Drogë nga Lazarati, 4 në pranga
VLORE – Policia e Vlorës bllokoi 3.5 kg lëndë narkotike, e dyshuar kanabis sativa, ndërsa arrestoi edhe 4 persona që po e trafikonin. Sipas policisë, arrestimi u bë pas operacionit të koduar “Ekuinoksi 11″. Të arrestuarit janë shtetasit Trens Dautaj, 22 vjeç, Miklovan Kaçaj 20 vjeç, Adrian Liçaj, 43 vjec dhe Andrea Çakalli, që të gjithë nga Vlora. “Ata u ndaluan gjatë udhëtimit me mjetet e tyre në aksin Llogora-Orikum. Gjatë kontrollit në automjetin “Ford Fokus” është gjetur një sasi prej 3.5 kg bimë narkotike e përpunuar dhe e destinuar për shitje. Mjeti ku u gjet lënda shoqërohej dhe nga një makinë tjetër, në të cilën ndodheshin dy persona të tjerë”, bëri të ditur policia, e cila bllokoi dy mjetet me targë Vl 8321 C si dhe Ford KA me targa provizore e katër celularë. Burime të policisë bënë të ditur se dyshohet se droga e marrë në Lazarat është transportuar nga Saranda me destinacion Vlorën.
Panorama
Krijoni Kontakt