IN MEMORIAM: Dom Ndre Mjeda
Mėsues Feje e Poezie - nė 69 vjetorin e vdekjes
Mė 1 gusht janė mbushur 69 vjet nga vdekja e poetit tė madh, Dom Ndre Mjedės (1866 1937). I mbylli sytė nė Shkodėr, mė 1 gusht 1937, pas njė veprimtarie tė palodhur fetare, kulturore e atdhetare. Mori pjesė nė Kongresin e Manastirit, ishte nismėtar pėr formimin e Komisisė letrare, themeloi shoqėrinė kulturore "Agimi", punoi shumė pėr gjuhėn shqipe, shkroi poezitė e pėrmbledhura nė "Juvenilja", ndėrmjet tė cilave shkėlqejnė poemthat "Andrra e jetės", "Vaji i bylbylit", "Liria", "Lisus", "Skodra"
Nė njė ditė si kjo, ia vlen jo vetėm tė kujtosh artin e tij, por, mbi tė gjitha, tė mendosh sesi mund tė nxirren nė dritė thesare ende tė pa zbuluara tė krijimtarisė sė tij. Nuk ėshtė aspak e ēuditshme qė edhe veprat e Mjedės, ndonėse i vetmi klerik katolik i pranuar ndėrmjet shkrimtarėve qė studioheshin ndėr shkolla, gjatė periudhės sė diktaturės, iu nėnshtruan ēensurės. Kėtė fat patėn kryesisht veprat me karakter fetar edhe disa krijime mė pak tė njohura poetike si Majerling, Bija e verbtė ēprei tlémi, dhe Kānga e Mahmud Pashės, botuar (ndėrmjet poezive tė tjera tė Mjedės nė Shahiri Elierz. Do bejta qi ka qķt N. M. i S.J.) si shtojcė e njė flete fetare nga Jak Junku nė Kulshedra e Shpirtit, zblue trijve prei P. J. Junkut tShoqnķs Jezu. Deri mė sot nuk kemi njė pėrmbledhje tė veprave tė Mjedės nė prozė, studimet e tij pėr shkrimtarėt e vjetėr tė Veriut dhe sidomos librat si Jeta e shejtit shNjon Berchmans, Tpergiamit e Zojs Bekueme, Katekizmi i madh nė tre vėllime, Historija Shźjte.
Janė vepra qė mbushin njė zbraztėsi tė madhe nė historinė e letėrsisė shqipe, ku mungon plotėsisht studimi i veprave me karakter hagjiografik, dmth tregimeve mbi jetėn e shenjtorėve. Njė nga veprat e munguara tė Mjedės, me vlera tė mėdha studimore nė lėmin e gjuhės shqipe e sidomos tė terminologjisė fetare, ėshtė oficja Vizari Shpirtėnuer, punuar nga poeti-meshtar nė bashkėpunim me fratin franēeskan, Atė Benedikt Dema, pa kujtuar kėtu letėrshkėmbim tepėr tė pasur tė Priftit-poet e gjuhėtar.
Nė pėrvjetorin e vdekjes sė tij, Dom Ndre Mjeda na flet pėrsėri pėr veprėn e tij tė palodhur nė dobi tė fesė e tė kombit, me tė cilėn ėshtė marrė plot pėrkushtim individual studiuesi Mentor Quku, i cili vijon tė botojė vėllime tė reja mbi gjithēka ka lidhje me emrin e madh tė Ndré Mjedės.
Sot, Ndré Mjeda pati pėrvjetorin e vdekjes. Tė shpresojmė se kjo ngjarje nuk do tė kalojė nė harresė, ashtu si kaloi 81- vjetori i lindjes sė nėnėsit tė tij tė madh, Martin Camajt, qė vijoi rrugėn letrare tė cilėn njė plejadė yjesh tė letrave shqipe e patėn nisur nė bankat e Kolegjit Saverian tė Etėrve Jezuitė nė Shkodėr, ku patėn mėsues feje, gjuhe shqipe e poezie - Dom Ndré Mjedėn.
Krijoni Kontakt