Ja edhe nje panorame piktoreske per konsideratene e larte qe ka shteti grek per ata njerez qe punojne per zhdikjen e gjuhes shqipe
....................................
Enigma e njė murgu endacak dhe legjenda e tij si Shenjt
Mystehak Xhemali
Pa marrė pėrsipėr qė tė shkruaj biografinė e njėrit prej figurave tė njohura tė patriarkanės greke dhe as tė jape nota vlerėsimi pėr shėnjtėrinė e tij, Kozmanė nga Etolia, tė cilin biografėt e tij herė i vėnė mbiemrin Etoliani e herė Etollosi, nė kėto shėnime do tė ndalem mė shumė nė disa pėrjetime vetiake, tė cilat lidhen me figurėn e Shėn Kozmait, vlerėsimet qė i ka bėrė atij nė tė gjallė e nė tė vdekur popullsia autoktone e zones sė Myzeqesė si dhe enigma qė e ka mbėshtjellė kėtė figure pėr mė shumė se dy shekuj.
Vizita e Papouliasit nė Shqipėri
Dhjetor 1987. Njė delegacion zyrtar grek do tė vizitonte Shqipėrinė. Ishte e para vizitė zyrtare qeveritare qė do tė shkrinte akujt ndėrmjet dy vendeve tona qysh nga fillimet e luftės sė dytė botrore. Sipas protokollit tė asaj kohe nė programin e kėsaj vizite ishte parashikuar qė delegacioni grek do tė vizitonte edhe kishėn e Shėn Kozmait nė fshatin Kolkondas tė komunės sė Libofshės, nė rrethin e Fierit. Duke qenė se kisha e Shėn Kozmait, pėr vlerat e saj arkitektonike, ishte shpallur monument kulture, nga organet mė tė larta u njoftuam edhe ne, si drejtues tė kulturės nė rreth, pėr kėtė vizitė.
Por vizita e delegacionit grek i kapėrxente kompetencat e seksionit tė kulturės nė Komitetin Ekzekutiv tė rrethit. Aq mė shumė kur dihej qė kėtė delegacion do ta kryesonte ish ministri i Jashtėm grek i asėj kohe, Karolos Papouliasi, i cili edhe mė pare kishte ardhur nė Fier nė njė vizitė private, kur ai kryente detyrėn e ministrit tė jashtėm plotėsues nė qeverinė greke.
Pėr pritjen e kėtij delegacioni nė Komitetin Ekzekutiv tė rrethit u ngrit njė grup pune, me pjesmarrjen e pėrfaqėsuesėve tė seksioneve tė ndryshme tė kėtij organi, pasi detyra kishte pėr tė gjithė, nė mėnyrė qė delegacioni tė pritej sa mė mirė. Aq mė shumė kjo diktohej edhe nga fakti qė nė ato vite Shqipėria ndodhej nė prag tė muajit tė mjaltit me qeverinė greke. Natyrisht nė kėtė program detyra tė shumta na dilnin ne punonjėsve tė kulturės, pasi disa muaj mė pare kishte ndodhur njė skandal me kishėn e Shėn Kozmait nė fshatin Kolkondas, i cili kishte tronditur edhe marrėdhėniet e brishta tė saponisura ndėrmjet Tiranės zyrtare dhe Athinės. Pėr kėtė skandal ne ishim vėnė para pėrgjegjėsisė, duke na kaluar nė tehun e thikės. Edhe pse kishin kaluar disa muaj, akoma ne ndjenim frikėn e goditjes nga organet mė tė larta shtetėrore dhe ato partiake. Dhe kjo pėr faktin se diplomacia greke kishte bėrė njė note proteste pėr mosmirėmbajtjen e kishės sė Shėn Kozmait nė fshatin Kolkondas. Pala greke e vlerėsonte shumė Shėn Kozmanė, pėr tė cilin ne dinim shumė pak gjėra deri atėhere.
Po atėhere cili ishte Kozmai nga Etolia, tė cilin Ali Pashė Tepelena ndryshe e quante xha Kozmai? Kujt i shėrbeu ai? Ai ishte thjesht njė murg, apo misionar i njė Megali Idea nė qarqe tė caktuara greke?
Murgu qė nuk u emėrua prift.
Mė vonė ne mėsuam shumė gjėra pėr kėtė figurė, tė cilėn pala greke e vlerėsonte si njė rilindės tė shquar pėr pėrhapjen e gjuhės greke e tė kulturės helene nė disa vende tė Ballkanit e mė tej. Nė shtetin Helen pėr Shėn Kozmanė, shumė vite mė parė ishin shkruar monografi si dhe mjaft vepra letrare e filozofike. Ai vlerėsohej si njė nga figurat mė tė shquara edhe nė fushėn e teologjisė e tė ēeljes sė dhjetra shkollave greke nė disa vende fqinje me Greqinė.
Kozmai ka lindur nė vitin 1714 dhe mbante mbiemrin Anifandi. Shumė vonė ai ka hyrė nė rrugėn e shkollimit fetar. Fillimisht ka qenė murg nė njė manastir dhe nė moshėn 30-vjeēare ka mbaruar studimet nė akademinė fetare tė Athosit. Pas pėrfundimet tė kėtyre studimeve, ai merr porosi nga patriarkana e Stambollit, nga varej edhe kisha ortodokse greke, qė tė shetisė disa vende nė kufi me shtetin grek. Qė kėtu fillon edhe enigma e kėtij murgu endacak, i cili nuk u emėrua kurrė prift nė njėrėn nga kishet e patriarkanės greke. Megjithatė, si shetitės, ai krahas predikimeve fetare, shfaqte hapur edhe qendrime tė caktuara politike, sidomos kundėr politikės turke dhe asaj ruse nė Ballkan. Ai ka ndėrmarrė katėr udhėtime tė gjata, duke i rėnė mespėrmes jo vetėm Greqisė, por edhe disa vendeve sllave. Nė kėto ecejakje tė tij ai ka hyrė e ka dale disa here edhe nga Shqipėria. Pas ēdo udhėtimi Kozmai raportonte pėr situatėn tek eprorėt e tij, njėri prej tė cilėve ka qenė edhe Patriarku Serafini i dytė me origjinė nga Delvina.
Shėrbimi nė pashallėkun e Beratit
Aty nga vitet 1775 ky murg endacak, edhe pse nė njė moshė tė kaluar, thirret nė Patriarkanėn e Stambollit dhe ēuditėrisht i caktohet si detyrė qė tė bėjė udhėtimin e tij tė radhės prej endacaku. Ky ishte udhėtimi i tij i katėrt dhe i fundit, nė pashallėkun e Beratit, qė nė atė kohė mbulonte gjithė Shqipėrinė e jugut deri nė kufi me lumin Shkumbin. Ky pashallėk, pėrfshi edhe zonėn e Himarės, nė pjesėn e tij jugore kufizohej me pashallėkun e Janinės.
Ato vite nė Berat sundonte Kurt Pasha, i dėrguari i Portės sė Lartė, i cili pėrfaqėsonte administratėn e Stambollit nė kėtė pjesė tė Shqipėrisė.
Me tė ardhur nė Berat, prifti i moshuar, me mjekrrėn e tij tė bardhė e me pamjen fisnike, nisi tė bėjė me pėrkushtim tė gjitha ritet fetare, duke dale edhe jashtė ambjenteve tė kishės, qė ndodhej nė pjesėn mė tė lartė tė kalasė, nė anėn perėndimore tė saj. Qė aty dukej si nė pėllėmbė tė dorės e gjithė Myzeqeja deri nė kodrat e Ardėnicės e grykėderdhjen e Shkumbinit. Ky prift i urt e i pėrunjur, me kalimin e kohės, filloi tė vizitonte edhe fshatrat kufitarė si dhe ato tė Myzeqesė, duke shėrbyer si prift nė raste festash fetare. Ai dalngadalė fitoi edhe zemrat e fshatarėve, tė cilėt e ftonin atė nė gėzimet e tyre familjare. Kozmai, i veshur me rrsaėn e priftit, shpejt u bė mik me tė gjithė. Atė e respektonin kudo. Fjalėt e tij shpesh here shėrbenin si melhem pėr tė shėruar edhe plagėt e shpirtrave tė trazuar tė njerzėve tė lodhur nga hallet e jetės. Mjaft nga shprehjet e tij qarkullonin si profeci pėr tė ardhmen e shprehje proverbiale pėr kapėrximin e vėshtirėsive, apo daljen nga situate kritike jetėsore.
Por krahas kėtyre veprimeve e shėrbesave fetare, Kozmai nga Etolia shpejt nisi edhe ēeljen e shkollave nė gjuhėn greke pėrgjatė kufirit jug-lindor tė Shqipėrisė. Prej kohėsh njė shkollė e tillė ishte hapur edhe nė Manastirin e Ardėnicės, afėr Libofshės, pėr tė cilėn ai u kujdes sė tepėrmi pėr tė rritur cilėsinė e mėsimdhėnies si dhe pėr ta pajisur atė me literaturė bashkohore nė ndihmė tė nxėnėsve tė saj, tė cilėt vinin edhe nga zona pėrreth e qė jetonin nė konviktin e ngritur nė mjediset e manastirit.
Si u prish kisha e Himarės
Njė interes shumė tė veēantė Kozmai ka treguar pėr Himarėn e pėr fshatrat rreth saj. Ai arrin deri nė Dhėrmi. Nė kėto fshatra bėn pėrpjekje tė hapė shkolla nė gjuhėn greke, duke mos treguar aspak vemendjen pė ngritjen e kishave. Si duket ky misionar tashmė e kishte kuptuar se shkollat nė gjuhėn greke kishin mė shumė vlerė se sa ngritja e kishave, ku zhvilloheshin vetėm ritet fetare, ndėrkohė qė nė shkolla jepej nė radhė tė parė historia e Greqisė, pa pėrmėndur historinė e Shqipėrisė. Kėto fshtara propagandoheshin si pjesė e Greqisė e banorėt si popullsi greke, edhe pse ata nuk dinin asnjė fjalė nė gjuhėn helene. Mbas rrasės sė priftit fshihej kėshtu njė misionar, i cili e kishte kuptuar se agresioni kulturor e gjuhėsor do tė paraprinte ndoshta edhe edhe njė agresion tė ardhshėm ushtarak tė kėtyre viseve tė populluara vetėm nga shqiptarėt.
Qėllimi i tij ishte kaq i dukshėm sa ai arriti deri atje sa tė prishte njė kishė e nė vend tė saj tė ngrinte njė shkollė nė gjuhėn greke. Kjo ndodhi nė vitin 1777. Atė vit Kozmai me urgjencė erdhi nė Sarandė nga Korfuzi dhe pa ndaluar askund, edhe pse vapa e korrikut e atij viti ishte tepėr pėrvėluese, me njė frymė arriti nė Himarė. Ai mblodhi fshatarėt dhe u foli atyre hapur se kishat nuk kishin asnjė vlerė para shkollave nė gjuhėn greke. Ai u bėri thirrje banorėve tė Himarės qė tė prishnin kishat dhe nė vend tė tyre tė ngrinin shkollat greke. Duke qenė i vendosur nė kėtė mision, ai vetė i pari rėmben kazmėn dhe fillon tė prishė ēatinė dhe muret e kishės nė Himarė.
Myslimanėt tė kthehen nė tė krishterė
Zelli i madh i Kozmait arrin deri atje sa ai nis tė vizitojė edhe fshatra qė banoheshin nga myslimanė. Kėshtu nė vitin 1776 ai shkon deri nė fshatin Kurjan tė Fierit, kufi me zonėn e Mallakastrės dhe viziton njė kishė tė vjetėr, ngritur nė njė nga kodrat e fshatit qysh nė shekullin e Xlll, duke u kėrkuar fshatarėve qė tė kthehen nė fenė e tė krishterėve, edhe pse nė fshat nuk kishte asnjė banorė ortodoks. Vizita e thirrje tė tilla misionare ai edhe nė disa fshatra tė Vlorės e tė Beratit. Qėllimi i tij final mbetej qė tė krishterėt ortodoksė tė identifikoheshin si popullsi greke, zėra kėto qė, nė mėnyrė tė shkėputur, ne i dėgjojmė edhe sot e kėsaj dite nga qarqe tė caktuara tė kishės ortodokse greke.
Eshtė interesant fakti qė nė kėtė propagandė disi tė shfrenuar Kozmai nuk gjen mbėshtetjen e disa krerėve ortodoksė tė asėj kohe nė Greqi. Shpesh ai futet nė grindje me ta. Jo rrallė here atė e dėbojnė, apo edhe nuk e pranojnė qė tė kryejė ritet fetare nė teritoret e tyre, pėrfshi edhe disa qytete greke. Kjo mė e dukshme sidomos nė qendrat e atėhershme urbane. Ky qendrim jo dashamirės e dyshues e detyron Kozmanė qė tė shkojė nė fshatra tė thella, ku edhe injoranca ishte mė e madhe. Nė kėto vende ai gjen teren pėr tė propaganduar idetė e tij, tė cilat me sa duket ishin tė imponuara nga lart. Ky shėrbim i imponuar e fut Kozmanė nė konflikt edhe me vėllanė e tij Hrisanthin, njė klerik ky mjaft i njohur nė hierarkinė e patriarkanės sė Stambollit, i cili jo vetėm qė nuk e ka mbėshtetur Kozmanė nė udhėtimet enigmatike nė disa vende tė Ballkanit, por ka dale edhe hapur kundėr tezave tė tij.
Po kėshtu veprimet dhe aktiviteti i dyshimtė i Kozmait ka rėnė nė sy edhe tė autoriteteve veneciane, tė cilėt kishin ndikimin e tyre katolik nė njė pjesė tė Shqipėrisė veriore, e sidomos nė zonėn e Lezhės e tė Mirditės.
Megjithatė Kozmai vazhdoi tė kryente me zell misionin e tij. Sipas biografėve ai ka ngriturt gati 227 shkolla greke, jo vetėm pėrgjatė kufirit jugor tė vendit tonė, por edhe nė thellėsi tė vendit si nė Nartė tė Vlorės, apo edhe nė fshatin Kolkondas tė Libofshės, nė afėrsi tė rrjedhės sė poshtėme tė lumit Shkumbin.
Dyshimet e Kurt Pashės
Ky aktivitet i gjithanshėm i Kozmait nga Etolia, veprimtari kjo qė binte ndesh me politikėn e Portės sė Lartė tė Stambollit, ra nė sy edhe tė njerzėve tė sundimtarit tė Beratit, Kurt Pashės. Afijet e tij e njoftuan atė se ky prift nuk ishte dosido. Ai kishte njė mision edhe mė tė madh se atė tė shėrbesės fetare. Kurt Pasha vuri njerėzit e tij pėr tė gjurmuar atė dhe pasi mori informacionet e nevojshme, e kuptoi se pushteti absolut i Portės sė Lartė po rrezikohej nga ky prift endacak, i cili po i rrėmbente pushtetin dhe fenė pashait tė Stambollit. Ai urdhėroi afijet qė ta eleminonin nė fshehtėsi priftin e rrezikshėm, natyrisht pa gjyq e pa bujė. Vendimi ishte marrė. Pritej vetėm ekzekutimi i tij i pėrgjakshėm, ndėrkohė qė nė aparencė pashai i Beratit hiqej si mik i Kozmait. Nė shėnjė respekti ai i kishte falur atij edhe njė stol tė veshur me kadife qė prifti nga Etolia ta pėrdorte nė psallmat e veta, kur shkonte nėpėr fshatra. Pabesia dhe dinakria ecnin krahpėrkrah nga ana e tė dy palėve.
Ekzekutimi
Dhe kjo ndodhi duke u gdhirė nata e 24 gushtit e vitit 1779. Njerėzit e sundimtarit tė Beratit e kapėn nė befasi Kozmanė dhe pasi i prenė kokėn, e hodhėn atė nė ujrat e turmbullta tė lumit Seman, qė ato ditė kishte vėrshuar nga shtrati, pėr shkak tė shirave tė shumtė qė kishte sjellė ai fund gushti i trishtuar. Dallgėt e lumit, tė mbufatur nga shirat e asaj nate tė zezė, e muarėn me vete trupin dhe kokėn e sapoprerė tė priftit enigmatik. Dhe siē ndodh shpesh me ujrat e rrėmbyer tė lumenjėve, koka e Kozmait doli nė fshatin Mujalli, disa kilometra afėr qytetit tė Fierit, ndėrsa trupi, disi mė i rėndė dhe i fryrė nga ujrat, doli disa kilometra mė poshtė dhe pikėrisht nė fshatin Kolkondas, i cili atėhere ka qenė mė i populluar se sot. Ky fshat tashmė nuk ekziston pothuajse fare, pasi i ėshtė aneksuar fshatit Rreth-Libofshė.
Tė nesėrmen e kėsaj vrasjeje makabėr, fshatarėt e tė dy fshatrave myzeqarė tė habitur, por edhe tė trėmbur, kanė gjetur anės lumit kokėn e prerėt priftit si dhe trupin e tij. Ata kanė lėshuar kujen dhe mallkimet pėr kėtė gjėmė.
Lajmi i vrasjes sė Kozmait u perhap me shpejtėsi nė tė gjithė fshatrat e Myzeqesė. Ai kishte fituar respektin e tė gjithėve, prandaj edhe tė gjithė fshtarat e kėsaj treve, e cila popullohej thuajse nga tė krishterė ortodoks, i shpallėn ato ditė ditė zie dhe nė heshtje e pa dekret e pagėzuan njėzėri tė shėnjtėruar. Gratė vajtonin me kuje, sipas zakonit shqiptar, ndėrsa burrat nė kuvendet e tyre fshaēe vendosėn qė pėr ta nderuar Shėn Kozmanė, me kontributet e tyre, tė ndėrtonin dy kisha: Njė nė fshatin Mujalli, ku gjetėn kokėn e prerė tė priftit dhe tjetrėn nė fshatin Kolkondas, ku gjetėn trupin e tij. E para u pagėzua kisha e vogėl e Shėn Kozmait dhe e dyta Kisha e madhe e Shėn Kozmait. Qė tė dy kishat u ngitėn nė buzė tė lumit Seman, vetėm 5-6 kilometra larg njėra tjetrės.
Ngritja e kėtyre dy kishave tregon respektin e madh qė kishte fituar Shėn Kozmai nė kėto treva, pamvarsisht nga prejardhja dhe origjina e tij e largėt. Kjo ishte shėnjė e respektit pėr njeriun qė u shėrbeu pėr disa vjet, duke qenė pranė tyre nė gėzime dhe hidhėrime familjare. Shėn Kozmai ishte bėrė mik pėr tė gjithė banorėt e kėsaj zone, edhe pse rritja e autoritet tė tij ndoshta kishte qėllime e pikėsynime tė tjera nė kundėrshtim me interesat kombėtare shqiptare dhe ato tė Portės sė Lartė, qė sundonte ushtarakisht nė Shqipėri.
24 gushti-dita e Shėn Kozmait
Me kalimin e viteve autoriteti dhe emri i Shėn Kozmait u rrit mjaft nė zonėn e Myzeqesė. Pėr figurėn e tij qarkullonin thėnije deri edhe legjenda si parashikues i fateve njerzore. Dy kishat e tij ishin kthyer nė vende pelegrinazhi pėr tė gjithė myzeqarėt, pėrfshi edhe ata tė besimit myslimanė. Mė shumė vizitohej sidomos kisha e madhe e Shėn Kozmait nė fshatin Kolkondas. Aty u ngrit edhe njė manastir si dhe njė shkollė me konvikt nė gjuhėn greke. Pėr tė nderuar dhe respektuar Shėn Kozmanė 24 gushti u shpall Dita e Shėn Kozmait. Nė kėtė ditė deri vonė vinin nė Kolkondas mijra njerėz pėr tė kryerė shėrbesat nė nderim tė tij. Atė ditė nė sheshin ndėrmjet manastirit dhe kishės bėhej edhe njė Pazar i madh, organizoheshin festa dhe ahengje si dhe kryheshin fejesat e rastit. Tė gjitha kėto nėn bekimin e Shėn Kozmait.
Ky ritual vijoi rregullisht deri nė vitin 1967, vit ky qė saksionoi edhe prishjen e faltoreve me urdhėr tė shtetit komunist. Megjithatė popullsia e zones sė Myzeqesė, edhe pse ishin vendosur masa drastike pėr tė tė mos lejuar organizimin e ceremonive fetare, nė kishėn e Shėn Kozmait nė Kolkondas do tė vinin vjedhurazi e nė fshehetėsi njerėz tė moshave tė ndryshme pėr tė pėrkujtuar 24 gushtin si dhe pėr tė nderuar figurėn e tij, e cila tashmė, edhe pse me vonesė, ishte shėnjtėruar edhe nga patriarkane greke.
Ali Pasha dhe xha Kozmai
Fuqizimi i pashallėkut tė Janinės nėn sundimin e Ali Pashės nė 10 vjeēarin e pare tė shekullit tė IXX krijoi konflikte dhe acarime tė shumta e tė shpeshta ndėrmjet Kurt Pashės dhe pashait tė Tepelenės, i cili duke qenė edhe mjaft ambicioz, ua vuri syrin edhe trevave tė Myzeqesė pėr ti patur nėn influencėn e tij.
Ndėrkohė Ali Pasha u vu pėrkrah edhe pėrpjekjeve tė grekėrve nė luftėn e tyre pėr tu shkėputur nga zgjedha turke, pėrpjekje kjo qė ēoi nė shpalljen e pavarsisė tė Greqisė nė vitin 1821. Padyshim qė nė kėtė fitore Ali Pasha ka patur rolin e tij frymėzues, ndikues e organizues, duke iu kundėrvėnė hapur Portės sė Lartė. Kjo mbėshtetje e Ali Pashės kishte edhe njė qėllim strategjik tė kėtij dipllomati tė zgjuar e dhelparak: Ai do tė kėrkonte qė tė shkėputej edhe vetė nga Porta e Lartė pėr tė krijuar shtetin e pavarur shqiptar. Por nė kėtė aventurė ai do tė kishte edhe nevojėn e mbėshtetjes tė popullsisė greke nė pashallėkun e Janinės edhe mė tej.
Dhe pikėrisht pėr tė rritur autoritetin e tij nė qarqet greke Ali Pasha qysh nė vitin 1813 mendoi qė ti pėrkėledhte grekėrit nė pikėn e tyre mė tė ndjeshme: nė rritjen e kultit tė Shėn Kozmait. Ai urdhėroi qė nė kujtim e nė respekt tė kėtij shėnjtori, tė ngrihej njė kishė e bukur nė fshatin Kolkondas, nė themelet e kishės sė vjetėr, e cila sipas pashait tė Janinės, ishte e papėrshtatėshme pėr njė figurė kaq tė madhe sa ēishte ajo e shėnjtorit grek, tė cilin ai e thėrriste xha Kozmai. Nė kėtė mėnyrė pashai dipllomat me njė gur vriste dy zogj: Nga njėra anė pėrkėdhelte sedrėn e grekėrve e nga ana tjetėr rriste ndikimin e tij tek popullsia ortodokse e Myzeqesė, pėr ta patur edhe atė nė mbėshtetje tė planit tė tij ambicioz pėr ta shkėputur pashallėkun e tij nga Porta e Lartė.
Nė njė qarkore dėrguar parisė sė vendit, qė mban datėn 12 shtator 1813, Pashai i Tepelenės urdhėron qė tė mblidhen para pėr ndėrtimin e njė kishe tė re nė fshatin Kolkondas, duke dhėnė edhe ai kontributin e vetė. Qarkorja ishte me tone tė zbutura, por edhe aq ultimative, duke pėrfunduar me frazėn se ai qė nuk jep ndihma, do ta paguajė dyfish atė. Kisha e re Shėn Kozmait u pėrurua njė vit mė vonė dhe pikėrisht nė 24 gusht tė vitit 1814, pra nė 100-vjetorin e lindjes sė tij. Disa ditė mė vonė atė e viziton vetė Veziri i Janinės, Ali Pasha Tepelena, sė bashku me gruan e re greke, Vasiliqinė.
Ajo ishte njė kishė monumentale mjaft e bukur, e cila nuk i ka humbur vlerat arkitektonike edhe nė ditėt tona.
Varri fallso
Nė kishėn e re tė ngritur nga Ali Pasha eshtrat e Shėn Kozmait u futėn nė njė sėnduk druri, i cili u vendos nė pjesėn e shėrbesės tė priftit. Sipėr kėtij sėnduku, nė njė enė tė tejdukshme qelqi, u vendos dora e djathtė e Shėn Kozmait, e shkėputur nė kyēet e saj. Kjo u bė me qėllim qė besimtarėt ditėn e 24 gushtit tė mundėnin tė puthnin dorėn e shėnjtorit, duke i puqur buzėt mbi enėn e qelqit tė ekspozuar, ndėrkohė qė skeleti i trupit ruhej nė brendėsi tė sėndukut prej druri. Ky rit organizohej vetėm njė ditė nė vit, mė 24 gusht qė ishte edhe dita e Shėn Kozmait. Kjo ishte edhe dita e vetme nė vit qė lejohej tė hapej dera e kėsaj kishe nė fshatin Kolkondas.
Por duke qenė se popullsia e asėj zone vinte edhe ditė tė tjera tė vitit pėr tu falur dhe kėrkuar ndihmėn e Shėn Kozmait, pashai i Tepelenės urdhėroi qė pėrbri mureve tė Kishės dhe pikėrisht nė krahun jug-lindor tė saj, tė ngrihej njė varr fallso, mbi tė cilin njerzit mund tė vinin ēdo ditė pėr tė kryerė shėrbesat fetare. Me kallimin e viteve ky varr fallso kishte krijuar bindjen tek brezat se ky ishte vendvarrimi i vėrtetė i Shėn Kozmait. Mbi kėtė varr deri vonė njerzit hidhnin lekė e sende tė ēmuara, faleshin e luteshin pėr hallet e tyre, kėrkonin shpėtim nga sėmundjet e kėqija e rrugėdalje pėr mjaft probleme qė ata hasnin nė jetėn e tyre tė pėrditėshme.
Koka e florinjtė
Ashtu siē u pėrshkrua edhe mė lart, trupi dhe koka e Shėn Kozmait u varrosėn nė dy kisha tė ndryshme. Nė sėndukun e kishės nė Kolkondas mungonte koka e shėnjtorit, pasi ajo u varros nė fshatin Mujalli. Mbėshtetur nė kėtė tė vėrtetė, Ali Pasha urdhėroi qė koka e Shėn Kozmait tė zėvėndėsohej nė sėnduk me njė kokė floriri. Kjo e rriti edhe mė shumė autoritetin e Aliut nė sytė e besimtarėve myzeqarė. Koka e florinjtė u vendos nė sėnduk, duke i plotėsuar kėshtu tė gjitha gjymtyrėt e shėnjtorit ortodoks.
Kjo kokė floriri qendroi plot njė shekull nė sėndukun e eshtrave tė Shėn Kozmait. Por do tė vinte viti 1918 dhe ajo do tė zhdukej nga sėnduku. Shėrbyesit e kishės qė kujdeseshin pėr mirėmbajtjen e sėndukut dhe tė eshtrave tė shėnjtorit, mbetėn tė shtangur, kur ata e gjetėn derėn e kishės tė shqyer dhe kapakun e sėndukut tė hapur. Nė sėnduk mungonte koka e florinjtė.
Variantet pėr grabitjen e kokės sė florintė tė Shėn Kozmait kanė qenė tė shumta, por mė i besueshėm mbetet ai i pėrfolur nga shumica e banorėve vendas se koka e florinjtė e Shėn Kozmait ka pėrfunduar si objekt zbukurimi nė kryeqytetin austriak,Vjenė, apo ėshtė shkrirė pėr tu shėndruar nė objekte tė tjera zbukurimi prej floriri. Dhe kjo pėr faktin se nė kėtė vit nė fshatin Kolkondas janė dukur pėr disa ditė mbeturinat e njė formacioni ushtarak austriak, tė cilat tė raskapitura nga luftimet me formacionet luftarake italiane, nė ditėt e fundit tė luftės sė parė botrore, ishin tėrhequr nė kėtė zonė pėr ti shpėtuar shpartallimit tė tyre tė plotė. Nė pėrbėrjen e kėtij formacioni ka qenė edhe njė arkeolog austriak, i cili me sa duket kishte tė dhėna tė sigurta se nė sėnduk ndodhej edhe koka e florinjtė, me vlera tė pallogaritshme, tė cilėn ai e pėrvetsoi fshehtas pėr ta ēuar nė kryeqytetin e vendit tė tij, nė Vjenė.
Kisha nė Kolkondas monument kulture
Siē e pėrmėndėm edhe mė sipėr, kisha e Shėn Kozmait, e ngritur nėn kujdesin e Ali Pashė Tepelenės, kishte vlera monumentale dhe arkitektonike. Ajo dallohej pėr finesėn e ndėrftimit e nė veēanti pėr ikonostasin e saj, i cili pasqyronte tė gjithė jetėn e Kozmait nga Etolia, deri nė vrasjen e tij. E gjithė kjo ikonografi, ndryshe nga ikonostaset e tjerė tė gdhendur nė dru, ishte derdhur nė metal. Kjo e bėnte atė edhe mė intersante.
Pėr kėto vlera kisha e Shėn Kozmait, nė fshatin Kolkondas, ishte shpallur monument kulture. Ajo kishte marrė statusin e mbrojtjes nga shteti. Kisha e Kolkondasit ishte kėshtu njė ndėr gjashtė objektet e kultit tė shpallura si monument kulture nė rrethin e Fierit, ku bėnin pjesė edhe dy kisha tė tjera nė Libofshė, kisha e Kurjanit, kisha e Apolonisė si dhe kisha e Hoxharės, e cila datohej si mė e vjetra nė rreth. Pėr mirėmbajtjen e tyre ishin caktuar edhe kujdestar, por nė tė gjitha rastet ato qendronin tė mbyllura. Nė kėto kisha nuk lejohej tė futej askush e aq mė shumė ndalohej zhvillimi i ceremonive fetare, pasi feja ishte e ndaluar ato vite me ligj nė Shqipėri. Askush nuk dinte se ēfarė kishin nė ambjentet e tyre tė brendėshme kėto objekte kulti. Kujdestarėt, tė cilėt merrnin njė shpėrblim qesharak prej 1000 lekėsh tė vjetra nė muaj, u kishin vėnė dyerve nga njė kyē gjysmė tė ndryshkur, duke u kujdesur vetėm pėr anėn e jashtėme tė tyre. Por edhe ky shėrbim ishte gjysmak. Nė mė tė shumtėn e rasteve kėto momumente ishin mbuluar nga ferrat e drizat, apo edhe ishin gjysmė tė rrėnuara.
Pėr kishėn e Shėn Kozmait ishte caktuar si kujdestar Rrapi Saqellari, nga fshati Rreth-Libofshė, i cili edhe pse ishte njė kooperativist i thjeshtė, e kishte pasion njohjen e tė kaluarės historike nė zonė. Megjithatė edhe ai si gjithė tė tjerėt, i kishte vėnė derės sė kishės njė dryn tė madh, duke u kujdesur vetėm qė kisha tė mos dėmtohej nga ana e jashtėme. Dikur pranė kishės ka patur edhe njė manastir, i cili ishte rėnuar prej kohėsh. Edhe godina e kishės sė Shėn Kozmait ishte e mbuluar nga ferrat e shumta dhe asaj i dallohej vetėm ēatia me tjegulla gjysmė tė nxira nga koha.
Turisti grek nė Kolkondas
Disa muaj para se Papuliasi, atėhere ministri i Jashtėm grek, tė bėnte tė parėn vizitė nė Shqipėri nė krye tė njė delegacioni qeveritar, nė qytetin e Fierit ka ardhur nga Greqia njė turist grek. Sipas praktikės tė atyre viteve, tre ditė mė parė nga ana e Komitetit tė Marrdhėnieve me Jashtė, i cili merrej me pritjen, programimin dhe pėrcjelljen e tė huajve tė paktė qė vizitonin vendin tone, njoftohemi me telegram se do tė vizitonte Apoloninė miku grek. Dita e vizitės binte tė shtunėn, qė atėhere ishte ditė pune.
Zakonisht pė vizitorėt grek qė do tė vizitonin Apoloninė, ne tregonim mjaft kujdes pėr tu vėnė shoqėrues specialist tė bėrthamės arkeologjike, qė e njihnin shumė mirė historinė e kėtij qyteti tė lashtė, pasi jo rrallėherė nga ana e grekėrve bėheshin debate pėr kohėn e ngritjes sė kėtij qyteti nė antikitet si dhe pėrzjerjen e ndėrthurjen e kulturės autoktone me atė helene nė Apoloninė e shekullit tė V dhe tė IV para lindjes sė Krishtit. Nė mjaft raste si shpjegues nė Apoloni ngarkonim arkeologun e njohur, Neritan Ceka, i cili nė ato vite ishte me punė si arkeolog nė Fier. Por meqėnėse Neritani ishte larguar nga Fieri, caktuam si shpjegues dhe shoqėrues pėrgjegjėsinė e bėrthamės arkeologjike, Skėnder Muēo. Si rregull ai e priti mikun grek nė hotel turizmin e Fierit, ku edhe do tė pinin kafenė e mirseardhjes.
Skenderi e priti atė deri nė orėt e vona tė mbrėmjes dhe rreth ores 20 mė njofton edhe mua se vizitori grek nuk kishte ardhur. Ndodhte edhe kėshtu. Nuk ishin tė pakta rastet kur programet nuk realizoheshin pėr arsye tė ndryshme. I thashė Skėnderit qė tė shkonte nė shtėpi, pasi kaq ishte detyra jonė.
Por miku vjen nė Fier, i shoqėruar nga njė pėrkthyes, tė nesėrmen, pra ditėn e dielė. Pėr kėtė ndryshim programi ne nuk ishim njoftuar, prandaj dhe nuk kishim marrė asnjė masė pėr ta pritur atė. Ai qendron tek sheshi para hotel turizmit nė Fier dhe nxjerrė njė hartė, qė mė vonė mėsuam se ishte harta e zones sė Libofshės, ku ndodhej edhe kisha e Shėn Kozmait. Qytetarėt, kurreshtarė pėr kėtė njeri tė huaj me mjekėr tė zezė, i afrohen dhe e pyesin se ēfarė kėrkonte. Por pa marrė pėrgjigje, pranė tyre afrohet njė operativ sigurimi, i cili shpėrndan turmėn e kurreshtarėve. Ai i kėrkon shpjegime pėrkthyesit, i cili e prezanton atė si mik tė Shqipėrisė dhe ndėrkohė i kėrkon ndihmė pėr tė gjetur rrugėn qė tė ēonte nė fshatin Kolkondas, nė zonėn e Libofshės.
Pa e zgjatur operativi e shoqėron tė huajin pėr nė shtėpinė e Sotir Meēos, njė pensionist, i cili e njihte shumė mire atė zonė, pasi mė pare kishte shėrbyer edhe si mėsues. Sotiri e fton tė huajin nė shtėpi dhe e pret sipas zakonit me shumė respekt e pėrzėmėrsi. Sė bashku ata shkojnė deri tek kisha e Shėn Kozmait, nė fshatin Kolkondas.
Vizitė nė kishėn e braktisur
Ashtu siē pritej turisti grek u skandalizua nga gjėndja tė cilėn ndodhej kisha e Shėn Kozmait nė fshatin Kolkondas. Ajo ishte mbuluar nga ferrat dhe shkurret, aq sa nuk dallohej fare nga jashtė. Turisti nisi tė fotografojė nga tė gjitha anėt ambjentin pėrreth kishės. Me ndihmėn e Sotirit, i cili e shoqėroi atė nga Fieri, thirrėn edhe kujdestarin e monumentit, Rrapi Saqellarin, i cili pas njė ngurimi, u bind qė tė hapte derėn e kishės. Gjendja brenda nė kishė ishte edhe mė alarmande. Askush nuk e kishte hapur atė derė qysh prej vitit 1967, kur instuticionet fetare nė Shqipėri nuk lejoheshin tė vizitoheshin nga besimtarėt.
Dyshemeja e kishės ishte mbushur me llome, prurje dherash prej lumit tė Semanit, qė rridhte ngjitur me murt e kishės. Po kėshtu edhe stolat, ku qendronin besimtarėt gjatė ceremonive fetare, ishin gati tė kalbur. Nė ballė tė dhomės sė madhe, afėr ajodhimės, ishte njė sėnduk gjysmė i kalbur, i ngrėnė nga mola e me shumė brima. Sipėr sėndukut ena e qelqit, ku ishte vendosur dora e djathtė e Shėn kozmait, ishte nxirė nga koha.
Sapo konstatoi kėtė gjendje miku grek shrepi aparatin fotografik, duke mos lėnė asnjė detajė pa fotografuar brenda asėj dhome tė kredhur nė errėsirė tė plotė. Pasi mbaroi kėtė mision, pa folur dhe pa bėrė asnjė koment, turisti grek qė atė ditė u kthye nė Tiranė dhe prej andej, pa e pėrfunduar vizitėn e mėtejshme tė tij, u nis pėr nė Greqi.
Protesta greke
Ne nuk kishim asnjė informacion pėr kėtė vizitė tė mikut grek, kur mua me urgjencė mė thėrrasin nė Komitetin e partisė tė rethit dhe kėrkojnė llogari pėr ngjarjen. Mbeta edhe vetė shtangur, por edhe i trembur, pasi dihej qė atėhere partia tė bėnte gjėmėn. Aty mora vesh se pala greke kishte bėrė njė notė tė fortė proteste, duke e vlerėsuar si skandal gjendjen nė tė tė cilėn ndodhej kisha e Shėn Kozmait.
U shjegova se seksioni ynė nė komitetin ekzekutiv tė rrethit nuk kishte asnjė dijeni pėr kėr kėtė vizitė, e cila ishte bėrė nė rrugė private. Vizitori grek kishte ardhur nė Fier jo atė ditė qė e prisnim ne dhe vizitėn nė Kolkondas e kishte bėrė pa dijeninė tonė. Me kaq unė i shpėtova ndėshkimit, por ata qė pa dashje e ēuan mikun grek nė kishėn e Shėn Kozmait, nuk i shpėtuna dot njė analize edhe mė tė gjerė e me pasoja.
Pas kėsaj ndodhie ne hartuam njė program tė gjerė masash pė masash pėr mirembajtjen e kishes sė Shėn Kozmait. Sė pari u interesuam pėr tė parė se ēfarė ruhej nė atė sepete tė ngrėnė nga mola. Dhe jemi befasuar kur konstatuam se brenda saj ruheshin eshtrat e Shėn Kozmait. Kjo befasi erdhi pėr shkak se kėtė nuk e dinte as vetė kujdestari i kishės, pasi dihej se me prishjen e objekteve tė kulteve nė vitin 1967 u dha urdhėr qė tė gjitha eshtrat e shėnjtorėve e tė klerikėve qė ishin varrossur nė ambjentet fetare, u zhvarrosėn dhe u likujduan nė forma tė shumta, deri nė hedhjen e tyre nė hedhjen e tyre nė rrjedhėn e lumenjėve. Kėshtu ka ndodhur me klerikėt myslimanė, me klerikėt katolikė dhe ata ortodoksė. Por ēuditėrisht eshtrat e Shėn Kozmait, edhe pas kėtyre reprazaljeve tė paimagjinueshme, kishin shpėtuar pa u prekur.
Menjėherė thirrėm njė antropolog, i cili pasi i disefektoi ato, i rregulloi dhe i sistemoi brenda atij sėnduku gjysmė kalbur. Natyrisht eshtrave u mungonte koka, e cila siē shpjeguam edhe mė sipėr ishte varrosur nė fshatin Mujalli. Pas kėtij veprimi nisi edhe puna pėr mirėmbajtjen e kishės sė Shėn Kozmait. Fillimisht u rregullua ambjenti i jashtėm i kishės, duke e pastruar atė nga ferrat, shkurret e barishtet. Po kėshtu ambjentet e brendėshme tė kishės jo vetėm qė u pastruan nga llumrat e shumtė, por ajo u lye disa duar me gėlqere tė bardhė. Kujdes u tregua edhe pėr rregullimin e varrit fallso pėrbri murit tė kishės. U bėn edhe riparime e rregullime tė ēatisė si dhe i stolave prej druri, qė shėrbenin pėr tu ulur besimtarėt gjatė proēesit tė ceremonive fetare.
Policia nė ruajtje tė eshtrave
Pas protestės tė pales greke, kujdesi pėr rujatjen e eshtrave tė Shėn Kozmait, u rrit nė mėnyrė tė jashtėzakonshme deri edhe tė frikėshme. Themi tė frikėshme, pasi tashmė ishim tė trembur se mos dikush i rrėmbente ato dhe atėhere merrej me mend se ēfarė pasojash do tė kishim ne. Pėr kėtė qėllim kėrkuam edhe ndihmėn e policisė, e cila i mori ato nė rujatje. Nė kishėn e Shėn Kozmait u vendos njė patrullė policie, e cila shėrbente me tre turrne.
Por edhe policia me sa duket ishte nė hall: iashte e pasigurt nė ruajtjen e eshtrave. Pėr tė dalė nga kjo situatė, krerėt e policisė nė Fier, vunė nė jetė njė farsė, e cila ėshtė sa praktike, aq edhe qesharake: Ata i tėrhoqėn eshtrat nė Fier, ndėrkohė qė formalisht vazhdonin tė bėnin roje nė kishėn e Shėn Kozmait, duke dhėnė kėshtu pėrshtyjen fiktive se po ruanin eshtrat e shėnjtorit grek. Duket qė edhe vetė rojet nuk e dinin se ku ishin eshtrat e Shėn Kozmait. Njė gjė tė tillė e dinin vetėm drejtuesit e policisė nė Fier. Ishte kjo njė praktikė e njohur e atyre viteve tė shtetit diktatorial. Frika pėr tė mos patur ndonjė protestė tjetėr nga ana e qeverisė greke, me tė cilėn po pėrvijoheshin atėhere marrėdhėnie tė mira, i kishte detyruar organet tona qė tė sajonin edhe tragjikomedi tė kėsaj natyre, ndėrkohė qė gadishmėria ishte shumė e madhe qė nėse do tė kishte njoftim pėr ndonjė vizitė tė papritur tė pales greke, eshtrat urgjentisht do tė ēoheshin nė kishėn e Kolkondasit.
Aksion pėr asfaltimin e rrugės
Aty nga fillimi i muajit nėntor tė vitit 1987 nė Komitetin Ekzekutiv tė rrethit tė Fierit erdhi urdhėri qė tė shtrohej me asfalt rruga nga kthesa e Mbrostarit, ku mbaronte rruga nacionale automobilistike qė lidhte Lushnjen me Fierin, deri nė Rreth-Libofshė, me njė gjatėsi rreth 10 kilometra. Rruga ekzistuese ishte e shtruar me zhavorr, plot gropa e gunga, aq sa ishte e pamundur tė udhėtoje nė stinėn e dimrit. Mė e pakalueshme ishte sidomos pjesa e rrugės qė pėrshkonte fshatin Petovė. Nė shumė raste edhe makinat e tipit zis, qė rrallėherė pėrshkonin kėtė aks rruge, ngecnin nė baltė, apo rrėshkisnin nė tė tatpjetėn e qendrės sė fshatit.
Pėr tė realizuar kėtė detyrė u ngrit njė shtab pune nė Komitetin Ekzekutiv tė rrethit. Nė kėtė shtab u thirrėn tė gjithė drejtorėt e drejtorive tė sektorit tė naftės nė Fier. Ishin dhjetė ndėrrmarrje ndėrmjet tė cilave ajo e rėrrave bituminoze, e shpim Shfrytėzimit, e prodhimit nė Patos e Marinzė, e ndėrtim-montimit, e nxjerrjes sė gazit e tjera. Sejcilės prej tyre iu caktua detyrė qė brenda 15 ditėve tė shtronte nga njė kilometėr rrugė me asfalt. Urdhėri ishte i prerė dhe kategorik. Natyrisht nė atė mbledhje nuk u tha pse duhej shtruar ajo rrugė me aq urgjencė, duke u kufizuar me shprehjen ky ėshtė urdhėri i dhėnė nga lart.
Puna filloi qė tė nesėrmen e asaj mbledhjeje. Tė gjitha makineritė e rėnda u pėrqėndruan sipas njė ndarjeje qė u bė pėr sejcilėn ndėrrmarrje. Rėrra bituminoze zbrazej nė anė tė rrugės dhe dhjetra puntorė e shpėrndanin atė me lopata. Aksioni u quajt politik dhe mjaft i rėndėsishėm. Duhej shfrytėzuar ēdo minutė kohė, pasi shirat po vinin vėrdallė. Dhe ēėshtė e vėrteta ato ditė ishin si me porosi: Gjatė atyre dy javėve nuk ra asnjė pike shi.
Fshatarėt e zonės mbetėn tė shastisur nga ky aksion i beftė. Natyrisht qė ishin edhe tė gėzuar qė sė fundi rruga e tyre po asfaltohej, edhe pse ky ishte njė asfalt vetėm sa pėr tė kaluar radhėn. Po ata nuk e dinin njė gjė tė tillė. Atyre iu tha, sipas propagandės tė asaj kohe, se klasa puntore po u dhuronte rrugėn e asfaltuar. Vetėm disa ditė para vizitės tė delegacionit grek, ata muarėn vesh tė vėrtetėn se kjo rrugė po asfaltohej vetėm sa tė kalonin tė dėrguarit e qeverisė greke pėr nė kishėn e Shėn Kozmait. Kjo rrugė nuk e pati jetėn tė gjatė: ashtu siē u shtrua me urgjencė, ashtu edhe u prish me urgjencė. Cilėsia e punimeve tė saj ishte shumė e dobėt.
Rruga u asfaltua deri nė degėzimin qė tė ēonte tek kisha e Shėn kozmait, pa mbritur deri nė qendėr tė fshatit rreth-Libofshė. Kjo pė arsye se rruga deri tek kisha, afro 1 kilometėr, ishte rrugė dheu dhe nuk mbante asfalt. Ajo u sheshua me traktor, duke evituar gropat e shumta dhe togjet e dheut.
Pritja e delegacionit grek
Delegacioni grek mbėriti nė Shqipėri mė 9 dhjetor tė vitit 1987. Ai kryesohej nga ministri i Jashtėm grek, Karolos Papoulias. Nė pėrbėrjen e tij ishin edhe tre ministra tė kabinetit Papandreou. Dhe konkretisht: Ministrja e Kulturės dhe e Shkencės, Melina Merkouri, ministri i Planifikimit dhe i Punėve Publike, Evangelos Kouloumbis si dhe ministri i Tregtisė, Panayiotis Roumeliotis. Delegacioni grek, mė i madhi i ardhur deri atėhere nė Shqipėri, shoqėrohej nga 30 bisesmenė tė fushave tė ndryshme si dhe nga dhjetra gazetarė tė shtypit tė shkruar e tė medias elektronike nė Greqi.
Delegacioni grek qendroi tre ditė nė Shqipėri. Nė programin e tij, nė rrugėn e kthimit pėr nė Greqi, ishte pėrfshirė edhe vizita nė kishėn e Shėn Kozmait. Pėr ta pritur delegacioni grek, u ngarkua kryetari i Komitetit Ekzekutiv nė rretin e Fierit, Dhimitėr Brisku. Ai do tė qendronte nė pritje nė Mbrostar, nė kthesėn e rrugės qė tė ēonte nė Libofshė. Mua mu caktua si detyrė qė tė prisja tek kisha e shėn Kozmait, duke qenė se mbaja pėrgjgjėsi edhe pėr kujdesin e mirėmbajtjen e monumnenteve, statusin e tė cilit, ashtu siē e kam theksuar edhe mė lart, e kishte fituar edhe kisha e shėnjtorit grek.
E vėrteta ėshtė se ne kujtonim qė delegacioni grek, pas vizitės, mund tė kėrkonte riatdhesimin e eshtrave tė Shėn Kozmait. Ne jo vetėm qė e prisnim njė propozim tė tillė, por ishim edhe mjaft tė gatshėm qė eshtrat tė dėrgoheshin nė Greqi, pasi boll telashe kishim patur deri atėhere pėr ruajtjen e tyre. Natyrisht qė tė mos tregoheshim kaq bujar para delegacionit grek, ishim pergatitur qė kėrkesės sė palės greke ti kundėrpėrgjgjeshim edhe me njė kėrkesė nga ana jonė, pėr tė qenė kėshtu tė barabartė ndėrmjet palėve. Pasi kishim studjuar situatėn, kishim konstatuar se nė Athinė ndodhej vendvarrimi i Jani Vretos, i njohur pėr veprimtarinė e tij politike gjatė viteve tė Rilindjes tone Kombėtare, i cili ėshtė shprehur se nėse ata (grekėrit) do tė vazhdojnė tė ngrenė pretendimet e njohura dhe tė vjetra territoriale , atėhere do tė dridhen varret e etėrve, vėllezėrve . Ai kishte lindur nė fshatin Postenan tė Leskovikut nė vitin 1822 dhe kishte vdekur nė vitin 1900. Kėrkesa pėr kthimin e eshtrave tė tij nė Shqipėri do tė shtrohej nga ne, sapo pala greke tė artikulonte kėrkesėn e vetė. Kjo do tė ishte dhe kundėrpėrgjigja nga ana jonė, natyrisht pa e kundėrshtuar palėn greke.
Gadishmėria e traktorėve me zinxhirė
Siē theksuam edhe mė lart, rruga e asfaltuar me urgjencė nuk shkonte deri tek kisha e Shėn Kozmait. Afro 1 kilometėr rrugė ishte nė gjendje skandaloze. Frika ishte e madhe sidomos po tė fillonte tė binte shi. Atėhere rruga do tė shndėrrohej nė njė baltovinė ferri dhe makinat do tė ngecnin nė vend.
Pėr fatintone tė mire, ajo ditė dhjetori shkėlqente nga njė diell qė rrallėherė ndeshet nė ditėt dimėrore. Megjithatė frika jonė ishte shumė e madhe. Pėr tė dale nga ēdo situate e papritur, nė parcelat nė tė dy anėt e rrugės u vendosėn 3-4 traktorė me zinxhirė. Traktoristėt u porositėn qė tė bėnin sikur punonin, ndėrkohė qė po tė fillonte shiu, ata do tė merrnin urdhėr qė tė tėrhiqnin makinat nėpėr rrugėn e baltosur. Kjo do tė bėhej si rastėsisht pėr tu ardhur nė ndihmė miqėve grekė.
Nė mėnyrė qė tė evitohej edhe numėri i shumtė i makinave, nė Kolkondas nuk do tė vinte i gjithė delegacioni grek, duke pėrjashtuar nė radhė tė pare bizesmenėt, qė shoqėronin delegacionin. Po kėshtu u thjeshtua shumė edhe numėri i gazetarėve, duke lejuar vetėm disa kamermanė qė tė pasqyronin kėtė vizitė. Megjithatė numėri i tyre nuk ishte i paktė. Bile neve na u duk shumė i madh, duke marrė parasysh qė atėhere nė Shqipėri eksistonte vetėm njė television, ai shtetėrori.
Megjithė marrjen e kėtyre masave, nuk doli nevoja e vėnies nė funksion tė planit rezerve, pasi dita nuk ndryshoi dhe shiu ishte i vonuar ato ditė dhjetori.
Shfaqja e Merkourit dhe indeferenca e dy ministrave grekė
Qė nė orėt e para tė mėngjesit sheshi para kishės sė Shėn Kozmait atė ditė qe mbushur me dhjetra fshtatarė tė zonės sė Libofshės. Natyrisht ndėrmjet tyre kishte dhe shumė agjentė tė policisė sekrete, tė cilėt ruanin pjesmarrėsit nga ndonjė incident me palėn greke. Godina e kishės ishte lyer dhe pastruar mė sė miri. Pjesa e brendėshme e dyshemesė ishte gėrryer nga llumrat e lumit Seman, duke nxjerrė nė dukje pllakat e shtruara tė gurit nė ngjyrė gri. Po kėshtu ishin lyer edhe ndėnjėset e drurit, ndėrkohė qė sėnduku me eshtrat e Shėn Kozmait ishte ai i mėparshmi: Gjithė vrima nga tė ngrėnėt e moles. Sipėr sėndukut qendronte ena e qelqit me falangat e gishtrinjėve tė dorė sė dhjathtė tė priftit shenjtor. Sėnduku qendronte nė krye tė dhomės, afėr faltores sė priftit.
Delegacioni grek mbėriti nė sheshin e kishės rreth orės 11. Fashtarėt e pranishėm e pritėn atė me duartrokitje. I pari qė shkeli derėn e kishės ishte kryetari i delegacionit, minitsri i Jashtėm grek Karolos Papoulias. Ai zbriti tre shkallėt e kishės dhe qė nga dera vijoi rrugėn pėr tek sėnduku i eshtrave me njė pėrulje tė lehtė tė kokės. Sa u afrua tek sėnduku, u pėrul edhe mė shumė e me njė gjest fisnikėrie, puthi enėn e qelqtė mbi sėnduk. Tė njėjtin veprim kryen edhe dy ministrat e tjerė grekė, Kouloumbis dhe Roumeliotis. Nė ambjentin e kishte rėnė njė heshtje e rėndė, e cila po bėhej e padurueshme edhe nga dritat e shumta tė bliceve si dhe tė ndriēuesėve tė operatorėve televizivė.
Ndėrkohė salla u drodh nga njė veprim shokues i ministres tė Kulturės dhe Shkencės, Melina Merkouri. Si tė ishte nė njė skenė teatri, ajo qė tek dera u shtri barkazi e duke ecur rrėshqanthi iu afrua sėndukut tė eshtarve tė Shėn Kozmait. Tė gjithė tė pranishmit mbajtėn frymėn.
Ashtu, duke u hequr zvarrė, Merkouri hapi kapakun e sėndukut dhe me njė ngadalsi filmike, nisi tė puthė me radhė tė gjitha eshtrat qė gjendeshin nė sėnduk. Veprimi i saj elektrizoi sallėn. Askush nuk pėpėtinte. Dėgjohesdhin vetėm kėrcitjet e aparateve tė xhirimit dhe shkrepjet e aparateve fotografikė.
Por kishte dhe dy veta qė e ndiqnin kėtė skenė me njė indiferentizėm tė madh e gati fyes. Sapo Merkouri iu afrua sepetes, dy ministrat grekė, Kouloumbis dhe Roumeliotis u tėrhoqėn, duke u ulur nė poltronat e kishės, pas shpinės tė tė pranishmėve nė atė salle tė vogėl mk kishe. Njėri prej tyre, pak i shkurtėr, me njė fytyrė pak tė thatė e me mustaqe, gjatė gjithė kėsaj kohe vėshtronte jashtė derės, pa e kthyer kokėn nga shfaqja emocionale e ministres Merkouri.
Jani Vreto dhe Kozmai
Pas pėrfundimit tė ceremonialit, ashtu siē prirtej, e mori fjalėn ministri i jashtėm grek, Karolos Papouliasi. Me njė oratori tė kulluar, ai nisi tė fliste pėr veprimtarinė e Kozmait nga Etolia, duke e vlerėsuar atė si njė nga pėrfaqėsuesit mė tė shquar tė Rilindjes greke e tė pėrhapjes sė helenizmit nė disa vende tė Ballkanit e mė gjerė.
Por pa e mbaruar mire fjalėn ministri grek, e mori fjalėn Dhimitėr Brisku, i cili po me ato epitete vlerėsoi veprimtarinė patriotike tė Jani Vretos, duke theksuar se edhe ai kishte bėrė pėrpjekje titanike pėr tė zgjuar ndjenjat tona kombėtare e pėr pėrhapjen e gjuhės shqipe nė vendin tone. Qellimi ishte i qartė: Do tė vendosej kėshtu ekuilibri ndėrmjet dy figurave pėr shkėmbimin e eshtrave midis dy vendeve tona, nėse njė gjė e tillė do tė kėrkohej nga pala greke.
Por pritja jonė shkoi dėm. Papouliasi nuk bėri asnjė kėrkesė pėr marrjen e eshtrave tė priftit grek. Kjo na befasoi, sepse ne ishim pergatitur pėr kthimin e kėtyre eshtrave, ruajtja e tė cilave na kishte hapur shumė telashe. Megjithatė kujtuam se kjo kėrkesė do tė pėrsėritej mė vonė, ndoshta edhe nė rangje tė tjera qeveritare.
Tė pezmatuar nga ky shgėnjim, muarėm rrugėn e kthimit pėr nė qytetin e Fierit, ku do tė pihej edhe kafeja e mirseardhjes tė delegacionit grek nė kėtė qytet.
Eshtra e munguar
Ndalesa nė turizmin e Fierit ishte mjaft e shkurtėr. Gjatė pirjes sė kafesė, u prezantua njė histori e shkurtėr e qytetit tė Fierit dhe e rrethinave tė tij. Papouliasi e kishte njohur edhe mė pare kėtė qytet. Para dy vjetėve, kur ai kryente funksionet e ministrit tė Jashtėm Plotėsues nė qeverinė greke, kishte bėrė njė vizitė private nė Fier. Atėhere Papouliasi kishte ardhur pėr tė takuar mikun e tij tė vegjėlisė, aktorin e estradės sė Fierit, Fuat Boēin, me tė cilin kishte qenė fqinj nė fshatrat e Pogonit, nga ishte edhe vetė Papouliasi.
Por kjo atmosfere e qetė gati u acarua, sapo delegacioni grek, i shoqėruar nga ministri i Jashtėm i atėhershėm shqiptar, Reis Malile, u dukėn nė hollin e jashtėm tė hotel turizmit Apolonia nė Fier. Nė mėnyrė tė beftė dy ministrat e jashtėm, Papouliasi dhe Malile, sapo dualėn nė holl, u ndodhėn nė njė dare tė forte rrethimi nga mė shumė se 40 gazetarė grekė. Gazetarėt kėmbėngulnin nė njė pyetje tė vetme: Sipas informacionit qė ata kishin marrė, rrezultonte se Shėn Kozmait i mungonte njė eshtėr. Ku ishte ajo?
Pyetja u drejtohej dy ministrave tė jashtėm, pa specifikuar se pėr cilėn eshtėr bėhej fjalė, kur dihej qė kėtyre eshtrave u mungonte koka. Reis Malile po rrekej tė shpjegonte se qė nga vdekja e Shėn Kozmait kishin kaluar mė shumė se 200 vjet e gjatė kėsaj kohe kishin ndodhur edhe mjaft ndryshime tė rrjedhės sė lumit e transformime tė releivit. Gjirthashtu edhe varri kishte ndryshuar disa here pėr shkak tė rrjedhės sė lumit Seman, i cili kishte ndryshuar shtrat, duke gjarpėruar here nga njėri krah e herė nga krahu tjetėr.
Por gazetarėt ishin tė pakėnaqur nga pėrgjigja. Duket ata prisnin pėrgjigje tjetėr. Dara sa vinte dhe ngushtohej rreth dy ministrave. Atėhere me qetėsi tė plotė e mori fjalėn Papouliasi.
Zotėrinj tha ai Ju e dini se programi ynė ėshtė mjaft i ngjeshur. Dhe kėtė mė mire nga tė gjithė e kuptoni dhe e vlerėsoni ju gazetarėt. Ndėrsa pėrsa i pėrket pyetjes tuaj, duhet tė dini se ajo eshtėr ka qenė dhe mbetet nė token tone.
Me tė shprehur fjalėn e fundit, gardhi i gazetarėve u ēa si me urdhėr. Delegacioni vijoi rrugėn e tij pėr tė kryerė edhe vizitėn e fundit tė programuar: Drejt Pėrmetit, nė varrezat e tė rėnėve grekė gjatė luftės sė dytė botėrore.
Edhe pse pala shqiptare nuk reagoi ndaj kėsaj deklarate tė dyshimtė, ne mbetėm tė shokuar, duke parė njėri tjerin nė sy, por pa guxuar tė thoshnim ndonjė fjalė. Kompetencat tona ishin tė kufizuara.
Kozmai nga Etolia shėnjtor , apo misionar?
Tashmė, pas mė shumė se 20 vjetėve, shohim sinkronizimin e plotė tė veprimtarisė sė Shėn Kozmait me shprehjen e Papouliasit se eshtrat e tij janė nė tokėn tone. Pėr cilėn tokė bėhet fjalė? A mos vallė moskėrkimi i eshtrave tė Shėn Kozmait ka lidhje me traditėn e vjetėr ballkanase, se atje ku ka varrin i vdekuri, atje ėshtė edhe kufiri ndarės ndėrshtetėror?
Qė kėtej dalin edhe mjaft pika kontakti tė Kozmait nga Etolia me atė veprimtari shumė shekullore tė disa qarqeve greke pėr tė ashtuquajturėn autonomi tė Vorio-Epirit e pretendimet greke pėr disa zona jugore nė kufirin shqiptaro-grek. Nga shumė kėndvėshtrime nuk ėshtė e vėshtirė tė arrihet nė pėrfundim se edhe Kozmai nga Etolia, mė shumė se sa shėnjtorė duhet tė ketė qenė njė misionar grek, qė ka punuar nėn petkun e murgut shetitės pėr tė realizuar qellimin e zgjerimit tė kufirit grek deri nė rrjedhėn e lumit Shkumbin.
Lidhur me kėtė pėrfundim do tu referohemi disa momenteve kryesore tė shtjelluara mė lart.
Biografėt grekė theksojnė se Kozmai nga Etolia ka bėrė shumė pėrpjekje pėr tė hapur qindra shkolla greke deri nė thellėsi tė tokės shqiptare. Kėtė e theksoi nė fjalėn e tij edhe vetė ministri i Jashtėm grek, Papouliasi, gjatė vizitės sė tij nė kishėn e Shėn Kozmait, kur kishin kaluar mė shumė se 200 vjet nga vdekja e tij, me shprehjen se ai i ka eshtrat nė token e vetė. Ky sinkronizim i tė njėjtės linjė nuk ėshtė pa qėllim, duke provuar se Kozmai punonte jo thjeshtė pėr tė hapur shkollat greke. Jemi nė ato vite kur si populli grek, ashtu edhe ai shqiptar, ishin nėn sundimin e Portės sė Lartė dhe nėse Kozmai nga Etolia do tė luftonte pėr tė hapur shkollat greke thjesht nė teritorin helen, atėhere meritat e tij nė shėrbim tė popullit tė vetė do tė ishin tė padiskutueshme. Por fakti qė ai tė gjithė veprimtarinė e tij e ka pėrqėndruar pėrgjatė kufirit greko-shqiptar deri nė thellėsi tė tokės tonė, hedh shumė hije dyshimi pėr shėnjtėrinė e tij.
Eshtė fakt qė Kozmai u jepte pėrparėsi ngritjes sė shkollave greke edhe duke prishur kishat. Shėmbulli mė tipik ėshtė shėnuar nė Himarė, kur nė vitin 1777 vetė Kozmai prishi kishėn dhe nė vend tė saj ngriti njė shkollė greke. Duket ai e kishte kuptuar se vlera e njė shkolle ishte shumė herė mė e madhe se vlera e njė kishe pėr helenizimin e njė populli me kombėsi jo greke. Nė fund tė fundit kishat shėrbejnė vetėm si faltore, ndėrkohė qė shkollat kanė vlera tė pallogaritshme pėr tė ardhmen e njė kombi. Ky veprim nuk ėshtė gjė tjetėr, vē refleksion i parimit mė parė agresion kulturor e mė pas pushtim ushtarak. A nuk u veprua kėshtu edhe pas 250 vjetėve kur nė Himarė, nė mėnyrė tinzare, u ngrit shkolla greke, edhe pse popullsia nė kėtė krahinė ėshtė autoktone shqiptare?
Vetė biografėt e shumtė grekė e pranojnė njėzėri se Kozmai nga Etolia shėrbeu pėr mė shumė se 35 vjet si njė murg shetitės. Ai nuk u emėrua as nė detyrėn e priftit nga Patriarkana e Stambollit, nga varej kisha greke. Ai nuk u ngarkua tė shėrbente as edhe nė njė kishė ortodokse, qoftė nė lindje, qoftė nė perėndim. Pyetja ėshtė mjaft e thjeshtė: Cili ishte misioni i kėtij murgu shetitės, ndėrkohė qė kishat deri vonė, edhe nė Shqipėri, ndjenin mungesėn e priftėrinjėve? Deri mė sot askush nuk i ėshtė pėrgjigjur kėsaj pyetjeje.
Nė shumė raste Kozmai, siē pranojnė biografėt e tij, nuk pranohej pėr tė psallur lutjet e tij nė disa vende, pėrfshi kėtu edhe qytetet greke. Pėr mė shumė ai ka qenė i survejuar si njė person i dyshimtė, jo vetėm nga Porta e Lartė, por edhe nga autoritetet ruse e ato veneciane. Do tė mjaftonin vetėm kėto fakte qė mbi atė tė binin shumė hije dyshimi pėr aktivitetin e tij si misionar i njė qėllimi jo thjeshtė fetar. Kėto dyshime kanė ēuar edhe nė acarimin e Kozmait me vėllanė e tij, i cili nė atė kohė shėrbente nė njė postė tė lart tė hierarkinė kishtare ortodokse.
Po kėshtu fakti qė Kozmai i merrte porositė vetėm nga patriaku i Stambollit dhe nga askush tjetėr, ėshtė mjaft domethėnės pėr tė vėnė nė dukje se ai vinte nė Shqipėri me njė mision tė veēantė e tepėr sekret.
E sė fundi duhet pranuar se Kozmai nga Etolia ishte i gatshėm tė jepte edhe jetėn nė tokėn shqiptare. Biografėt theksojnė se kur njerzit e Kurt Pashės i komunikuan vendimin pėr ta ekzekutuar, ai u ndje shumė i gėzuar qė do tė varrosej nė kėtė vend. Edhe me kėtė fakt dėshmohet se Kozmai ishte i vetėdijshėm se varri i tij do tė shėnonte kufirin me shtetin grek, ashtu siē kanė pretenduar me shekuj qarqet mė shoviniste nė shtetin fqinj. A nuk e dėshmoi kėtė edhe vetė delegacioni grek, i cili nuk artikuloi asnjė kėrkesė pėr tė marrė eshtrat e tij? Njė gjė tė tillė nuk e kanė bėrė as qeveritė e mėpastajme greke, ndėrkohė qė dihet se pėr personalitete tė spikatura interesimi i qeverive pėrkatėse ėshtė shumė i madh pėr ti marrė ato nė vendin e tyre tė lindjes.
Tė gjitha kėto, qoftė edhe duke i vlerėsuar tė ndara nga njėra tjetra, do tė mjaftonin pėr tė hedhur hijen e dyshimit se cili ishte Kozmai nga Etolia, tė cilin duhet pranuar se vetė populli i zones sė Myzeqesė e ka respektuar sa ishte gjallė dhe e pėrjetėsoi tė shėnjtė pas vdekjes sė tij.
Ndoshta edhe pėr kėtė do tė duhen mė shumė studime e hulumtime nė arkivat e kohės.
Nga Gazeta Albania
Krijoni Kontakt