Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 13 prej 13
  1. #1
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    In Your Mind!
    Mosha
    35
    Postime
    2,291
    Faleminderit
    0
    2 falenderime nė 2 postime

    Lightbulb Dom Ndre Mjeda

    IN MEMORIAM: Dom Ndre Mjeda

    Mėsues Feje e Poezie - nė 69 vjetorin e vdekjes









    Mė 1 gusht janė mbushur 69 vjet nga vdekja e poetit tė madh, Dom Ndre Mjedės (1866 – 1937). I mbylli sytė nė Shkodėr, mė 1 gusht 1937, pas njė veprimtarie tė palodhur fetare, kulturore e atdhetare. Mori pjesė nė Kongresin e Manastirit, ishte nismėtar pėr formimin e Komisisė letrare, themeloi shoqėrinė kulturore "Agimi", punoi shumė pėr gjuhėn shqipe, shkroi poezitė e pėrmbledhura nė "Juvenilja", ndėrmjet tė cilave shkėlqejnė poemthat "Andrra e jetės", "Vaji i bylbylit", "Liria", "Lisus", "Skodra"…

    Nė njė ditė si kjo, ia vlen jo vetėm tė kujtosh artin e tij, por, mbi tė gjitha, tė mendosh sesi mund tė nxirren nė dritė thesare ende tė pa zbuluara tė krijimtarisė sė tij. Nuk ėshtė aspak e ēuditshme qė edhe veprat e Mjedės, ndonėse i vetmi klerik katolik i pranuar ndėrmjet shkrimtarėve qė studioheshin ndėr shkolla, gjatė periudhės sė diktaturės, iu nėnshtruan ēensurės. Kėtė fat patėn kryesisht veprat me karakter fetar edhe disa krijime mė pak tė njohura poetike si “Majerling”, “Bija e verbtė ē’prei t’lémi”, dhe “Kānga e Mahmud Pashės”, botuar (ndėrmjet poezive tė tjera tė Mjedės nė Shahiri Elierz. Do bejta qi ka qķt N. M. i S.J.) si shtojcė e njė flete fetare nga Jak Junku nė Kulshedra e Shpirtit, zblue t’rijve prei P. J. Junkut t’Shoqnķs Jezu. Deri mė sot nuk kemi njė pėrmbledhje tė veprave tė Mjedės nė prozė, studimet e tij pėr shkrimtarėt e vjetėr tė Veriut dhe sidomos librat si “Jeta e shejtit sh’Njon Berchmans”, “T’pergiamit e Zojs Bekueme”, “Katekizmi i madh” nė tre vėllime, “Historija Shźjte”.

    Janė vepra qė mbushin njė zbraztėsi tė madhe nė historinė e letėrsisė shqipe, ku mungon plotėsisht studimi i veprave me karakter hagjiografik, dmth tregimeve mbi jetėn e shenjtorėve. Njė nga veprat e munguara tė Mjedės, me vlera tė mėdha studimore nė lėmin e gjuhės shqipe e sidomos tė terminologjisė fetare, ėshtė oficja “Vizari Shpirtėnuer”, punuar nga poeti-meshtar nė bashkėpunim me fratin franēeskan, Atė Benedikt Dema, pa kujtuar kėtu letėrshkėmbim tepėr tė pasur tė Priftit-poet e gjuhėtar.

    Nė pėrvjetorin e vdekjes sė tij, Dom Ndre Mjeda na flet pėrsėri pėr veprėn e tij tė palodhur nė dobi tė fesė e tė kombit, me tė cilėn ėshtė marrė plot pėrkushtim individual studiuesi Mentor Quku, i cili vijon tė botojė vėllime tė reja mbi gjithēka ka lidhje me emrin e madh tė Ndré Mjedės.

    Sot, Ndré Mjeda pati pėrvjetorin e vdekjes. Tė shpresojmė se kjo ngjarje nuk do tė kalojė nė harresė, ashtu si kaloi 81- vjetori i lindjes sė nėnėsit tė tij tė madh, Martin Camajt, qė vijoi rrugėn letrare tė cilėn njė plejadė yjesh tė letrave shqipe e patėn nisur nė bankat e Kolegjit Saverian tė Etėrve Jezuitė nė Shkodėr, ku patėn mėsues feje, gjuhe shqipe e poezie - Dom Ndré Mjedėn.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Jack Watson : 25-11-2009 mė 18:10 Arsyeja: ndryshim nė titull: nga Don nė Dom

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anėtarėsuar
    26-03-2004
    Postime
    1,988
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Arrow Me rastin e 140 vjetorit te lindjes se Mjedes

    Ndre Mjeda (1866-1937)

    Poet i shquar dhe veprimtar patriot. Lindi nė Shkodėr (20 nėntor 1866)nė njė familje tė varfėr tė zbritur nga fshati Mjedė. Mėsimet e para i ndoqi nė Shkodėr, mė pas u dėrgua pėr studime tė mesme dhe tė larta teologjike nė disa vende nė Evropė. Nė fillim dha mėsim nė njė shkollė tė lartė fetare nė Kroaci. I 'dėbuar nga urdhri jezuit pėr mosbindje, Ndre Mjeda u kthye nė atdhe ku u emėrua famullitar nė fshatra tė ndryshme. U lidh qė herėt me lėvizjen patriotike.

    Mė 1901 bashkė me tė vėllanė themeloi shoqėrinė "Agimi", e cila krijoi njė alfabet dhe botoi njė varg librash pėr shkollat mbi bazėn e kėtij alfabeti. Pėr veprimtari patriotike autoritetet osmane e arrestuan. Mė 1908 nė Kongresin e Manastirit u zgjodh anėtar i Komisionit pėr hartimin e alfabetit tė njėsuar tė shqipes, ndėrsa mė 1916-1917 ishte anėtar i Komisisė Letrare. Nė periudhėn e hovit tė lėvizjes demokratike (1920-1924) Ndre Mjeda mori pjesė nė jetėn politike tė kohės dhe u zgjodh deputet. Pas dėshtimit tė Revolucionit Demokratiko-borgjez u tėrhoq nga jeta politike dhe punoi si prift i thjeshtė nė Kukėl. Vitet e fundit ishte mėsues i gjuhės shqipe nė Shkodėr dhe vdiq nė kėtė qytet.

    Veprimtarinė poetike Ndre Mjeda e nisi qė herėt. Poema romantike e njohur Vaji i bylbylit u shkrojt mė 1887; nė tė ndihen fryma patriotike dhe nota pėrmallimi, qė shquanin paraardhėsit e tij L. De Martinin, N. Bytyēin etj. Vepra pėrmbyllej me thirrjen drejtuar shqiptarit qė tė ngrihej pėr tė fituar lirinė. Qė nga kjo kohė e deri mė 1917 kur pa dritėn e botimit vėllimi me vjersha Juvenilia, Ndre Mjeda shkroi, por nuk botoi gati asgjė. Tė kėsaj kohe janė poema tjetėr romantike "I tretuni", nė tė cilėn ėshtė derdhur malli pėr atdheun, pėr njerėzit dhe natyrėn e vendit me bukuritė e saj, vjersha "Shtegtari", "Malli pėr atdhe", "Gjuha shqype", "Bashkoniu!"etj. Krahas krijimeve tė pėrshkuara nga notat elegjiake, Ndre Mjeda hartoi edhe vepra poetike, nė tė cilat tema patriotike u trajtua nė frymėn e poezisė luftarake tė Rilindjes, si Liria (1910-1911). Nė tė gjeti jehonė kryengritja e malėsorėve tė Shqipėrisė sė Veriut mė 1911, qėndresa dhe aspirata e tyre e zjarrtė pėr drejtėsi shoqėrore dhe pėr tokė. Grishja e poetit qė fshatarėt tė ngriheshin pėr t'u ēliruar nga zgjedha e rėndė shoqėrare, ndėrthuret me besimin se lufta e vegjėlisė do tė sjellė lirinė. Nė kėtė vepėr gjeti pasqyrim demokratizmi i Ndre Mjedės., qė pėrbėn bashkė me patriotizmin, anėn mė tė fortė tė botėkuptimit dhe tė krijimtarisė sė tij. Vjersha "Mustafa Pasha nė Babunė" fshikullon pavendosmėrinė dhe qėndrimin e lėkundshėm tė parisė feudale nė luftė kundėr zgjedhės sė huaj. Nė poemėn e njohur Andrra e jetės nėpėrmjet pamjeve poetike prekėse, autori zbuloi tragjedinė e -malėsorėve tė varfėr, qė rronin nė zgrip tė jetės, mjerimin dhe padijen e madhe, ku ata ishin kredhur. Botėn shpirtėrore tė personazheve tė poemės, ndjenjat dhe mendimet e tyre, poeti i dha me mjete tė kursyera dhe mjeshtėri.

    Fazės sė dytė tė krijimtarisė sė Ndre Mjeda e cila nisi pas Luftės I Botėrore, i pėrkasin poemat nė tingėllima "Scodra" dhe "Lissus", ku, pėrmes historisė sė lashtė tė dy qyteteve evokohet e kaluara e hershme e popullit tonė, sidomos fryma luftarake dhe liridashėse e stėrgjyshėrve tė tij, ilirėve. Duke vijuar nė kėtė kohė traditėn e poezisė sė Rilindjes Kombėtare, Ndre Mjeda shprehu kėshtu mospajtimin e tij me regjimin reaksionar qė sundonte vendin.

