Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,408
    Postimet në Bllog
    17

    Peshkopi Nikon i dioqezës shqiptare në Amerikë viziton Shqipërinë

    Jeta është dhuratë nga Perëndia

    - Vizita e Episkopit të Bostonit, New England dhe Dioqezës Shqiptare Hirësisë së Tij Nikon Liolin, në Shqipëri -

    E Diela e Miroprurëseve, më 7 maj, në kishën “Ungjillëzimi i Hyjlindëses”, në Tiranë, ishte e veçantë. Në Liturgjinë Hyjnore për kremtimin e kësaj feste, që u krye nga Fortlumturia e Tij Kryepiskopi Anastas, meshoi edhe Hirësia e Tij Nikoni, (vëlla i Episkop Liolinit), Episkop i Bostonit, New England dhe i Dioqezës Shqiptare të Kishës Orthodhokse në Amerikë.

    Episkopi Nikon vinte në Shqipëri për herë të parë. Origjina e tij është nga Korça (babai i tij ka lindur në Boboshticë).

    Para predikimit kremtues, Kryepiskopi Anastas prezantoi dhe përshëndeti Episkopin Nikon për praninë e tij mes gjithë besimtarëve orthodhoksë të Tiranës. Ndër të tjera Kryepiskopi tha: “Jemi mirënjohës, shumë të lumtur dhe në të njëjtën kohë të bekuar për vizitën tuaj në vendin tonë… Edhe pse në vende të ndryshme, edhe pse larg, ne jemi gjithmonë së bashku në lutje dhe veçanërisht në momentin e Falënderimit Hyjnor, kur ne marrim Trupin dhe Gjakun e Krishtit. Shërbejmë në një Kishë të Shenjtë, Katholike dhe Apostolike dhe momenti i Kungimit Hyjnor na bën qytetarë të Mbretërisë së Perëndisë”.

    Në vazhdim Kryepiskopi Anastas i kërkoi Episkopit Nikon t’i transmetojë besimtarëve të Dioqezës Shqiptare të Amerikës përshëndetjet e orthodhoksëve të Shqipërisë, si dhe atmosferën mjaft të gëzueshme nga kremtimi në kishën e Ungjillëzimit.

    Më pas edhe Episkopi Nikon përshëndeti Kryepiskopin dhe besimtarët orthodhoksë të Shqipërisë, duke shprehur gëzimin për praninë e tij të parë në këtë bashkëmeshim në Shqipëri. Ai shprehu edhe përgëzimin drejtuar Kryepiskopit Anastas për ngritjen nga themelet të gjithë Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë me strukturën, tempujt adhurues, si dhe organizmat e gjallë të saj etj. Ai falënderoi gjithashtu edhe për mikpritjen që iu bë në Shqipëri nga Kisha.

    Më pas Kryepiskopi ftoi Episkopin Nikon të bënte predikimin e së kremtes. Episkopi në predikimin e tij vuri theksin në momentin e veçantë të takimit të Miroprurëseve me engjëllin që ndodhej në varrin e Krishtit, duke theksuar mesazhin që edhe ne, sot, të celebrojmë Ngjalljen e lavdishme të Zotit ashtu si gratë miroprurëse dhe të mos kemi frikë ta shpallim këtë gëzim. Duke përfunduar ai tha: “Përgjegjësia jonë nuk është të largohemi nga frika kur shohim varrin bosh, por është të dalim në botë dhe t’i japim botës lajmin e mirë, që jeta nuk është një imazh, një fenomen i çuditshëm, por është dhuratë nga Perëndia, është e përjetshme dhe është për secilin nga ne. Bota ka nevojë të dëgjojë nga ju që jeni ushtarët e Krishtit dhe duhet të dijë që Krishti është ngjallur së vdekurish dhe do të na ngjallë edhe ne. Krishti u Ngjall!”

    Në fund të Liturgjisë Hyjnore Kryepiskopi falënderoi edhe njëherë Episkopin Nikon për praninë e tij dhe i dhuroi një engolpion të së Tërëshenjtës Mari, si kujtim të kësaj vizite në Tiranë.

    Pas Liturgjisë Hyjnore, Episkopi Nikon u nis për në Korçë, ku vizitoi Mitropolinë dhe u takua me Hirësinë e Tij Joanin dhe më pas shkoi në Boboshticë, fshatin nga ka origjinën.

    Ndërsa në datën 8 maj, në të kremten e Ungjillorit Joan Theovelogu, ai meshoi së bashku me Hirësinë e Tij Joanin në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”.

    Pas qëndrimit dyditor në Korçë, Episkopi Nikon vizitoi Akademinë Teologjike “Ngjallja e Krishtit”, në Shën Vlash, Durrës, i shoqëruar nga Kryepiskopi Anastas dhe Hirësi Ilia. Atje u takua me studentë të viteve të ndryshme, vizitoi mjediset e saj dhe hëngri drekë me studentët dhe pedagogët e shkollës.

    Në fjalën e tij përshëndetëse ai shprehu gëzimin që ndiente kur shikonte që Kisha Orthodhokse në Shqipëri po lulëzonte. Imzot Nikoni përgëzoi dhe nxiti studentët për mbarëvajtjen në studime, përparim të mëtejshëm dhe kontributin e tyre në ecurinë e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.

    Hirësia e Tij Nikoni u largua nga Shqipëria me shpresën dhe dëshirën për t’u kthyer sërish dhe për të përjetuar nga afër përparimin dhe fuqizimin e Kishës Orthodhokse të Shqipërisë.

    Sonila Dedja
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,408
    Postimet në Bllog
    17
    INTERVISTË ME AT ARTHUR LIOLIN

    Pas Prillit të 1939-es Noli mendonte dhe përkrahte idenë e “Bashkimit te Shenjtë” për rikthimin e Zogut pas Luftes së Dytë Botëerore, se besonte që më mirë të kishim një Shqipëri të pavarur sesa një shtet të asimiluar nën Italinë Fashiste të asaj kohe.

