Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,681
    Postimet nė Bllog
    18

    Seria Shpirtėrore I: Lutja e Jisuit

    Botohet me miratimin dhe bekimin
    e Fortlumturisė sė Tij
    +Anastasit,
    Kryepiskop i Tiranės, Durrėsit
    dhe i gjithė Shqipėrisė




    SERIA SHPIRTĖRORE

    1





    LUTJA e JISUIT




    Pėrgatiti pėr botim: Ati Justini




    Botim i Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė,

    Tiranė 2003
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 26-08-2006 mė 22:26

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,681
    Postimet nė Bllog
    18
    Lutja e Jisuit


    Dy njerėz hipėn nė hijerore qė tė faleshin; njėri ishte farise dhe tjetri doganier. Fariseu ndenji e u fal: "O Perėndi, tė falėnderoj qė nuk jam si njerėzit e tjerė, rrėmbyes i paudhė, kurvar ose si ky doganier.
    Agjėroj dy herė nė javė, jap tė dhjetėn pėr tė gjitha ē'ka kam".
    Doganieri, qė kishte qėndruar larg dhe nuk donte t'i hidhte sytė nė qiell, rrihte kraharorin duke thėnė: "O Perėndi, pėrdėllemė mua fajtorin!" Po ju them juve, se ky zbriti nė shtėpinė e tij mė i drejtėsuar se ai, sepse kushdo qė ngre lart veten e tij do tė pėrulet; dhe ai qė pėrul veten e tij, do tė ngrihet lart (Lluk.l8:9-14).
    Doganierėt ishin nėpunės, tė cilėt merrnin me qira nga shteti romak me ankand doganat, qė atėherė ishin tė shumta, si p.sh kalimet nė arteriet kryesore rrugore, nė ngushtica, nė porte etj., d.m.th kyēet e tregtisė sė jashtme dhe tė brendshme.
    Mė pas, pėr tė mbuluar pagesėn dbe pėr tė pasur fitim ata vinin arbitrarisht taksa doganore. Tregtarėt e gjorė ishin tė detyruar tė paguanin, pasi i detyronte ligji. Kėshtu, doganierėt ishin kusarė tė ligjshėm. Pėr pasojė fjala "doganier" mori kuptimin e mė tė padrejtit, tė urryerit dhe tė pėshtirit sė bashku, pasi bashkėpunonte me pushtuesit idhujtarė. Doganieri nga gjinia mashkullore dhe prostituta nga gjinia femėrore, konsideroheshin njerėzit mė mėkatarė.
    Mėgjithatė doganieri u shpall nga Krishti i drejtė.
    Pėrse? Si? E drejtėsoi vetėnjohja e tij nė pėrulėsi dhe kėrkimi i pėrdėllimit hyjnor. "O Perėndi, falmė mua mėkatarin." Pėrkthimi mė i saktė ėshtė: "Tė tė vijė keq pėr mua mėkatarin". Kėto pak fjalė u bėnė ēelėsi i pėrdėllimit hyjnor. Kėtė lutje tė shkurtėr e pėrdorim sot edhe ne. Por ne gjithashtu, mė shpesh pėrdorim njė lutje tjetėr tė shkurtėr, qė ėshtė pėrkthim dhe analizė e lutjes sė doganierit. Ne nėnkuptojmė se ajo qė u quajt "Lutja e Jisuit": "O Zot Jisu Krisht, Bir i Perėndisė" korrespondon me "O Perėndi", ndėrsa "mėshiromė mua mėkatarin" me "falmė mua mėkatarin".
    Sot jemi plotėsisht tė sigurt, se Krishti ėshtė Perėndi, pra e konkretizojmė lutjen tonė tek Biri, por dhe te e gjithė Trinia, ashtu siē do ta shohim. Atėherė kishin akoma dyshim pėrsa i pėrket natyrės sė Zotit, prandaj edhe Jisui i pėrulur sidomos nė fillim, nuk fliste hapur pėr hyjninė e Tij, nuk zbulonte veten e vet.
    Atė nuk e njihnin ende plotėsisht. Pėr shembull, i verbri i Jerisosė e konsideronte person tė shkėlqyer, tė hyjshėm, por jo Perėndi. Si e thėrriste? "Jisu, Bir i Davidit pėrdėllemė!" (Lluk. 18:37 Mark. 10:47). Thirrja e tij ėshtė pikėrisht lutja jonė, qoftė dhe e paplotė, ashtu siē thamė. Pra, kjo lutje ėshtė biblike.
    Pėr mė tepėr, njeriu e pa Krishtin mbi tokė, u shoqėrua me Tė, jetoi me Tė. Eshtė mė i afėrt se Ati i padukshėm. Dhe ėshtė mė e afėrt thirrja personale e Jisuit. Ka forma tė ndryshme tė lutjes. Ajo ndeshet dendur nė formėn qė dhamė. Tipi i dytė shton dhe ndėrmjetimet e shenjtorėve, d.m.th, "O Zot Jisu Krisht, Bir i Perėndisė, nėpėrmjet Hyjlindėses (ose shenjtorėve tė tjerė) mėshiromė". Formulimi tjetėr ėshtė ky: "Zot Jisu Krisht, Bir i Perėndisė, mėshiromė!". Njė lutje tjetėr mė e shkurtėr: "Zot Jisu Krisht, mėshiromė!".
