REPUBLIKA E SHQIPĖRISĖ
Komuniteti Musliman
Myftinia Elbasan
Me emrin e Allahut, Mėshiruesit, Mėshirbėrėsit
Myftinia e Elbasanit ėshtė informuar nga qytetarė tė ndryshėm elbasanas, herė pas here, se gjatė punimeve qė kryhen pa leje, nė ish tregun e harixhinjve pranė stadiumit, ish varrezat e mėdha tė muslimanėve, bashkė me transportimin e dheut janė pėrdhosur dhe eshtrat e tė parėve tanė. Myftinia Elbasanit bėri disa verifikime dhe konstatoi se kėto informacione rezoltuan tė sakta.
Deklaratė pėr shtyp
Myftinia e Elbasanit pėrmes kėsaj komunikate pėr shtyp bėn me dije organet shtetėrore dhe mbi tė gjitha opinionin publik elbasanas, se kėto ditė nė qytetin tonė ka ndodhur njė ngjarje pa precedent, pėrdhosja e ish-varrezave tė vjetra tė qytetit, tė cilat gjenden aktualisht nė rrethinat e stadiumit tė qytetit.
Si pasojė e ndėrtimit tė njė kompleksi pallatesh shumėkatėshe janė gėrmuar dhe shkulur eshtrat e qytetarėve tė vjetėr tė Elbasanit, e gjyshėrve dhe e stėrgjyrshėrve tė elbasanasve tė sotėm, tė atyre qė e kanė bėrė tė nderuar dhe tė kulturuar kėtė qytet.
Myftinia Elbasanit nė kėtė rast bėhet dhe zėdhėnėsve e mbarė qytetarėve tė kėtij qyteti, tė cilėt pėr shkak tė fitimeve tė njė grushti personash qė as kanė lidhje me kėtė qytet, u kėrkon tė mos heshtin e ta konsiderojnė thjeshtė cėshtje teknike.Firma e ndėrtimit e huaj greke, me nėnshtetėsi dhe kombėsi joshqiptare i hedh dhe i pėrdhos eshtrat e tė parėve tanė shqiptarė nė plehra, ndėrsa shteti i tyre kėrkon ti nderojė eshtrat e bashkėshtetasve tė tyre duke i ngritur varre nė Pėrmet. Kjo nuk ėshtė cėshtje teknike, por ėshtė cėshtje morali dhe kulture.Zhvillimi nuk mund tė ndodhė duke zhdukur tė kaluarėn dhe duke pėrdhosur tė vdekurit.Nėse do tė lejojmė pėrdhosjen e tė vdekurve kemi hapur rrugėn pėr poshtėrimin dhe barbarizmin e tė gjallėve.
Ky veprim i bisneseve tė demokracisė ėshtė dhe mė i rėndė se zhvendosja e varrezave nė vitin 1959, nga regjimi komunist, i cili pa rregull dhe pa sistemim dosido dhe parespektin e duhur, realizoi formalisht rivarrimin e tė vdekurve tė zhvarrosur.Kurse sot nuk bėhet fjalė as pėr zhvarrosje dhe as pėr rivarrime, por pėr shkelje eshtrash, ngarkime me makina tė tonazhit tė madh dhe flakjen e tyre nė mbeturinat e qytetit pėr tė shuar zjarret e ndezura sipas urbanistikės ose tė hedhura gjatė rrugės nacionale Elbasan-Librazhd duke krijuar panik dhe frikė tek banorėt e kėtyre rrethinave.
I bėjmė thirrje Prefektes, Kryetarit tė Bashkisė, Prokurorisė dhe Policisė ndėrtimore tė ndėrhyjnė pėr bllokimin e kėtij skandali dhe tė vėnė para pėrgjegjėsisė autorėt e tij. I bėjmė thirrje opinionit publik elbasanas qė tė sensibilizohet e tė kėrkojė tė drejtat e tė parėve tė tyre pėr tė mos u cėnuar dinjiteti i tyre nė varre.Nėse nuk protestojnė as pėr kėtė, atėherė fisnikėria e kėtij qyteti ėshtė seriozisht e provokuar dhe e vėnė nė rrezik.Nėse do tė pranojmė sė pėrvec tokės edhe tė vdekurit merren me tapi, atėherė ky qytet do tė pranojė pėsimin e tij kulturor dhe shpirtėror. Nuk ėshtė vonė qė kjo padrejtėsi dhe pėrdhosje e madhe tė ndreqet, sepse pėr njė popull tė qytetėruar nderimi i tė vdekurve ėshtė kusht pėr bashkėjetesėn e kulturuar tė tė gjallėve.