    Me shumë emocion e kemi pritur takimin sot me Ju, si ndiheni midis studentëve te Globe Institute of Technology?

    Ju mirëpresim ne çdo kohë. Është një gëzim i veçantë kur na vinë vizitorë nga të gjitha krahinat e Shqipërisë. Në këtë kishë ne kemi një thesar të historisë amtare të përbashkët që kemi trashëguar këtu në Amerikë dhe jemi të detyruar ta shpërndajmë dhe te njihen të gjithë brezat me këtë punë të vyer të diasporës shqiptare.

    Si lider i Kishës ortodokse shqiptare Shën Gjergji, ikona e ortodoksizmit shqiptar, të themeluar nga Fan Noli, si po e vazhdoni rrugen e tij?

    DUKE I SHËRBYER POPULLIT DHE ZOTIT.

    Në dy dekadat e fundit ka pasur një fluks të madh shqiptarësh në Boston, si i ka pritur Kisha juaj ata vetëm si ortodoksë apo si shqiptarë në radhë të parë?

    I kemi pritur dhe i presim si motra dhe vëllezër bashkëkombas, pa dallim feje.
    Siç e dini virtyti i mikpritjes eshte jo vetëm detyrë e besimtarit, por edhe traditë e lashtë shqiptare. Ky është një rast i shkëlqyer për të shkëmbyer eksperiencat tek njëri-tjetri, anën shpirtërore dhe kulturore si dhe për të forcuar zërin e shqiptarëve në hemisferën Perëndimore.
    Në përgjithësi, koha për të ndihmuar emigrantët konkretisht ka mbaruar, me përjashtim për të lehtësuar probleme specifike. Konkretisht shqiptarët që kanë ardhur pas rinisjes së marrëdhënieve të mira me SHBA-në kanë ndihmuar dhe ndihmojnë njeri-tjetrin në çdo pikëpamje, si nga ana materiale ashtu dhe kulturore.
    Të ardhurit përshtaten shumë shpejt në shoqërinë këtu duke formuar shkolla të trashëgimisë shqipe si dhe janë zgjedhur si zyrtarë tek Faltoret.
    Na gëzon zemra kur shohim të dy palët së bashku duke mësuar dicka prej njëri-tjetrit.

    A keni studentë shqiptarë që po vazhdojnë Universitetet Teologjike te sponsorizuar nga Kisha Juaj dhe ka prej tyre që janë kthyer në Shqipëri?

    Kemi disa studentë që nën hijen e peshkopatës sonë po vazhdojnë studimet nëpër akademitë ortodokse në New York, Pennsilvany, Boston si dhe në Durrës.
    Disa prej këtyre studentëve janë me prejardhje shqiptare, kurse disa të tjerë janë krejt amerikanë që janë rritur në dioqezën tonë.
    Një prej këtyre studentëve është diplomuar në Boston dhe është kthyer në Shqipëri, I cili sot punon si Episkopi i Korçës. Kurse imzot Nikoni I Bostonit në bashkëpunim me Kryepeshkopin Anastas Janulatos ka propozuar: se çdo seminarist prej këtu duhet të kalojë një periudhë në shkollën Orthodokse “Ngjallja” në Shën Vllash të Durrësit.

    Ju jeni një personalitet i Kombit tonë dhe i Kishës Orotodokse shqiptare, çfare lidhjesh keni me kishën autoqefale të Shqipërisë dhe konkretisht me Kryepeshkopin Janulatos?

    Kryepeshkopata jonë është pjesëtare e Kishës Orthodokse Autoqefale në Amerikë. Kështu, sipas kanuneve Kisha e Shqipërisë dhe Kisha e Amerikës janë dy juridiksione praktikisht të pavarur administrativisht, por shpirtërisht të bashkuar, sicdo kishë autoqefale në botë.
    Imzot, Lumtëria e Tij Anastasi Janulatos ka vizituar katedralen tonë si dhe imzot Peshkop Nikoni u mirëprit në Tiranë në muajin Maj kur udhëtoi për të parën herë në Atdhe.
    Të dy hierarkët bashkëmesuan dhe kaluan takime të ngrohta me një bisedim të frytshëm.
    Kemi marrëdhënie shumë të mira dhe shpresojmë se kjo është për të mirën e të gjithëve:
    të besimit tonë, të shtetit shqiptar dhe të popullit në përgjithësi.

    C’qëndrim keni mbajtur me zhvarrimet që u bënë në fshatin e Përmetit nga prifti i fshatit me fe ortodokse?

    Prej së largu nuk kemi të dhëna konkrete dhe në fakt nuk është puna jonë të ndërhyjmë atje ku nuk kemi pergjegjësi. Gjithashtu problemi në fjalë duket si shushatje e kompleksuar nga çështjet e tjera të pronës, të moskokëçarjeve, të frikës etnike, si detyra të vonuara që pastaj u derdhën dhe u magnifikuan në masmedian shqiptare.
    Nga lajmet zyrtare kishtare shpresojmë se kleri i atjeshëm ka bërë detyrën e tij në një rast delikat. Në thelb, ky problem na duket një çështje që e ka për detyrë qeveria shqiptare ta zgjidhë, sepse propozimi u nis me nje marrëveshje midis zyrtarëve të qeveritarëve fqinj.

    Cfare lidhjesh keni me organizatat e tjera shqiptare në Amerikë, qoftë fetare apo politike?