    Nė prodhimin poetik tė Ndre Mjedės, vend zėnė edhe vjershat pėr fėmijė. La edhe disa shqipėrime tė goditura nga Gėtja, T. Grosi etj. Romantik nė thelb, Ndre Mjeda bėri njė hap pėrpara drejt realizmit, ai kishte kėrkesa tė larta dhe tregoi mjeshtėri tė rrallė poetike

    Ndre Mjeda dha ndihmesėn e tij edhe nė fushėn e gjuhėsisė. Puna e tij u zhvillua nė, gramatikė, leksikologji, filologji. Krijoi alfabetin qė u zbatua prej shoqėrisė "Agimi" me kriterin shkencor pėr ēdo tingull njė shkronjė, duke pėrdorur shenjat diakritike. Dha ndihmesė tė shėnuar nė lėvrimin e gjuhės letrare. Nė historinė e gramatologjisė shqiptare janė pėr t'u pėrmendur Vėrejtje mbi artikuj e premna pronės tė gjuhės shqipe (1934), Mbi shqiptimin e qellzoreve ndėr dialektet e ndrtyshme tė gjuhės shqipe (1902). Ndre Mjeda ėshtė ndėr tė parėt gjuhėtarė shqiptarė qė u morėn me studimin dhe transkriptimin e veprave tė letėrsisė sonė tė vjetėr. Transkriptoi pjesėrisht veprėn e P. Bogdanit (1930) dhe tė P. Budit (1932), shkroi pėr dialektin shqiptar tė Istries (1932) dhe pėr Perikopenė e ungjillit tė shek. XIV-XV (1933).

    Flori Bruqi







    Liria

    - I -
    O shqipe, o zogjt' e maleve, kallzoni:
    A shndrit rreze lirie n'ato maja;
    mbi bjesh' t'thepisuna e n'ograja,
    ku del gurra e gjėmon pėrmallshėm kroni?

    A keni ndie ndikund, kah fluturoni
    ndėr shkrepa, me ushtue kangėn e saj?
    A keni ndie nji kangė tė patravajė?*)
    O shqipe, o zogjt' e maleve, kallzoni!

    "Lirim, lirim!" -- bėrtet gjithkah malsia.
    A ka lirim ky dhé qė na shkel kamba,
    a veē t'mjerin e mblon anemban' robnia?
    Flutro shqipe, flutro kah ēelet lama,
    sielliu maleve pėrreth qė ka Shqipnia,
    e vėshtroje ku i del lirimit ama.
    .................................

    - VI -
    Por nuk u shuejt edhe, jo, shqiptaria:
    Lodhun prej hekrash qė mizori e njiti,
    lodhun prej terri ku robnimi e qiti,
    shpreson me e zgjue fluturim mėnia.**)

    E kqyre: Ndėr male po pėrhapet shkėndija
    e lirimit t'Atdheut; fshehtas shėtiti
    kasoll' pėr kasoll' rreth buneve***) e soditi
    frymė tė re tue zbrazun pėr gjithkah, hija

    e Skanderbegut. Qė ndėr djepa rritin
    nanat e Hotit djelmėnin' ushtore
    e idhnim n'armikun nėpėr gji iu qitin.

    E nalt, ndėr maja, bukuri mbretnore.

    *) pa vuajtje, pa mjerim.
    **) urrejtja
    ***) banesave
    ....................

    Gjuha shqipe

    Pėrmbi za qė lshon bylbyli,
    gjuha shqipe m'shungullon*
    pėrmbi er' qė jep zymbyli,
    pa da zemren ma ngushllon.

    Ndėr komb' tjera, ndėr dhena tjera,
    ku e shkoj jetėn tash sa mot,
    veē pėr ty m'rreh zemra e mjera
    e prej mallit derdhi lot.

    Nji kto gjuhė qė jam tue ndie,
    jan' tė bukra me themel
    por prap' kjo, si diell pa hije,
    pėr mue t'tanave iu del .
    ................................

    Ku n'breg t'Cemit rritet trimi
    me zbardh, Shqipe, zanin tand,
    e ku Drinit a burimi
    qė shpėrndahet kand e kand.

    Geg' e tosk', malsi, jallia**)
    jan' nji komb, m'u da, s'duron;
    fund e maj' nji a Shqipnia
    e nji gjuh' t'gjith' na bashkon.

    Qoftė mallkue kush qet ngatrrime
    ndėr kto vllazėn shoq me shoq,
    kush e dan me flak' e shkrime
    ēka natyra vet' pėrpoq.***)

    Por me gjuhė kaq t'moēme e mjera
    si nj'bij' kjo qė pa prind mbet:
    pėr t'huej t'mbajshin dhenat tjera,
    s't'kishte kush pėr motėr t'vet.

    E njat tok' qė je tue gzue,
    e ke zan' tash sa mij' vjet,
    shqiptaria, qė mbet mblue
    sot nėn dhe, edhe shqip flet.



    29.09.2006.
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  3. #3
    i/e regjistruar Maska e elen
    Anėtarėsuar
    07-01-2005
    Vendndodhja
    United States of Albania
    Postime
    920
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Faktikisht jam Migjense e flakte po "per mbi za qe lshon bylbili pa da zemren ma ngushllon " eshte kryeveper....dhe te gjitha te tjerat sigurisht...
    Never take life seriously. Nobody gets out alive anyway

  4. #4
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Mosha
    31
    Postime
    11,981
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    140- vjetori i lindjes sė Ndre Mjedės, njė tjetėr pėrvjetor i heshtur

    Asnjė fjalim pėrkujtimor, apo njė meshė pėr autorin e “Vajit tė Bylbylit”.

    Dje u mbushėn 140 vjet prej lindjes sė njė prej figurave mė ė mėdha tė Rilindjes sonė Kombėtare, Ndre Mjeda. Nė kėtė pėrvjetor lindjeje asnjė institucion kulturor nuk u kujtua tė organizojė ndonjė aktivitet pėrkujtimor, pėr poetin, atdhetarin dhe gjuhėtarin.

    Tashmė u bė e udhės qė figura tė shquara tė kalojnė thuajse pa u vėnė re.

    I vakėt ishte edhe pėrkujtimi i 95-vjetorit tė lindjes sė Migjenit dhe fare i heshtur pėr Mjedėn.

    Mjeda lindi nė Shkodėr mė 20 nėntor 1866 nė njė familje tė varfėr, tė ardhur nga fshati Mjedė.

    Mėsimet e para i ndoqi nė Shkodėr, mė pas u dėrgua pėr studime tė mesme dhe tė larta teologjike nė disa vende nė Evropė.

    Nė fillim dha mėsim nė njė shkollė tė lartė fetare nė Kroaci.

    Veprimtarinė poetike Ndre Mjeda e nisi qė herėt.

    Poema e njohur romantike "Vaji i bylbylit" u shkruajt mė 1887.

    Qė nga kjo kohė e deri mė 1917, kur pa dritėn e botimit vėllimi me vjersha “Juvenilia", ai shkroi, por nuk botoi gati asgjė.

    Mund tė pėrmendim poemėn romantike "I tretuni", "Shtegtari", "Malli pėr atdhe", "Gjuha shqype", "Bashkoniu!",etj.

    Krahas krijimeve tė pėrshkuara nga notat elegjiake, Ndre Mjeda hartoi edhe vepra poetike, nė tė cilat tema patriotike u trajtua nė frymėn e poezisė luftarake tė Rilindjes, si “Liria” (1910-1911).

    Nė tė gjeti jehonė kryengritja e malėsorėve tė Shqipėrisė sė Veriut mė 1911.

    Nė poemėn e njohur “Andrra e jetės” nėpėrmjet pamjeve poetike prekėse, autori zbuloi tragjedinė e malėsorėve tė varfėr, qė rronin nė zgrip tė jetės, mjerimin dhe padijen e madhe, ku ata ishin kredhur.

    Botėn shpirtėrore tė personazheve tė poemės, ndjenjat dhe mendimet e tyre, poeti i dha me mjete tė kursyera dhe mjeshtėri.

    Mė 1901, bashkė me tė vėllanė, themeloi shoqėrinė "Agimi", e cila krijoi njė alfabet dhe botoi njė varg librash pėr shkollat mbi bazėn e kėtij alfabeti.

    Fazės sė dytė tė krijimtarisė sė Ndre Mjedės, e cila nisi pas Luftės sė parė Botėrore, i pėrkasin poemat nė tingėllima "Scodra" dhe "Lissus", ku, pėrmes historisė sė lashtė tė dy qyteteve evokohet e kaluara e hershme e popullit tonė, sidomos fryma luftarake dhe liridashėse e stėrgjyshėrve tė tij, ilirėve.

    Nė krijimtarinė poetike tė Ndre Mjedės, zėnė vend edhe vjershat pėr fėmijė.

    La edhe disa shqipėrime tė goditura nga Gėtja, Grosi etj.

    Romantik nė thelb, Ndre Mjeda bėri njė hap pėrpara drejt realizmit, ai kishte kėrkesa tė larta dhe tregoi mjeshtėri poetike.

    Nė historinė e gramatologjisė shqiptare janė pėr t'u pėrmendur “Vėrejtje mbi artikuj e premna pronės tė gjuhės shqipe” (1934) dhe “Mbi shqiptimin e qellzoreve ndėr dialektet e ndryshme tė gjuhės shqipe” (1902).

    Ndre Mjeda ėshtė ndėr tė parėt gjuhėtarė shqiptarė qė u morėn me studimin dhe transkriptimin e veprave tė letėrsisė sonė tė vjetėr.

