Kur erdhėn pėr herė tė parė nė vendin tonė dhe traditat e veēanta
Ciganėt, historia e shpirtrave tė lirė qė prekėn Shqipėrinė
Jovan Jano
Qė nga vitet e fėmijėrisė mė ka tėrhequr jeta e shpenguar, e lirė dhe disi mė e veēantė nga komunitetet e tjera, ajo e njė komuniteti mjaft interesant, e ciganėve. Nė krahinėn time, nė Myzeqe, i quajnė edhe arixhinj, sepse, sipas banorėve tė kėsaj treve, ata merren me zbutjen e arinjve. Kjo nuk qėndron. Qė nė fėmijėri mbaj mėnd kur vinin nė fshat, nė shtėpinė tonė, me torbėn nė krahė pėr tė "lypur" arixheshkat e fshatit fqinj, Mbrostar. Ato ishin dinjitoze, sepse nuk lypnin, por vallėzonin dhe kėndonin, duke krijuar njė atmosferė mjaft tė gėzueshme nė fshat. Ato i njihnin festat fetare ortodokse dhe dinin ku shkonin. Gjyshet tona i prisnin mjaft mirė dhe u jepnin pėr tė ngrėnė dhe sende tė tjera me vete. Mė kujtohet dhe e kam imazhin e Salushes, Sabriut e tė Zyrasė, qė, edhe pse mbi vete mbanin peshėn e viteve, u lexoheshin tiparet fizike tė bukura, gazmore e tė derdhura si nė bronz. Ato ishin mjaft tė familjarizuara me komunitetin e fshatit tim, ishin shumė tė dashura. Lėvizjet e tyre ishin si cicėrimat e dallėndysheve. Ato dilnin nėpėr fshatra, veēanėrisht nė ditėt pranverore. Jetonin brigjeve tė lumit Seman, teksa dita perėndonte, dielli i hidhte vellon e pėrflakur kėtij lumi dhe brigjeve tė tij me pyllishte. Zhurma e tyre, duke u bashkuar me gurgullimat e lumit dhe fėshfėritjen e gjetheve tė drurėve tė pyllit, seē krijonte njė ndjesi disi tė veēantė, sidomos kur pranė zjarrit dremisnin tė qetė nė gjumin e thellė tė natės kėta ciganė, ndėrsa qeni i tyre besnik dhe hėna ruanin errėsirėn dhe qetėsinė.
Kur kėto arixheshka filluan tė rrallonin vizitat tek ne, nė fshat pėrhapej fjala qė Salushja, Zyraja dhe Sabriu i Salushes "kanė vdekur". Xhaxhai im i madh, Marsi, qė ishte infermieri mė i vjetėr, mbase dhe i vetėm nė tė gjithė krahinėn, u shkonte nė Mbrostar, atje nė oazin e tyre, buzė lumit pėr t'i parė e pėr t'u dhėnė ndonjė ndihmė mjekėsore apo pėr t'iu dhėnė ndonjė ushqim. Djali i Salushes, Haliti ishte virtuoz nė ekzekutimin e kėngėve me violinė. Por edhe klarinetėn e lozte bukur. Pėr herė tė parė nga ai dhe miqtė e tij kam dėgjuar kėngėn e famshme tė arixhinjve, "Xhinxhilenė". Kur ia merrnin kėsaj kėnge me violinė dhe klarinetė, festave dhe dasmave iu krijohej njė mjedis shumė i kėndshėm. Edhe zogjtė nė pemė heshtnin dhe dėgjonin me ėndje. Duke kujtuar kėta njerėz tė mirė dhe mjaft tė dashur pėr ne ish-fėmijėt e atyre viteve, s'kam si mos tė kujtoj edhe arixhinjtė e fshatit Gramsh tė Myzeqesė, si tė famshmin klarinetist, Shefito Arixhiu (Vėrlaci) me tė vėllanė, Vathin, qė e shoqėronte me violinė, dhe djemtė, Pėllumbin, Fejziun e Feritin me llautka, qė kur kėndonin nėpėr dasma, ngrihej fshati nė kėmbė. Madje mbaj mėnd qė edhe nė raste vdekjeje, veēanėrisht kur largohej nga jeta ndonjė djalė i ri apo nuse e re, thirreshin edhe sazet e tyre, ku ekzekutohej ndonjė avaz trishtues, i dhimbshėm dhe funebėr. Ata nuk njihnin nota muzikore, as solfezh nuk kishin bėrė, por me virtuozitetin e vet ata bėnin qė tė ngashėreheshin tė pranishmit dhe tė dridheshin nga mallėngjimi jo vetėm njerėzit, por dhe natyra pėrreth. Kėtė e krijonte