Qytetet botėrore qė kontribuojnė nė afrimin e katastrofės
Mėkatarėt mė tė mėdhenj tė klimės
Sipas njė studimi, beteja pėr shpėtim do tė pėrqendrohet nė metropolet e mėdha tė globit
Mbrojtja e mjedisit nėpėr qytete e metropole, sipas tė dhėnave tė "Raportit pėr gjendjen e botės", ėshtė vendimtar, pėr tė shmangur ngrohjen e mėtejshme tė klimės nė botė. Studimi i paraqitur tė enjten nė Berlin dėshmon se qysh nga viti 2007 po jetojnė nė qytete po aq njerėz, sa dhe nė fshatra nė mbarė botėn. Para 30 vjetėsh, nėpėr qytete e metropole tė mėdha ishin koncentruar vetėm njė e treta e njerėzve dhe raporti parashikon ndėr tė tjera se deri nė vitin 2050, nė qytete do tė jetojnė 2/3 e njerėzve qė jetojnė nė rruzull. Raporti nė fjalė ėshtė ndėrmarrė nga ana e "Worldwatch Institute" dhe fondacionit qė promovon politikat mjedisore e mbėshtet Partinė e Gjelbėr gjermane me emrin "Heinrich-Boell".
Bashkautori i studimit tė sipėrpėrmendur, Gunther Hilliges, theksoi ndėrkohė se pa njė politikė tė re nė zonat me dendėsi tė madhe njerėzish, njė zhvillim i mėtejshėm nuk mund tė arrihej dot. Rreth 500 mijė qytete nė mbarė botėn, sipas tė dhėnave tė raportit, mbulojnė nė aspektin gjeografik, sigurisht, vetėm nja dy pėr qind tė sipėrfaqes sė rruzullit, porse shfrytėzojnė 80 pėr qind tė resurseve globale pėr pėrftimin e energjisė. Nga 33 qytetet, qė nė vitin 2015 mendohet se do tė kapin shifrėn e 8 milionė banorėve, sipas studimit, 21 prej tyre mendohet se janė seriozisht tė kėrcėnuar nga ngritja e nivelit tė detit, qė vjen si pasojė e ngrohjes globale. Molly OMeara Scheehan nga "Wordwatch Institute" nė Uashington, ka theksuar ndėrkohė se gjithnjė e mė shumė qytete tė mėdha do ta fusin tashmė e tutje nė axhendėn e tyre luftėn kundėr ndryshimeve klimaterike. E kjo do tė vlejė edhe pėr rreth 300 qytetet amerikane, qė kanė njohur protokollin e Kyoto-s, tė cilin administrata qendrore akoma nuk e ka njohur. Si njė sfidė globale shumė tė rėndėsishme pėr qytetet e metropolet nė mbarė botėn, ajo rendit edhe mungesėn nė vijimėsi tė burimeve tė ujit tė pijshėm. Shumė komunitete, pėr shkak tė resurseve tė mangėta, do tė duhet tė riciklojnė e tė pėrpunojnė rezervat ujore qė pėrdorin. Njė sfidė tjetėr e ngutshme ėshtė dhe eficenca nė pėrdorimin e energjisė. Po ashtu, nė raport theksohen gjithashtu edhe shkaqe e masa tė tjera dhe nė fund paraqitet nė mėnyrė tė detajuar njė listė shtetesh e qytetesh nė mbarė botėn, tė cilėt kontribuojnė negativisht nė ndotjen e ngrohjen e klimės globale.
Ngrohja globale
Cilėt janė "mėkatarėt" mė tė mėdhenj?
1. SHBA: 5,778 miliardė tonė CO2
2. Kinė: 4,497 miliardė tonė CO2
3. BE: 4,003 miliardė tonė CO2
4. Rusi: 1,581 miliardė tonė CO2
5. Japoni: 1,258 miliardė tonė CO2
6. Indi: 1,148 miliardė tonė CO2
7. Gjermani: 865 miliardė tonė CO2
8. Britani e Madhe: 553 miliardė tonė CO2
9. Kanada: 544 miliardė tonė CO2
10. Kore e Jugut: 489 miliardė tonė CO2
Sa CO2 pėr kokė prodhon njė vend?
1. Katari: 45 tonė CO2 pėr banor
2. Kuvajti: 26 tonė CO2 pėr banor
3. Emiratet B. Arabe: 24 tonė CO2 pėr banor
4. Luksemburgu: 23 tonė CO2 pėr banor
5. Bahreini: 23 tonė CO2 pėr banor
6. SHBA: 20 tonė CO2 pėr banor
7. Trinidad & Tobago: 20 tonė CO2 pėr banor
8. Brunei: 18 tonė CO2 pėr banor
9. Australia: 17 tonė CO2 pėr banor
10. Finlanda: 14 tonė CO2 pėr banor
Teknologjia pro mjedisit dhe prodhimet "made in Germany"
Atmosfera po bėhet gjithnjė e mė e mirė. Ekonomia po rritet. Papunėsia po bie dhe zhvillimet e reja mbi mbrojtjen e klimės po e ēojnė dhe mė pėrpara kėtė zhvillim. Teknologjitė moderne, qė sė pari mbajnė parasysh mbrojtjen e mjedisit nga Gjermania, duket se kanė njohur njė rritje tė paparė. "Rotor ere" "Made in Germany" rrotullohen nė Indi, Argjentinė dhe SHBA. Pllaka solari nga Gjermania furnizojnė njerėzit nė Spanjė dhe Greqi me rrymė elektrike. Po ashtu, hidrocentrale tė firmave gjermane prodhojnė energji nė Kinė e Brazil. Ky ėshtė vlerėsimi qė haset nė njė nga shkrimet e njė tė pėrditshmeje gjermane e qė me nota tejet optimiste parasheh boom-in e sektorit tė teknologjisė "pro mjedisore" nė vendin leader tė BE-sė dhe pasojat afatgjata tė zhvillimit tė kėtij sektori, qė duket se pėr njė kohė tė gjatė do tė vijojė tė jetė domain i gjermanėve.
Burimet alternative tė energjisė sė ripėrtėritshme ndėrkohė, vazhdon mė tej artikulli, nė Gjermani u kanė siguruar 215000 personave vende pune afatgjata. Deri nė 2030, sektori i automobilave do tė tejkalohet nga sektori mė i ri i industrisė, ai i teknologjive pėr mbrojtjen e mjedisit, vlerėson Claudia Kemfert e Institutit Gjerman pėr Kėrkime ekonomike (DIW) nė Berlin. Raportin e publikuar sė fundmi tė OKB-sė mbi ngrohjen globale dhe mbrojtjen e klimės, Kemfert e vlerėson si njė "sinjal pozitiv". Sigurisht qė harku kohor pėr tė vėnė nė zbatim masat radikale pėr mbrojtjen e klimės ėshtė disi i vogėl, kur mendon se brenda dhjetė vitesh tė gjithė kontribuuesit mė tė mėdhenj tė emisioneve tė dioksidit tė karbonit nė hapėsirė, duhet tu nėnshtrohen pėrfundimeve tė nxjerra nga forumi mbarėbotėror i klimės. Por teknologjitė e domosdoshme pėr zbutjen e emisioneve tė gazrave helmues mund tė prodhohen e eksportohen qysh tani, theksohet mė tej nė artikull, pasi ato ekzistojnė prej kohėsh. Dhe Kemfert thotė se industria gjermane edhe nė tė ardhme do tė japė impulse pozitive pėr rritje dhe njė valė mė tė madhe punėsimi. Investime nė industrinė e mbrojtjes mjedisore nė njė afat tė gjatė, janė ato ēka ajo parashikon.
Megjithėse nė Shqipėri dijenitė e interesi rreth kėsaj teknologjie kufizohen vetėm nė importimin e disa paneleve diellore, aktualisht Gjermania renditet e para nė prodhimin dhe eksportimin e kėtyre teknologjive, duke pėrfshirė kėtu jo vetėm panelet diellore. Ndėrmarrjet gjermane pėrfitojnė tashmė nga masat e kėrkesat strikte rreth mbrojtjes sė mjedisit nė rang botėror, tė cilat dikur edhe ata vetė i kishin "mallkuar", duke menduar se kjo do sillte me vete shkurtimin e shumė vendeve tė punės e pasoja tė tjera tė ngjashme me karakter social. Furrat e djegies sė plehrave duhet tė pajisen me filtra, centralet duhet tė veēojnė gazrat e dėmshėm dhe fabrikat e industrisė kimike duhet tė pastrojnė derdhjet qė nxjerrin. Me hyrjen nė fuqi tė ligjit pėr energjinė e ripėrtėritshme (EEG), i cili u vlerėsua si njė hap shumė pozitiv i ndėrmarrė para disa vitesh nga administrata Shrėder, parashikohej qartėsisht ndėrmarrja e masave pėr ēuarjen pėrpara tė ideve inovative pėr pėrdorimin e energjisė solare, asaj tė erės dhe biomasės. Kazanėt e gjelbėr, apo dhe taksa mbi kanoēet, sollėn njė ndėrgjegjėsim mė tė madh tė popullsisė mbi masat pėr mbrojtjen e mjedisit. Kėshtu iu hap rruga asaj qė tashmė njihet si Eko-Industria. Sot Gjermania gėzon kuotėn mė tė lartė tė cilėsisė nė industrinė e paketimit, nė ambalazhimin e qelqtė e atė me karton, si dhe kapacitetin mė tė madh nė botė pėr energjinė e pėrftuar nga era. Ndėrmarrjet gjermane ndėrtojnė uzinat mė eficente dhe motorėt mė tė pastėr nė aspektin mjedisor. Ata gjithashtu po prodhojnė pajisjet shtėpiake, llambat dhe lavatriēet mė kursimtare. Dhe ky sėshtė veēse hapi i parė i kėtij zhvillimi tė ri, vlerėsojnė specialistė tė kėtij sektori.
Koncerni i madh energjetik gjerman "E.on", sipas gazetės "Die Welt", dėshiron qė deri nė vitin 2014 tė arrijė qė centrali i parė nė botė me qymyr tė ketė njė ēlirim apo ndikim nė masėn 50 pėr qind nė hapėsirė. Kjo do tė bėnte qė emisionet vjetore tė CO2-shit tė reduktoheshin deri nė masėn njė milion ton. "RWE Power AG" dėshiron qė deri nė 2014-ėn madje tė arrijė tė ndėrtojė njė termocentral me qymyr, qė nuk do tė ēlirojė fare emisione CO2, pasi ai bėn veēimin dhe konservimin e tij.
"Industria gjermane duhet tė dėshmojė sė pari nė shtėpi se teknika e saj funksionon mė sė miri, nė mėnyrė qė jashtė vendit tė arrijė ta shesė kėtė teknologji pa e paragjykuar, apo pa sjellė dyshime", thotė Klaus Mittelbach, inxhinier mjedisi qė punon pėr Federatėn Gjermane tė Industrisė (BDI). Ai megjithatė nuk preferon ta pėrdorė ngushtėsisht nocionin "teknologji mjedisore". "Ēdo gjė qė ėshtė eficente ėshtė me pėrfitim". Makinat gjermane paraqiten si mė eficentet nė klasin e tyre. Materialet izoluese, xhamat dhe lėndėt qė pėrdoren nė prodhimin e ndėrtimin e tyre, sot vlerėsohen si produkte shumė eficente tė njė teknologjie tė lartė. Edhe industria kimike, sė fundmi po prodhon teknologji promjedisore, thotė Mittelbach. Sektori gjerman i industrisė sė ambientit jeton nga eksportet.
Tregu i sotėm global pėr teknologjitė promjedisore vlerėsohet tė kapė shifrėn e rreth 1000 miliardė eurove.
Roland Schwenker, duke folur ndėrkohė pėr njė tjetėr tė pėrditshme gjermane, sheh shanse tė mira qė tregu pėr teknologjitė e mjedisit nė gjashtėfishohet nė 15 apo 20 vitet e ardhshme. Para sė gjithash, Kina sheh aty njė potencial enorm. 16 nga 20 qytetet e mėdha me kualitetin mė tė keq tė ajrit nė botė, ndodhen nė Kinė. Atje mungojnė pajisjet apo furrat e djegies sė mbeturinave dhe ka shumė depozita me pėrmbajtje tė rrezikshme. Kėshtu, tė paktėn 10000 uzina filtruese janė ato ēka do tė duhej tė ngriheshin atje, sugjerojnė specialistėt gjermanė. Vetėm nė furnizimin me ujė tė pijshėm, deri nė vitin 2020, duhet tė investoheshin rreth 80 miliardė euro. Volumi i investimeve nė sektorin e energjisė sė ripėrtėritshme shkon nė 120 miliardė euro. Beteja pėr zotėrimin e tregjeve tė teknologjisė sė mjedisit tashmė ka filluar prej kohėsh, thotė ministri federal gjerman i Mjedisit, Sigmar Gabriel. Dhe Gjermania nė kėtė aspekt ka shanse tė mira pėr tė pretenduar pėr njė kohė sa mė tė gjatė vendin e parė nė eksportet e kėsaj fushe. Bumi i eksporteve nė sektorin e energjive tė pėrtėritshme do tė zgjasė, mendon ai. Deri nė vitin 2010, volumi do tė dyfishohet nė nivelin e 15 miliardė eurove. Por konkurrenca nuk fle. "SHBA aktualisht po shfaqet si tregu me rritjen mė tė madhe nė kėtė sektor", thotė nga ana tjetėr Milan Nitzschke nga Instituti Federal gjerman pėr Energjinė e ripėrtėritshme (BEE). Porse nga era, atje pėrftohet mė pak se njė pėr qind e energjisė qė prodhohet nė SHBA. Nga ana tjetėr, shtete federale amerikane si New Jersey, Arizona apo Florida, janė mė pėrpara nė kėtė drejtim dhe po e vlerėsojnė mė shumė pėrdorimin e shfrytėzimin e burimeve tė reja alternative tė energjisė. Vetėm Kalifornia investon ēdo vit mė shumė se tri miliardė dollarė nė ndėrtimin e shfrytėzimin e energjisė diellore.
Gazeta Shqip
Krijoni Kontakt