shqiptarit nuk ia vrasin shikimin. Por si per te harruar cfare sapo pe, ka menduar vete natyra duke te ofruar pamjen e nje gjiri te mrekullueshem, me ujin ngjyre jeshil dhe me reren e ashper ne breg.
Pasi le plazhin e quajtur Spile, vazhdon ne nje bulevardth te zhuritur keq nga dielli i fundkorrikut, drejtohesh per nga nje koder qe bashke me pjerrtesine e saj te ze frymen edhe me plehrat e kazaneve te tejmbushur. Shtepive qe dikur ishin perdhese, u jane shtuar disa kate. Duket si nje lagje e nje-mbi-nje dritareve, por qe per shkak te parregullsise, metimit te mesiperm mund ti shtosh togfjaleshin mbetur ne tentative. I zoti i shtepise, te drejton te nje dhome e mobiluar mire, qe vetem keshtu mund ta justifikoje sadopak cmimin e kripur per te cilin ke rene qe me pare dakord. Televizori qe e ke hapur nderkohe, si per inerci, nuk kap asnje kanal pervec alternimit cdo 30 sekonda te Nees 24 me Canale 5.
Te mbetet te shijosh vetem bregdetin, bukuria e te cilit qendron thjesht dhe ekskluzivisht ne virgjinitetin e tij. Aty ku ka nderhyre dora e njeriut gjerat jane komplikuar pandreqshem negativisht. Per te gjetur nje cader ku te mbrohesh nga dielli, duhet te djersish jo pak derisa me ne fund, ke fatin te takosh nje te ri qe mban disa te tilla. Ai eshte nga Librazhdi dhe te thote se ka ardhur ketu per nje page prej 8 mije lekesh te vjetra ne dite, qe e merr nga nje lokal aty rrotull. Vete baret ne plazh nuk eshte se ofrojne ndonje hata. Duhet ti harrosh koktejlet alla Tom Kruiz, ne filmin e sterpare amerikan Coctails & Dreams. Ketu mungon qofte edhe nje kafe, per te marre veten nga rruga e gjate. Ne vend te saj, dozen e kafeines duhet ta marresh, e me te tepert madje, ne te gjithe ditet e qendrimit tend ne Himare, me perzierjen karakteristike greke-Frapene.
Sidoqofte asgje ne kete qytet, nuk do ta kishte thyer normalitetin e pushimeve te tua, nese nuk do te kishte qene per gjuhen qe mbizoteron ketu dhe qe eshte, me nje diference te thelle, greqishtja. E flasin te gjithe: Shitesit neper markete, njerezit ne rruge, grate dhe pleqte teksa ndjekin lajmet ne televizione, femijet perpara nje kredhjeje ne uje (ja tin eladha re gamoto-thirrja e njohur edhe per veshet tane, e pagezuar se pari nga Pirro Dhima) nga shkembinjte e larte ne bregun e Jonit. E mbajne edhe baret apo restorantet. Me te emertohen deri edhe ushqimet tona tradicionale.
Shqipja ndjehet e ndrojtur ketu. Te mos ishte per pushuesit, ndonje shoferi makine me targe TR-je qe i keput nje te share vendce teksa mundohet ti beje udhe vetes ne rrugen e paasfaltuar apo ndonje plaku lab qe i shtyn ditet perpara nje gote rakije ne mejhanen me te humbur, ajo nuk do te vihej fare re.
Por, nuk eshte vetem gjuha. Fatkeqesisht eshte edhe politika. Rendshem ajo. Te provokosh nje bisede me kete teme ne Himare, eshte gjeja me e lehte e kesaj bote. Njerezit thuajse jane te prere per kete zeje. Nuk e ke mbaruar pyetjen, kur nje bashkebiseduesi yt i cfaredoshem, te kete filluar nje tirade te vertete, te gjate e te lodhshme, fillin e se ciles e ke te veshtire ta mbash. Njeriu qe ke perballe fillon te tjerre nje si bicim fjalie qe nis me Shqiperine, vazhdon me Greqine, perfshin Turqine dhe SHBA-ne, qe kalon me nje lehtesi carmatosese te Piro Dhima vazhdon me Vasil Bollanon, Xhorxh Bushin, Berishen dhe Nanon, shmanget sa hap e mbyll syte te SHIK-u (sot SHISH-i) dhe qe perfundon natyrshem, si pa gje te keq, me lojen e futbollit e ndeshjen historike te 4 shtatorit 2004. Pasi ke hequr dore perfundimisht ne te qenit i vemendshem ndaj bashkebiseduesit tend, gjithcka qe te vjen ne mendje, jane fjalet e gazetarit amerikan Robert D. Kaplan, i cili ne librin Greqia, gruaja e Lindjes dhe dashnorja e Perendimit ka pasazhin qe vijon: Greku ka per detyre te qendroje per ore te tera ne kafene, duke u cjerrur me duar e me kembe te te mbushe mendjen se vendi i tij eshte qendra e botes .