    Lidhjet që Kryekisha jonë kishte dhe ka gëzuar për vite me radhë me faltoret shqiptare pa dallim feje, si dhe me organizatat kulturore dhe etnike, janë marrëdhënie të forta dhe të mira.
    Këto marrëdhenie vazhdojnë dhe sot me një frymë miqësie dhe bashkëpunimi në çdo rast ku ka nevoje humanitare ose kombëtare.
    Kisha nuk merret me partitë politike dhe ruan rezervën e saj në këto aspekte, sepse është jashtë kompetencës sonë. Në fakt, besoj se Institutet fetare kanë më shumë kredibilitet kur nuk merren drejt me probleme politike se ato janë të perkohshme, dhe kisha merret me çështje shpirtërore dhe të përjetshme.
    Roli dhe konshienca e Kishës është më shumë, ashtu si ndërgjegjja e Kombit që jep largpamësi, balancim dhe ekuilibrim në shoqërinë ku vepron.
    Megjithatë, është domethënëse se disa cështje në jetë lidhen dhe derdhen nga një fushë në tjetrën. Por përpiqemi kurdoherë të mbajmë një gjakftohtësi dhe objektivitet prej politikës. Edhe në kohën kur udhëhiqte Fan Noli, ai kishte kujdes t’i ndante duke mbajtur mitrën e Kishës për çështje fetare dhe kapellen e Vatrës për çështje kombëtare.
    Sot e shohim me të përshtatshme për Klerikët që të jenë të distancuar nga probleme që janë jashtë sferës së besimit. Ndihemi më mirë kështu.

    A ka kisha të tjera ortodokse shqiptare në Boston dhe çfarë bashkëpunimi keni me to?

    Peshkopata jonë ka 13 kisha në SHBA, kurse në qytetin e Bostonit kemi 3 famullie.
    Dy janë nën hijen e Peshkopatës sonë, dhe 1 është nën hijen e Patrikanës së Stambollit.
    Kleri dhe besimtarët e të tre kishave të qytetit tonë kanë marrëdhënie të mira në veçanti në çdo rast që kërkon bashkëpunim.
    Famullitë janë formuar dekada më parë me kushtetutat kishtare dhe ligjore të tyre për të kontrolluar organizatat e tyre.

    A keni pasur takime Ju personalisht apo dhe ndonjë anëtar i Kishes tuaj me anetarë të ish rregjimit komunist në Shqipëri, dhe si e shikonit izolimin total dhe shkatërrimin e fesë që bëri qeveria komuniste në atë kohë?

    Kam udhëtuar për në Atdhe në vitin 1988 për të parën herë, dhe kam pasur bisedime me zyrtarë të shtetit të asaj kohe, të Akademise së Shkencave, të Universitetit, të Muzeut dhe Bibliotekave të ndryshme, Arkivin Kombëtar, etj.
    Përsëri më ftuan në vitin 1989 dhe sic e dini kam udhëtuar disa herë më vonë me udhëtime kulturore, arsimore dhe misionarësh.
    Qëllimi ynë ishte krejt thjesht e qartë: Te rikrijonim lidhjet pas nje shkëputje shumë të gjatë, midis vendit ku jetojmë me vendin e paraardhësve tanë.
    Mejtimi ynë është se çdo ankim mund të zgjidhet me kohë e me bashkëbisedime.
    Në fund asnjë pale nuk fiton nga izolimi dhe mosbisedimi.
    Në poezinë e Xhon Dunnit shkruhet: “ASNJË NJERI NUK ËSHTË ISHULL”
    E pashë si gjynah të madh se traditën tonë të shtrenjtë për bashkëjetesë fetare e zhdukën me ligj, dhe kjo ishte një humbje e rëndë për cdo individ si dhe për imazhin e Kombit.
    Është e vërtetë se keqpërdorimi i fesë shpesh herë sjell probleme shoqërore, por në thelb jane sfida per të kapërcyer dhe për të qartësuar besimin për të gjithë.
    Këto shkatërrime të strukturës fetare dhe të ndërtesave më të vjetra dhe të bukura në Ballkan, kanë lënë një barrë të rëndë mbi supet e popullit dhe të besimtarëve sot.
    Megjithatë kemi shpresë për kohën e ardhshme. Çdo qeveritar i lartë ose i thjeshtë na ka pritur atje dhe njëkohësisht janë mirëpritur këtu.
    Mjaft Diplomatë, piktorë, mjekë, qeveritarë dhe vizitorë nga Shqipëria janë mirëpritur në kishën e Bostonit. Këtë e kemi jo vetëm detyrë por edhe një kënaqësi shpirtërore.

    Ishte Noli i shkëputur nga politika dhe kur u vesh si Prift?

    Zyrtarisht Noli ishte i shkëputur nga politika kur u kthye ne SHBA pas 30-s, por kjo nuk do te thotë se nuk u interesua për të mirën e kombit ose për shtetin shqiptar.
    Përkundrazi vazhdoi të kishte bisedime, të jepte këshilla dhe opinione në raste të ndryshme kur kërkonin mejtimet e tij të vlefshme, e cila për të ishte një litar i tendosur.
    Kështu ka ndodhur dhe me Papa Gjon Palin II-te, në një anë mbante distancë dhe nga ana tjetër nuk e mohonte dot kujdesjen që kishte për vendin e tij Poloninë.
    Interesante është që dy klerikë të mëdhenj ishin shkencëtarë, merreshin me teatër në rininë e tyre, shkruanin poezira dhe kishin një pamje dhe respekt popullor.
    Të dy këto figura tepër të rëndësishme kanë një pozitë të vecantë për kombet e tyre respektive.

    Cili është qëndrimi Juaj në lidhje me mbretin Zog, i cili dihet që ka qenë një nga kundërshtarët e mëdhenj të Fan Nolit?

