Postuar mė parė nga
Borix
Qe kur eshte ndare mesimi i gjuhes shqipe ne dy dege? Nese gjuha shqipe ka nje forme zyrtare, atehere pse mos ta respektosh formen zyrtare? Ajo forme nuk nenkupton shfarrosjen e dialekteve! Ideja e nje forme zyrtare eshte qe te gjithe te merremi vesh me njeri-tjetrin. Per shembull, une kam veshtiresi te kuptoj disa nga ju, aq sa me duhet t'jua lexoj shkrimin te pakten dy here.
Mos do te thuash se gjermanishtja, ta zeme, nuk ka forme zyrtare?
Po megjithkete, ata pothuaj cdo 5-6 vjete e bejne nga nje reforme.
Athua kaq te persosur e paska pas bere xhaxhi kete gjuhe zyrtare sa s'paska ngelur gje per t'u nderqur me ne te?
cit.:
"Nuk nenkupton shfaroshjen e dialekteve"?!
Nuk qenke i vetedijshem se gjithe kultura letrare e hershme e gjuhes se shkruar shqipe eshte po nje gegnishte e bukur e standardizuar nder shekuj qe eshte eliminuar nga pasuria kombetare letrare dhe eshte bere pamundur per tu lexuar?
Me parollen "per unifikim". Nje krijimtari e tere e kombit iu ndalua bijve e bijave te veta; nje pasuri kombetare kolosale anatemuar, hequr, e lecitur, u tret skutave te panjohura si nje trup i amputuar i bere cope e grime, larg syshe e larg ndergjegjes, per t'u zhdukur perjete me paramendimin se nuk ka ekzistuar kurre. Dhe sot kur shikon veten gjysmak e te gjymtuar per shemti, vret mendjen deri ne agoni, -perse jam i manget, kur gjithe te tjeret jane te tere.
Te anatemosh nje gjuhe te pasur letrare qe eshte shkruar treqind vjete para dialektit toske me arsyetimin se po e standardizon. Eshte nje nje perllogari e ftohte.
Kete krim qe po e mbroni disa prej jush, bota e mbare e quan Kulturocid. Kjo me mė te lehten fjale, quhet vetvrasje kulturore.
cit.:
" Ajo forme nuk nenkupton shfarrosjen e dialekteve! "
Athua e beson ti kete qe the?
Njeriu duhet te jete goxha i vonuar per ta besuar kete argument. Venia e formes letrare gege jashte ligjit dhe konsiderates nuk eshte standardizim por krim. Eshte krim kulturor. Eshte mohim i tradites, mohim i kultures dhe historise.
Shih ti cinizmin!
cit.:
"Ideja e nje forme zyrtare eshte qe te gjithe te merremi vesh me njeri-tjetrin."
Standardizimi i gjuhes shqipe me drejtimin e paracaktuar nuk filloi me heqjen e gegerishtes letrare per te perfunduar me aq. Me kete akt u eliminuan pese shekuj tradite te shkrimit dhe leximit te gjuhes shqipe. Thirrja per standardizim behej per te fituar perkrahjen morale dhe te drejten ligjore per ta realizuar nje krim.
Jam i bindur se shume nga ju nuk keni lexuar asnje shkrimtar ashqiptar qe shkroi gegnishten letrare perpos ndoshta Migjenit te cilin komunistet me nje keqkuptim fatal e konsideruan si parashikues e parathenes te socializmit.
Por per fat te mire ai qe vetem nje nacionalsocialist sic ishte edhe tere gjermania naciste ne ate periudhe. Por ashtu e vleresoi kritika e kohes dhe ashtu ngeli: -nje krijues me dhembshuri gati amnore, per kombin e vegjeline e varferuar ne krizen boterore te viteve tridhjete, qe magjepsi partizanet e ideologjise komuniste dhe gjithe partine e Enverit. -Kush nga ju ka pasur veshtiresi qe ta kuptoje Migjenin?
Kjo eshte hipokrizi
Pastaj te pyesin: "perse krijimtaria jone letrare eshte kaq e varfun?".
Sepse, zonja dhe zoterinje te dashur, sepse!
Krijoni Kontakt