Këshilli i Ministrave miratoi dje kriteret e procedurave dhe dokumentacionit për të kualifikuar objektet në ndërtim, që legalizohen ose jo
Legalizimi, qeveria shpall kushtet
TIRANË- Këshilli i Ministrave miratoi dje kriteret e procedurave dhe dokumentacionit për të kualifikuar objektet në ndërtim, që legalizohen ose jo. Kështu, sipas vendimit të djeshëm, kualifikohet për legalizim objekti pa leje i përfunduar deri në datën e hyrjes në fuqi të ligjit nr. 9 482, datë 03.04.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje, që: a) ka minimalisht të ngritur një kat, me lartësi dysheme-tavan jo më pak se 2 m; b) ka të përfunduar konstruksionin së bashku me mbulesën; c) nuk ka trajtim të veçantë, sipas përcaktimit të neneve 2, pika 4, dhe 35, të ligjit nr. 9 482, datë 3.4.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”; ç) nuk ndodhet në kushtet e përjashtimit nga procesi i legalizimit, sipas përcaktimeve në pikën 2, të këtij vendimi. Për kualifikimin e objekteve që legalizohen apo jo, veprohet, si vijon:a) Identifikohet nga njësia e qeverisjes vendore, me pranimin e formularit të vetëdeklarimit, ndërtimi në hartë/fotografi, gjendja ndërtimore, sipas vendndodhjes; b) Verifikohet në terren nga njësia e qeverisjes vendore, brenda 20 ditëve nga dorëzimi i formularit të vetëdeklarimit, ndërtimi i identifikuar në hartë/fotografi dhe hartohet procesverbali i konstatimit. Për rastet e ndërtimeve që përjashtohen nga procesi i legalizimit, njësia e urbanistikës i dërgon, brenda 5 ditësh, mendimin e saj KRRT-së njësisë së qeverisjes vendore. Kjo e fundit merr vendim në mbledhjen më të afërt të saj.
Cili nuk kualifikohet
Nuk kualifikohet për legalizim objekti i ndërtuar pa leje ose shtesa e sipërfaqes tej lejes së miratuar që: a) cenon sistemin rrugor dhe hekurudhor, kombëtar e rajonal, si dhe brezat mbrojtës të tyre, të parashikuar nga plani i përgjithshëm rregullues apo studime të çdo niveli, të miratuar a në proces; b) shkel vijën e ndërtimit në rrugët e kategorisë së parë, të dytë dhe të tretë, të parashikuar nga plani i përgjithshëm rregullues, studimet urbanistike apo projektet e veçanta për infrastrukturën rrugore të çdo niveli, të miratuar deri në datën e hyrjes në fuqi të ligjit nr. 9 482, datë 03.04.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”; c) është ngritur brenda territorit të shkollave, kopshteve, spitaleve, çerdheve, qendrave shëndetësore dhe të çdo institucioni tjetër publik; ç) cenon integritetin e Monumenteve të Kulturës; d)është ngritur mbi/ose brenda brezit mbrojtës të kolektorit, digës, ose aeroportit; dh) cenon trungun kryesor të infrastrukturës inxhinierike; e) është ngritur brenda territoreve dhe kufirit mbrojtës të zonave të mbrojtura, me akte, ligjore dhe nënligjore, si: (i) zonë turistike, (ii) zonë e mbrojtur, sipas përcaktimit të bërë në ligjin nr. 8 906, datë 6.6.2002, “Për zonat e mbrojtura”, (iii) zonë me vlera arkeologjike, muzeale e historike ose në kufi me objektet apo strukturat ndërtimore me vlera të veçanta; ë) cenon sistemet dhe brezat mbrojtëse të kanaleve kulluese dhe ujitëse; f) është ngritur brenda kufirit mbrojtës të burimeve natyrore, si naftë e gazmbajtëse, burimeve minerare, energjetike, burimeve e rezervave ujore, etj.
Objekti i veçuar
Objekti i veçuar, i ngritur në territore të tjera, nuk kualifikohet për t’u legalizuar, kur është ndërtuar: i) në zona me rrezik përmbytjeje; ii) në shtretërit e lumenjve; iii) brenda sipërfaqeve të baseneve, rezervuarëve dhe liqeneve; iv) në zonat e riskut gjeologjik, çarje-rrëshqitje; v) niveli i ndotjes së mjedisit kalon nivelin e përcaktuar në legjislacionin në fuqi për mjedisin. Ndërkohë, për të kualifikuar objektet, që legalizohen apo jo, njësitë e qeverisjes vendore mbështeten në: a) hartën/fotografinë e gjendjes ndërtimore; b) materialin grafik të planit të përgjithshëm rregullues dhe të çdo studimi të miratuar, të infrastrukturës, inxhinierike dhe rrugore, të zonës, sipas përcaktimeve të rregullores së urbanistikës miratuar me vendimin nr. 722, datë 19.11.1998, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar; c) materialin grafik për territorin brenda kufirit të zonave me mbrojtje të veçantë nga aktet, ligjore e nënligjore, rast pas rasti.