    Historia është një zinxhir i pandërprerë. Kështu në bibliotekën dhe arkivin tonë kemi të dhëna për cdo periudhë të historisë shqiptare.
    Është e vërtetë që Imzot Noli dhe Ahmet Zogu kishin ndryshime pikëpamjesh në fushën politike.
    Studimet dhe librat për atë kohë janë shumë dhe të larmishme.
    Ka dhe raste kur të dy kishin një lloj marrëveshje: përshembull në vitin 1937 kur erdhën motrat e Zogut ne Boston ato erdhën menjëherë në Kishën e Shën Gjergjit për të vizituar Imzot Nolin.
    Pas Prillit të 1939-es Noli mendonte dhe përkrahte idenë e “Bashkimit te Shenjtë” për rikthimin e Zogut pas Luftes së Dytë Botëerore, se besonte qe më mirë të kishim një Shqipëri të pavarur sesa një shtet të asimiluar nën Italinë Fashiste të asaj kohe.
    Sic e dini historia mori një rrugë tjetër. Ne fillim Noli shpresonte se partizanët dhe qeveria e Enver Hoxhës do të kishte një frymë egalitare në përputhje me principet e tij të Revolucionit Demokratik të 1924-es. Besoj se shumë prisnin të njëjtin rezultat,
    por historinë e vërtetë e dinë më mirë ata dhe ato që jetuan brenda atij sistemi totalitar pas Lutës së Dytë.
    Në thelb, Noli punonte dhe shpresonte për një shtet shqiptar të lirë dhe të pavarur, tamam si e gjeti këtu kur erdhi në 1906.

    Si e shikoni Pavarësinë e Kosovës dhe cilat janë përpjekjet që ka bërë kisha juaj për Kosovën Martire?

    Shumica e diplomatëve sot thonë se nuk ka rrugë tjetër përveç një Kosovë të pavarur, për të mirën e popullit të atjeshëm si dhe për stabilizimin e rajonit.
    Besoj se shtetet e Gadishullit Ballkanik kudo në Europë si dhe jashtë saj e kanë kuptuar mirë këtë nevojë.
    Për këtë qëllim qeverisja e Kosovës do të kërkojë një qëndrim aktual dhe largpamës të gjerë që respekton të drejtat e të gjithë banorëve të Kosovës dhe që përmbledh gjithë faktorët më të denjë për një shtet demokratik.
    Kjo kërkon një maturi të thellë dhe kuptojmë se largpamësia nuk vjen kollaj pas tragjedisë njerëzore që ndodhen në fund të viteve 90-te, prandaj kërkon një qeverisje të ndershme dhe të suksesshme.
    Megjithëse Kisha jonë nuk merret me çëeshjet politike, por për çështjet humanitare dhe për të drejtat e njeriut ju është përgjigjur në çdo rast që kanë pasur nevojë bashkatdhetarët tanë.

    Ju flisni një gjuhë të kulluar shqipe sikur të keni lindur në Shqipëri, si keni arritur ta përvetësoni kaq perfekt?

    Më duket se më bëni qejfin.
    Shqipen që unë përdor sot e kam mësuar në pëqinë e gjyshes, por më shumë duke lexuar librat fetare gjatë shërbesave dhe duke iu falur Zotit si shërbëtori i Tij në meshë.
    Ndërkohë interesohem shumë për gjuhësinë tonë dhe vazhdoj të mësoj më shumë duke bidseduar me shqiptarët që kanë ardhur në dekadat e fundit në SHBA.
    Ne kemi nga të mësojmë dhe të frymëzohemi, le të marrim shembullin e Nolit i cili vazhdoi me mësimet univeristare gjer sa ndërroi jetë.
    Gjithashtu unë e kam zakon të lexoj çdo mëngjes në Internet disa gazeta që botohen në Atdhe. Ashtu siç bënin emigrantët e parë shqiptarë në fillim të Shekullit 20-te, po ashtu bëj dhe unë për të mësuar gjuhën e bukur dhe të ëmbël shqipe.

    Së fundi c’mendim keni për gazetën “Iliria”?

    Gazeta “Iliria’ dhe redaktorët e saj duhen lëvduar për punën e tyre, se kjo gazetë mbush një nevojë të domosdoshme për të informuar jo vetëm shqiptarët këtu dhe kudo por edhe për të ngritur në skenë problemet tona për audiencën Amerikane dhe ndërkombëtare.

    Ju faleminderit për Intervistën At Arthur Liolin dhënë për publikun shqiptar!
    Ishte në nderin tim t’ju përgjigjesha pyetjeve tuaja interesante për publikun shqiptar Zonja Zylo!

    Botuar ne gazeten "Illyria"4/7/2006
    Keze (Kozeta) Zylo
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 05-08-2006 më 21:13

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,408
    Postimet në Bllog
    17
    1) a eshte e vertete se shumica e ortodokseve shqiptare jane per heqjen e Janullatosit?
    Ata qe jane perpjekur te sulmojne Hiresine e Tij, ndeshkimin e kane marre nga Perendia, qe nga ish-presidenti i plotfuqishem Berisha, e deri tek njerez rendomte te kallepit te Fatmir Cicit e Nikolle Markut qe e kane veshur roben e priftit jo per ti sherbyer atij lart, por per qellime te pasterta perftimi personal.

    Nuk ka orthodhoks shqiptar me besim te ndezur ne shpirt qe te mos jete mirenjohes per shembullin e jetes dhe ndihmen e jashtezakonshme qe Kryepeshkopi i ka dhene jo vetem KOASH, por mbare popullit shqiptar ne oret me te veshtira te tij ne keto 2 dekadat e fundit. Ata qe e sulmojne Kryepeshkopin jane ata qe nuk u ka shkelur ndonjehere kemba ne Kishe dhe nuk jane lutur ndonjehere ne jeten e tyre. Keta jane ata "orthodhokset ne emer".