Njeri prej tyre, thote se e quajne Llazar, ne Greqi eshte pagezuar me emrin Grigor, pretendon se ka njohuri per teologjine, por eshte i zoti ta vertise biseden nga njeri cep i globit ne tjetrin, nga punet e perendise ne ato te qoftelargut dhe e gjithe kjo mes njeres frymemarrje e tjetres. A jam grek? Jam grek gjer ne kocke. Babai im ka ardhur 19 vjec ne Shqiperi, ne fund te Luftes se Dyte Boterore nga Korfuzi, kur bente tregti me shqiptaret- te thote mes te tjerash, ndersa e ka kuptuar ate qe ke ne mendje. Dhe pastaj: Greket nuk jane njerez te keqinj. Rraca jone ka emigruar me kohe per ne Australi e Amerike, aty kane mbetur shume arbereshe e turq qe jane njerez te keqinj. Greku i vertete qau per vrasjen e Palushit pas ndeshjes se 4 shtatorit. E me pas: Pirro Dhima eshte Pirro tr . Nuk shahet vendi ku je rritur sic ka bere ai me Shqiperine. Pronari i shtepise ku jemi sistemuar, A.Dh, te thote ne fakt gjera te tjera: Une di qe kam folur greqisht qekur kam lindur, shqipen e kam mesuar ne shkolle. Nuk me intereson te di nese paraardhesit e mi kane qene greke apo shqiptare. Me mjafton fakti se sot e fitoj buken ne Athine dhe kjo ngrehine qe kam ndertuar ketu eshte fale parave qe kam siguruar ne ate vend.
Xha Petro, nje banor tjeter i Himares qe nuk mendon si shumica, as qe mundohet ta fshehe nenqeshjen, kur e pyet nese e ndjen veten shqiptar apo grek. C*** grekerish jemi ne? Jemi krutane qe kemi mberritur ketu qindra vjet me pare dhe greqishten e kemi mesuar nga tregtia me greket ne Korfuz,- te thote ai me nje babaxhanllek simpatik. Disa 30 e kusur vjecare, qe rrine ne te njejten tavoline me te, i mbajne ison: Ne himariotet e flasim greqishten si te gjithe shqiptaret e tjere qe punojne atje: me theksin e gjuhes shqipe.
Sidoqofte, me apo pa theksin ne nivelin e duhur, himariotet ne Greqi, trajtohen si vendas. Te shkuarit ne moshe, marrin nje pension minimal prej 200 eurosh, nderkohe qe pergjithesisht te tjeret kane ndertuar nje jetese te qendrueshme atje. Kete e ka bere edhe Abedini qe ne Athine e quajne Jorgo, apo Mehmeti qe e therrasin Aleksis. Pikerisht keta midises dhe asnjanes njekohesisht, keta njerez qe ngjajne te ardhur shume mire nga secili nder gjashte shekujt e fundit qe nga pushtimi osman i vendit apo nga ndonje roman i Kadarese, ta plasin ne fytyre pretendimin se shteti yt ata i ka terrozuar duke u sjelle mes tyre SHIK-un. Te duket trilli i ndonje mendjeje te marrosur, derisa nuk ke lexuar nderkohe neper mure, anesh rrugeve apo ne ndonje ndertese publike, parulla (serish ato) se filani eshte ShIK-s dhe tjetri eshte shqiptar apo grek i poshter.
E gjithe kjo medyshje, kjo aradhe njerezish qe tjerrin politike me pasion, shihet ne pasqyre te figura e kryetarit te Bashkise se Himares, Vasil Bollano. Ky i fundit del me nje perpikmeri zvicerane ne organet e medias se vendit tone per te folur kryesisht kunder vete vendit. Fjalet e tij, shume naive per tu marre seriozisht nuk mund te jene te besueshme edhe per ate vete. Xhevahiri i tij i fundit: Gjykata shqiptare eshte fashiste. Vete banoret e qytezes te thone se Bashkia eshte financuar nen dore me rreth 200 mije euro per te ndertuar njefare partizani te panjohur ne mes te shetitores. Se ke do simbolizoje ajo, duket hapur nese ve re qe eshte lyer me ngjyrat e flamurit grek. Shume prej himarioteve qe ndihen shqiptare dhe qe ne menyre te habitshme jane kryesisht mbeshtetes te LSI-se (Nje demonstrim force i paradokohshem ish-kryeministrit Ilir Meta, kryetarit te ketij formacioni politik, ka fituar shume simpatizante), u ndjene te fyer..
Mbremjeve bulevardthi i qytezes ndan vendasit me pushuesit. Te paret qendrojne ne njeren ane te rruges dhe te dytet ne tjetren prane bregut te detit. Ne shetitore merr jete e famshmja xhiro e mbremjes, ku femrat tundin trillshem hiret e tyre nen veshtrimet kembengulese te meshkujve; nje ritual ky i vjeter sa vete vendi. Dyqanet ne ane te rruges jane thuajse perhere bosh. Te jepet pershtypja se pronaret, kane nje mungese te theksuar imagjinate perderisa ne kete vend turistik qepenat, te fundit i mbyllin mobilerite dhe rrobaqepesit. Jeta e nates eshte po ashtu, dhimbshurisht e varfer. Diku rreth 500 metra larg qendres se qytetit degjohet muzika e zgjedhur si mos me keq e nje diskoje qe rri thuajse perhere e zbrazet. Me keto tinguj qe vijne te shkeputur rreth mesnates qyteti i kontrasteve, i politikes dhe jo i biznesit, i fjaleve dhe jo i veprave, nis te kridhet ne gjume. Eshte vetem fundi i nje raundi. Te nesermen gongu do te bjere perseri dhe bashke me te, perleshja e pakuptimte urbane do te marre udhen e vet te zakonshme
---------------------------------------------------------------------
Ka ndonje himariot/e ne forum ta kontestoje apo te komentoje kete reportazh?
Krijoni Kontakt