VDES BABAI I ABETARES SHQIPE, KOLE XHUMARI
Dje eshte ndare nga jeta ne moshen 94 vjecare, nje nga themeluesit kryesore te abetares shqipe, Kole Xhumari, me abetaren e te cilit kane mesuar breza te tere. Gjate ceremonise se varrimit ka qene i pranishem edhe ministri i Arsimit, Genc Pollo, i cili ne fjalen e tij, nder te tjera tha: Duket se mesuesi i madh, punetori i madh, gjeti pikerisht diten e punes per tu prehur ne paqe.
Ne do ta nderojme perhere vepren e prof. Kole Xhumari, qe ka dhene aq shume per gjuhen shqipe. Nuk ka mbetur pa u shkelur ne Shqiperi asnje qytet e asnje fshat, asnje klase, nga mesuesi i dashur e gojembel, i cili me thjeshtesine, seriozitetin, respektin per punen e te tjereve, ua fitonte zemren te gjitheve. Vepra e Kole Xhumari eshte e paperseritshme, breza te tere femijesh kane mesuar shqip fale abetares se tij.
Si nje rilindas i madh, ai ne vepren e vet ka percjelle seriozitetin, thjeshtesine, origjinalitetin e tij. Perhere ate e ka rrethuar dashuria e te gjithe mesuesve te thjeshte, e shoqates se Arsimtareve te Shqiperise, mbeshtetja e gazetareve dhe medias dhe kerkesat per librin e tij te bukur nga te gjitha anet e botes nga shqiptaret qe duan te mesojne gjuhen shqipe.
Mesuesi i madh, mesuesi i ne te gjitheve po i le boshllek familjes, ne te gjitheve, botes kulturore shqiptare, qe do mundohemi ta plotesojme me kujdesin per pastertine e gjuhes shqipe, qe ai i kushtoi jeten eshte shprehur gjate fjales se tij ministri Pollo.
Kole Xhumari, u lind ne Kavaje ne 1912. Ai rridhte nga nje familje e thjeshte arsimdashese qe beri cmos per kulturimin e tij. Me mbarimin e Normales se famshme te Elbasanit, Kole Xhumari filloi punen si mesues dhe me zellin e dhuntine e shkencetarit, filloi te bente eksperimentimet e tij te para, qe do vinin pas abetareve te Naim Frasherit, Kristoforidhit e Xhuvanit.
Qe ne kohen e mbreterise, ministrit Mirush Ivanaj i ra ne sy ky djalosh me sy te zjarrte, qe e donte pa mase punen, femijet, gjuhen shqipe dhe e lejoi qe te eksperimentonte metodat qe po futeshin ne Evropen e qyteteruar te asaj kohe. Ai nuk e nderpreu kurre punen e tij me vogelushet e klases se pare, te cileve u mesonte gjuhen e bukur shqipe, me metodat me te thjeshta.
Me pare mesues e me pas punonjes i Ministrise se Arsimit, bashkepunetor i palodhur i saj, i Institutit te Studimeve Pedagogjike, i Shtepise Botuese te Librit Shkollor, ai nuk ndahej ne cdo reforme te shkolles duke u bere pjesetar aktiv i saj.
KJ
Krijoni Kontakt