Sa ndikon ne lidhjet tuaja shoqerore dhe ne dashuri poashtu nese shoku/shoqja apo e dashura/i dashuri juaj merr droge?
Une per vete kur isha tinejxher ne filllim vitet e 90-ta njihja shume prishtinsa qe merrnin droge, bile disave edhe ju ndihmoja shpesh qe te fusnin gjilperen/shpricin/shiringen , por per fat te mire timin nuk e kam provuar dhe edhe kam shpetuar nga mvaresia ndaj droges. Pastaj me fillimin e studimeve, me njerez te tille jo qe nuk rrija, por as edhe nuk flisja, edhe pse ndjeja e ende ndjej dhembshuri per ta.
Ketu ne Amerike, shume miqve e mikeshave te mia potenciale (ndoshta edhe te dashurave potencial) ju kam refuzuar shoqerine vetem se kam marre vesh qe marrin droge (edhe nese droga e vetme qe kane marre ka qene marihuana), dhe me ta kam vetem nje tungjatjeta te ftohte.
Me shume kam respekt dhe mbaj shoqeri me njerez qe nuk jane te edukuar e te ndonje niveli te ulet se sa me njerez qe marrin droga per shkak te negativitetit te madh qe kane drogat ne shendetin dhe jeten e njerezve. Te rrish me njerez te tille, une mendoj, qe njeriu i ekspozohet nje risku shume, shume, shume te madh, qe mund ti kushtoje edhe jeten.
Cfare eksperiencash personale keni juve ne lidhje me kete ceshtje? dhe
Cfare mendoni juve ne lidhje me kete ceshtje, ju pengon nje shoqeri apo dashuri e tille me njerez te tille (drogirasha si i quajne ne Kosove )?
Krijoni Kontakt