Integrimi i emigrantëve shqiptarë, të cilët punojnë dhe jetojnë në vendin fqinj, Greqi, ishte dhe shkaku i takimit të zhvilluar para disa diteve në ambasadën shqiptare në Athinë. Takimi me specialistë dhe përfaqësues të fushave të ndryshme synonte shkëmbimin e mendimeve mes trupit tonë diplomatik dhe emigrantëve për mundësitë e përmirësimit të jetës së këtyre të fundit. Në këtë takim, ambasadori Vili Minarolli u shpreh se integrimi i shqiptarëve në vendet ku jetojnë e punojnë, është pjesë e integrimit të madh evropian që qeveria shqiptare po mundohet të realizojë.
Kryediplomati shqiptar në Athinë deklaroi se emigrantët shqiptarë përbëjnë një të katërtën e popullsisë shqiptare dhe 10 për qind të popullsisë greke.
Pjesëmarrësit në këtë takim, mes të cilëve edhe emra të njohur nga fusha e shkencës, artit, kulturës dhe sportit, kërkuan që të themelohet një forum intelektual që do të përfshijë të gjitha shoqatat shqiptare në Greqi.
Gazeta Ballkan
---------------------------
Sa eshte e vertete se Greqia nga popullsia e pergjithshme 40% i ka te huaj, dhe nga ato 40% te huaj, 10% jane shqiptare? Me duket informacion jo i sakte! Mos te harrojme, flasim vetem per emigrantet, jo edhe per vendasit sic jane camet e tjeret!
Krijoni Kontakt