    Transkriptoi pjesėrisht veprėn e Pjetėr Bogdanit dhe tė Pjetėr Budit, shkroi pėr dialektin shqiptar tė Istries dhe pėr Perikopenė e ungjillit tė shek. XIV-XV.

    Mė 1908 nė Kongresin e Manastirit u zgjodh anėtar i Komisionit pėr hartimin e alfabetit tė njėsuar tė shqipes, ndėrsa mė 1916-1917 ishte anėtar i Komsisė Letrare.

    Nė periudhėn e hovit tė lėvizjes demokratike (1920-1924) Ndre Mjeda mori pjesė nė jetėn politike tė kohės dhe u zgjodh deputet.

    Pas dėshtimit tė Revolucionit Demokratiko-Borgjez u tėrhoq nga jeta politike dhe punoi si prift i thjeshtė nė Kukėl.

    Vitet e fundit ishte mėsues i gjuhės shqipe nė Shkodėr dhe ndėrroi jetė nė kėtė qytet.

    Shekulli/ G.S.
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Mosha
    38
    Postime
    1,085
    Faleminderit
    6
    7 falenderime nė 5 postime
    Jane figura qe nuk ka nevoj ti perkujtojne autoritet i perkujton vepra e tyre. Sa here i lexon apo degjon emrat e tyre te rinojne dhe te cojne ne bankat e tetevjecares.

    Kane qene kta patriotet e Rilindjes qe ne jemi shqiptar dhe kemi shqiperi. Ka qene kohe e lavdishme periudha e Rilindjes dhe fat i madhe per kombin shqiptar qe te kishte gjithe keta njerez te shquar. Keta njerez te shquar patriota rilindes te medhenje qe sot i mungojne shqiperise. Rilindasit e mdhenje qe sot nuk perkujton njeri.

    Vaji i bylbylit kryeveper e paarriteshme!

    Eshte fatekeqesi per ne shqiptaret qe nuk i respektojme kta figura te shquara te kombit tone. Visita e nje ish politikani ne shqiperi terheq vemenden e gazataris se flliqt shqiptare ndersa pervjetori i Mjedes harrojet.

    Turp i madh!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,237
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Vaji i Bylbylit


    Po shkrihet bora,
    Dimni po shkon;
    Bylbyl i vorfėn,
    Pse po gjimon?


    Pushoi murlani
    Me duhi t'vet;
    Bylbyl i vorfėn,
    Ēou mos rri shkret.


    Gjith; fushėt e malet
    Blerim e mbėloj;
    Livadhi e pema
    Gjithkah lulzoj.


    Ndėr pyje e orgaja,
    N'ma t'mirin vend,
    Me rreze dielli
    Po e gėzon gjith'kend.


    E tuj gjimue
    Shikon rreth e rreth
    Nji prrue qi veret
    Rrjedh nėpėr gjeth.


    Asht ēilė kafazi,
    Bylbyl, flutro;
    Ndėr pyje e ograja,
    Bylbyl, shpejto.


    Kerkush ma hovin
    Atje s'ta pret,
    Me zeher haejen
    Kerkush s'ta qet.


    Kafaz ke qiellin,
    Epshin pengim,
    E gjith ku t'rreshket
    Shkon fluturim.


    Nėpėr lamije
    Ke me gjet mel,
    Pėr gjith'prendverėn
    Njajo buk t'del.


    E kur t'zitė e di
    ndėr prroje pi,
    Te njato prroje
    Qi ti vetė di.


    Tash pa frigė ēerdhen
    E ban ndoj lis;
    Nuk je si'i nieri
    Qi nuk ka fis


    E kur t'vin zhegu,
    Kur dielli shkon,
    Ti ke me kėndue
    Si ke zakon.


    Rreth e rreth gjindja
    Me t'ndie rri;
    Prej asi vendit
    Dahen me zi.


    A ēilė kafazi,
    Bylbyl, flutro;
    Ndėr pyje e ograja,
    Bylbyl, shpejto.


    Ndėr tranfofille,
    Ndėr zamakė nga;
    Ku qeshet kopshti,
    Idhnim mos mba.


    Po shkrihet bora,
    Dimni po shkon;
    Biylbyl i vorfėn ,
    Pse po gjimon?

  7. #7
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    In Your Mind!
    Mosha
    35
    Postime
    2,291
    Faleminderit
    0
    2 falenderime nė 2 postime
    Ndre Mjedja - Poeti


    Gazmend KRASNIQI


    Njėherė, Ernest Koliqi ka shkruar se Ndre Mjedja i ka thėnė qė krijimi i poezisė ėshtė njė “ēėshtje durimi”. Kuptohet, me kėtė rast Nd. Mjedja i thoshte atij njė mėsim shumė tė lashtė, por qė mbetet i ditės edhe pėr poetėt bashkėkohorė (tashti shumkush e di se ēfarė bėri Odiseas Elitis me poemėn Axion esti). Ai qė i prin argumentit nė fjalė, sepse, pa dyshim, Mjedja atė ka patur parasysh, ėshtė latini Horaci me teorizimin e vet te Ars Poetica, ku, mes tė tjerash, thotė “ngutu ngadalė” (festina lente), ose “veprat duhen mbajtur nėntė vjet nė sirtar pėrpara se tė botohen” (nonum prematur in annum). Mė tej, nė veprėn e tij, Horaci shkruan se poetit i duhet tė zotėrojė vetitė e punės, talentit dhe dijes, gjithēka qė e kemi tė mishėruar tek poeti ynė (pėr kėtė flet qartas vepra). Tė tjera pikėtakime tė poetit tonė me teoricienin qė ka sunduar botėn letraro-artistike pėr rreth dymijėvjeēarė, janė: kėrkesa pėr harmoninė e kompozicionit (nė kėtė pikė “Andrra e jetės” mbetet poema mė e shquar e letėrsisė shqipe), si dhe ndjenja e masės e respektimi i rregullave, zgjedhja e lėndės e shtjellimi i saj, sepse “nė shtjellimin e mirė edhe tema banale shkėlqen”. Si te Horaci, i cili i qesėndis poetėt qė besojnė se janė njerėz tė jashtėzakonshėm, Mjedja nuk merr pėrsipėr asgjė prej profeti, apo diēkaje tjetėr tė tillė, megjithėse e kuptojmė menjėherė dashurinė e thellė pėr ata qė shkruan; si te Horaci, Mjedja ėshtė kundėrshtar i rreptė i emfazės dhe trivialitetit (nuk ndjehet kurrė i parėndėsishėm dhe i vogėl), pasi me artin e vet u vu nė shėrbim tė kohės ku jetoi.
    Vlera e kėmbėnguljes sė tij ėshtė se Mjedja e sheh traditėn nė konceptin eliotian tė fjalės, pra nė dinamikėn e saj. Krejt i vetdijshėm se ēfarė po bėn, se ēfarė kohe i pėrket, ai ndahet prej autorėve antikė qė nė thelb tė ligjėrimit: megjithėse i njihte mirė, nuk i imitoi, nuk mbeti rob i mėnyrės sė tė derdhurit tė mendimeve tė mėdha nė vargje muzikale e mjeshtėrore, tė cilat veshit modern i tingėllojnė disi monotone – ai, ndėrkohė qė kujdesej pėr kompozicionin, format strofike, metrin, u kujdes edhe pėr njėsitė mė tė vogla, qė nga fjala deri tek fonema, dhe dha pėrftime tingėlluese thellėsisht moderne, si kėto:

    shkon kau e avllin qė del prej arvet
    erton e nepet…


    ose:

    Asht i madh shendi
    kur ndihet shpendi
    ndėr pyje tuj pingrue;
    e knaqshme a` i lule
    kur iu pėrkule,
    o fllad i lehtė, m`e lmue.


    Me Mjedjen kemi njė nga mendjet mė tė mėdha tė kohės, njeriu qė dinte pothuajse gjithēka pėr poezinė. Duhet tė kujtojmė se ai nuk qe rob i rregullave tė ngurta tė vjershėrimit, pasi siē shkruan “masa e plotėson poezinė, por nuk asht nji gja e domosdoshme e saj”. Kjo thėnie ka vlerė tė veēantė kur kemi parasysh njė poet qė ka kultin e formės: duhet kuptuar se, megjithėse mjeshtėr i formės, ai nuk e ka kėrkuar atė, ka qenė ideja qė ia ka organizuar, duke u pėrftuar kėshtu katreni katėrrrokėsh me rimat ABAB, gjashtėvargėshi shtatėrrokėsh me rimat ABABCC, gjashtėvargėshi shtatėrrokėsh me rimat ABABCD etj.
    Botimi i veprės “Juvenilja” mė 1917 pati fatin e veprave tė dorės sė parė, ato me tė cilat mediokriteti i zakonshėm nuk hyn dot nė marrdhėnje: pra, nuk u shkrua pėr tė. Gjergj Fishta ishte zėdhėnės i letėrsisė romantike kur do tė donte (Hylli i dritės, 1921) qė kjo poezi tė vinte “mė tepėr prej zemrės se sa prej mendjes”. Mirėpo s`duhet harruar se nė kulmin e postulatit romantik “poezia ėshtė shpėrthim spontan i ndjenjave” (Wordsworth), John Keats thoshte se poezia ėshtė diēka “impersonale”, pa dashur tė pėrmendim Edgar Alan Po e Charles Baudelaire, tė cilėt sollėn shkėputjen e plotė nga kjo atmosferė.
    Ndre Mjedja (flasim pėr anėn zyrtare) ėshtė pranuar si poet, ėshtė botuar, ėshtė futur nė tekstet shkollore, duke iu mėshuar anės patriotike, humane, simpatisė pėr tė shtypurit dhe tė vegjėlit. Nuk ėshtė harruar tė pėrmendet si stilist i shquar, por meqė statusi letrar nuk e fitoi qytetarinė e vet, nuk u diskutua kurrė se ēfarė do tė thoshte kjo pėr letėrsinė shqipe. Edhe ithtarėt mė tė zjarrtė iu pėrshtatėn heshtjes sė tij stoike: vetėm nė korrespondencė private i zbrazte Fishtės dufin e vet Lazėr Shantoja. Dekadave nė vazhdim, ithtarėt firuan njė nga njė, megjithėse Mjedja lexohej e pėlqehej, deri te njerėzit mė tė thjeshtė. Ndėrkohė, u la mėnjanė vetė shkolla e tij poetike, sepse kohėt e reja, tė sunduara nga ideologji dritejetėshkurtėra, nuk patėn nevojė pėr kulturėn klasike, burimin dhe bazėn e ēdo kulture tė vėrtetė.
    Mjedja, i cili ka shkruar se tė mėtosh qė ia ke dalė pėrkthimit tė tė mėdhenjve ėshtė si tė dalėsh me qiri nė mes tė ditės dhe tė thuash se ia zbehe dritėn diellit, i ka parafytyruar tė gjitha kėto keqkuptime e dashakeqėsi dhe kjo pėrbėn njėfarė ngushėllimi pėr aspiruesit e poetikave.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-06-2006
    Postime
    369
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    ZOGA

