Tetori, muaji i luftes kunder kancerit te gjirit
E Hene, 19 Tetor 2009
Luljana Gjonbibaj
Kanceri perben nje nga problemet me madhore te shendetit publik ne shumicen e vendeve te botes. Me shume se 10 milione njerez semuren cdo vit nga kanceri ne bote dhe sipas Organizates Boterore te Shendetesise, ky numer pritet te rritet nga 10 milione ne vitin 2000, ne 15 milione ne vitin 2020. Nga te dhenat e Regjistrit Qendror Nderspitalor te Kancerit prane Klinikes Onkologjike ne Tirane, ne vendin tone takohen cdo vit rreth 4000 raste te reja te kancerit. Nje prej llojeve me te perhapura te kancerit eshte ai i gjirit, qe konsiderohet si semundja me e shpeshte tek grate e vendeve te zhvilluara. Muaji tetor, thuajse ne te gjithe boten, njihet si muaji i luftes kunder kancerit te gjirit, kohe kur ndermerren fushata vecanerisht sensibilizuese, ne lidhje me kete semundje. Eshte kjo nje arsye me shume, per te cilen vendosem te botojme letren e ardhur ne redaksi, nga nje grua e semure me kancer ne mushkeri.
Me ndihmoni te jetoj!
Po behen gati tre vjet qe luftoj me vdekjen. Ky qe fati im, qe nga kur u operova per here te pare ne spitalin e mushkerive Shefqet Ndroqi ne Tirane. Diagnoza ishte tumor ne mushkeri. Padyshim operacioni u krye me sukses, por pritej rezultati i biopsise. Per fat te keq doli tumor malinj. Per rrjedhoje duhet t'i nenshtrohesha imunoterapise nepermjet kimioterapise, skemen e se ciles e percaktoi specialistja e trajtimit kimioterapik dhe stafi i saj. Preparati baze, qe duhej per kete trajtim gjendej ne spital, ndonese me shume veshtiresi. Sidoqofte, edhe pse me shume veshtiresi, ne kete menyre u permbyll i gjithe cikli.
Veshtiresite per kimioterapine e dyte
Pas 2,5 vjetesh u perserit procesi duke dhene metastaza ne forme likuidi. Pasi u ekzaminua materiali dhe origjina e tij, ky leng u boshatis dhe u vendos qe te trajtohesha serish me kimioterapi. Por kesaj radhe mjeket menduan qe te perdorej nje preparat tjeter, qe per fat te keq nuk e dispononte spitali. Ketu fillojne peripecite dhe veshtiresite, qofshin ato edhe ne planin psikologjik, por edhe ne ate ekonomik, pasi kete preparat duhej ta siguronim privatisht. Vlera monetare e vetem nje kure per nje muaj trajtim (30 tableta nga nje ne dite) arrinte ne 2450 euro, vlere te cilen nuk arrinte ta perballonte nje familje me te ardhurat e dy pensionisteve, te cilet kane punuar gjithe jeten dhe kane derdhur 35 vjet pune, sigurime shoqerore dhe shendetesore. Pa dyshim ne kete rast, te kujtohen veprat e Migjenit te madh, "Zoti te dhashte" apo "Molle e ndalueme". Eshte e dhimbshme, e vajtueshme te mendosh, qe edhe sot ne shekullin XXI, kur shoqeria jeton ne kohen e kompjuterit dhe te internetit, nje grua qe po lufton me vdekjen, duket se po e humbet kete lufte, sepse nuk mund te siguroje ilacet. Eshte paradoksale, qe sot vargjet e Migjenit i gjej aktuale ne jeten time, vetem se ne kete rast nuk do te thoja "molle e ndalueme", por "mundesi e ndalueme" per te jetue. Thirrja ime eshte e deshperuar, sepse une nuk dua ta humbase kete beteje. Nese do t'i marr ato ilace, une mund te besoj tek jeta dhe mendoj, se e kam kete te drejte. Besoj ne Zot dhe e pranoj fatin ashtu si ai ta kete vendosur per mua. Por nuk ne kete rast nuk eshte dora e fatit, qe po me vret, por varferia dhe mungesa e ilaceve. Me ka bere shume pershtypje thenia e nje biznesmeni, qe importonte preparate farmaceutike gjate nje takimi qe pata me te duke u interesuar per rastin tim. Ai ishte vertet nje njeri kombdashes, por mbi te gjitha ishte human, (sepse jo cdo njeri eshte njeri edhe pse i ngjet njeriut). Ashtu sic e kishte mesuar, ai edhe e kishte pare te jetuar shprehjen: "Njeriu i shendetshem ka njeqind deshira, ndersa i semuri ka vetem nje". E po keshtu e mesova edhe une kete shprehje, por duke e jetuar vete. Prej ketij njeriu mesova edhe nje fakt tjeter. Ishte fjala per ilacet e rralla dhe shume te shtrenjta, qe ai kishte mundesi t'i siguronte dhe qe kishte mundesi te pajiste spitalet tona, por qe tatimi per to ishte shume i larte. Nuk di c'te mendoj. Besoj se duhet te kete nje zgjidhje, jo vetem per mua, por edhe per shume paciente te tjere, qe zgjohen cdo dite me dilemen per jeten. Si nje njeri qe po perballem cdo dite me vdekjen, besoj se duhet te kete nje zgjidhje. Kam nevoje per keto ilace kaq te kushtueshme, sepse dua te jetoj, por nuk di se si mund te gjej rrugen per t'i blere. Dua te jetoj, por nuk jetoj dot...dua te gezoj, por nuk gezoj dot. Kur shpirti lengon kalon ne depresion. I falenderoj pa mase, te gjithe ata qe me mirekuptojne per aq sa munda te shpreh nepermjet ketyre rreshtave, ashtu sic u kerkoj ndjese shpirterisht te gjithe atyre, qe u merziten sadopak prej tyre.
KJ
Krijoni Kontakt