shpirti delikat i ciganit, ndjenjat e tij tė holla e tė brishta. Ata, pėr tė kėnaqur tė pranishmit nė kėto mjedise festive, lodheshin shumė duke iu rėnė veglave muzikore. Lodhja, djersitja dhe pagjumėsia e vazhdueshme, mbase ka ndikuar edhe nė largimin e tyre tė parakohshėm nga jeta dhe shoqėria. Si njė drejtues i kulturės dhe artit nė Lushnje, tė tillė kam njohur shumė, pa harruar tė talentuarit klarinetist dhe violinist, Sami e Nazmi Arixhiu nga sektori Pluk i Lushnjes. Gjithnjė i kam kaluar nė mend kėta njerėz tė mrekullueshėm, qė s'ia prishnin qejfin kurrkujt. I pėrfytyroj tani mbas shumė e shumė vitesh, ashtu, tė qeshur, tė thjeshtė dhe tė sjellshėm, duke akorduar telat e violinės e llautkės me tonet e klarinetės dhe dajres. Mė kujtohen se sa me sinqeritet ndanin paret mes njeri - tjetrit dhe ashtu, pa bujė, por tė rraskapitur nga netėt e lodhshme e tė gėzuara tė dasmave, largoheshin, duke lėnė njė atmosferė tė trishtuar pas dasme. Qė nė moshėn e rinisė shumė kisha dėgjuar pėr jetėn e tyre tė lirė dhe tė hareshme, por kur lexova pėr herė tė parė poetin madhėshtor rus, A. Pushkinin dhe shkrimtarin francez, Prospjer Merime, shpirti mu mbush me dashuri pėr kėtė komunitet interesant njerėzish. E them kėtė sepse tek kėta njerėz unė pėrfytyroja jetėn e lirė, atė qė tė bėn romantik nė kėtė botė, natyrėn. Populli cigan, apo siē i quajnė shpesh herė, arixhinjtė, janė njė popull i varfėr, i lirė, por i ēliruar nga streset, nga ankthet dhe nga problemet e njė qytetėrimi, gati shkatėrrues tė moralit dhe ndjenjave.
Origjina e ciganėve
Po kush janė ciganėt e ēfarė gjuhė flasin? Nga vijnė e kur kanė ardhur nė viset e Evropės? Kush janė traditat e tyre dhe pozita sociale?
Nė Evropė, ata janė shpėrngulur nėpėrmjet udhėtimeve nomade nga India e largėt. Pasi u dėbuan nga India ky fis u instalua nė njė nga vendet e Azisė Qendrore dhe pastaj u dyndėn drejt Evropės. Nė Evropė kanė shkelur pėr herė tė parė nė vitin 1417 nė Besarabi dhe duke udhėtuar nėpėr luginėn e lumit Danub gjer nga viti 1434, u shpėrndanė pothuajse nėpėr tė gjitha shtetet e Evropės. Kudo nė Evropė kėto qenie tė mjera njerėzore u pritėn keq. I vetmi "mėkat" i tyre ishte varfėria dhe mungesa e atdheut. Mbreti Ferdinandi i V-tė i Spanjės nė vitin 1492, kur ekuistadorėt spanjollė tė udhėhequr nga Kortesi, nėn flamurin e mbretėrisė spanjolle thernin e digjnin tė gjallė indianėt e Amerikės, botoi njė dekret pėr zhdukjen edhe tė ciganėve (arixhinjve) tė gjorė, me ēfarėdolloj mėnyre. Nė vitin 1545, Provincat e Bashkuara tė Holandės, meqenėse ciganėt nuk iu bindėn urdhrave pėr t'u larguar, morėn masa shumė tė rrepta kundėr tyre. Ata i rrihnin me kamxhik deri sa nxirrnin gjak dhe ua shponin me gozhdė flegrat e hundės.
Nė kuvendin e shteteve tė Orleansit, nė vitin 1561, qeveritarėt morėn urdhėr qė t'i zhduknin, duke pėrdorur mjetet mė mizore. Edhe nė shekullin e 18-tė kanė vazhduar torturat kundėr tyre. Shumė ndėr ta janė ngulur nėpėr hunj, janė hedhur tė gjallė nėpėr stiva drush dhe janė djegur. (Pittard: "Les Peuples des balkans", faqe 409 - 437). Me gjithse kanė pėsuar shumė persekutime makabre, raca e tyre nuk ėshtė zhdukur, por ka mundur tė mbijetojė, tė shpėtojė e tė ruajė disa nga traditat e hershme tė origjinės.
Mahat'ma Gandi, ėshtė njė nga ata njerėz tė mėdhenj, i cili ka shkruar pėr ciganėt apo arixhinjtė. Ai thotė se fjala "arixhi" vjen nga gjuha sanskrite qė do tė thotė "fėmijėt e zotit" dhe nė gjuhėn arabe u quajt "arixhen" dhe mori kuptimin e endacakut. Kėshtu qė hidhet poshtė ideja dhe thėnia qė ekziston ndėr ne se ky emėr e ka origjinėn nga zbutja e arinjve. Pėr arixhinjtė (ciganėt), Gandi nxori edhe njė revistė qė e quajti "Harixhan", duke iu kushtuar atyre vendin mė tė madh nė kėtė revistė; shkruante pėr bashkėpunimin e ngushtė me kėtė kastė tė poshtėruar nga politikat reaksionare tė atyre qė i krijuan kėto kasta dhe pėr ērrėnjosjen pėrfundimtare tė tyre.
Ciganėt nė Shqipėri
Pėr ardhjen e tyre nė Shqipėri mėsojmė nga njė regjistėr i perandorisė otomane i vitit 1523, ku thuhet se fillimisht erdhėn 374 familje tė tilla. Ndėrsa njė autor italian, si fillimin e kohės sė popullimit cigan nė Shqipėri, jep vitin 1635. Ciganėt njihen me disa emra nė Shqipėri si p.sh nė jug tė Shqipėrisė i quajnė gabelė apo arixhinj, nė zonėn e Korēės i quajnė kurbatė. Por pėrgjithėsisht quhen ciganė. Njihen si popull nomad e janė tė dhėnė pas kėngėve e valleve. Ata kanė njė organizim tė pėrsosur dhe tė fshehtė brendapėrbrenda komunitetit dhe i binden kryetarit tė tyre pa mėdyshje. Ėshtė i njohur tek ciganėt zakoni i mungesės sė varreve. Vetė ciganėt tregojnė se kjo vjen nga njė rit i lashtė, sipas tė cilit tė parėt e tyre i varrosnin tė vdekurit nėpėr pyje nė orėt e vona tė natės. Kjo vinte si pasojė e dėshirės pėr tė harruar varret qė tė mos ktheheshin mė aty, sepse, sipas tyre, varret tė lidhin kėmbėt dhe nuk tė lėnė tė shtegtosh. Kjo pranohet edhe nga librin "Minoritetet: E Tashmja dhe e Ardhmja" (Raport i Grupit Shqiptar i tė Drejtave tė Njeriut, viti 2003) Po nė kėtė libėr thuhet gjithashtu se njė nga problemet e mėdha sociale me tė cilėn pėrballohet popullsia cigane, ėshtė edukimi. Nė shkolla, fėmijėve ciganė iu kushtohet mė pak vėmendje dhe rėndėsi dhe mungon puna e mėsuesve. Pas viteve '90 kanė filluar t'i braktisin shkollat. Sot njė pjesė e mirė e fėmijėve ciganė enden rrugėve duke lypur ose duke vjedhur. Ciganėt nuk ndihmohen me strehim apo me punėsim. Nė qytetet e mėdha vihet re edhe dukuria e trafikimit tė fėmijėve dhe e prostitucionit tė vajzave cigane, tė trafikuara ose tė larguara me dėshirė.
Ky komunitet etno-kulturor e mjaft i shpėrfillur ka edhe gjuhėn e tij, tė cilėn e flet duke e trashėguar brez pas brezi me gojė, nėpėrmjet kėngėve, por qė nuk shkruhet. Nga ritet qė manifestojnė me njeri-tjetrin janė mė shumė paganė se sa fetarė qė besojnė nė njė Zot. E duan shumė zjarrin, gjė qė tregon se besojnė nė perėndinė e zjarrit. Edhe shėn Gjergjin e festojnė, gjė qė duhet tė ketė lidhje me ndonjė perėndi pagane nė vendin e origjinės sė tyre. Ciganėve iu pėlqen natyra dhe marrin ēdo lėmoshė prej saj. Kjo pėrbėn njė dukuri negative pėr ta, sepse Ivan Miēurini, duke iu kundėrvėnė kėtij qėndrimi pasiv ndaj natyrės, thoshte: "Asnjėherė nuk duhet tė pranojmė
lėmosha nga natyra, por duhet ta transformojmė atė".
Ciganėt nė artin botėror
Ciganėt janė shpėrndarė nė tė gjithė kontinentin tonė. Kryesisht me shumicė gjenden nė Rumani, Hungari, Spanjė e nė vendet ballkanike. Cardashet hungareze dhe vallet e famshme tė Andaluzisė shprehin mė sė miri karakterin e gjallė dhe shpirtin lirik tė ciganėve. Po kėshtu violina e ciganit ėshtė metafora mė e mrekullueshme dhe mė e bukur e kulturės dhe artit tė tyre. Fryma e tyre e lirisė, qėndrimi i tyre indiferent ndaj qytetėrimit modern, i bėn ata mė tė shpenguar, mė tė lumtur dhe pa ngarkesa emocionale. Shumė shkrimtarė tė mėdhenj dhe kompozitorė u kanė kushtuar vepra tė bukura ciganėve, sepse janė frymėzuar nga shpirti lirik i tyre. Shkrimtari francez, Prospjer Merime ka shkruar novelėn simpatike "Karmen i Granadės" dhe mbi bazėn e kėsaj novele ėshtė kompozuar edhe opera e Bizes, me tė njėjtin emėr. Po ashtu poeti i madh i popullit rus, Aleksandėr Pushkin ka shkruar poemėn e famshme : "Ciganėt". Pushkini shkruan me shumė dashuri pėr ta nė kėtė poemė:
"Turmė e ciganėve plot zhurmė, po endet nė Besarabi,
Ja, sonte ngritėn pėrmbi lumė tė grisurat ēadra pėrsėri,
Nė fushė kuajt kullosin, pas ēadrės shtrirė ariu rri,
Ē'hare nė stepė, ē'gjallėri!...
...............................
"…O at, - vasha nis i flet, - po sjell njė mysafir;
po rrinte pėrtej kodrinės, nė shkreti.
Nė kampin tonė i thashė tė rrinte, - Cigan kėrkon tė jetė ai;
Ndėshkimi e pret nė vend tė tij,
ndaj mike do t'i jem gjithmonė,
Aleko, emrin ia thonė,
pas meje jetė e mot do vijė".
...................................
Kaluan heshturazi dy vjet, ciganėt enden pėrsėri,
Kudo qė venė nėpėr stepė, mikpritje gjejnė dhe qetėsi.
Aleko, larg qytetėrimit, shkujdesur endet tok me ta,
Dhe nė lirinė e shtegtimit, andralla dhe telashe s'ka".
Edhe poeti ynė, Pano Taēi, edhe pse nė moshė shumė tė madhe, u ka kushtuar njė libėr tė tėrė tė bukur ciganėve. Ai nė njė nga kėto poezi i quan ata "zogj nomadė", qė e kanė zemrėn nė fushė dhe shpirtin nė pyll.
Ja si shkruan ai pėr ta:
"Si det e ka shpirtin, zemrėn si brengė,
Cili gaxho i troket nė shpirt e nuk hyn?
Kush ia pa zėmrėn tė carė porsi shegė,
E s'i gjeti brenda qindra rubinė?
Shpirtin si hėnė e zėmrėn si diell,
Lyer nė bronz lėkurėn indiane,
Nomadė tė lirė si zogjtė nė qiell,
Marramendjen nėpėr kėngė cigane.
Njė kompozitor i madh gjerman ka kompozuar njė vepėr muzikore tė titulluar: "Cigania". Edhe i paharruari Hozelito ka kėnduar kėngėn e famshme melankolike "Violino cigano", edhe kėngėtari i shquar italian, Nikola di Bari, nė fillim tė viteve '70 ka kėnduar kėngėn "Cigania" dhe shumė filma janė realizuar pėr jetėn e tyre tė lirė.
Jo vetėm romantizėm...
Mendojmė se ky komunitet ka kėrkesa minimale pėr jetėn dhe nuk e vlerėson perspektivėn. Nė kėtė kontekst qeveria dhe shoqėria nė tėrėsi duhet tė kenė platforma dhe programe tė veēanta pėr ta dhe kėto programe tė ndiqen e tė zbatohen. Shpesh abuzohet me tė ashtuquajturat ndihma ndaj tyre. Mė ka ardhur mirė kur nė njė fushatė elektorale kam dėgjuar njė politikan qė pėrgjėrohej pėr ciganėt, pėr jetėn e tyre tė mjeruar e pa shpresė. Por mė erdhi shumė keq kur mėsova qė vetėm ēmimi i posterave gjigante tė kėtij politikani ishin baras me koston e ndėrtimit tė dhjetėra shtėpive modeste pėr strehimin e ciganėve tė Tiranės, duke i larguar ata tė paktėn nga ngrehinat prej plasmasi apo prej kartoni.
Qė t'u vish nė ndihmė kėtyre njerėzve, tė cilėt lindin ashtu si dhe vdesin, pa strehė, nėn qiellin e hapur kur pėr shtrojė kanė tokėn, duhet, qė ai, qė merr pėrsipėr tė bėjė diēka njerėzore pėr ta, tė jetė njė njeri fisnik dhe i pėrkryer. Dhe qė tė jetė i tillė ky njėri-politikan apo njeri-biznesmen duhet tė karakterizohet nga mirėsia, nga serioziteti, nga shpirti i pastėr, nga sinqeriteti dhe nga pėrzemėrsia
Tirana Observer
Krijoni Kontakt