    Format e shumta tė lutjes, ndonėse kaq konēize, dėshmojnė se pėrdoret shumė qė prej kohėsh tė vjetra. Pėrdorimi i saj i gjerė prej shenjtorėve (dhe gjithė Kishės), bėri qė tė formulohet nė pėrputhje me gjendjet qė pėrjetonin shenjtorėt personalisht, ėshtė e pėrshtatshme pėr ēdo situatė.
    Le tė shkojmė mė tej: Ēfarė ėshtė mė konēize se "Mėshiro, o Zot"? Megjithatė, shumė herė shenjtorėt luteshin vetėm me njė fjalė tė lutjes. U mjaftonte tė sillnin nėpėr mend vetėm fjalėn "Jisu", "Jisui im". Nė mėnyrė tė veēantė, pėr kėtė emėr do tė flasim mė vonė.
    Zoti ynė na kėshilloi tė lutemi vazhdimisht, pa u lodhur, pa u mėrzitur: "Duhet tė faleni gjithnjė... dhe tė mos lodheni" (Lluk. 18:1). Nė vazhdim Apostujt, Etėrit, Shenjtorėt propozonin tė njėjtėn gjė, dhe ata ishin tė parėt qė luteshin vazhdimisht.
    Apostull Pavli nxit: "Lutuni pa pushuar" (Letra e parė pėr Thesalonikasit 5:17). Grigor Theologu shėnon se: "Duhet tė kujtojmė mė tepėr Perėndinė [dhe natyrisht tė lutemi] sesa tė marrim frymė".
    Fjalė e tmerrshme! Pa marrė frymė nuk jetojmė dot as pėr pak ēaste. Pra shpirti nuk mund tė jetojė aspak pa shoqėrinė e Perėndisė. Lutja ėshtė kordoni ushqyes, jetėdhėnės, ėshtė gypi furnizues i astronautit.
    Le tė kujtojmė dhe mbretin David, qė "i ngjirej fyti", duke i thirrur Perėndisė (Psalmi 68:4).
    Lutja e pandėrprerė "e pafjetur" shenjtėroi atmosferėn e qendrave tė vjetra monastike tė Egjiptit, Palestinės, Kapadhoqisė etj. Shenjtėron edhe sot Malin e Shenjtė. Por a mund ta arrinė kėtė ata qė nuk janė murgj?
    Shkrimi i Shenjtė ua drejton tė gjithėve "Lutuni pa pushuar" dhe jo vetėm murgjve. Por vėrtet ėshtė e rėndė fjala. Eshtė e lehtė pėr njeriun e sotėm tė lutet vazhdimisht? Mund tė eci nė rrugė e ta kem tė hapur librin e lutjeve dhe tė lexoj? Po e zonja e shtėpisė a mund tė merret me kuzhinėn, dhe me duar tė lagura tė kthejė fletėt e librit tė lutjes? Ai qė ecėn nuk do tė pėrplaset me tė tjerėt? Tė zonjės sė shtėpisė nuk do t'i "ngjitet" gjella? Si ėshtė e mundur qė tė lutet pa pushim?
    Me lutjen e Jisuit nuk nevojiten libra, nuk ėshtė e nevojshme tė vėmė nė punė sytė tanė. Edhe njė i verbėr e thotė lutjen. Janė pak fjalė qė kujtohen menjėherė. Ja pėrse lutja e Jisuit kishte dhe ka pėrhapje kaq tė madhe.
    Nget makinėn, thuaje lutjen. Je nė punishten tėnde, nė dyqanin tėnd, nė fabrikėn tėnde, duart le tė bėjnė punėn e tyre dhe mendja tė vetėn, lutjen e Jisuit. Je nėnė dhe pėrgatit ushqimin e familjes sate, thuaj "O Zot Jisu Krisht, Bir i Perėndisė, mėshiromė!". Bėje mė tė shijshme pjatėn e bashkėshortit dhe tė fėmijėve tė tu, brenda nė lėndė (nė ushqim) vėre dhe shpirtėroren (lutjen). Njė pelegrin, duke ngrėnė nė njė manastir sė bashku me njė mikun e tij, u kthye nga ai dhe i tha me zė tė ulėt: "Sa e shijshme ėshtė gjella, megjithėse ėshtė kreshmore!". Tjetri iu pėrgjigj: "Etėrit duke gatuar luten, ndėrsa gruaja jote duke gatuar murmurit".
    Je gjyshe dhe pėrkėdhel nipin tėnd, thuaj dhe ndonjė lutje tė Jisuit pėr tė. Le ta dėgjojė fėmija i vogėl, tė mėsojė. Gjendesh nė mes tė njė turme, ndoshta askush prej tyre nuk lutet, lutu ti pėr tė gjithė.
    Episkopi anglez, imzot Kalisti (Ware) shkroi pėr njė vėlla Laurentio, se "ishte mė i lidhur me Perėndinė gjatė punėve tė tij tė pėrditshme, sesa nė ushtrimimet e tij shpirtėrore".
    Njė prej asketėve tė vjetėr tė Egjiptit tregonte, se njėherė pa njė murg, i cili hante sė bashku me tė tjerėt dhe nga pamja e jashtme nuk kishte ndonjė gjė tė veēantė. Megjithatė lutjen e tij e pa tė ngjitet si zjarr tek Perėndia!
    Nė mesin e shekullit tė kaluar, njė ieromonah i moshuar nė njė manastir, e kishte absorbuar kėtė lutje tė Jisuit. Kėshtu, kur lexonte Ungjillin nė Liturgji, nė kohėn qė i duhej pėr tė kthyer fletėn, thoshte njė lutje tė Jisuit. Kaq nuk e linte mendjen tė shkėputej prej marrjes dhe ngjitjes tek Perėndia.