    2) a ka ferkime mes tiranes dhe bostonit (ne nivel kishash)
    Peshkopi Nikon eshte Peshkopi i dioqezes shqiptare ne Amerike, dhe dioqeza shqiptare eshte pjese e Kishes Orthodhokse te Amerikes qe mbledh ne gjirin e saj dioqeza te popujve me origjine te ndryshme. Peshkopi Nikon eshte edhe i vellai i At Artur Liolin.

    Per ti dhene pergjigje pyetjes tende, 1 dekade me pare, kreret e Kishes ne Amerike ishin skeptike mbi punen dhe misionin e Kryepeshkopit Anastas ne Shqiperi, skepticizem i diktuar sa nga distanca fizike dhe moskomunikimi direkt, ca edhe nga barrazhet e sulmeve te shumellojshme mediatike ne Shqiperi mbi figuren e Kryepiskopit Anastas.

    Kurse 1 dekade me pas, Kryepeshkopi Nikon viziton vendlindjen e prinderve per here te pare ne jeten e Tij, dhe ishte aq i impresionuar me arritjet e KOASH, aqsa jane perhapur thashetheme se ne rast se Kisha Orthodhokse e Amerikes nuk u jep zgjidhjen e duhur problemeve financiare qe po kalon, dioqeza shqiptare mund te shkeputet nga Kisha e Amerikes dhe ti bashkengjitet KOASH.

    Komuniteti orthodhoks ne Amerike ka dy dioqeza, dioqezen qe e prishi kungimin me Kontandinopojen, dioqeza e udhehequr nga Noli, dhe dioqeza tjeter me e vogel ne numer qe e ruajti kungimin me Konstandinopojen e udhehequr nga peshkopi Ilia Ketri. Ilia Ketri eshte drejtori i Akademise Theologjike ne Shen Vlash, Durres dhe ka qene ne krah te KOASH e Kryepeskopit Anastas qe heret.

    Albo

  4. #4
    I nderuar Albo, ata njerez qe duan ose vjellin vrere kunder Kryepeshkopit tone,
    Fortlumturise se tij Anastasit, nuk jane gje tjeter vec'se po ata ortodoks qe ne
    kohen e turqise kthenin timonin nga frynte era.
    Me vjen keq ( per interesin e tyre) qe nuk gjinden ne perendim, se do te ishin te paret te kthenin fene..... ,
    p.sh. do te ishin flamurtare te " ekumenizmit", qe aq shume Vatikani po kerkon.

  5. #5
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    Albo.. vertet me hoqe nje "brenge" Faleminderit per shpejgimet/historikun e te 2 temave te mesiperme..Per Kryepeshkopin tone kam degjuar fjalet me te mira qe mund te degjosh per nje njeri... Ne kete forum, me kane pare syte nje urrejtje te madhe perkundrejt tij(dua te theksoj se nuk kam pare ndonje orthodhox ta shprehe)
    ndoshta ndonje ateist, pseodu patriot me backround orthodhox ose ndonje tjeter qe arin ta quaje dhe skenderbeun agjent serb... Nuk mund te flas per rrethet e tjera te vendit por per sa i perket Korces.. ai njeri eshte i shenjte... nuk me duhet se eshte grek,apo i ndonje vendi tjeter... as jezu nuk qe shqiptar..you know what i mean

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,408
    Postimet në Bllog
    17
    MESAZH ME RASTIN E DITËS SË FLAMURIT


    Të dashur miq dhe bashkatdhetarë,

    Shpallja e pavaresisë më 28 Nëntor 1912, e vuri popullin shqiptar përpara një prove të madhe. Nga vullkani Ballkanik i atyre kohëve, lindi një shtet i ri i cili u përpoq të qeveriste një komb të lashtë, që fatkeqësisht ishte i brishtë në shumë aspekte kryesore. Strukturat politike kombëtare ishin akoma të paformuara, arti i qeverisjes ishte i pazhvilluar, kufijtë ishin një burim grindjesh, njohja e kombit në arenën kombëtare debatohej me zjarr në kryeqytetet e huaja, nuk ekzistonte arkiv kombëtar, shkollimi në gjuhën amtare ishte mohuar prej shekujsh, burimet letrare dhe historike ishin të pakta, ndarjet fetare dhe ekzistenca e klaneve nxiste mbështetjen e traditave dhe aleancave lokale, e ardhmja ekonomike ishte e përcaktuar me modele arkaike dhe metoda të vjetëruara.

    Kohët kerkonin nga të gjithë një aftësi krijuese dhe të shumëllojshme për të transformuar kushtet e trasheguara në virtyte të qytetëruara: qëllim ky si për dje edhe për sot.

    Këto ishin problemet me të cilat u ndesh udhëheqja e re dhe qytetaria shqiptare në përpjekjet e tyre për të farkëtuar një shtet të unifikuar. Megjithatë, pavarësisht nga të gjitha këto pengesa, njerëz të shquar dhe krijues u kalitën në vështirësitë historike ku mbijetuan për të ëndërruar, planifikuar dhe përgatitur një të ardhme më të mirë për veten e tyre, pasardhësit, dhe breza qe do te vinin.

    Një botues i shquar, Qerim Panariti (i gazetës "Dielli"), dikur shkroi një sërë artikujsh që me të drejtë i titulloi: "Shqipëria: një komb në krizë të vazhdueshme." Në to, ai rrëfeu përpjekjet e pareshtura dhe fisnike të popullit tonë drejt pavarësisë, provat e mëdha që kaloi dhe mjerimet e shumta që ai hoqi gjate kësaj sage. Siç shihet, duke kapërcyer shumë vështirësi në atë rruge të mundishme - disa pengesa rridhnin nga faktorë të jashtëm, të tjerat nga faktorë të brendshem - populli shqiptar dhe veçanërisht rinia vazhduan të aspirojne për një të ardhme të shëndetshme për veten e tyre dhe për atdheun e tyre.

    Edhe sot Shqipërisë vazhdojnë t'i dalin dhe të kapërceje shumë sfida joshjeje në perpjekjet e saj për nje qeveri të balancuar dhe të stabilizuar. Të gjithë e dimë se pa një kushtetutë të mirëformuar nuk mund të përparojë një shtet. Nga arkivi i Sh.B.A-s dimë se nismëtarët e kuvendit kushtetutues Amerikan kishin ndërmend jo vetëm të sotmen e tyre por edhe të ardhmen e largët. Duke menduar ashtu, ndihmuan edhe kohën e tyre. Ka një mësim në të: Ai që mbiell vetëm për nesër nuk do korrë asgjë; ai që pregatitet për të ardhmen do të trashëgojë shumë. Kjo na duket e përshtatshme edhe për per shtetin Shqiptar sot.

    Ne kisha dhe në xhami, lutjet e tyre janë të sinqerta. Nëpër klube dhe kafenera, seminare dhe fakultete universitare ata debatojnë me intensitet. Megjithatë, ky është një popull që vazhdon të luftojë dhe të shpresojë, të frymëzojë dhe të endërrojë.

    Në këtë jetë mbi tokë, ne lutemi që përpjekjet e së kaluarës dhe vështirësitë e sotme të kthehen në mundësira për njohuri, reformim dhe rilindje në ditët që do të vinë. Historia na ka mësuar se është në dorën tonë që të ndërtojmë ose të shkatërrojmë. Le të zgjedhim te parën si rrugë për të ardhmen.

    Në këto ditë, kur ne mblidhemi për të kujtuar atë kohë të shkuar lavdie, sakrifice dhe nderi, është e nevojshme që të vizitojmë ndërgjegjen tonë dhe të ringjallim në shpirtin tonë ndjenjat për një Shqipëri të përtëritur dhe më kreshnike, që të meritojë punën dhe djersën e atyre burrave e grave që besuan në gjeneratat e ardhme.

    Lusim Zotit të jemi të gjithë të denjë për këto detyra të larta.


    At Artur Liolin
    Kancelar i Kishes Orthodhokse Shqiptare në Amerikë

    Boston

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,408
    Postimet në Bllog
    17
    Intervistë e atë Artur Liolinit dhënë gazetës “Shqip”

    I urojmë Kryepiskopit Anastas punë të mbarë dhe të bekuar!

    Kancelari i Kishës Orthodhokse të Bostonit, e cila është një vatër jo vetëm fetare për shqiptarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shumë i njohuri atë Artur Liolini, tregohet menjëherë i gatshëm të flasë për situatën në Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, por edhe për probleme të tjera në lidhje me shqiptarët kudo që ndodhen.

    Duke folur në një intervistë ekskluzive për gazetën “Shqip”, atë Liolini, synon të japë një mesazh pajtimi mes orthodhoksëve, duke lëshuar për të parën herë një mesazh që nuk e kishte thënë më parë, duke i kërkuar Presidentit të Republikës, që t‘i japë shtetësinë shqiptare Kryepiskopit Anastas.

    Së fundmi, në Shqipëri ka shpërthyer një polemikë, në lidhje me emërimin e një prifti joshqiptar, por me kombësi dhe nënshtetësi greke, si drejtues i komunitetit orthodhoks të Jugut të Shqipërisë. A mund të më thoni ju lutem, opinionin tuaj në lidhje me këto zhvillime?

    Kam lexuar për emërimin e mitropolitit Dhimitër (Sinaiti) në fronin e Gjirokastrës. Imzot Dhimitri ka shërbyer si arkimandrit dhe dekan i kësaj kishe për afro 14 vjet me radhë, periudhë në të cilën nuk kemi dëgjuar ndonjë gjë veçse fjalë të mira për sjelljet e tij. Besoj se edhe Presidenti i Republikës mori pjesë në shërbesat e kësaj kishe vitin e kaluar për festat e Krishtlindjes dhe dha komente për shqipen e bukur që dëgjoi gjatë shërbesës. Kështu, me këto të dhëna jemi të gëzuar se një shërbëtor i Zotit me nam të mirë udhëheq tani peshkopatën e Gjirokastrës, e cila ishte vakant për shumë vite. Kemi shpresë se imzot Dhimitri, i cili ka shërbyer në gjuhën shqipe, si dhe greqisht, do plotësojë detyrat për të mirën e famullisë së tij.


    Atë Liolin, me emërimin e mitropolitit të Gjirokastrës me kombësi greke, Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dominohet nga klerikë grekë, duke prishur kështu ekuilibrin e autoqefalisë. Ju Hirësi, si i konsideroni këta ekuilibra të tjerë?

    Sipas lajmeve zyrtare nga Kryesia e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, anëtarët e Sinodit të Shenjtë janë 4 klerikë të lartë me kombësi shqiptare, 1 që është arvanitas dhe dy me prejardhje nga Greqia. Por për më shumë rëndësi, të gjithë kanë shërbyer në Shqipëri për vite me radhë me sjellje tepër korrekte dhe të përshtatshme siç u takon klerikëve të ndershëm.

    Jemi të gëzuar se në të njëjtin vendim u zgjodhën edhe dy peshkopë të tjerë: Imzot Nikolla (Hyka), i cili do të kryesojë Akademinë Teologjike në Durrës, dhe imzot Andon (Merdani). Të gjitha këto janë shenja pozitive dhe raste për t’u gëzuar. I urojmë punë të mbarë dhe të bekuar.


    Kreu i kishës së Shën Marisë në Elbasan, atë Nikolla Marku, ka kërkuar që në situatën aktuale në gjirin e Kishës Orthodhokse, duhet të ndërhyjë edhe komuniteti shqiptar i SHBA-së dhe në veçanti, ka kërkuar ndërhyrjen Tuaj si personalitet jo vetëm i orthodhoksëve shqiptarë. A e shikoni të arsyeshme ndërmjetësimin për të qetësuar, apo për të zgjidhur këtë polemikë ndërmjet orthodhoksëve në territorin e Republikës së Shqipërisë?

