Une nuk jam gjuhetar, kam shume pak ose aspak njohuri ne zhvillimet historike te gjuheve dhe te shqipes ne vecanti. E megjithate befasohem nga disa cudi gjuhesore dhe ngjashmeri fjalesh (ne kuptimin baze te tyre). Ne nje nga komentet tek origjina e fjaleve shqip eshte permendur peremri vetor TI.
Po marre shkas nga kjo fjale qe per mua por edhe per kedo eshte fjale themeli i komunikimit te grupeve shume te vogla njerezish qysh ne perpjekjet fillestare te organizimit njerezor. Une mendoj se edhe shoqeria me primitive do ishte ne gjendje te prodhonte 5, 10 ose 20 fjale per komunikim. Kjo duke filluar nga identifikimi i vetevehtes. Peremri vetor UNE me ka bere aq entuziast per lashtesine e shqipes dhe ndikimit themelor te saj tek gjuhet e tjera indo-europiane. Pse? UNE perfaqeson veteveten, eshte i pari subjekt dhe e vendos personin ne qender te rrethit natyror. Pra eshte numri NJE ne kete ekuacion njerezor. Rreth tij fillon ai ose ajo qe eshte me afer thirrur me TI (TY) i ngjashem me numrin DY. Atehere shikoni ngjashmerine e "llahtarshme" uno (ita.), un (ferngj), one (ang), e te tjera ose due, deux, two. Une mendoj se ka ndikim latin, grek, francez apo anglez ne shqip, sidomos ne fjalet qe identifikoheshin me nivelin me te larte te teknologjise, shkences qe ato shoqeri kane perfaqesuar gjate historise ne krahasim me shoqerine "primitive" te paraardhesve tane. Ashtu si anglishtja i imponohet botes me termat sot e per shume kohe.
Nese pranojme se fjalet UNE, TI jane huazime nga latinishtja apo greqishtja, atehere une mendoj se eshte e kote qe te flasim per lashtesine e shqipes. Nga ana tjeter, nese shqipja eshte e lashte, huazimet nga gjuhet e tjera, qofte edhe me te perparuara nuk mund ndryshojne termat themelore te komunikimit te nje gjuhe sado primitive te jete.
Ato 5, 10 apo 20 fjale baze mund te marrin ngjyrime te tjera tingellore, por asnjehere nuk mund te zevendesohen apo te pushtohen. UNE perfaqeson veteveten qe eshte NJESHI ne krahasim me te tjeret. Ndonje mendim?
Do desha edhe komentet tuaja te hidhnin ca drite.
Krijoni Kontakt