    Neper ograje po kendojne bylbylat
    Si tu`u pralle me shoqi shojne;
    Drandofilleve zymylat
    T`kandshmen ere dhuntie ju cojne.


    E nalt n`qiell ma e bukur hana
    Rreze t`paqta shkon tui shkri
    Maje bjeshkeve fillon Zana
    N`valle shoqeve m`u prie.


    Lodhe prej vegesh,prej rranjesh shpijet,
    Si u ba nate,ndej Zoga n`voter;
    Ndej m`u xe me dru dullijet
    Qe kish ba neper mal,pa moter!



    E kuvendte me nane locen,
    Si pergjumshem,ndonji fjale,
    Deri sa brie votres gocen
    E muer gjumi dal ka dale.


    Fjet bri votres: e kur shkendija
    Shendritte at fetyr`te pa travaje,
    Engjell prei qiellit ule te shpija
    Dukej faret fetyra e saje.


    Here n`at gjume tui qeshun dukej,
    Si m`u fale here doren cote;
    Here permallshem n`vedi strukej
    E n`fetyre gjaku t`tane i velote.


    (Ngrimun n`ar, mbi`j pullalie
    Nen balkue nji beg kish dale;
    Holl`e i gjate porsi silvie
    Ne rruge nen gardh ish duke nje djale.)


    E nan-bardha tui shikjue
    „Flej me engjuj,thote, o bie,
    Pusho shtatin me i ndimue
    Lokes s`ate neper shpie”.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,840
    Faleminderit
    0
    4 falenderime nė 4 postime

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-07-2007
    Postime
    144
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Nė kėtė temė pėr Ndre Mjedėn,unė kėrkoj ndihmė:
    Po qe se dikush nga forumistėt do tė mund tė sillte njė shkrim tė Ndre Mjedės,ku mes tjerash pėrmendet edhe Janjeva,do t\i jem shumė mirėnjohės.Unė atė shkrim e kam lexuar diku mė njė faqe interneti,dhe ėshtė gabim i madh imi qė nuk e kam ruajtur.

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-07-2007
    Postime
    144
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga veletini Lexo Postimin
    Nė kėtė temė pėr Ndre Mjedėn,unė kėrkoj ndihmė:
    Po qe se dikush nga forumistėt do tė mund tė sillte njė shkrim tė Ndre Mjedės,ku mes tjerash pėrmendet edhe Janjeva,do t\i jem shumė mirėnjohės.Unė atė shkrim e kam lexuar diku mė njė faqe interneti,dhe ėshtė gabim i madh imi qė nuk e kam ruajtur.


    Janjeva dhe Ndre Mjedja pėrkitazi me shqiptarėsinė e janjevasve
    Titulli qė unė zgjodha pėr kėtė postim timin ėshtė (nė realitet)njė sublimim i pėrmbajtjes sė pjesės Gjuhėtari dhe atdhetarii,pjesė kjo e shkėputur nga studimi Konceptet filologjike te Ndre Mjedes tė Begzad Baliut, tė cilin po e kėrkoja(shih postimin tim mė lartė tė dt.25.11.2009.Nė kėtė studim,veq tjerash,Begzad Baliu na e sjell Ndre Mjedėn dhe kundėrshtinė e kėtij ndaj kontributit tė Filgenc Carevit ne kuptimin e deshqiptarizimit tė janjevasve.e tj.
    As brezit paraardhės tė shkrimtarėve dhe as bashkėkohėsve shkrimtarė e gjuhėtarė tė Ndre Mjedės, nuk iu ka munguar atdheda¬shuria pėr gjuhėn dhe pėr kufijtė etnografik tė saj, por janė tė paktė shkrimtarėt dhe sidomos ata qė kanė provuar tė mbrojnė atdhetarinė e tyre edhe me pėrmasėn shkencore tė dijes linguistike qė mbretėronte nė atė kohė.u
    Ndre Mjeda ėshtė nga ata pak krijues, i cili pėrveē me fjalėn artistike dhe me konceptet shkencore mbi prejardhjen e popullit shqiptarė e tė gjuhės shqipe, nė tekstet e tij gjuhėsore, problema¬tizuese e polemizuese, ka sjellė disa fakte tė karakterit historik, etnografik, gjuhėsor dhe madje politik tė rrethanave historike tė presionit mbi elementin etnik dhe gjuhėsor nė hapėsirėn shqiptare.
    Nė vitin 1935 Mjeda polemizonte me etnografin Filip Fishta nė lidhje me kontributin e prelatit Filgenc Carev nė pėrhapjen e gjuhesa serbokroate ne Arqipeshkėvinė e Shkupit, tė cilin edhe redaksia e “Hyllit tė Dritės”, e kundėrshtonte nė tė mirė tė shejtanisė sė peshkėvit Carev. Kjo ėshtė arsyeja qė Ndre Mjeda jo vetėm tė dėshmojė kėtė por edhe ta plotėsoj me tė dhėna tė tjera historike e personale, tė cilat janė nė tė mirė jo vetėm tė gjuhėsisė (toponimisė e antroponimisė) por edhe tė etnografisė, tė historisė sė kishės e tė etnisė shqiptare pėrgjithėsisht.
    Pasi arsyetonte predikimin e ipeshkėvit Carev nė gjuhėn serbokroate “meqė kėtė gjuhė ia kishte mėsuar nėna e tij”, meqenėse, theksonte Mjeda, edhe meshtarėt shqiptarė nė zonat sllave “predikojnė nė gjuhėn shqipe, me anė pėrkthyesish, kur nuk dinė gjuhėn e vendorėve”, sillte njė varg tė dhėnash pėr ndikimin qė pati angazhimi i tij nė Janjevė dhe pėr arsyet e largimit tė tij, pavarėsisht nga popullariteti qė gėzonte ai falė angazhimit tė tij prej meshtari: “Mā sė pari vjen pėrforcimi qi i dha jo veē giūhės por edhč liturgjisė sllave nė Janjevė nėpėr mjet tė dy Boshnjakvet dhe me thane nepr mjet t’ish-fratit Shishkoviq, tė cilin e vźndoi mėsues nė shkollė t’iati katundi, e tė At Frano Brkiq-it Franqeskan prej Bosnjes. Kėta dy vetė jo veē e ndeznė popullin e Janjevės nė dashuni pėr giūhėn sllave, sį me i bā me mohue kombesine shqiptare, por edhč ja u shtine nė zźmrė nji tė pėrbuzun tė ēuditsh�! �m kundra shqiptarvet, porsi gjind tė trashė e tė poshter.
    Po tham: sį me mohue kombsine shqiptare pse shumica e madhe e Janjevės āsht fisi shqiptar sikursč atį vetė shum herė e kan dishmue. Bje fjala: Glasnoviqt, tė cillėt njohen mā se 100 shpi, janė mbahen Shalnjanė; provė qi deri vonė bashin źmnin “Scialli”, si Arqipeshkvi i Shkupit Imz. Pieter Scialli, e ndo’j prift asņ vllaznije p.sh. Tomė Shali, e Mikel Shali, shokė tė mi nė Seminąr tė Shkodrės: e ky i mbrami e pat mbąjtė ket mbiźmen edhe mbassi u bā Glasnoviq. I pari qi e kį marrė mbiźmnin Glasnoviq ndėr Meshtarė āsht D. Nikoll Glasnoviqi, i cili kje ēue nė Seminįr tė Shkodrės prei Carevit, kje ēue nder Jezuit nji dialė prej Crngore i nji katundit krejt mysliman e laraman, kū s’ndihei nji fjalė sllavishte. Deri asaj drite sė parė sė Fretenvet nė Shqipni qi per źmen vllaznije kishte Pergjeēaj, i kje njitė Gjeēeviqė e Gjeēev. E me gjithsej shumica nė Janjevė janė fisi shqiptar, mbas ase propagande sė rrebtė na ka ! ra me ndie ndonji Janjevas tė zgjuat tui thanė per sllavishten: “e ėmbla giūha e jonė amtare!”. E nuk āsht e vėrtetė shka thotė Redakcijoni, se Imzot Carev u ka predikue sllavisht Janjevsvet, qi tjeter giūhė nuk dishin (nėnvizim i N.M.). Nė Janjevė nė kohė tė Timzot Trokshit pleqve e plakave ju vite e vshtirė m’u rrfye sllavisht, e lypshin me i rrfye shqip, si e dėshmon edhe Nd. Zot. D. Pashko Krasniqi, qi n’atė kohė ishte ndihmės i famullitarit nė Janjevė” .
    Nė kėtė rrjedhė tė gjerė tė dhėnash Mjeda kujton edhe ‘kontributin’ e ipeshkėvit Carev nė pėrhapjen e gjuhės sllave, duke pėrforcuar me meshtarė sllavė edhe kishėn e fshatit Letnicė, Shkup, Prizren, Gjakoė etj., ku jo vetėm mbahej mesha nė gjuhėn sllave por edhe kėnga e Meshės sė Madhe bėhej nė sllavishte.
    “E pra, - vazhdonte mė tutje Ndre Mjeda, - Imzot Carev nuk u hoq prej Shkupit per pleqni, as pers mundje as pse dhe dorėhjekjen. Duel fjala se nuk e dote qeveria turke, por Turkija se kishte mźnden atėherė me dbue nji shtetas austriak prei vendi sė vet. Por arrėsyeja e vėrtetė se nuk e dote njajo Fuqi, qi mā vonėdo tė ngulte nė parim: Shqipnija e shqiptarėve (nėnv. i NM); e prei luftės ballkanike do tė delte Shteti Shqiptąr vetėurdhėnues e i pąmvarun. E u pą me’j herė kur mbas Carevit u vū nji Arqipeshkv Shqiptąr, qi prej ditsh nuk ishte pą nder né; e kjo Imzot Ndré Logoreci, i cili me tyė shpejtė ēili shkolla shqipe, tuj sjellė prei Shkodre tė nipat e vet; e nė Pesrend vūni Mati Logorecin, e tė vlląn Pashkon nė Jakovė. E shqiptarė kjenė Imzot Pashko Trokshi, e Imzot Lazėr Mjedja qi erdhne shoq mbas shoqit déri są Argjipeshkvija e Shkupit i kje rrmye tokės shqiptare” . http://www.zemrashqiptare.net/articl.../3627/1/print/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga veletini : 13-02-2010 mė 07:05