    Nuk e shoh si të përshtatshme ose të nevojshme, në fakt, për një klerik të Kishës Orthodhokse të Amerikës të ndërhyjë në punët e brendshme të Kishës Autoqefale të Shqipërisë. Megjithatë, nuk jemi indiferentë. Gjatë udhëtimeve të mia në 2005-ën, si dhe udhëtimin e episkopit shqiptaro-amerikan, Niko i Bostonit, në pranverën e kaluar, e pamë që struktura e kishës atje është vendosur mirë dhe me kujdes, si dhe udhëheqësit vazhdojnë të bëjnë çdo gjë për të mirën e të gjithë besimtarëve atje, e vendimet e përshtatshme për shtetin shqiptar. Në përgjithësi, përgatitjet për një kuadër të klerit - si famullitarë të thjeshtë ose si klerikë të lartë - janë në një rrugë të mirë që i takon një kishe autoqefale.


    I nderuar atë Liolini, kreu i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatosi, ka aplikuar sërish për të marrë shtetësinë shqiptare te Presidenti i Republikës. Ju si mendoni, a do të ishte kjo zgjidhja e duhur, apo vendi ynë është i përgatitur, që të ketë në krye të Kishës Orthodhokse Autoqefale një shqiptar të pastër, siç ka dashur gjithmonë Imzot Noli?

    Më duket se Imzot Anastasi e meriton një lloj nënshtetësie, për ta nderuar punën e tij të palodhur, të ndershme dhe të shumanshme për të mirën e një pjese të madhe të popullsisë shqiptare dhe për një institucion të rëndësishëm siç është Kisha Autoqefale, si dhe për sjelljet e tij shembullore pa dallim feje. Një gjest nderi i këtillë do të pritet mirë nga udhëheqësit fetarë në Evropë dhe do të forcojë imazhin e Shqipërisë, si një shtet që vërtet duhet pranuar në Bashkimin Evropian.
    Të gjithë e dimë se Imzot Fan Noli shpresonte për një kishë autoqefale në gjithë kuptimin e fjalës. Besoj se edhe Imzot Anastasi vepron për këtë qëllim, siç ka thënë më shumë se një herë publikisht. Por nuk duhet ta kufizojmë mendjen e Nolit ose ta shohim vetëm si një figurë të mbetur në hapësirën kohore kur ka pasur aktivitetin, pra në vitin 1911. Historia kalon, ndryshon dhe evoluon, dhe na jep sfida të ndryshme për ta kapërcyer. Ka shumë raste në jetën dhe veprat noliane kur e shikonte realitetin me sy të qartë dhe cilësonte çdo rast me vëmendje dhe largpamësi. Për mendimin tim, unë jam i sigurt se Noli do ishte mik me Imzot Anastasin, se të dy gëzojnë arsim të lartë e të thellë, vizion të gjerë intelektual dhe një frymë të hapur e të gjerë jo vetëm për orthodhoksinë, por edhe për rolin e besimit për njeriun në përgjithësi. Të dy shfaqin respekt për traditën dhe zakonet e ndryshme, kaluan nëpër sfida, ambiente dhe punë të rëndësishme, delikate dhe të lodhshme. Dhe të dy trupëzojnë një frymë më përparimtare dhe një mendje të hapur për fenë e tyre.

    * * *

    Atë Arturi, duke qëndruar në marrëdhëniet shqiptaro- greke, kohët e fundit në Shqipëri ka pasur debate, në lidhje me varrezat e ushtarëve grekë që janë vrarë në territorin shqiptar, gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore. Në këtë debat u përfshinë edhe disa priftërinj orthodhoksë që nisën zhvarrimin e disa varreve për të gjetur eshtra shqiptarësh, por edhe diplomatë grekë. Cili do të ishte opinioni juaj?

    Më duket një çështje që ishte komplekse dhe patjetër u rritën emocionet. Siç e di unë prej së largu, prifti i Kosinës bëri vetëm lutje dhe detyrat e tij fetare që i përkasin një kleriku. Kur u nisën bisedimet zyrtare për këtë çështje, u formua një komision që duhej të merrej menjëherë me detajet e kësaj pune delikate. Edhe këtu e kanë në dorë të dy qeveritë ta zgjidhin problemin dhe të gjitha derivatet që dalin, në aspektet më specifike.

    Duke Ju kërkuar ndjesë për shqetësimin, a mund ta mbyllim intervistën me një mesazh tuajin për të gjithë shqiptarët?

    Si gjithmonë, urojmë gjithë shqiptarët të mbajnë lart vlerat, trashëgiminë dhe aspiratat e tyre, me krenari, por edhe me gjakftohtësi dhe objektivitet. Problemet e Shqipërisë janë lidhur jo vetëm me ato të rajonit ose të kontinentit të tyre, por edhe me gjithë botën. Marrim shembullin edhe këtu nga Fan Noli ynë, i cili kujdesej me mish e me shpirt gjithmonë për Shqipërinë, por edhe kishte tru të zhvilluar dhe mejtime shumë të gjera, kozmopolit dhe u interesua për probleme botërore: të pushimit të luftërave, të ekologjisë, të etikës dhe moralit dhe për një paqe midis të gjithë popujve të botës. Ai dinte fort mirë se të gjithë ne banojmë në një botë, ngrohemi nga një diell, kemi shpresa të përbashkëta, lutemi për një të ardhme paqësore dhe përparimtare dhe eventualisht do të hyjmë kështu tok, duke shpresuar për një jetë më të mirë se deri tani për të gjithë shqiptarët, kudo që ata jetojnë.

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,408
    Postimet në Bllog
    17
    Fjala e Hiresise se tij, Peshkopit NIKON Ne takimin me pjesmarres te te tera feve ne mbeshtetje te pavaresise se Kosoves Ne Kishen katolike "Our Lady of Shkodra", Hartsdale, NY

    31 Mars, 2007

    Te dashur miq dhe bashkatdhetare,

    Eshte kenaqesi te ndodhem mes jush sot si perfaqesues i Kishes Orthodokse Shqiptare. Pranoni lutjet tona te perbashketa dhe respektin e larte per popullin kosovar, qe ka kaluar kaq shume fatkeqesi, dhimbje dhe vuajtje.

    Vuajtjet e tyre jane vuajtet tona. Dhimbja e tyre ka qene edhe dhimbja jone. Aspiratat e tyre jane edhe aspiratat tona. Ne kishen tone Orthodokse jemi akoma ne nje moment te shenjte reflektimi dhe pendimi gjate kesaj periudhe te Kreshmes se Madhe perpara Pashkes se Madhe. Eshte gjithashtu zakon gjate kesaj kohe qe "te lutemi per ata qe na duan" sikunder edhe "te lutemi per ata qe na urrejne".Eshte nje mesazh i fuqishem qe kerkon qe tere populli i Kosoves, ne te vertete tere njerezimi, te shpalose ndjenjat humane qe na bashkojne.

    Gjate kesaj kohe,duhet te ulim koken, e te kerkojme falje per gabimet tona ndaj njeri tjetrit dhe Zotit.

    Eshte shume kuptimplote dhe me vend qe perfaqsues te besimeve te ndryshme te mblidhemi sot per te ofruar fjalet dhe lutjet tona per mireqenien dhe permbushjen e potencialeve te popullit te Kosoves. Ky bashkepunim nderfetar ka qene nje nga tiparet karakteristike pozitive te popullit tone. Na jep force te kapercejme tere deshtimet, gabimet, fatkeqesite dhe mekatet qe kane ndodhur. Edhe ne kohet me te veshtira, principet dhe vizioni yne i perbashket na ka drejtuar dhe na ka dhene shprese per te ardhmen.

    Ne te njejten kohe, duhet te kujtojme qe kauza a pavaresise se kujtdo populli nuk eshte - ose me mire nuk duhet te jete- vetem ceshtje fetare. Ajo eshte mbi te gjitha nje ceshtje vete-vendosje. Eshte nje e drejte dhe privilegj i garantuar nga organizata kombetare, kontinentale dhe nderkombetare.

    Lutja ime e zjarrte dhe shpresa ime eshte qe populli i Kosoves te perdore tere energjite e tij per te ndertuar nje shoqeri te drejte dhe qe qeverisja e tij te behet model dhe shembull I mire per tere te popujt e tjere te rajonit, te botes, dhe mbi te gjitha per tere qytetaret e tyre kudo qe jane. Pavaresia eshte nje e drejte civile. Bashkepunimi eshte detyre publike. Drejtesia eshte pergjegjesi thelbesore.

    Shqipetaret e Kosoves kane nje mundesi te arte te zbatojne me te miren dhe te ndershmen e trashegimise sone te perbashket, per nje te ardhme te sigurte e fisnike per brezat qe vijne.

    Qe ky synim te behet realitet, ju lutem te pranoni mbeshtetjen e tere vellezerve dhe motrave te Kishes Orthodokse Shqiptare te Amerikes.



    ~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

    Remarks of His Grace, Bishop NIKON
    Interfaith Gathering for the Independence of Kosova
    Our Lady of Shkodra Roman Catholic Church
    Hartsdale, NY



    March 31, 2007



    My dear friends and compatriots. It is a pleasure for me to be with you today to represent the Albanian Orthodox Church. We join in prayerful assemblage and tribute for the people of Kosova, who have endured so much tribulation, pain and suffering.

    Their suffering is our suffering. Their pain has been our pain. And their aspirations are our aspirations. In the Orthodox Church we are still in the holy period of reflection and repentance during the time of Great Lent. It is also customary during this time that "we pray for those who love us," as well as "we pray for those who hate us." It is a powerful reminder that all the people of Kosova, indeed all the people in this world, share our humanity in common with all others.

    During this time, we are asked to bow our head, asking forgiveness foir our infractions against our fellow man and against God.

    It is most fitting that representatives of differing beliefs gather together today to offer words and prayers for the well being and the fulfilment of the potentials of the people of Kosova. This sharing and cooperation has been one of the features and strengths of our people. It takes us above and beyond all the failings, infractions, misery and sins that have occured. Even in the most trying times, our principles and vision give us direction and hope for the future.

    At the same time, we are asked to remember that the cause of independence for any people is not - or should not only be - a religious issue. It is first and foremost an issue of self-determination. It is the right and privilege guaranteed by regional, continental and international agencies.

    It is my fervent prayer and hope that the people of Kosova shall apply their energies to build a just society and that their governance will be an exemplary model and good example for others in the region, in the world and most of all for all their citizenry. Independence is a civil right. Cooperation is a civic duty. Justice is an essential responsibility. This presents a golden opportunity for the Albanians of Kosova to apply all that is best and honorable in our shared heritage for a safe, secure and noble future for generations to come.

    To this goal, accept the prayerful support of all your brothers and sisters of the Albanian Orthodox Church in America.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 10-04-2007 më 18:36

Tema të Ngjashme

  1. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  2. Si mund të ulet ndikimi grek në shqipëri ?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 14-08-2011, 17:46
  3. Ortodoksia Shqiptare sot
    Nga Orientalist në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-09-2010, 10:11
  4. Islami ne trojet iliro-shqiptare gjate shekujve
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 24-11-2007, 10:59
  5. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •