Berisha "kryqezon" Bashen
E Marte, 16 Maj 2006
Kreu i ekzekutivit ne mbledhjen e djeshme te grupit parlamentar te Partise Demokratike, ka kritikuar ashper ministrin e Transporteve, duke kerkuar efikasitet, rreptesi ndaj zv.ministrave dhe drejtoreve te drejtorive, nje ndryshim total te menyres se menaxhimit, per realizimin e investimeve ne kete dikaster
Berisha ka "kryqezuar" Bashen. Dje ne mbledhjen e grupit parlamentar te PD, kreu i ekzekutivit nuk ka kursyer ate qe rendom eshte quajtur benjami i tij, ministrin e Transporteve, Rregullimit te Territorit dhe Telekomunikacioneve. Mefshtesi, pamundesi per te vene ne pune vartesit e tij te tere piramides se dikasterit, dhe per pasoje ngadalesim i puneve sipas prioriteteve te qeverise, kane qene disa nga elementet me te forte qe ka perdorur kryeministri ne mbledhjen e djeshme te grupit parlamentar te partise se tij, ndaj ministrit me te rendesishem te kabinetit. Burime brenda grupit te PD, bejne me dije se Berisha gjate tere mbledhjes ka vene ne shenjester Ministrin e Transporteve dhe Telekomunikacionit, Lulzim Bashen, duke treguar se tashme radha eshte e ministrave te tjere te kabinetit, per te cilet nuk do te kete meshire, duke mos e toleruar apatine e tyre. Keshtu, gjate mbledhjes se radhes te grupit parlamentar te PD-se, Berisha ka atakuar ministrin Basha, duke i kerkuar ketij te fundit qe jete me efikas dhe me i rrepte ne drejtimin e kesaj Ministrie. Burime brenda grupit bejne te ditur qe, kreu i qeverise ka kerkuar qe Basha te ndryshoje menyre menaxhimi te detyres. Verejtje te medha, Berisha duket se ka pasur persa i perket punes se zevendesministrave dhe drejtoreve te drejtorive. Ne menyre te vecante, kreu i qeverise i ka terhequr "veshin" Bashes per punen e drejtorit te drejtorise se rrugeve. Deputete te ndryshem kane paraqitur ankesa lidhur me punen e ketij drejtori, pasi sipas tyre nuk eshte i komunikueshem me deputetet, duke mos dhene shpjegime me menyren se ku shkojne apo si perdoren fondet e planifikuara per investime ne zonat e tyre elektorale. Berisha i ka kerkuar ministrit Basha, qe te ndermarre reformat e nevojshme ne te gjithe piramiden e dikasterit, nese e shikon te nevojshme nje gje te tille. Mesohet qe Berisha i ka kerkuar Bashes te ndermarre te gjitha nismat e nevojshme ne kuader te nje efektiviteti te institucionit qe ai drejton dhe te mos qendroje pasiv dhe te prese vetem udhezimet e qeverise. Dhe si per ta ilustruar rezerven e tij ndaj ministrit Basha, kreu i ekzekutivit nuk ka munguar te shprehet se eshte e patolerueshme qe rruga Rinas-Tirane qe eshte edhe pika e pare e kontaktit te te huajve me Shqiperine, te jene ne ate gjendje. Ne kete kendveshtrim, kryeministri Berisha ka kerkuar nje impenjim maksimal dhe shkundje totale te ministrit te Transporteve, per te realizuar ne te gjithe elementet objektivat qe ka marre persiper.
E. Prendi
Korrieri
Krijoni Kontakt