Ja si përgjohen shqiptarët
Telefonat e shqiptarëve janë nën përgjimin dhe vëzhgimin e strukturave të shërbimit informativ. Përgjime realizohet me aparutara moderne dhe në studio profesionale. Kërkesa për blerjen e aparaturës me një vlerë prej rreth një milion dollarësh, erdhi që në kohën e qeverisë Meta, dhe më pas fondi u vu në dispozicion nga qeveria Nano. Aparatura erdhi pa shumë bujë dhe u instalua në zyrat e SHISH-it në Tiranë. Përgjimet telefonike kryehen nga specialistë të SHISH dhe më pas transkriptohen të gjithë tabulatët. Transkriptimi firmoset nga oficeri përkatës i informacionit dhe ruhet në dosje te veçantë. Përgjimi i telefonave kryhet me pajisjen e ree cila në të njëjtën kohë mund të përgjojë 36 telefonata por edhe me mundësinë e shtimit të tyre. Përveç përgjimeve manuale, të cilat realizohen duke futur numrin e telefonit të personit që do të përgjohet ka mundësi edhe të një përgjimi automatik, që kryehet nëpërmjet fjalëve kyçe. Në përgjimin automatik, aparatura e përgjimit merr fjalët që mendohet se do të përdoren nga bashkëbiseduesit. Fjalë të tilla mund të jenë, drogë, armë, mall, lekë e të tjera. Në kohën që aparatura kap një fjalë të tillë, atëherë nis automatikisht regjistrimin e bisedës duke bërë që të merret vesh biseda në fjalë. Më pas bëhet transkriptimi i tabulatëve dhe arkivimi i tyre në dosjet e SHISH-it. Aparatura është e një cilësie mjaft të lartë dhe regjistron në mënyrë të pandërprerë. Skedat e aparaturas mund të regjistrojnë biseda deri në 9 orë dhe të rezervojnë bisedat të pavarura nga gjëra tjetra. Strukturat e SHISH-it përgjojnë në një masë të gjerë telefonat e shqiptarëve, dhe bëjnë që të mos ketë asnjë mundësi që të arrish të perceptosh se je duke u përgjuar. Përplasja Përgjimet telefonike kanë krijuar edhe një përplasje mes strukturave të Prokurorisë dhe Shërbimit Informativ Shtetëror. SHISH ka kërkuar që të ketë pavarësi për të përgjuar telefonatat, kjo kur ka të dhëna për persona të caktuar se kanë aktivitete apo probleme të ndryshme me ligjin. Sot, përgjimi i telefonatave duhet të kryhet vetëm me një urdhër apo me miratimin e Prokurorisë që është duke hetuar çështjen me të cilën lidhet personi nën përgjim. Në të kundërt askush nuk ka të drejtë të përgjojë. SHISH ka kërkuar që të mos marrë leje në prokurori për të përgjuar telefonat, por të vijë në ndihmë të organit të akuzës duke paraqitur prova shtesë. Mirëpo përplasja është e madhe dhe prokuroria nuk ka pranuar që përgjimi të bëhet pa aprovimin e saj. Në kushte të tilla, është kërkuar që të ndryshohet paketa ligjore që lidhet me përgjimin. Në kushte të tilla, shumë përgjime të kryra nga SHISH, që mund të fajësonin persona apo grupe të ndryshme kriminale, kanë dështuar në gjyq për faktin se nuk ka patur një urdhër apo kërkesë nga prokuroria që të përgjohen persoa të ndryshëm. Ana ligjore ka bërë që shumë shpesh të dështojnë prova të tilla, që mund të fajësonin të pandehurit. Në kushte të tilla, gjyqet kanë dështuar vetëm për shkresën e prokurorisë që mungonte në dosjet përkatëse. Tashmë SHISH po kërkon ndryshimin e ligjit, edhe pse ka kohë që shqiptarët përgjohen por nuk mund të jenë të gjithë në dorë të gjykatës në rastet kryerjes së një krimi që zbulohet nëpërmjet telefonatave të ndryshme.
Sot.
Krijoni Kontakt