Si veprohet për ndërtimet që janë në gjyq
TIRANË- Për objektet e ndërtuara pa leje apo shtesat e sipërfaqeve tej lejes së miratuar ndaj të cilave ka filluar proces gjyqësor ose është vendosur masa e sigurisë me vendim gjykate, nga njësia e qeverisjes vendore, ndiqen këto procedura: a) I kërkohet deklaruesit apo personit të tretë, me marrjen dijeni të procedimit gjyqësor, depozitimi, në dosjen e ndërtimit pa leje, përkatësisht, të kopjes së vendimit të gjykatës ose të shkresës së gjykatës për zhvillimin e një procesi gjyqësor dhe për objektin e gjykimit; b) Vë në dijeni, menjëherë, personin e interesuar për legalizimin e ndërtimit pa leje, kur njoftimi për zhvillimin e procedimit gjyqësor vjen nga gjykata, për vendosje mase sigurie, sipas nenit 40, të ligjit nr. 9 482, datë 03.04.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”; c) Depoziton në dosjen e ndërtimit pa leje, në të dyja rastet e mësipërme, aktin për pezullim procedurash legalizimi. Kjo dosje ruhet nga njësia e qeverisjes vendore, sipas ligjit për arkivat; ç) Rifillon, me paraqitjen e vendimit të formës së prerë të gjykatës për procedimin gjyqësor, shkak i pezullimit të procedurave të legalizimit, procesin e legalizimit të ndërtimit pa leje, sipas kontekstit dhe përmbajtjes së vendimit të formës së prerë të gjykatës.
Procedura kur deklarohet më shumë se një ndërtim pa leje
TIRANË- Për rastet kur vërehet se një subjekt ka deklaruar më shumë se një objekt pa leje, veprohet si vijon: 1. Kur objektet pa leje ndodhen brenda kufirit territorialo-administrativ të së njëjtës njësi të qeverisjes vendore, kjo e fundit i kërkon deklaruesit: a) të zgjedhë objektin, për të cilin kërkon legalizim, në përputhje me përcaktimet e ligjit nr. 9 482, datë 03.04.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”; b) të depozitojë deklaratën noteriale të heqjes dorë nga përfshirja në procesin e legalizimit, sipas kushteve të përcaktuara në ligjin nr. 9 482, datë 03.04.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, për objektet e tjera, e cila depozitohet në dosjen përkatëse. 2. Kur objektet pa leje ndodhen brenda kufirit territorialo-administrativ të dy ose më shumë njësive të qeverisjes vendore dhe/ose kur rasti i pikës 7/1, të këtij vendimi nuk është vënë re, ALUIZNI, i kërkon njësisë përkatëse të qeverisjes vendore, ku ka vendbanimin subjekti, të veprojë sipas përcaktimit të mësipërm. Në kuptim të kësaj pike subjekti identifikohet nga të dhënat e certifikatës së përbërjes familjare, të lëshuar sipas gjendjes familjare të datës së hyrjes në fuqi të ligjit nr. 9 482, date 03.04.2006. 3 Për objektet, të cilat legalizohen me kushtet e tregut: (i) çmimi i shitjes për metër katror të sipërfaqes së zënë nxirret, në përputhje me vlerën e tregut, (ii) taksa e legalizimit përllogaritet sipas neneve 51, paragrafi i parë, e 77, të ligjit 8 405, datë 17.09.1998, “Për urbanistikën”, të ndryshuar, dhe të nenit 16, të ligjit nr. 8 982, datë 12.12.2002, “Për sistemin e taksave vendore”.
Objekti në tokë private, ja hapat për ta legalizuar
TIRANË- Për rastet kur vërehet se objekti ndodhet në kushtet e trajtimit të veçantë, për shkak të vendndodhjes në troje private, të parashikuara nga plani i përgjithshëm rregullues/studimet urbanistike, të ndërtimeve mbi 5 kate nga niveli zero, njësia e qeverisjes vendore vepron si vijon: a) afishon hartën me kufirin e zonës nën juridiksion, të mbuluar me plan urbanistik, të miratuar për ndërtimet mbi 5 kate nga niveli zero, me fillimin e procesit të vetëdeklarimit. Në këtë rast niveli zero është kuota e nivelit të truallit; b) dërgon kopje të kësaj harte në ZRPP-në përkatëse dhe i kërkon asaj listën e pronarëve privat, të regjistruar mbi këto territore, e cila detyrohet të dërgojë, brenda 30 ditëve në njësinë e qeverisjes vendore, përkatëse, materialin e kërkuar; c) dokumentacioni i afishimit dhe i dërguar nga ZRPP-ja, depozitohet në dosjen e objektit pa leje, evidencohet dhe nënshkruhet nga kryetari i njësisë së qeverisjes vendore; ç) pas kryerjes së procedurave të mësipërme, kryetari i njësisë së qeverisjes vendore, me urdhër të tij, njofton subjektin deklarues, pronarin e sipërfaqes së truallit, sekretarinë teknike të KRRT-së dhe ZRPP-së përkatëse, për pezullimin e legalizimit të objektit.
LEGALIZOHEN
Kualifikohet për legalizim objekti pa leje i përfunduar deri në datën e hyrjes në fuqi të ligjit nr. 9 482, datë 03.04.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje, që:
a) Ka minimalisht të ngritur një kat, me lartësi dysheme-tavan jo më pak se 2 m;
b) Ka të përfunduar konstruksionin së bashku me mbulesën;
c) Nuk ka trajtim të veçantë, sipas përcaktimit të neneve 2, pika 4, dhe 35, të ligjit nr. 9 482, datë 03.04.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”;
ç) nuk ndodhet në kushtet e përjashtimit nga procesi i legalizimit, sipas përcaktimeve në pikën 2, të këtij vendimi.
Për kualifikimin e objekteve që legalizohen apo jo, veprohet, si vijon:
a) Identifikohet nga njësia e qeverisjes vendore, me pranimin e formularit të vetëdeklarimit, ndërtimi në hartë/fotografi, gjendja ndërtimore, sipas vendndodhjes;
b) Verifikohet në terren nga njësia e qeverisjes vendore, brenda 20 ditëve nga dorëzimi i formularit të vetëdeklarimit, ndërtimi i identifikuar në hartë/fotografi dhe hartohet procesverbali i konstatimit. Për rastet e ndërtimeve, që përjashtohen nga procesi i legalizimit, njësia e urbanistikës i dërgon, brenda 5 ditësh, mendimin e saj KRRT–së njësisë së qeverisjes vendore. Kjo e fundit merr vendim në mbledhjen më të afërt të saj; c) grupohen sipas vendndodhjes dhe tipologjisë së tyre ndërtimet e përfshira në procesverbalin e konstatimit.
NUK LEGALIZOHEN
Nuk kualifikohet për legalizim objekti i ndërtuar pa leje ose shtesa e sipërfaqes tej lejes së miratuar që:
a) cenon sistemin rrugor dhe hekurudhor, kombëtar e rajonal, si dhe brezat mbrojtës të tyre, të parashikuar nga plani i përgjithshëm rregullues apo studime të çdo niveli, të miratuar a në proces;
b) shkel vijën e ndërtimit në rrugët e kategorisë së pare, të dytë dhe të tretë, të parashikuar nga plani i përgjithshëm rregullues, studimet urbanistike apo projektet e veçanta për infrastrukturën rrugore të çdo niveli, të miratuar deri në datën e hyrjes në fuqi të ligjit nr. 9 482, datë 03.04.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”;
c) është ngritur brenda territorit të shkollave, kopshteve, spitaleve, çerdheve, qendrave shëndetësore dhe të çdo institucioni tjetër publik;
ç) cenon integritetin e Monumenteve të Kulturës, sipas përcaktimit të pikës 1, të nenit 29, të ligjit nr. 9 048 datë 07.04.2003, “Për trashëgiminë kulturore”, të specifikuar nga materiali i botuar i Institutit të Monumenteve të Kulturës, sipas përcaktimit të nenit 38, të ligjit nr. 9 482, datë 03.04.2006;
d)është ngritur mbi/ose brenda brezit mbrojtës të kolektorit, digës, ose aeroportit;
dh) cenon trungun kryesor të infrastrukturës inxhinierike, sipas përcaktimeve në rregulloren e urbanistikës të miratuar me vendimin nr. 722, datë 19.11.1998, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar;
e) është ngritur brenda territoreve dhe kufirit mbrojtës të zonave të mbrojtura, me akte, ligjore dhe nënligjore, si:
(i) zonë turistike, sipas përcaktimit të bërë në pikën 3, të nenit 2, të ligjit nr. 9 482, datë 03.04.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”.
(ii) zonë e mbrojtur, sipas përcaktimit të bërë në ligjin nr. 8 906, datë 06.06.2002, “Për zonat e mbrojtura”. (iii) zonë me vlera arkeologjike, muzeale e historike ose në kufi me objektet apo strukturat ndërtimore me vlera të veçanta, sipas përcaktimit të neneve 73 e 74, të ligjit nr. 8 405, datë 17.09.1998, “Për urbanistikën”, të ndryshuar, dhe të neneve 31, 32 e 33, të ligjit nr. 9 048, datë 07.04.2003, “Për trashëgiminë kulturore”;
ë) cenon sistemet dhe brezat mbrojtëse të kanaleve kulluese dhe ujitëse;
f) është ngritur brenda kufirit mbrojtës të burimeve natyrore, si naftë e gazmbajtëse, burimeve minerare, energjetike, burimeve e rezervave ujore etj.
Krijoni Kontakt