    Nė lidhje me kėtė kemi njė pėrvojė personale. Dentistja shumė e aftė dhe me eksperiencė tė madhe, e cila filloi njė mjekim rutine, ashtu siē dukej fillimisht, u gjend para njė rasti tė vėshtirė. U deshėn katėr orė pėr tė mbaruar me sukses ndėrhyrjen kirurgjikale nė nofullėn e tė sėmurit.
    Por sa impresionuese ishte kur nė vėshtirėsitė e papritura qė u shfaqėn, dėgjonim tė pėshpėritej nga buzėt e mjekes lutja e Jisuit "O Zot Jisu Krisht, mėshirona!". . .
    "Lutje tė pandėrprerė", kėshillon Gojarti i shenjtė. "Thėrrisni qė nė mėngjes, deri nė darkė, nėse ėshtė e mundur dhe gjithė natėn: O Zot Jisu Krisht, mėshiromė!"
    Deri tani na dukej e ēuditshme "Lutuni pa pushuar" pėr ditėn! Ati shton dhe natėn? Po gjumi?
    Sado e ēuditshme tė duket, ngjet dhe kjo. Kur hiri dhe ėmbėlsia e lutjes mbin brenda nesh, ngjan me njė "thumb tė artė tė shpirtit" (Joani i Shkallės). Kur ke njė gjemb nė dorė ose nė kėmbė, ēfardo qė tė bėsh e kujton, pasi tė shqetėson. Lutja, pėrkundrazi, kur ngulet nė zemrėn e njeriut jo vetėm qė nuk dhemb, por hirėson, ėmbėlson, nuk harrohet mė as nė gjumė.
    "Dhe deri nė gjumin e thellė kundėrmimet dhe avujt e lutjes sė Jisuit dalin nga zemra e tij pa mundim, dhe atėherė lutja nuk ka ndarje, por tė gjitha orėt e tij, dhe nėse pushon nga ana e jashtme, ajo vetė funksionon pėrsėri brenda tij fshehurazi" (sipas Isaak Sirianit).
    Realizohet atėherė ajo gjendje shumė e lartė shpirtėrore qė kėndon Kėnga e Kėngėve (5:2) e shpjeguar prej Shėn Joanit tė Shkallės te nevoja e natyrės, kurse "zemra ime ri zgjuar nga shumica e dashurisė {hyjnore}", (Shkalla 30: 7).
    Njė jerond i ndjerė na tregonte se kur shkoi pėr herė tė parė nė Mal tė Shenjtė, mbrėmjeve nuk bėnte gjumė i qetė, pasi njė vėlla nė qelinė pėrbri thonte lutjen e Jisuit.
    Njė, dy, tri netė, nuk duroi, atėherė shkon tek jerondi i tyre dhe i ankohet: "Jerond e gjithė dita kėtu ėshtė kaq asketike e lodhshme. Monopati nuk ka as dhjetė metra rrugė tė sheshtė; tė pėrpjeta, tė tatėpjeta. Tė gjitha i transportojmė nė kurriz. Puna nė kopsht, ēdo gjė ėshtė e lodhshme dhe nė tė njėjtėn kohė mbajmė kreshmė dhe kryejmė shėrbesa. Tė paktėn tė ēlodhemi natėn. Nėse ėshtė e bekuar, i thoni ju lutem vėllait qė natėn tė mos e thotė lutjen e Jisuit me zė tė lartė".
    Jerondi buzėqeshi dhe u pėrgjigj: "Mirė". Ndėrkaq natėn filloi e njėjta violinė, e njėjta violinė hyjnore.
    Ndėrsa arkimandriti ynė filloi tė shqetėsohej, dėgjon njė trokitje tė lehtė nė portė. Ishte jerondi i tyre. "Eja tė shohėsh", i thotė. Shkojnė nė qelinė e "shqetėsuesit" dhe jerondi e hap ngadalė. Vėllai e thoshte uratėn e Jisuit nė gjumė!
    Njė rast tė ngjashėm, pėrjetoi, dhe pėrshkruan me mjeshtėri nė njė libėr tė tij edhe episkopi agjiorit, Krisostomi i Rodhostolit.
    Do thotė ndokush: "Eshtė e mundur qė tė lutem nė gjumė? E pamundur. Pra, po e le lutjen"
    Gabim! Tashmė folėm pėr gjendje tė skajshme tė larta, dhe do tė flasim dhe mė pas, se ku kanė arritur njerėz tė tjerė, siē jemi ne, pėr t'u vėnė nė sedėr dhe pėr tė bėrė edhe ne fillestarėt disa hapa pėrpara.
    Kapėm njė temė tejet shpirtėrore dhe tė gjerė, qė ka privilegjin t'i pėrshtatet ēdo veēantie. Lutjen e Jisuit e pėrdor, e kultivon, sipas terminologjisė monakale, dhe shenjti, i cili ka aritur nė kuotat e pėrsosjes, oshėnari nė shkretėtirė, por dhe njeriu i ngratė, qė ecėn nė shkretėtirėn e shumėzhurmėshme dhe tė mbushur me njerėz te kryeqytetit. Shkon me kushte te ndryshme. Zgjidh e merr.
    Le ta kemi parasysh se lutje ėshtė ēdo gjė qė bėhet sipas Perėndisė. Nė tė vėrtetė, kur bėjmė punė intelektuale ose flemė, nuk ėshtė e mundur tė themi lutje. Pavli qė caktoi "Lutuni pa pushuar", pėrcaktoi dhe kuadrin e saj: "Nese hani, nėse pini, ose nėse bėni ndonjė punė tjetėr, tė gjitha t'i bėni pėr lavdinė e Perėndisė" (Letra e parė e Korinthianėve 10:31). Kėshillon, siē shohim, tė bėhen pėr lavdi tė Perėndisė dhe shprehjet mė lėndore tė jetės, ushqimi dhe pija.
    Pra kur nuk jeton qė tė hash, por ha qė tė jetosh, kur shtrihesh nė shtrat jo pėr mėkate por pėr tė marrė fuqi, nė mėnyrė qė ditėn tjetėr tė punosh dhe tė sillesh siē do Perėndia, pėr lavdi tė Perėndisė, kjo ėshtė njė lloj lutjeje. Lavdėrimi ėshtė pėrbėrėsi i parė i saj, i dyti ėshtė pėrgjėrimi.
    Me kėtė rast le tė shėnojmė se tradita do qė mbas disa nyjeve - lutje tė Jisuit tė komboskinit, qė do ta ekzaminojmė mė poshtė, tė lavdėrojmė Trininė e Shenjtė: "Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit tė Shenjtė, tani e pėrherė e nė jetė tė jetėve. Amin (njė herė). Aliluia, aliluia, alilulia, Lavdi ty, o Perėndi (tri herė). Mėshiro o Zot (tri herė). Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit tė Shenjtė, tani e pėrherė e nė jetė tė jetėve. Amin (njė herė)". Dhe vazhdojmė lutjen e Jisuit.
    Thamė pėr lutjen nė gjumė edhe mė tė lehtė: Ta hapim dhe le ta mbyllim ditėn me lutje. Etėrit propozojnė qė ta ofrojmė "mendimin e parė" Perėndia, d.m.th. mendimi i parė qė do tė na vijė, sapo zgjohemi tė kujtojė Perėndinė. Dhe anasjelltas tė flemė me lutjen e Jisuit. Kėshtu me lutjen e mėngjesit do tė fillojė dhe do tė shenjtėrohet dita, me atė tė mbrėmjes nata.
    Flasim pėr natė. Murgjit, qė si kujdes kryesor tė tyre kanė lutjen, ngrihen orėt e para mbas mesnatės. Atėherė para shėrbesės (sė pėrbashkėt) tė mėngjesit nė kishė, bėjnė "Kanonin" e tyre, me fjalė tė tjera, luten nė qelinė e tyre me komboskin.
    Kėto orė pra vėllezėrit thonė lutjen e Jisuit pėr veten e tyre, pėr manastirin e tyre, pėr Kishėn, pėr kombin, pėr ata qė besojnė nė vend tjetėr, madje edhe pėr idhulltarėt, pėr ateistėt, pėr botėn, pėr gjithė Krijesėn.
    E pra! Sa bukur, sa e dobishme do tė ishte, tė zgjohej besimtari, jo nė mesnatė, por tė paktėn mė shpejt se tė tjerėt nė shtėpi. Dhe nė mes tė qetėsisė, ndoshta para se tė gėdhihet, tė thotė lutjen pėr veten e tij dhe pėr tė tijtė qė flenė, dhe qė ndoshta nuk dinė tė luten. Tė lutet ai dhe pėr llogari tė tyre! "O Zot Jisu Krisht mėshiroje femijėn tim!". Kėtė gjė a nuk bėnė dhe prindėrit qė kujtohen nė Dhiatėn e Re si Jairo dhe babai i fėmijės, qė ishte me sėmundjen e tokės? Kėrkuan mėshirėn e Krishtit pėr shėrimin e njerėzve tė tyre dhe e gjetėn (Mark. 5:21-43 ; Matth. 17:14-18). Mirė bėjmė pra kur kėrkojmė lutjet e tė tjerėve.
    Vetėm tė mos sillemi ashtu siē u soll njė njeri i papėrgjegjshėm dhe i pamend. Jerondi, Arsen Spileoti i tregonte dikujt: "Tė tė them diēka qė ndodhi kėtu {nė Malin e Shenjtė} nė kohėn time. Kaloi njė pelegrin nga shkretėtira duke kėrkuar shenjtorė, ashtu si ti tani, qė t'i bėnin lutje. Gjen njė asket dhe i thotė: "Tė lutem Jerond, lutu pėr mua. Kam probleme serioze". Asketit i erdhi keq dhe ēdo darkė nė agripninė e tij, bėnte lutje pėr atė njeri.
    Njė natė ndėrsa po lutej, sheh jashtė qelisė sė tij satanin, tė qeshė nė mėnyrė sarkastike dhe tė tė tallet. I thotė murgu: - Pse, mor i mallkuar mė prish qetėsinė? Satani ia kthen: - Ha, ha, ha, qesh se rri zgjuar pėr atė qė ėshtė i imi (pėr Janin). Dhe ai ri zgjuar, por nė qendrat e mia (duke nėnkuptuar qėndrat e imoralitetit). Pak mė pėrpara e mbaroi agripninė e tij dhe tani po gėrhet.
    - E, tani e kuptove se ēfarė dua tė tė them?
    - Po jerond, tani e kuptova, se duhet qė ne tė jetojmė mė Krishtin dhe tė pėrpiqemi sa tė mundemi. (Josif M.D. "Jerond Arsen Spileoti", 2001, fq. 64).
    Pėrveē avantazhit tė parė tė lutjes sė Jisuit, d.m.th. se pėr arsye tė konēizitetit tė saj ofrohet pėr lutje tė vazhdueshme, ka mė tepėr njė pėrparėsi esenciale: Mbledh mendjen. E ndjekim mė lehtė se lutjet e gjata me shumė kuptime. Nuk ka pėrmbajtje tė ndėrlikuara. Pėrsėritja e vazhdueshme e tė njėjtit kuptim e vulos nė mendje dhe nė shpirt, ndėrsa lutjet e ndryshme (dhe kėto padyshim shumė tė nevojshme) kėrkojnė qė ndėrkohė tė shmangėsh diēka tjetėr, nė mėnyrė qė tė kapėsh kuptimet e tyre, edhe nėse zhvillohen apo ndryshojnė shpejt.
    Lutja "monologe" pra e Jisuit (Shkalla 15:51) tė mbledh mendjen dhe nuk ta shpėrndan.


    * * *

    Le tė vijmė tani nė shpjegimin e lutjes sė Jisuit. Eshtė e habitshme se sa dogma fsheh kjo frazė e vogėl. Sė pari pėrmban ato nė lidhje me Krishtin: "O Zot Jisu Krisht".
    Fjalėn "Zot" hebrenjtė ia drejtonin nė mėnyrė absolute Perėndisė. "Edhe sapo dėgjoi Elisabeta pėrshėndetjen e Marisė, kėrceu foshnja nė bark tė saj, edhe Elisabeta u mbush me frymė tė Shenjtėruar e thirri me zė tė lartė e tha: E bekuar je ti nė mes tė grave dhe e bekuar ėshtė pema e barkut tėnd. Dhe nga mė ngjau kjo qė tė vijė tek unė nėna e Zotit tim" (Lluka 1:39-44). Kur Elisabeta thoshte "nėnė e Zotit" nėnkuptonte "nėnė e Perėndisė".
    "Jisu" ishte emri i Krishtit si njeri. Kėshtu ishte i njohur ndėr bashkėqytetarėt e Tij - kėsaj do t'i rivimė mė vonė.
    "Krisht" ėshtė pėrkthimi nė greqisht i fjalės hebraike "Mesia", i krezmuari. Mesian e parathanė profetėt si njė pėrfaqėsues unikal, pėrfaqėsues tė papėrsėritshėm dhe tė dėrguar tė tė Lartit nė tokė. Qenie hyjnore por dhe njerėzore. Kėshtu emri "Krisht", arriti tė profetizojė Perėndinjeriun.
    Pėrmbledhim: "O Zot Jisu Krisht", Zot = Perėndi; Jisu = njeri; Krisht = Perėndinjeri. Ja dogma e plotė kristologjike: Ēliruesi ėshtė Perėndi, njeri, Perėndinjeri.
    Le tė shkojmė tani tek dogma triadhologjike: "O Zot Jisu Krisht, Bir i Perėndisė". "Zot Jisu Krisht": Personi i dytė i Trinisė sė Shenjtė. "Bir i Perėndisė", futet dhe Ati. Por ku ėshtė Shpirti i Shenjtė? Nė lidhje me kėtė Pavli na siguron se "askush nuk mund tė thotė se Jisui ėshtė Zot, veēse me anėn e Shpirtit tė Shenjtė" (e para e Korinthianėve 12:3). Askush nuk mund ta dėshmojė Jisuin si Zot Perėndi, vetėm nėse ėshtė i frymėzuar nga Shpirti i Shenjtė. Eshtė prezent dhe personi i tretė i Hyjnisė.
    Ndėrkaq, lutja e Jisuit pėrmban dhe antropologji, flasim nė gjuhėn teologjike dhe jo biologjike: "O Zot Jisu Krisht, Bir i Perėndisė, mėshiromė mua mėkatarin!". Njeriu tashmė, pas rėnies sė tė parėkrijuarve, ėshtė mėkatar. Aspiron shpėtimin. Por si arrihet? Ai vetė nuk ka fuqi, ka pėsuar ulje. Nga ana tjetėr "humnerė e madhe ėshtė hapur" (Lluka 16: 26), e pakapshme nga mendja jonė, midis Trinisė sė Tėrėshenjtė tė Tejlartė dhe njeriut mjeran tė asgjėsuar. Si do tė lidhet?
    Ura ėshtė "mėshiromė". Kėshtu afrohen kėto qenie tė kundėrta tė pėrballvėna. Kėshtu kapėrcehet polarizimi. Mėshira hyjnore e zbret Krishtin nga Qielli pėr tė na marrė dhe pėr tė na ngjitur nga thellėsia e mėkatit dhe tė pėrfundimeve tė tij nė kuotat e hyjnizimit. Ja dhe dogma sotiriologjike (shpėtimtare).
    "Mėshiromė". Ē'farė ėshtė mėshirė? Eshtė njė fjalė me shumė kuptim. Mėshirė, pėrdėllim, nė gjuhėn kishtare do tė thotė ēdo dhuratė e tė Shumėmėshirshmit.
    Kėshtu pėr tė sėmurin do tė thotė shėrim, pėr tė uriturin bukė, pėr tė eturin ujė. Pėr nxėnėsin do tė thotė dije, pėr arimtarin ndriēim, pėr pėrgjegjėsin menēuri. Pėr tė lodhurin do tė thotė fuqi, pėr tė zhgėnjyerin shpresė, pėr tė vuajturin durim, pėr atė qė ka ankth lehtėsim, pėr tė mėrziturin rrugėdalje, pėr fajtorin pendim. Pėr tė gjithė do tė thotė shpėtim.
    Meqenėse lutja e Jisuit sjell kaq tė mira, atėherė tė gjithė do tė fillojmė ta themi vazhdimisht. Ē'janė pesė apo dhjetė fjalė. Gjė e lehtė.
    Ja provojeni! Dhe kush ia arrin le tė na e mėsojė dhe ne. Kjo shprehje e vogėl nuk ėshtė fare e lehtė. Sapo e fillojmė, mendja jonė shkon andej-kėndej. Kujtojmė probleme dhe situata, tė cilat vijnė dhe kėrkojnė me trysni zgjidhje dhe pėrballime. Akoma ndodhin gjėra nė ambientin tonė, qė na shpėrqėndrojnė vėmendjen. Mijėra vėshtirėsi. Djalli sjell pengesa, pasi e djeg emri i Jisuit tonė.


    * * *

    Kur themi "emrin e Jisuit" nėnkuptojmė tė gjitha emrat e Tij: I themi zemėrdhembshur, i tėrėfuqishėm, i drejtė etj.
    Dėshmitarėt e Jehovait e kanė keqkuptuar kėtė pikė. Ngjasojnė me sofistėt e lashtė. Dhe sot e quajmė sofist dikė qė, nė mėnyrė tė arsyeshme nė dukje parashtron gjėra jashtė realitetit.
    Sofistėt, thonin: "Kur thua karrocė, karroca del nga goja jote!" Nuk del karroca me rrota, me kuaj dhe me drejtuesin. Del vetėm fjala, e cila simbolizon, nėnkupton dhe jep kuptimin e objektit.
    Nė gjuhė tė ndryshme fjala "Krisht" ndryshon, por nuk ndryshon kuptimi. Pra rėndėsi ka kuptimi dhe jo emri. Pra kur shqiptojmė emrin "Krisht" kalojmė nė veēoritė hynore tė Tij. Kėshtu emri i Zotit ėshtė i shenjtė.
    Diēka paralele: Ēfarė ėshtė flamuri? Ēfarė vlere ka, njė ose dy metra cohė? Por ndėrkaq ēdokush e respekton flamurin, nuk e gris, nuk e djeg, pasi simbolizon kombin.
    Diēka tjetėr: Merr dy dru tė harruar, tė pavlerė, i vendos nė formė kryqi dhe respekton shumė formėn e tyre, kanė formuar instrumentin e shpėtimit tonė.
    Nė kėtė mėnyrė emri i Jisuit ka fuqi tė tmerrshme, sepse i referohet Jisuit.
    Pėr shembull: Njė keqbėrės, i cili ėshtė munduar shumė dhe gjendet si nė ethe pranė hapjes sė njė kasaforte, sapo dėgjon fjalėn "policia" nga bashkėpunėtori i tij, i lė tė gjitha dhe ia mbath, qoftė dhe pa e parė ruajtėsin e rendit. Vetėm fjala mjafton. I trembet jo fjalės "polic", por specifikės sė organit tė rendit.
    Tė njėjtėn gjė pėsojnė dhe demonėt keqbėrės. Engjėlli i tha Josifit: "Do ta thėrresėsh emrin e tij Jisu, se ai do ta shpėtojė popullin e tij, nga mėkatet e tyre" (Matth. 1:21).
    "Jisu" nė gjuhėn hebraike do tė thotė: "Perėndia shpėton". Kjo nė lidhje me: "Ai {Jisui} do tė shpėtojė" nėnkupton se shpėton Perėndia - Jisu, d.m.th. se Jisui ėshtė Perėndi.
    Eshtė ēliruesi ynė, mbrojtėsi ynė prej satanait vrasės. E ndoqi me mishėrimin e Tij, Pėsimin e Tij, Ngjalljen dhe Ngritjen e Tij. Dėgjon emrin e Jisuit dhe frikėsohet. Ėshtė emri "mbi ēdo emėr" (pėr Filipianėt 2:9).
    "Me emrin e Jisuit kamxhiko kundėrshtarėt", kėshillon shkrimtari i Filokalisė Isiki Presviteri (Tek Theodhuli, 100). Shkalla shpjegon se: "Me emrin e Jisuit kamxhiko kundėrshtarėt, pasi nuk ka nė Qiell dhe nė dhe armė mė tė fuqishme" (20:6).
    Mė pėrpara na nxit dhe Gojarti: "Ky emėr ėshtė i tmerrshėm dhe pėr demonėt, dhe pėr pasionet dhe pėr sėmundjet. Le tė zbukurohemi pra me kėtė dhe le ta rrethojmė si me mur veten tonė"(Bar. 15:562).
    Nė emėr tė Jisuit, Apostujt dhe Shenjtorėt bėnin mrekullira, nxirrnin nga njerėzit e sėmurė demonė. "Nė emėr tė Jisu Nazaretasit, ngrihu dhe ec", i tha Petroja ēalamanit, i cili u shėrua nė ēast (Veprat 3.6-7).
    "Jisui" ėshtė vendi ku mbrohemi. Ava Joani Kolovoi e pėrqas nė mėnyrė karakteristike: "Unė ngjaj me njė njeri, i cili ri nėn njė pemė tė madhe dhe sheh tė vijnė tek ai shumė bisha dhe zvarranikė {mendojmė se nėnkupton krokodilėt, tė cilėt nuk mund tė kacavaren}. Dhe kur nuk mund t'i pėrballojė ngjitet lart nė pemė dhe shpėton. Kėshtu edhe unė ...... vrapoj tek Perėndia me lutjen dhe shpėtoj nga armiku".
    "I krishteri, i cili ndez lutjen e Jisuit - edhe ndizet nga lutja e Jisuit - bėhet si hekur i skuqur qė nuk guxon ta prekė kundėrshtari" (Joan Karpathiu. "Kefalea Paramithitika ", 76).


    * * *

    Pritet qė djalli ta luftojė lutjen. Gojarti i shenjtė na nxit qė ta futim mendjen tonė nė punėn e lutjes sė Jisuit deri nė vdekje! (sipas Ksanthopulve PG 147,726:728). Kaq tė paepur duhet tė jemi.
    Duke e ditur kėtė asketėt gjetėn mjete tė veēanta ndihmėse tė lutjes sė Jisuit, gjithashtu dhe njė metodė shpirtėroro-trupore: Nė ēdo frymėmarrje dhe njė lutje e Jisuit. Shėn Grigor Theologu theksonte mė pėrpara: "Duhet tė kujtojmė Perėndinė mė shumė se sa marrim frymė".
    Pėrsa i pėrket sasisė tashmė, ava Pavloja i Fermit tė Egjiptit, i kishte vėnė rregull vetes sė tij tė thotė njė numėr tė caktuar lutjesh ēdo ditė. Pėr tė mos gabuar dhe shkarė nė neglizhencė kishte njė numėr korrespondues gurėsh tė vegjėl, dhe nė ēdo lutje nxirrte nga njė gur. Kur mbaronin e dinte se i kishte thėnė tė gjitha lutjet (Sozomenu Istoria 6: 29 dhe Llafsaiko 20).
    Zhvillim i kėsaj taktike duket se ėshtė komboskini qė pėrdorin murgjit, por dhe shumė laikė, mjafton vetėm qė tė mos parodizohet dhe tė mos katandiset nė mjet zbukurimi apo hajmali magjike. Ėshtė e shenjtė.
    Nė ēdo nyje tė tij thuhet dhe njė lutje e Jisuit. Ndėrkohė lėvizja qė bėjnė gishtat duke kthyer nyjet, shumė herė e risjellin mendjen, nėse ėshtė larguar. Ja pra ku edhe trupi ndihmon ndonjėherė shpirtin, pasi janė tė lidhura me njėra-tjetrėn.
    Prandaj dhe murgjit gjatė kohės sė shėrbesės mbajnė disa herė komboskinin. Mbahet mendja nė lutje, por dhe lutja bėhet bazamenti, "isoja" e atyre qė lėēiten dhe atyre qė psalen. Veē tė tjerash kur lodhet mendja nga kuptimet e larmishme, i ushtruar pėr njė kohė me lutjen e Jisuit, merr veten, pra rikap lutjen e pėrbashkėt.
    Veē tė tjerash nė vėllazėritė asketike me pak veta, qė nuk mund tė "pėrballojnė" shėrbesėn e shkruar shumėorėshe, d.m.th. nga librat, i zėvendėsojnė shėrbesat me lutjen e Jisuit, pėr kohėn pėrkatėse.
    Diēka mė shumė tė themi nė lidhje me "teknikėn" e lutjes sė Jisuit. Si ta themi?
    Drejt, tė gjunjėzuar, duke ecur, tė ulur, akoma dhe nė shtrat, kur ėshtė ora e gjumit, siē e thamė mė lart, apo kur jemi pa qejf, ose kur nuk na e lejojnė kushtet qė ta themi ndryshe.
    Ta themi me zė tė lartė, kur jemi vetėm ose duke pėshpėritur, apo me mendje, fshehurazi.
    Ka pėrfundime mirėbėrėse. Kur e themi me gojė, shenjtėrohet trupi. Kur e themi me mendje, shenjtėrohet intelekti. Kur e themi me zemėr (qė ėshtė gjendja mė e lartė shpirtėrore) shenjtėrohet shpirti dhe i gjithė njeriu nė mėnyrėn mė tė lartė dhe mė ideale. Kjo e fundit ėshtė lutja "e mendjes" ose "e zemrės".
    Tė bėjmė presion qė tė mos "vidhemi". Ta themi me ndėrgjegje dhe ta pėrjetojmė. Megjithatė sa tė mos e themi fare, le ta themi qoftė dhe mekanikisht, pėr inat tė satanit!
    "Njė i krishterė shpresėtar kishte nė shtėpinė e tij njė korb, tė cilin e ushtronte qė tė fliste. Fjalėt "O Zot Jisu Krisht, Bir i Perėndisė, mėshiromė mua mėkatarin", tė cilat ai i pėrsėriste rregullisht, i mėsoi dhe korbi. Njė ditė vere korbi gjeti dritaren hapur dhe fluturoi nė rrugė. Atėherė e pa njė fajkua, dhe u sul mbi tė. Ai i ēuditur nga sulmi, nė vend tė ndonjė britme tjetėr tha lutjen, dhe fajkoi - gjė e habitshme - u largua menjėherė sikur ta kishte dėbuar dikush! Ēfare vėrejmė kėtu, pėrfundoi stareci {oshėnar i famshėm rus i Optinės}? Se edhe nėse e themi lutjen e Jisuit pa ndėrgjegje ose pa e ndjerė, ka rezultatet e saj dhe tė pamundurat i bėn tė mundura" ("Osios Ambrosios", Oropos, fq. 148-149).
    Le ta themi lutjen e Jisuit. Dhe kur nuk e dėgjojmė ne, e dėgjon djalli!
    Nėse sapo na sulmon ngasja i kundėrvihemi me lutje, shpėtojmė nga gjėrat mėkatare qė pasojnė. Nėse do tė tregojmė kujdes nė kėtė pikė, atėherė nuk pėrjashtohet mundėsia qė relativisht shpejt, tė arrijmė ta themi automatikisht. Sė pari veprimi i mirė, lutja, dhe mė pas ndėrgjegjėsimi me tė. Do tė reagojmė pa vetėdije. D.m.th. sapo vėrejmė nė mėngjes ndonjė tė njohur, i drejtojmė spontanisht "mirėmėngjesin", pa pėrpunime. Nuk menduam se ėshtė i njohuri ynė, se tani ėshtė mėngjes dhe se e shohim pėr herė tė parė sot, prandaj duhet t'i themi mirėmėngjes. Nga pėrsėritjet e shumta pėrshėndetja ėshtė bėrė automatike, pa nėnkuptuar kėtu se kjo ėshtė diēka false pa garanci.
    Kur lutja e Jisuit kultivohet nė mėnyrė sistematike, me kėmbėngulje, me kalimin e kohės buron vetė nga brenda dashuria e Perėndisė. Gjendet tashmė Krishti brenda njeriut. Lutja e vazhdueshme triadike sjell brenda tij Shėn Trininė; e Cila do tė vijė "tek Ai"(shih Joani 14:23).
    Nė kėtė gjendje pushon sė foluri goja. Flet zemra e frymėzuar nga Shpirti duke folur "me psherėtima tė pazėshme" (Rom. 8:26). Dhe ai qė hyjnizohet ndjen njė ngrohtėsi nė thellėsitė e tij, ndjen "qiellin brenda tij". E tėrheq emri i Jisuit, e ėmbėlson. Krishtėrohet gjithė qenia e tij.
    Njerėz tė tillė kapin komboskinin dhe zbresin qiellin nė tokė. Papa Efremi Katunaqioti mjaftonte tė bėnte dy-tre kombiskinė dhe merrte "informacion" nga Perėndia pėr ēėshtjen qė e pyeste. Lutja ėshtė si syze, me tė cilat i sheh gjėrat ndryshe, nga njė njeri i zakonshėm. E sheh nė thellėsinė e tyre tė brendshme, pastėr, mė pastėr se filtrat nė aparatet fofografikė.
    Lutja e Jisuit, pėrgjithėsisht lutja, dhe sidomos Falėnderimi hyjnor, tė lidhin drejtpėrdrejt me Perėndinė. Tė shpėrblejnė me ndriēimin e dritės hyjnore dhe adoptimin nėpėrmjet hirit. Njeriu bėhet bir i Perėndisė.
    Lutjen e Jisuit e "shfrytėzon" sot nė mėnyrė frytdhėnėse e gjithė bota orthodhokse kudo nė tokė, dhe laikėt, jo vetėm murgjit. Njė nga librat mė tė njohur nė lidhje me tė: "Peripecitė e njė pelegrini", i referohet njė laiku qė "zuri" ēėshtjen e lutjes.
    Me lutjen shenjtėrohemi ne, ata pėr tė cilėt lutemi, shenjtėrohet dhe kundėrmon ambienti, ka dobi populli. Janė kaq tė shumta, retė, tymrat materialė dhe shpirtėrorė. Le tė jetė lutja jonė njė ilaē. Le tė sjellim nė mjedisin tonė flladin e Shpirtit!


    * * *

    Si pėrfundim, ē'farė parrulle tė marrim? Fare pak fjalė. Ai qė si Vartimeo do shėrimin e tij, dhe kush nuk e do, pasi kush nuk ėshtė i sėmurė shpirtėrisht ose dhe trupėrisht, le tė thėrresė me kėmbėngulje: "O Zot Jisu Krisht, Bir i Perėndisė mėshiromė"!

Tema tė Ngjashme

  1. Kritika e interpretimit Protestant tė Biblės
    Nga Tannhauser nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 97
    Postimi i Fundit: 23-08-2009, 07:39
  2. Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 08-10-2006, 21:12
  3. SHKRIMI I SHENJTĖ: Kapitulli III: Dhiata e Re
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 19-08-2006, 21:30
  4. Ē'ėshtė Krishti?
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 23-07-2006, 17:18
  5. Jeta e Shėn Evdhoqia - 1 mars
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-07-2005, 00:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •