S'ka demokraci institucionale pa kulturė institucionale
Nga Edmond Cata
Cila ėshtė njė nga arsyet qė BE po heziton tė fillojė negociatat pėr asociimin me ne dhe hapja e tyre nė tė ardhmen mbetet po aq e diskutueshme? Pėrtej ndonjė "wishful thinking" (vėshtrim i realitetit jo ashtu si ėshtė, por ashtu siē tė pėlqen), hezitimi lidhet mė sė pari me dyshimin e fortė qė ekziston nė BE pėr shkallėn e zhvillimit tė demokracisė institucionale tek ne, stabilitetin dhe efikasitetin e institucioneve tona politike, dhe demonstrimin e sjelljes institucionale prej politikanėve shqiptarė.
Meqė arsyet e dyshimit tė BE-sė gjenden tek realiteti qė ofron politika shqiptare mė saktė shkon tė pyesnim: Sa po provojmė me vepra se kemi filluar tė krijojmė traditėn e demokracisė institucionale historikisht tė munguar? Sa po arrijmė tė ndėrtojmė institucione efektive? Sa politikanėt shqiptarė po bėjnė tė tyren me vepra sjelljen institucionale? Sa pėrputhet kuptimi jonė pėr institucionet me kuptimin qė ekziston nė perėndim pėr to? Praktikat e politikanėve shqiptarė, demokracinė tonė institucionale po e ndihmojnė apo pengojnė, afrojnė apo largojnė me standardet e demokracitė liberale tė perėndimit?
Nuk ka dyshim qė BE dyshon nė cilėsinė e demokracisė sonė. Por mė shumė sė kjo, thembra jonė e Akilit qėndron tek dėmi qė ne i kemi berė demokracisė me mungesėn e kulturės institucionale qė Sabrina Ramet, profesore nė Universitetin e Washington, Seattle, e paralajmėronte qė mė 1992 nė njė artikull mbi demokracinė nė Shqipėri, Rumani, Bullgari (Ramet, Sabrina "Pluralizmi nė Ballkan e armiqtė e tij" Orbis 1992:547-565) si rrezikun kryesor pėr demokracitė ballkanase. Qė dimensioni institucional mbetet pėrcaktues i cilėsisė sė demokracisė, kjo del qartė qoftė po tė shihet se pesė nga dhjetė parakushtet qė e bėjnė njė shoqėri demokraci, janė tė natyrės institucionale - Marrėveshje pėr rregullat e lojės; Institucione tė respektuara e efektive; Zgjedhje tė lira; Gjyqėsor aktiv, efektiv, tė pavarur; Burokraci e depolitizuar qė funksionon sipas rregullave tė shkruara, - qoftė po tė kihet parasysh siē thotė Diamond (Larry, Diamond: "Pėrparimi i demokracisė drejt konsolidimit," 1999:55), se dimensioni institucional lidh formėn e pėrmbajtjen e demokracisė, dmth, fakti nėse institucionet janė tė forta ose tė dobėta pėrcakton nėse ka apo jo demokraci tė konsoliduar.
Nisur nga kjo lidhje mes institucioneve efektive e konsolidimit tė demokracisė nė njė artikull tė mėparshėm pyesja nėse demokracia shqiptare do tė mbetet elektorale apo bėhet liberale (Edmond Cata, "Shekulli", 17 korrik 2002). Evropa do tė na pranojė nė gjirin e saj nėse ne do tė dalim nga elektoralizmi e liberalizohemi. Dmth, tė mos dominohemi nga vullneti politik i dy tre njėshave, por nga institucionet; kėto tė fundit tė mos zėvendėsohen apo identifikohen me rolin e njėshave, por tė luajnė vėrtet rolin e vendit ku dėgjohen zėrat e pėrfaqėsohet vullneti i tė gjithėve; roli i individit tė mos jetė ai i uzurpimit apo manipulimit, por i pėrmirėsimit tė institucioneve nė rrugė kushtetuese po tė lindė nevoja pėr njė gjė tė tillė.
Pyetja qė mbetet pa pėrgjigje nė realitetin konkret shqiptar ėshtė: Konsolidimit tė dimensionit institucional tė demokracisė sonė i nevojiten marrwveshjet e njėshave qė vendosin pėr kėdo e pėr gjithshka apo autoriteti dhe efektiviteti i tė gjitha institucioneve politike, ku njėshat pėrfaqėsojnė jo interesa e kalkulime politike personale, por interesa votuesish e qytetarėsh? Tjetėr pyetje e rėndėsishme qė mbetet ėshtė: Itharėt e paqeve tė tilla mund tė vazhdojnė t'i akordojnė ēfarėdolloj vlerash e tė investojnė shpresat e tyre nė paqe tė tilla edhe pas 12 vjetėve, mund bile tė arrijnė edhe tė "mbysin" e lėnė nė minorancė edhe zėra tė tillė si ato tė Lubonjės, M. Nanos, Stefanit, Meidanit, qė kanė refuzuar zėvendėsimin e institucioneve me paqe individėsh, edhe ta shesin atė "paqe" si "garancia ne-BE-cuarese" ndėr njerėzit e thjeshtė gazetablerės apo TV parės, por ėshtė blerė kjo reklamė politike nė institucionet e BE-sė? A ka arritur kjo reklamė politike t'i bėjė mendjet e atyre qė po ndėrtojnė BE-nė si shtet supranational bazuar vetėm mbi vullnetin politik dhe demokraci institucionale?
Shkurt, asociimi apo hyrja nė BE nuk ėshtė vetėm thjesht ēėshtje parametrash ekonomike. Qė edhe sikur tė ish kėshtu, vėshtirė se 15 anėtarėve tė BE-sė mund t'ua mbushė mendjen njeri se Shqipėria, me problemet e dritave, infrastrukturėn e prapambetur, burokracinė jo tė projekteve por tė kafeneve, varfėrinė e shprehur nė tregun inekzistent tė punės, ekonominė ku importet kapin shifrat e njė miliard dollarėve, ndėrsa eksportet as njė tė pestėn, i afrohet standarteve ekonomike qė kėrkon pranimi nė BE. Mė sė pari, ai mbetet njė aksion politik e provash tė liberalizimit demokratik. A kemi qėnė dhe a jemi nė gjendje qė tė bindim Evropėn se po i japim dėrrmin mentalitetit totalitarian tė njėshit? Se kemi filluar tė hedhim themele serioze tė demokracisė institucionale?
Qė nė filluam demokratizimin duke mos pasur traditė demokracie institucionale, kjo vėshtirė se mund tė dalė njeri tė thotė ndryshe. Ēka do tė thotė qė paralelisht me veprat konkrete, para nesh mbetet sfidė e pėrhershme mėsimi ēfarė ėshtė demokracia dhe mekanizmat e saj, mbi tė gjitha mbetet e domosdoshme qartėsimi atėherė kur konfuzioni dominon, korrigjimi atėherė kur gabohet. Deviza e demokracisė siē thotė Karl Poperi (Poper, Karl. "Supozime dhe Pėrgėnjeshtrime: Rritja e Dijes Shkencore, 1962), ėshtė rritja pėrmes tė provuarit e tė gabuarit, falsifikimit e verifikimit. Nė kėto kohėra kur nė Shqipėri nuk ka mbetur as edhe njeri pa shqiptuar fjalėn institucion, po ku ekziston njė paqartėsi shqetėsuese, rimarr debatin mbi dimensionin institucional tė demokracisė shqiptare pėr tė qartėsuar tre ēėshtje qė lidhen vetėm me institucionet, por qė janė vendimtare nė pėrcaktimin e cilėsisė sė demokracisė: Domethėnia e Institucioneve; Lidhja kushtėzuese qė ekziston mes institucioneve dhe sjelljes institucionale; Marrėdhėniet Individ-Institucione.
*MA Shkenca Politike
Krijoni Kontakt