Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1

    Studentët kërkojnë dorëheqjen e ministrit Veliu

    Qindra studentët kanë hedhur sot vezë në drejtim të Ministrisë së Arsimit duke protestuar në këtë mënyrë kundër vendimeve të kësaj ministrie për Universitetin. Protestat janë organizuar nga drejtuesit e Parlamentit Studentor, ndërsa edhe sot në shumicën e fakulteteve të UP-së nuk është mbajtur mësimi. Protestuesit sot kanë kërkuar dorëheqjen e ministrin Agim Veliu dhe kanë paralajmëruar protesta të dhunshme nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre. Ministri Agim Veliu nga ana tjetër ka thënë se nuk e ka ndërmend të jap dorëheqje ndërsa kërkesat e studentëve i ka quajtur kërkesa politike. Ai ka thënë se subjektet politike opozitare kanë tendenca për ta zhvendosur luftën politike në Universitetin e Prishtinës. Këto pohime nuk janë komentuar nga opozita.


    Me pankarta kundër ministrisë së Arsimit, studentët kanë marshuar nga Fakulteti Filologjik deri tek ndërtesa e Qeverisë, ku organizatorët e protestës kanë dorëzuar disa kërkesa në mesin e të cilave ishte edhe kërkesa për dorëheqjen e ministrit Agim Veliu. Kërkesat janë lexuar para studentëve protestues nga kryetari i Parlamentit Studentor, Elbasan Hoti. Studentët me vonë janë ndaluar para ndërtesës së ministrisë së Arsimit duke hedhur vezë dhe duke brohoritur kundër ministrit Veliu. Kryetari i Parlamentit Studentorë ka paralajmëruar protesta të dhunshme nëse kërkesat e tyre nuk realizohen. Por ministri i Arsimit, Agim Veliu tha menjëherë pas përfundimit të protestës se nuk do të ketë kurrfarë kompromisi me organizatorët e protestave. Sipas ministrit Veliu protesta e sotëm ku merrnin pjesë edhe disa profesorë të Universitetit që janë anëtarë të disa subjekteve politike, ka dëshmuar se subjektet politike opozitare po bëjnë përpjekje që luftën politike ta zhvendosin në Universitetin e Prishtinës. Nën anën tjetër deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj tha se nuk merret me deklaratat e ministrit.”Nuk duam të politizojmë më ministrin Veliu, pasi të gjitha çështjet për Universitetit do ti themi të premten në seancën e Kuvendit “ i ka thënë Radio Kosovës Enver Hoxhaj.Sidoqoftë sot gjatë ditës në Universitetin e Prishtinës mësimi sërish nuk është zhvilluar në mbi gjysmën e fakulteteve. Drejtuesit e parlamentit Studentor kanë bërë thirrje që bllokimi i procesit mësimor të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim. Ndërkohe disa organizata studentore siç janë Organizata e Re studentore dhe Asociacioni i Shkencave Politike iu kanë bërë thirrje studentëve që ti kthehen procesit mësimor sepse sipas vlerësimeve të tyre çdo orë e humbur do të thotë humbje për studentët. Ndryshe gjendja në Universitetin e Prishtinës do të diskutohet në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit që është thirrur për të premten.


    RTK 09/05/2006 16:36:35

  2. #2
    Qindra studentët kanë hedhur sot vezë në drejtim të Ministrisë së Arsimit duke protestuar në këtë mënyrë kundër vendimeve të kësaj ministrie për Universitetin. Protestat janë organizuar nga drejtuesit e Parlamentit Studentor, ndërsa edhe sot në shumicën e fakulteteve të UP-së nuk është mbajtur mësimi. Protestuesit sot kanë kërkuar dorëheqjen e ministrin Agim Veliu dhe kanë paralajmëruar protesta të dhunshme nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre. Ministri Agim Veliu nga ana tjetër ka thënë se nuk e ka ndërmend të jap dorëheqje ndërsa kërkesat e studentëve i ka quajtur kërkesa politike. Ai ka thënë se subjektet politike opozitare kanë tendenca për ta zhvendosur luftën politike në Universitetin e Prishtinës. Këto pohime nuk janë komentuar nga opozita.

    Vetëm disa qindra studentë të Universitetit të Prishtinës iu përgjigjen thirrjeve të Parlamentit Studentor për të protestuar kundër vendimeve të fundit të Ministrisë së Arsimit për Universitetin e Prishtinës. Me pankarta kundër ministrisë së Arsimit, studentët kanë marshuar nga Fakulteti Filologjik deri tek ndërtesa e Qeverisë, ku organizatorët e protestës kanë dorëzuar disa kërkesa në mesin e të cilave ishte edhe kërkesa për dorëheqjen e ministrit Agim Veliu. Kërkesat janë lexuar para studentëve protestues nga kryetari i Parlamentit Studentor, Elbasan Hoti.

    Studentët me vonë janë ndaluar para ndërtesës së ministrisë së Arsimit duke hedhur vezë dhe duke brohoritur kundër ministrit Veliu. Kryetari i Parlamentit Studentorë ka paralajmëruar protesta të dhunshme nëse kërkesat e tyre nuk realizohen.

    Por ministri i Arsimit, Agim Veliu tha menjëherë pas përfundimit të protestës se nuk do të ketë kurrfarë kompromisi me organizatorët e protestave.

    Sipas ministrit Veliu protesta e sotëm ku merrnin pjesë edhe disa profesorë të Universitetit që janë anëtarë të disa subjekteve politike, ka dëshmuar se subjektet politike opozitare po bëjnë përpjekje që luftën politike ta zhvendosin në Universitetin e Prishtinës.

    Nën anën tjetër deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj tha se nuk merret me deklaratat e ministrit.”Nuk duam të politizojmë më ministrin Veliu, pasi të gjitha çështjet për Universitetit do ti themi të premten në seancën e Kuvendit “ i ka thënë radios tonë përmes telefonit Enver Hoxhaj.

    Sidoqoftë sot gjatë ditës në Universitetin e Prishtinës mësimi sërish nuk është zhvilluar në mbi gjysmën e fakulteteve. Drejtuesit e parlamentit Studentor kanë bërë thirrje që bllokimi i procesit mësimor të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim. Ndërkohe disa organizata studentore siç janë Organizata e Re studentore dhe Asociacioni i Shkencave Politike iu kanë bërë thirrje studentëve që ti kthehen procesit mësimor sepse sipas vlerësimeve të tyre çdo orë e humbur do të thotë humbje për studentët.

    Ndryshe gjendja në Universitetin e Prishtinës do të diskutohet në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit që është thirrur për të premten.

    Enver Bajrami



    Postuar më: Eh/Radio Kosova & Blue Sky Staff me May 09, 06 | 3:00 pm

Tema të Ngjashme

  1. Greva e urise - 1991 - Shembja e komunizmit
    Nga BlueBaron në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 11-02-2012, 21:10
  2. Shinasi Rama: Ju rrëfej kujtimet e mia mbi lëvizjen e dhjetorit '90
    Nga Xhuxh Xhumaku në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 13-12-2009, 22:54
  3. Hetimet e Kryeprokurorisë për tragjedinë e Gërdecit
    Nga RaPSouL në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 625
    Postimi i Fundit: 07-07-2009, 23:56
  4. Ramiz Alia: Rrëfej gabimet e komunizmit
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 16-12-2006, 19:33
  5. Kur studentët detyrohen të blejnë libra nga profesorët e tyre
    Nga StormAngel në forumin Mentori akademik
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 05-10-2004, 09:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •