Qeveritë në Tiranë dhe Prishtinë me anë të kryeministrave dhe ministrave të vetë kanë shprehur vullnetin e tyre politik dhe në të njëjtën kohë nevojën e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit që ka arritur nivele të frikshme si në Shqipëri edhe në Kosovë. Të gjithë ne dhe mbarë bota është njohur me këto qëndrime publike të qeverive përkatëse dhe hapat konkrete që ato po marrin. Ashtu siç lexojmë përditë në shtyp për rrjete kriminale ndërkombëtare të ngritura nga shqiptarë.
Në një sondazh tjetër të hapur pak kohë më parë mbi prioritetet e jetës shqiptare, dy prioritetet kryesore që ju votuat më shumë se të tjerët ishin krimi i organizuar dhe korrupsioni. Pra duket sikur prioritetet e qeverive përkojnë me ato të vete shoqërisë së lirë shqiptare.
Në këtë sondazh ne duam të masim pulsin e shoqërisë shqiptare në lidhje me qëndrimin që mbajnë ndaj autoritetit të ligjit dhe atij të krimit të organizuar. Pyetja që do tu drejtojmë në këte anketim është si më poshtë:
Nëse ju do të dëshmonit një akt kriminal apo një akt korrupsioni, a do ta dënonconit atë pranë organeve përkatëse të shtetit shqiptar?
Të gjithë ju që do të votoni në këtë sondazh, mund të hidhni edhe mendimin tuaj të plotë duke iu përgjigjur këtyre pyetjeve ndihmëse:
- Jetoni me frikën e ligjit demokratik apo ligjit të rrugës kriminale?
- Kush është më i fuqishëm sipas jush, autoriteti i ligjit apo i krimit?
- Kush është duke fituar dhe kush është duke humbur duelin midis ligjit dhe krimit?
- Çfarë kontributi mund të jepni ju si shtetas në këtë drejtim?
Ju ftoj të gjithëve të votoni dhe të jepni edhe mendimin tuaj mbi këtë problem jetik që prek direkt jetën tuaj dhe indirekt imazhin e të gjithë shqiptarëve në mbarë botën.
Albo
P.S Si të gjithë sondazhet e tjera, nuk keni përse replikoni mendimin e anëtarëve të tjerë, mjaftohuni vetëm duke shprehur mendimin tuaj për sondazhin.
Krijoni Kontakt