--Myftiu
Agim Duka
Pronat, ose ndezem me protesta gjithe Shqiperine
E Premte, 11 Gusht 2006
Selia vendore e Komunitetit Mysliman deklaron se ka ne plan te zhvilloje tubime demonstrative ne te gjithe vendin, ne shenje proteste per ate qe e cilesojne zvarritje e papranueshme e kthimit te trojeve. Qeveria zbarkon ne Elbasan, ne nje takim urgjent
ELBASAN - Myftinia Elbasan shton presionin per pronat mbi qeverine. Nese nuk kthehen pronat e Komunitetit Mysliman protestat do te ndizen ne te gjithe Shqiperine. Keshtu, kercenimi i Myftinise Elbasan eshte pershkallezuar dje, pas protestes per pronat te qindra besimtareve myslimane te zhvilluar para pak ditesh, ne sheshin kryesor te ketij qyteti. Qeveria duket se e ka vleresuar zemerimin e myslimaneve dhe per kete qellim, kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar Selim Muca dhe kryetari i Komitetit te Kulteve ne Kryeministri Rasim Hasanaj kane realizuar dje, nje takim me prefekten e Elbasanit Mimoza Hasekiu.
Mosmarreveshja
Kreu i KMSH-se, Selim Muca dhe kryetari i Komitetit te Kulteve kane dashur dje, te realizojne nje takim te ngushte pune me prefekten e Elbasanit. Por ata kane hasur ne rezistencen e perfaqesuesve te Myftinise Elbasan, te cilet kane kembengulur te jene te pranishem ne kete takim. Duke u shprehur se ka inicuar nje takim te ngushte pune me prefekten, kryetari i Komitetit te Kulteve Rasim Hasanaj, ka kerkuar qe ne kete takim te mos jene te pranishem as perfaqesues te myftinise dhe as mediat. Gjithsesi pjesemarrja e myftinise nuk u arrit te shmangej. Pas perfundimit te takimit, Hasanaj deklaroi shkurt dhe prere: "Ne kete takim u bisedua per kthimin ligjor te pronave te myslimaneve".
Mbeshtetje ne vend
Myftiu i Elbasanit Agim Duka u shpreh se kemi mbeshtetjen e myslimaneve ne te gjithe vendin, per kthimin sa me pare te pronave te ligjshme. Ai shtoi se se ne takimin me perfaqesuesin me te larte te qeverise per kultet, u bisedua per zgjidhjen e problemit te kthimit te pronave te komunitetit mysliman. Per kete qellim eshte kerkuar edhe nderhyrja e prefektes se Elbasanit pasi nga komisionet e kthimit te pronave dhe nga pushteti lokal po hasen mjaft pengesa. Myftiu i Elbasanit theksoi se do te ndiqen te gjithe rruget demokratike per kthimin dhe kompensimin e pronave te myslimaneve dhe se ne kah te tyre, jane besimtaret nga i gjithe vendi.
Myslimanet elbasanas, jane shprehur se jane te vendosur ne kerkesat e tyre dhe se do ti perfitojne me ligj pronat e tyre. Ata jane shprehur se do ti drejtohen shkalleve te gjyqesorit brenda dhe jashte vendit, pasi ceshtja e pronave sipas tyre, eshte edhe nje nga kushtet e vena nga Bashkimi Evropian per integrimin e vendit ne kete organizate. Fatos Salliu
DEKLARATA
Myslimanet: Kerkojme takim urgjent me Kryeministrin
Ne fund te axhendes se tij ne Elbasan, kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar Selim Muca dhe Myftiu i Elbasanit Agim Duka, i kane derguar nje deklarate Kryeministrit Berisha, si dhe Agjensise se Kthimit dhe Kompensimit te Pronave. Ne kete deklarate mes te tjerash shkruhet:
"Z.Kryeminister ne zbatim te urdheresave qe keni dhene per te luftuar korrupsionin ne shkalle Republike, ne cdo instance te pushtetit qendror ekzekutiv dhe gjyqesor, ju shprehim pergezimin tone. Por konstatojme me keqardhje korrupsionin qe po behet per sa i perket pronave te KMSH-se nga instancat qe merren me kete problem. KMSH eshte mjaft i indinjuar lidhur me problemin e kthimit dhe Kompensimit te Pronave te tij, problem i cili po zvarritet pa kufi duke iu mohuar e drejta per kthimin e pronave te ligjshme. Ne te gjitha komisionet e Kthimit te Pronave ne te 12 prefekturat, ky proces po pengohet qellimisht per te perfituar ne kurriz te pronave tona, persona te tjere te paligjshem. Rast konkret se fundmi jane edhe pronat e Myftinise Elbasan. Myftinia e Elbasanit ka pasur ne pronesi te saj mbi 200 prona ne te cilat perfshihen xhami, varreza, troje, dyqane, magazina, medrese, hane, shtepi, ullishte, etj. Deri tani eshte kthyer Namazgjaja e cila eshte hipotekuar, xhamia e Pazarit e njohur per tu kompensuar dhe dy-tre prona te tjera. Kemi kater dosje te ankimuara ne Komitetin Shteteror te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave ku akoma nuk na eshte sjelle pergjigje. Ne Komisionin Vendor te Kthimit te Pronave Myftinia ka 12 dosje te dorezuara qe nuk jane shqyrtuar me pretendimin se dokumentet e pronesise te dala nga AQSH-se nuk jane ligjore. Zvarritjet disavjecare per ne jane me pasoja te renda ekonomike pasi ne pronat tona po ndertohen vila, dyqane e pallate. Me dokumente te plota sic i kerkon edhe ligji 9235 date 29.7.2004., Myftinia Elbasan eshte pronare e nje prone prej 210.000 metra katrore ne lagjen Alejdine, ku sot perfshihen Parku Rinia, pjeserisht stadiumi, sheshi perballe tij, deri te Gorga. Harta e vitit 1938 nepermjet simboleve fetare i pasqyron qarte kufijte e kesaj prone. Por prej tre vjetesh nga KKKP ne Elbasan marrim vetem pergjigje negative. Arsyetimi naiv i punonjesve te kesaj agjencie ben te besosh ose ata jane te paafte, ose jane te korruptuar pasi dihet mire se mbi pronat tona, po behen ndertime te paligjshme. Ne i bejme apel pushtetit vendor ne Elbasan dhe i kerkojme ndihme Kryeministrit te Republikes qe te nderhyje nepermjet institucioneve vartese qe te ndalohen punimet per aq kohe sa te shprehet Agjencia e Kthimit te Pronave ne Tirane, ku kemi bere ankimimin dhe po qe e nevojshme, edhe nga gjykata. Nepermjet kesaj deklarate i kerkojme Kryeministrit te na rezervoje kohe per tu takuar per problemet e pronave te institucionit tone".
Pronat e myslimanėve, nisin protestat nė Elbasan
E Premte, 14 Korrik 2006
Myftinia konfirmon zhvillimin sot, pėr herė tė parė, tė njė tubimi paqėsor tė besimtarėve myslimanė, nė sheshin kryesor tė qytetit. Kėrkohet rikthimi i shumė trojeve, nė zona tė lakmueshme urbane. Reagimi i Komisionit tė Kthimit tė Pronave
ELBASAN - Besimtarėt myslimanė hidhen nė protesta, pėr njohjen e pronave tė tyre. Pėr herė tė parė, njė tubim i tillė do tė nisė nga sheshi kryesor, nė qendėr tė qytetit Elbasan. Lajmi bėhet i ditur nga Myftiu i Elbasanit Agim Duka. Ai i tha dje Korrierit, se janė ftuar tė gjithė besimtarėt myslimanė dhe mė gjerė, qė tė jenė pjesėmarrės nė kėtė tubim. Shkak pėr ndėrmarrjen e kėtij vendimi ka qenė mosnjohja e pronave tė Komunitetit Mysliman dhe nė mjaft raste, tjetėrsimi i tyre. Myftinia Elbasan ka tė gjithė dokumentacionin e nevojshėm pėr kėto prona. Ne jemi pajisur me tapi tė vjetra tė Komunitetit Mysliman, qė figurojnė edhe nė regjistrat e vjetėr themeltarė. Ndėrsa nė raste tė tjera, disponojmė vėrtetime tė faktuara juridike, thotė Duka. Por sipas tij, janė hasur pengesa nga pushteti vendor dhe nga instanca mė tė larta. Endemi nė procese gjyqėsore dhe nuk marrim pronat, qė na takojnė me ligj. Gjatė kėsaj periudhe kemi konstatuar parregullsi dhe shkelje flagrante, abuzime dhe korrupsion, mbivendosje tė pronave, tjetėrsime, tregon myftiu, duke shtuar se nė mjaft raste kanė dalė pronarė tė rinj mbi pronat e tyre.
Aktualisht nė mjaft prona tė Komunitetit Mysliman, lulėzojnė biznese dhe janė ndėrtuar pallate shumėkatėshe. Me pronat e myslimanėve, janė pasuruar tė paligjshmit dhe ne endemi nėpėr gjykata dhe zyra burokratėsh, thotė Myftiu, duke siguruar se kemi vendosur tė sensibilizojmė Qeverinė dhe tė gjitha strukturat pėrgjegjėse, duke zhvilluar njė tubim proteste, nė sheshin kryesor tė Elbasanit. Tubimi do tė zhvillohet sot, pas faljes sė xhumasė dhe protagonistė tė tij, do tė jenė besimtarėt e tetė xhamive tė qytetit. Nėse nuk marrim pėrgjigje pozitive, ne do tė vazhdojmė protestat, me tė gjitha mjetet demokratike", siguron Myftiu i Elbasanit. Nė Elbasan, numėrohen troje tė tė paktėn 35 xhamive tė qytetit, ende tė parikthyera. Shumė troje tė tjera, nė zona tė lakmuara urbane, gjithashtu nuk janė rimarrė nga Myftinia e Elbasanit.
F.Salliu
http://www.korrieri.com/index.php?k=4
Muslimanet gjate protestes ne Shesh
Krijoni Kontakt