Une mund te them me plot gojen qe konsumatorit ne Shqiperi nuk i njihet asnje e drejte. Per shkak se kompanite e medha kane krijuar monopole ne tregun shqiptar, eshte e pamundur te tremben nga konkurrenca, dhe si rrjedhoje nuk respektojne asnje te drejte te konsumatorit. Kushtet qe i ofrojne per mallrat (afati i garancise per nje mall, p.sh, eshte shpesh per pak muaj ose fare) dhe cilesia e tyre eshte shume e dobet, nderkohe qe cmimet i mbajne sikur te kishin mallrat origjinale te firmave. Nderkohe, kompanite qe tregetojne mallra vertet origjinale te firmave me emer te prodhimit, vendosin cmime jashtezakonisht te larta, madje me shume se c'mund te shiten ne tregjet perendimore, ku niveli i jeteses eshte me i larte dhe konsumatori eshte me i fuqishem. Dhe kjo ndodh sepse nuk kane frike se mos i largohen klientet.
Si rrjedhoje, konsumatori shqiptar shpenzon shume me teper nga ē'merr, per te mos thene qe vetem humbet. Me e keqja eshte se deri me sot nuk po behet asgje per mbrojtjen e kosnumatorit, nuk ekziston asnje shoqate e mirefillte qe te pengoje abuzimet, ose te pakten t'i denoncoje. Mallrat nuk kane etiketa cmimesh fare dhe i njejti prodhim shitet me cmime te ndryshme nga dyqani ne dyqan. Per te mos thene qe shume shpesh mallrat e marre ne menyre pirate shiten sikur jane mallra origjinale te firmave te fuqishme.
Raste dhe shembuj ka sa te duash, jane hapur fare, por nuk i ndalon njeri. Per mendimin tim, rregullimi i kesaj fushe te problematikes ekonomike eshte nje hap shume vendimtar dhe i domosdoshem per zhvillimin e mireqenies, ndaj nuk e kuptoj pse nuk eshte marre asnje mase nga te dyja qeverite qe kemi pasur deri me sot.
Krijoni Kontakt