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-07-2007
    Postime
    144
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Njė seri eseistike qė rizbulon Ndre Mjedėn


    Me shtatė vėllime

    Nga Klajd Kapinova



    Libri i parė i kėtij seriali Mjeda-1 Rinia (1866-1888) i kushtohet rinisė sė Ndre Mjedės dhe aktivitetit tė hershėm letrar e gjuhėsor tė tij. Libri ka gjithsej 640 faqe tė numruara, me 2728 futnota, me 138 fotografi, spote, fotokopje dokumentesh, grafika e pasqyra, harta e ilustrime. Nė tre kapitujt e parė, tė kėtij libri autori skrupuloz Dr. Mentor Quku me njė pėrkujdesje profesionisti i jep rėndėsi tė dorės sė parė gjenezės dhe botės sė brendshme tė Ndre Mjedės, fėmijėrisė, familjes, mjedisit dhe shkollės.






    Pėr mė tepėr studiuesi Dr. Quku, pėrkundet nga ideja se historia e Ndre Mjedės ėshtė pėrsėritje e pėrshpejtuar e historisė sė fisit tė tij. Katėr kapitujt e tjerė; “Aventura franceze”, “Tre vjet nėn diellin spanjoll”, “Tre vjet tė tjera nė Kroaci” dhe “Nė Itali”, sqarojnė bėmat e poetit tonė gjatė karuzelit tė tij tė madh, qė u detyrua tė bėnte rreth e qark Evropės.


    Njė kapitull qėndror ėshtė ai i shtati, qė biografi origjinal i mjedeologjisė ia kushton poezisė Vaji i bylbylit, si dhe problemeve shumė tė diskutueshme: frymėzimit e mėnyrės sė tė shprehurit poetik tė Mjedės.


    Vėllimi tėrheqės mbyllet me kapitullin e nėntė “Viti i mbarė 1888”, vit kur Mjeda boton tre libra dhe ka nė dorėshkrim shumė vepra tė tjera. Ishte vetėm 22 vjeē, kur i pajisur me njė inteligjencė tė jashtėzakonshme, me njė kujtesė fenomenale e njė talent tė rrallė, kishte arritur tė bėhej njė nga artistėt dhe poliglotėt mė tė shquar tė kohės. Brenda njė kohe relativisht tė shkurtė, Mjeda ishte bėrė, nė saj tė talentit tė tij tė jashtėzakonshėm, njė ndėr shqiptarėt mė tė njohur.



    Mjeda-2 Albanologu (1888-1899)


    Vėllimi ndahet nė nėntė pjesė. Libri ka gjithsej 642 faqe tė numruara, me 1048 futnota, me 203 fotografi, spote, fotokopje dokumentesh, grafika e pasqyra, harta e ilustrime. Pjesa e parė e librit, nga jetėshkruesi Dr. Quku, ėshtė konceptuar si prolog, qė i kushtohet albanologut zėmadh Ndre Mjedės, sot i lėnė nė harresė. Pjesa e dytė dhe e tretė i kushtohet poezive tė Cremonės, qė u hartuan nga Mjeda gjatė katėr viteve shkollore nė Kolegjin De Vida, ku ai ishte profesor muzike dhe bibliotekar: Malli pėr atdhe, Shtegtari, Uzdaja pa dobi, Meyerling, si dhe dy poezitė kushtuar mikut Pal Moretit. Pastaj vijnė tre pjesė qė i kushtohen periudhave kur Mjeda jetoi, studioi dhe krijoi nė Krakov, Gorizie dhe Kraljevica.


    Njė vend tė veēantė zėnė letėrkėmbimi Mjeda-Meyer, i cili na jep informacione tė shumta dhe interesante lidhur me kontributet e Mjedės nė fushat e studimeve albanologjike. Gjithashtu jepen vlerėsime shkencore lidhur me poezitė relike tė Mjedės: Gjuha shqipe, Iliri dhe Epiri, Nji shoqit t’em qi kthete nė Shqipni, I tretuni.


    Kapitujt shtatė dhe tetė i kushtohen angazhimit tė Mjedės me studime tė karakterit albanologjik, si dhe lidhjeve tė tij me rrethet shkencore tė kohės, sidomos me albanologun mė tė madh tė shekullit XIX, Gustav Meyer. Mjeda, ka mbledhur dhe ka pėrgatitur pėr botim proverba, shprehje proverbiale shqipe, kėngė lirike, humoristike, historike, si dhe legjenda gege. Tė gjithė kėto u botuan me emrin e Meyerit nė Studime shqiptare VI, Viene, 1897, pėr shkaqe oportuniteti tė rrethanave tė kohės. Me interes janė kėrkimet qė bėn Quku pėr tė gjetur Fjalorin Etimologjik tė gjuhės shqipe.


    Vėllimi voluminoz mbyllet me pjesėn e nėntė, qė hedh dritė lidhur me problemin e largimit tė Mjedės nga jezuitėt dhe pėr etapėn e kthimit tė Mjedės nė atdhe nė atdhe, nė pranverėn e vitit 1899.



    Mjeda-3 libri i parė Alfabeti (1899-1912)


    Ky vėllim ka si objekt periudhėn e kthimit tė Mjedės nė atdhe deri nė Shpalljen e Pavarėsisė dhe i kushtohet ndihmesės sė Mjedės pėr alfabetin e gjuhės shqipe. Hulumtuesi pasionat Dr. Mentor Quku, gjatė gjithė shtrirjes sė veprės nė fjalė i provon me dokumente dhe silogjizma bindėse punėn kėmbėngulėse njėzetvjecare tė Mjedės pėr njė alfabet shkencor dhe praktik pėr tė gjithė shqiptarėt dhe nė mėnyrė tė veēantė rolin e tij tė shquar nė punimet e Kongresit tė Manastirit. Libri ka gjithsej 680 faqe tė numruara, me 970 futnota, me 160 fotografi, spote, fotokopje dokumentesh, grafika e pasqyra, harta e ilustrime. Pėr njė shekull kjo ngjarje madhore kombėtare, u manipulua pėr shkaqe jashtėshkencore. Kongresin e Manastirit autori e quan prelud i Shpalljes sė Pavarėsisė, kuvendin mė tė rėndėsishėm tė kohėve moderne, ku u realizua ėndrra e shumė brezave tė shqiptarėve, pajtimi dhe bashkimi politik i tyre.


    Autori Dr. Quku, pėrmes njė metodike thellėsisht shkencore, ka dhėnė njė version tė ri mbipunimet e Kongresit tė Manastirit. Ai ka provuar se secili nga delegatėt shkoi nė Kongres si dalėzotės i njė alfabeti tė caktuar dhe se tė gjitha rrugėt pėr kompromis, qė u provuan ditėt e para tė punimeve dėshtuan. Ky vėllim provon punėn e madhe qė bėri Mjeda ynė, pėr alfabetin e njėsuar tė gjuhės shqipe, se ai ka qenė i aftė tė falė punėn e tij shumėvjeēare si dhe tė ndryshojė qėndrimin e tij, sa herė qė kėtė gjė ia kanė kėrkuar interesat madhore tė kombit. Kėshtu ndodhi nė ditėn e 20 nėntorit 1908, kur Mjeda bėri kthesėn e madhe nė momentin e fundit, kur po shihej qartė dėshtimi i Kongresit tė Manastirit. Mjeda, tėrhoqi alfabetin e tij me shenja diakritike, pėr afirmimin e tė cilit kishte punuar intensivisht pėr njėzet vjet me radhė dhe punoi pėr njė alfabet tjetėr, alfabetin qė kemi sot.


    Hulumtuesi shkencor Dr. Quku, pėrmes gjuhės sė fakteve historike, ka provuar rolin vendimtar prej negociatori tė talentuar tė Ndre Mjedės nė kėtė moment kthese. Studiuesi Mentor Quku ka provuar se alfabeti i Kongresit tė Manastirit ėshtė alfabet kompromisi, njė akt pajtimi pėr gjithė shqiptarėt, ėshtė njė zgjidhje politike.


    Paraqet interes gjithashtu kapitulli i fundit i librit me titull: “Pas Manastiri”, i cili tregon se si, nė prag tė Pavarėisė, Ndre Mjeda u marrtirizua nga xhonturqit pėr shkak tė pjesėmarrjes dhe rolit shumė aktiv tė tij nė Kongresin XII Ndėrkombėtar tė Orientalistėve nė Hamburg, nė Kongresin e Manastirit 1908, si dhe pėr transkriptimin e teksteve shkollore shqipe nė alfabetin e ri unik pėr tė gjtihė shqiptarėt, alfabetin e Manastirit.



    Mjeda-3 libri i dytė Liria (1899-1912)


    Nė kėtė vėllim autori ndriēon jetėn dhe veprėn shumėpėrmasore tė Ndre Mjedės, (pėrjashto ndihmesėn pėr alfabetin e gjuhės shqipe). Libri ka gjithsej 766 faqe tė numruara, me 1087 futnota, me 136 fotografi, spote, fotokopje dokumentesh, grafika e pasqyra, harta e ilustrime. Nė kėtė vėllim, Dr. Mentor Quku hedh dritė mbi veprėn e poetit gjatė jetės sė tij nė vende tė ndryshme, ku e solli puna tė shėrbente si famullitar, administrator, sekretar, mėsues. Nė krye tė kėtij libri, autori sqaron me dokumente e analiza periudhėn katėrvjeēare tė Vigut tė Mirditės ku shėrbeu si famullitar (1899-1902). Mė tej ai e ndjek fatin e Mjedės nė Rubig, Nėnshat, Kodhel, Dajē tė Zadrimės, Grash, pėr tė pėrfunduar nė Kukel.


    Shkencėtari hulumtues Dr. Quku, ka sqaruar me fakte bindėse pjesėmarrjen e Mjedės nė kryengritjen e Mirditės (1901-1902), nė ngritjen e shkollės sė parė shqipe nė Alpet e Veriut, nė Iballė (1901-1903), arrestimin e tij nga turqit, nė 11-20 tetor 1902 dhe mė vonė, nė prag tė Pavarėsisė, nė 1-2 nėntor 1912.


    Nė kėtė vėllim faktografik, i jepet njė vend i dukshėm krijimeve tė tij poetike tė kėsaj periudhe, Bashkonju, Tė popujve tė lypim lirim, Pėr njė shkollė shqipe mbyllė prej qeveris otomane, Shqypes arbnore, si dhe soneteve Lirija, Lissus, Scodra. Po ashtu jepen tė dhėna tė reja pėr poezitė asketike tė Mjedės, si dhe kėngėt mirditore tė trimėrisė tė mbledhura e pėrpunuara pėr botim nga ai.


    Tek kundron me andje kėtė vepėr sheh se albanologu ynė Dr. Quku, jep tė dhėna interesante pėr projektet e Mjedės pėr tė bėrė kėrkime nė arkivat, muzeumet e bibliotekat e Romės, Vjenės pėr dokumente me rėndėsi pėr historinė e Shqipėrisė. Nė mėnyrė tė veēantė janė projektet e tij pėr tė vazhduar veprėn seriale tė Farlatit-Coletit Illyricum Sacrum.


    Nėse shikohet me kujdes kronika e ngjarjeve nė vijim tė veprės nė fjalė tepėr intriguese pėr lexuesin janė projektet e tij ekologjike, pėr tė rezatuar modele pėr zonat pėrreth. Edhe kėtu autori nxjerr konkluzionin e rėndėsishėm se Mjeda nuk i caktoi asnjė rol poezisė sė tij, gjė qė provon se krijimtaria e tij poetike ishte art i vėrtetė, art i kulluar. E kundėrta ndodh me pjesėt e tjera tė veprės sė tij. Mjeda nuk mund tė qėndronte indiferent kur shtrohej problemi i lirimit tė atdheut, ai i ndėrtimit tė shtetit tė ri shqiptar, apo ai i procesit formues tė vetėdijes kombėtare tė shqiptarėve. Kėshtu ai pėrpiqet tė marrė pjesė dhe tė luajė njė rol udheqės nė kryengritjet popullore, tė luajė rol prej misionari nė emancipimin e fshatit shqiptar, nė modernizimin e bujqėsisė, blegtorisė, pemtarisė, nė arsimimin e brezit tė ri, e sidomos nė studimin e pasurimin e gjuhės shqipe, gjė qė ai e vlerėsoi si pasurinė mė tė madhe kombėtare. Vėllimi mbyllet me kapitullin Retrospektivė, ku trajtohen probleme nga mė tė ndryshmet, qė kanė lidhje me nėnėn e Mjedės, me vitin e botimit tė Shahirit Elierz, me Kongresin e Hamburgut, me Kongresin e Manastirit, me problemin e autorėsisė sė disa pėrkthimeve nė italisht tė poezive tė Mjedės si dhe me tė dhėna rreth studiueses sė Ndre Mjedės, Jolanda Kodrės.



    Mjeda-4 Identitet


    Libri hedh dritė mbi etapėn e katėrt biografike tė poetit (1912-1925), qė pėrshin shėrbimet e tij si famullitar, si mėsues, si deputet, si asamblist, si koordinator. Libri ėshtė i pajisur me njė aparat shkencor tė dendur, me skica, harta, tabela, grafikė, spote, fotografi, fotokopje, frontespice, ēka flet pėr metodėn shkencore tė autorit, i cili bėn krahasime, ēel debate, tė ngre teza e hipoteza, bėn analiza e provokime shkencore. Libri ka gjithsej 634 faqe tė numruara, me 923 futnota, me 96 fotografi, 5 spote, 66 fotokopje dokumentesh, 6 grafika e pasqyra, 4 harta e ilustrime.


    Vepra e re ndriēon me dokumenta e analiza tė hollėsishme jetėn e Dom Ndre Mjedės, nė mes tė Shpalljes sė Pavarėsisė sė Shtetit shqiptar (28 nėntor 1912) dhe Shpalljes sė Republikės sė Parė shqiptare (2 mars 1925). Libri tenton tė theksojė pėrpjekjet e shqiptarėve pėr tė formatuar identitetin kombėtar dhe tė personazhit kryesor tė librit, Dom Ndre Mjedės, pėr tė ruajtur identitetin personal.


    Pikėrisht pėr kėtė Mjeda u pėrqėndrua nė studimin e gjuhės shqipe, historsė, etnologjisė, folklorit, mitologjisė. Autori preferon tė sqarojė disa nga dilemat, tė krijojė dilema, t’i hapė dhe t’i nxisė ato, duke i ftuar studiuesit qė tė pėrfshihen nė diskutime, tė ndėrmarrin gjurmime nė arkiva, biblioteka e muzeume.


    Vepra ėshtė e shoqėruar me treguesit e emrave tė njerėzve dhe tė vendeve gjeografikė si dhe me njė pėrmbledhje nė anglisht qė e bėn veprėn objekt pėr rrethet albanologjike. Edhe kėsaj radhe hulumtuesi i kujdeshėm dhe shumė rezultativ Dr. Mentor Quku i ka qėndruar besnik idesė pėr tė paraqitur jetėn e Mjedės nė unitet me veprėn e tij si dhe me epokėn qė e lindi.



    Mjeda-5 Gjuhėtari


    Nė periudhėn e fundit jetėsore, (1925-1937), Mjeda pati njė pėrkushtim tė veēantė ndaj veprimtarisė shkencore, letrare, gjuhėsore, asketike e pedagogjike. Libri ka gjithsej 733 faqe tė numruara, me 801 futnota, me mbi 200 fotografi, fotokopje dokumentesh, grafika e pasqyra, harta e ilustrime. Nė vitet 1925-1929, Mjeda jetoi i mbėrthyer nė famullinė e tij nė Kukel, realisht i dėnuar qė tė mos lėvizte jashtė famullisė.


    Nė vitet 1930-1937, Mjeda punoi si profesor i gjuhės shqipe nė Shkodėr, duke mbajtur njėkohėsisht edhe postin zyrtar si famullitar i Kuklit. Ai gėzoi pėrkrahjen dhe nxitjen e njė reformatori tė madh, siē ishte Gjenerali i Pėrgjithshėm i Jezuitėve, Ėladimir Ledohoėsky. Mjeda do tė merret kryesisht me studime gjuhėsore, si edhe me botime tė kėsaj natyre, me vėllime tė veēanta ose me artikuj problemorė e kritikė. Pėr kėtė edhe do tė rigjallėrojė letėrkėmbimin me shumė albanologė tė huaj, miq e dashamirė, nxėnės dhe dishepuj tė tij tė shumtė. Kjo fazė do tė karakterizohet nga njė intensitet i lartė i angazhimeve tė tij tė shumta. Megjithėse thuajse i vetmuar dhe i zhgėnjyer nė planin kombėtar e atė social, ai do tė punojė fort deri nė fund tė jetės.


    Njė ndėr projektet e tij tė vjetra ishte ngritja e njė akademie letrare shqiptare. Mbas pėrfundimit tė ciklit tė akademive tė kohėve tė kaluara qė ai krijoi ose punoi, (Shoqėria Agimi, KLSH) ai i rizgjoi planet e tij, duke themeluar nė Shkodėr shoqėrinė letrare Shėn Jeronimi. Nė kuadrin e kėsaj shoqėrie letrare, Mjeda do tė botojė disa vepra kryesisht tė autorėve tė vjetėr shqiptarė. Ai do tė botojė veprėn e Bogdanit, Ēeta e Profetėve, si edhe do tė fillojė tė transkriptojė Pasqyrėn e tė Rrėfyemit tė Pjetėr Budit.


    Njė kapitull i veēantė nė kėtė fazė ėshtė debate qė lindi mes tij dhe studiuesit tė ri Filip Fishta. Dom Ndre Mjeda dha shembullin e kėrkuesit shkencor nė gjuhėsi. Ai organizoi nė moshė tė shtyrė ekspeditėn nė vendlindjen e Pjetėr Budit, Gurin e Bardhė pėr tė njohur tė folmen e Budit, si edhe kėrkime nė arkivat e Parisit e tė Romės pėr tė gjetur veprat e rralla tė panjohura tė Budit.


    Ardhja e Mjedės profesor i gjuhės shqipe nė Seminarin e jezuitėve, korrespondon me fillimet e revistės Leka, si edhe me afrimin e Mjedės pranė saj. Mund tė themi se pesha e madhe qė kishte nė mjediset jezuite, bėri qė personaliteti i Mjedės tė interferohej edhe nė profilin e Lekės.


    Njė ndėr kėto efekte ėshtė stabilizimi i normės letrare qė pėrdori revista. Mund tė themi se praktika drejtėshkrimore e revistės mori njė profil tė qartė qė shkonte drejt afrimit me toskėrishten nėn drejtimin e Mjedės. Nji gjā e bāni tė Madh e tė padekshėm Mjedėn: dashunija e stėrfuqishme pėr gjuhėn shqipe.


    Ne kėtė vėllim Dr. Quku analizon veprėn e rėndėsishme „Vrejtje mbi artikuj e premna pronės tė giuhės shqipe“, e cila u pasua nga njė debat mes tij e Justin Rrotės. Gjithashtu nė kėto vite ėshtė rindezur letėrkėmbimi Mjeda-Pedersen, i lėnė nė mes para tri dekadash.


    Mjeda, pasqyrohet si zotėronjės i mirė i shumė gjuhėve tė huaja, si italisht, latinisht, greqishte e vjetėr, si edhe gjuhėt sllave, i shumė fushave tė dijes e tė shkencės, njohės i mirė i fjalėformimit tė fjalėve shqipe nė procesin e vet historik, si etimologji, onomastikė, dialektologji, morfologji e fjalės, si nė studimin e shkėlqyer Prend e Prendė (1932), apo nė Dromca toponamastike (Zedda, Zenta, Centa, Cetta, Genta, Senta), (1936), ku debatoi me studiuesin Josip Gelčić. Ai njihet pėr aftėsitė e tij pėr kėrkime tė dokumenteve tė vjetra tė shqipes, pėr pėrpunimin dhe botimin e tyre. Relikte tė dialektit tė shqipes sė Istries, puna me veprat e Budit, transkriptimi i 14 ligjeratave tė Cuneus Profetarum tė Bogdanit, si edhe Shenjime bibliografike: Bartoli Matteo Nji relikte e dialektit t’Istries, Nė “Studi albanesi”, Roma, 1931. Nė vitet 1930-37, Mjeda punoi gjatė pėr njė vepėr fondmentale tė gjuhėsisė shqiptare, Fjalorin leksikografik tė gjuhės shqipe.


    Do mėsojmė pėr njeriun Mjeda dhe kėtė do ta bėjmė pėrmes letėrkėmbimit qė pati nė kėtė periudhė tė jetės sė tij. Janė kryesisht letra tė kėmbyera nė mes tė Dom Ndre Mjedės dhe Emzot Lazėr Mjedės.


    Njė bllok tjetėr ėshtė edhe ai i kėmbyer nė mes tė Dom Ndre Mjedės dhe Atė Jak Gardinin SJ, nė periudhėn 1933-1937. Sė fundi janė edhe letra tė kėmbyera me personalitete e njerėz tė tjerė tė thjeshtė. Shohim sė pari bllokun e letėrkėmbimit tė Dom Ndre Mjedės me Emzot Lazėr Mjedėn. Nė AQSH ruhet njė bllok i mirė i letrave qė Jak Gardini i dėrgoi Ndre Mjedės nė vitet 1933-1937. Po ashtu jepen edhe pjese te ruajtura nga leterkembimi me albanologe te ndryshem, si edhe me personalitete te ndryshme te kohės apo edhe me njerėz tė thjeshtė tė popullit.


    Njė kapitull me vete zė vdekja e poetit, i cili sapo u kthye nga Tirana sėmuret nga paraliza e zemrės dhe vdes nė Shkoder mė 1 gusht 1937, nė vigjiljen e festės se Kuklit, Shėn Shtjefnit. Katafalku me trupin e tij, vendoset nė kishėn e Jezuitėve nė Shkodėr.


    Rinia studentore, pėrfaqėsues tė tjerė tė rinisė shkodrane, miq e dashamirės, dishepuj e bashkėpunėtorė bėjnė homazhe para trupit tė tij. Nderimet, fjalimet dhe procesionet nė qytet me arkivolin e tij u bėnė ditėn e hėnė, mė 2 gusht. U varros nė kriptin e Kishės sė Jezuitėve. Humbja e njė prej krojeve mė tė pastra tė lirikės shqiptare, Dom Ndre Mjedės, u pėrcoll me dhimbje nė madhe nga populli.



    Mjeda-7 Bashkėkohėsit


    Libri ka gjithsej 494 faqe tė numruara, me mbi 290 fotografi, spote, fotokopje dokumentesh, grafika e pasqyra, skica, harta e ilustrime. Tek ky vėllim, autori pėrmes gojės sė bashkėkohėsve tė Mjedės, hyn thellė nė zemrėn e ngjarjeve dhe tė jetės sė poetit, pėr tė ia paraqitur publikut lexues nė mėnyrė qė gjithēka tė shfaqej nė vėrtetėsinė, e me dritė-hijet e veta.


    Libri na ka paraqitur njė Dom Ndre tė dalur prej pėrshtypjeve e mendimeve tė njė morie njerėzish tė cilėt kanė patur rastin ta njihnin nė jetė. Ky ka qenė nji shestim krejt i posaēėm i autorit. Ndryshe prej shumė botuesve e studiuesve tė veprave tė autorėve tonė tė shquar, Dr. Mentor Quku ėshtė kapur me njė aspekt krejt tė veēantė pėr tė studiuar personalitetin e njė figure tė madhe letrare e historike.


    Ka qenė nji ide krejt origjinale dhe mendoj se ka pėr tė patur vlerė pėr studime tė ngjashme me kėtė. Dhe nuk ėshtė, njė punė e thjeshtė dhe e lehtė. Ėshtė dashur pėr tė ndjekur e gjurmuar njė numėr tė madh personash, pastaj pėr t’i intervistuar, duke nxjerrė prej secilit njoftime tė dorės sė parė, tė cilat kanė nji vlerė tė pakrahasueshme pėr tė kuptuar mė mirė njė personalitet kaq poliedrik si Dom Ndre Mjeda.


    Kėtė autori e ka bėrė duke ndjekur kėta persona, si i thonė fjalės mal nė mal e kodėr nė kodėr, duke regjistruar gjithēka nxirrnin prej gojės, duke pasqyruar kujtimet qė mbanin nė mendjet e zemrat e tyre. I ka dhanė fjalėt e tyre nė sintezė, pa i mbushur me fjalė tė kota, por duke i paraqitur nė mėnyrė lakonike, nė esencėn, nė thelbin e tyne. Kėshtu qė me pak, pa stėrhollime, na del pėrpara nji Dom Ndre i thandruem mė sė miri, si, deri mė sot, pak kush ka mundur ta imagjinojė.


    Tė gjitha kėto sqarohen jo vetėm prej dokumentimit, qė parashtron autori i kėsaj vepre, e cila nė vetvete pėrban njė pėrmendore ngritur Mjedės, por kėtė e vėrtetojnė edhe sa e sa dėshmitarė tė intervistuar tė cilėt duhen lexuar mbi e nėn rreshta sepse, nė mėnyrė tė thukun, thonė mė shumė se ēka thjesht shkruhet ose ėshtė shkruar deri sot.


    Pjesėn mė tė madhe tė tekstit, tė pėrfaqėsuar prej intervistave, e plotėson mė nė fund riprodhimi i disa shkrimeve kushtuar Dom Ndreut nė trajtėn e portreteve, kujtimeve e tė njoftimeve tė nxjerruna prej autorėsh e veprash tė ndryshme tė tė gjitha kohėve.


    Autori premton qė brenda vitit tė na japė vėllimin Mjeda-6, Bibliografia, do na ofrojė aparatin ku ėshtė mbėshtetur monografia. Me perjashtim te vellimit Mjeda-1 qė ka si redaktor Selami Tabakun dhe korrektor letrar Paulin perjen, tė gjithė vėllimet e tjera tė serise kanė redaktor studiuesin e onomastikės Dr. Jusuf Shpuza dhe korrektor letrar Palokė Rrotanin. Libri ėshtė pėrpunuar nė Studio grafike Vizion me udhėheqės Meritan Spahia.


    Ballina ėshtė vepėr e piktorit tė talentuar Gjergj Spathari. Fotografia ėshtė vepėr e mjeshtrit tė madh, tė fundit tė dinastisė sė fotografėve shkodranė, Angjelin Nėnshatit. Ilustrimet janė vepėr e piktorit tė filmit shqiptar, Astrit Tota. E gjithė seria, e cila ėshtė realizuar me njė cilėsi tė lartė nga Shtėpia Botuese ILAR.


    E gjithė seria dallohet pėr risi nė metodėn krijuese tė punės, si dhe pėr dritėn e re nė tė cilėn paraqitet autori i shquar i traditės sonė, Ndre Mjeda. Seria Mjeda u drejtohet studiuesve, studentėve, intelektualėve, por edhe lexuesve tė thjeshtė tė pasionuar mbas Ndre Mjedės, i cili mbetet mė klasiku, njėherėsh, edhe mė moderni i autorėve tanė tė traditės.

    Kush ėshtė shkencėtari i Mjedologjisė Dr. MENTOR QUKU?



    Ka lindur nė Bilisht tė Korēės mė 20 janar 1939. Fėmijėrinė dhe rininė e kaloi nė qytetin e Shkodrės. Shfaqi njė talent tė veēantė nė pikturė. Mori mėsime nga ikonografja e njohur Viktori Puzanova, si dhe nga piktorėt e shquar Simon Rrota dhe Vladimir Jani.


    Lufta e klasave ia ndėrpreu tė drejtėn pėr tė vazhduar nė kėtė fushė. Nė qershor 1954 kreu shkėlqyeshėm shkollėn pedagogjike Shejnaze Juka nė Shkodėr, nė vitin 1957 Institutin e Lartė Pedagogjik nė Tiranė, ndėrsa nė vitin 1963 Universitetin e Tiranės, Fakultetin e Shkencave tė Natyrės. Aktualisht jeton me bashkėshorten, Ixhlal Qukun, nė Shkodėr, me tė cilėn ka tre vajza, Valbonėn, Orjetėn dhe Evisin.


    Nė vitet 1954-1957, ka shėrbyer arsimtar nė shkollat e Shtiqėnit, Brutit dhe Kukėsit. Ndėrsa nė vitet 1957-1961 ka shėrbyer nė shkollėn e mesme Hydajet Lezha, Lezhė. Pėr dy vite shkollore, 1961-1963, ka qenė mėsues nė shkollėn e mesme Xheladin Fishta, Shkodėr. Mė 1963-1965 ka kryer shėrbimin ushtarak nė Laē tė Milotit. Pastaj, nė vitet 1965-1991, ka qenė mėsues nė shkollėn e Barbullushit.


    Mė 1991-1992 drejtor nė shkollėn e Bahēallekut. Mė 1992-2000 ka qenė drejtor i Muzeut Historik Shkodėr. Sot ėshtė nė pension. Ėshtė drejtor i revistės Kumtari, nr. 5,6,7, si dhe i gjashtė vėllimeve tė Seminari Ndėrkombėtar, Shkodra nė shekuj, I, II/1, II/2, III/1, III/2, III/3. Ka drejtuar projektet dhe ka organizuar katėr seminare ndėrkombėtare Shkodra nė shekuj (1, 2, 3, 4).


    Ėshtė autor i shumė studimeve e botimeve, si nė metodikė tė dhėnies sė mėsimit, pedagogji familjare, pedagogji shkollore, pedagogji sportive, tekstollogji, psikologji e arteve figurative, psikologji sportive, psikologji e moshave. Gjithashtu nė histori, histori arti, letėrsi biografike, letėrsi politike, letėrsi pėr fėmijė, histori e letėrsisė pėr fėmijė, mitologji, folklor, frazeologji, toponomastikė.


    Ka botuar nė Studime filologjike, Studime historike, Studime pedagogjike, Kultura popullore, Buletin shkencor i Universitetit Luigj Gurakuqi Shkodėr, Kumtari i Muzeut Historik Shkodėr, Seminari Shkencor Ndėrkombėtar Shkodra nė shekuj, Nėntori, Les Lettres Albanaises, Shqipėria e Re, Ylli, Hylli i Dritės, Gjuha e Jonė, Albanica Ekskluzive, Lemba, Flaka, Illyria, Dielli, Koha Javore.


    Tema qėndrore e studimeve tė tij mbetet ajo e Ndre Mjedės, pėr tė cilin ka organizuar kėrkime nė Shqipėri, Kosovė e nė shumė vende jashtė shtetit. Nė vitin 2004 botoi vėllimin e parė Rinia. Me kėtė rast fondi Dr. Peters Mahringer-Fonds i bėri njė vlerėsim maksimal, duke i siguruar mundėsitė pėr ekspedita kėrkimore shkencore nė arkivat, bibliotekat dhe muzeumet e Vjenės.


    Mė 2005-2006 punoi nė Österreiche Haus-Hof-und Staatsarchiv, Österreische NationalBibliothek, Archiv der Universität Ėien, Bibliothek des Ost-und Südost Europa Instituts, Muzeun Nacional tė Vjenės, Meyerling Museum, Bibliotekėn e Universitetit tė Gracit. Bashkėpunoi me personalitete tė shquara tė kulturės dhe shkencės si Arshi Pipa, Bernard Stillfried, Ilona Slavinskin, Ivan Boserup, etj. Punoi nė Arkivin e Propaganda Fides, Arkivin e Jezuitėve Romė, Arkivin Historik tė Provincės Venet.-Met. Gallarate; Bėri kėrkime nė Arkivin e Bibliotekės sė Hamburgut, Chataue Aleux Laval, Bibliotekėn Naukoėa Księży Jezuitόė, Krakoė; nė The Royal Library, Manuscripts and Rare Books-Copenhagen; nė Manastirin e Ara Christi, El Puig, Valencia, Kuvendin San Spirito, Porta Coeli. Ėshtė laurat i ēmimit letrar “Serembe”(2008).

    Seria MJEDA nė qarkullim:
    -Mjeda-1 (1866-1888) Rinia
    -Mjeda-2 (1888-1899) Albanologu
    -Mjeda-3 libri i parė (1899-1912) Alfabeti
    -Mjeda-3 libri i dytė (1899-1912) Liria
    -Mjeda-4 (1912-1925) Identitet
    -Mjeda-5 (1925-1937) Gjuhėtari
    -Mjeda-7 (Bashkėkohėsit)
    Sė shpejti del:
    -Mjeda-6 (Bibliografia).
    Njeriu i shquar i kombit tonė Mjeda, nė tė ardhmen do tė ketė edhe shtatė volume tė reja, qė studiuesi i palodhur Dr. Mentor Quku do tė botoj deri nė vitin 2013:

    MJEDA 6 (Bibliografia) del brėnda vitit 2010.
    MJEDA 8 (Pėrmbledhje) nė shqip dhe ne 3-4 gjuhė mė tė mėdha tė folur sot nė botė, e cila sipas parashikimeve tė studiuesit tė shquar Dr. Mentor Qukut, pritet tė dalė brėnda vitit 2011.
    MJEDA 9 (Album fotografik) do tė dalė nga shtypi gjatė vitit 2011.
    MJEDA 10 (Poezia, vepra)
    MJEDA 11 (Proza, vepra)
    MJEDA 12 (Studime, vepra)
    MJEDA 13 (Letėrsi artistike pėr femijė)
    MJEDA 10-13 do tė dalė nė vitet 2012 dhe 2013.
    Me qenė se MJEDA 3 ėshtė nė dy vėllime, autori Dr. Quku, po e mban fjalėn, qė i ka dhėnė nė vitin 2004, d.m.th. se do tė botoj 14 vėllime pėr ndėrtesėn e madhe tė gjeniut NDRE MJEDA.



    Nga Klajd Kapinova, New York


    : 11/08/2010



    __._,_.___
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga veletini : 13-08-2010 mė 09:22

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-07-2010
    Postime
    118
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Mica e djathi

    Ishte 'i her' nji katundar,
    Qi n' shpi s' kishte tjeter gja,
    Veē do dele e nji ngark bar
    E pak djath , qi kishte nda.

    Por nji nat' , kur i duel gjumi,
    Ndin se mijt' djathin ja hashin;
    U idhnue, bertiti i shuemi,
    Kur pa ē' t' zeza mijt' i bashin.

    Micen n' od' mandej e ndryni,
    Qi mas t' vite mini ma;
    Mbasi mica mijt' i syni,
    Hangri djathin e s' la gja.

    Dom NDRE MJEDA
    ( Marre nga "Miku bestar"
    Kalendari shqip i v. 1889 )

    The treasures of Albania: Shkodėr,Kalaja Rozafa,Buna,Shirokė,Velipojė,Theth,Razėm: Visit Shkodra

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •