Vlorë, policia zbulon në një banesë 170 kg hashash
Vlorë- Një sasi e konsiderueshme hashashi është zbuluar sot në një prej pallateve të reja në rrugën Transballkanike.
Anila Peçi
Shtune, 29 Nentor 2008 17:35:00
Vlorë- Një sasi e konsiderueshme hashashi është zbuluar sot në një prej pallateve të reja në rrugën Transballkanike. Sasia prej 170 kg hashashi është zbuluar rastësisht në orët e paradites.
Efektivëve të grupit të gatshëm që kanë kaluar përgjatë rrugës Transballkanike, u është tërhequr vëmendja nga një litar i gjatë që varej nga ballkoni i katit të pestë. Duke menduar për ndonjë tentativë vetëvrasje, apo edhe vjedhjeje, efektivët kanë njoftuar sallën dhe specialistë të policisë kanë mbërritur pranë banesës.
Ata kanë shqyer derën, pasi nuk ka patur njeri në të dhe kanë parë se brenda apartamentit kishtenjë sasi rreth 170 kg hashash. Gjithë sasia ishte e paketuar në qeska të tejdukshme, e sistemuar më pas në plasmas të mëdhenj si dhe çanta.
Në banesë kanë mbërritur gjithashtu ekspertë, të cilët kanë bërë gjithë matjet e duhura, në ndihmë të gjetjes së autorësisë. Mësohet që ngjarja t’u ketë tërhequr vëmendjen edhe autoriteteve të policisë së Vlorës, të cilët janë parë në orët e paradites në zonë.
Sipas banorëve të pallatit, banesa në fjalë ishte marrë me qira nga një 27-vjeçar nga Delvina, i cili jetonte me një studente. Sipas dëshimive një ditë më parë në banesë janë dëgjuar britma dhe fjalë, çka ka vënë në dyshime blutë, se brenda saj mund të ishte mbyllur forcësisht ndonjë person, për nga edhe gjurmët e litarit që kanë mbetur ditën e sotme.
Policia ka shoqëruar për ngjarjen dy persona, ndërsa po heton për zbardhjen e plotë të saj.
Shekulli
Krijoni Kontakt