Pėrmbysja e vlerave femėrore
Edlira Gjoni
Nė faqen e internetit me adresė www.albic.net (goxha prestigjioze), lexova me ēudi tė ēakorduar kėtė njoftim shokues (pėr perceptimet e mia): Njoftim pėr vend tė lirė pune: Firma e mirėnjohur Schwarzkopf kėrkon tė punėsojė njė femėr pėr vendin e sekretares personale tė drejtorit tė Pėrgjithshėm tė Filialeve, dega Tiranė. Konkurrentet duhet tė pėrmbushin cilėsitė e mėposhtme: Tė jenė shumė tė paraqitshme dhe tė kenė mbaruar shkollėn e mesme. Konkurrentet e gatshme pėr njė orar pune fleksibėl do kenė pėrparėsi. Paga varion nga 350-500 euro/muaj nė varėsi tė kushteve tė punės, me mundėsi rritjeje tė ndjeshme pas fitimit tė vendit tė punės nė rast VLERESIMI pėr gatishmėritė e treguara.
Personat e interesuar tė dėrgojnė CV-nė (e detyrueshme) dhe 3 fotografi (e detyrueshme). Fotografitė duhen tė mėdha dhe tė ndryshme nga njėra-tjetra. Ato duhet tė jenė sa mė tė realizuara, qė tė duken sa mė qartė cilėsitė tuaja fizike.Pavarėsisht skepticizmit me tė cilin mund tė gjykohen pikėpamjet mbi kėtė njoftim diskriminues, ėshtė e vėshtirė tė gjenden justifikime pėr nėntekstin poshtėrues tė tij. Nėse lajmėrimi do tė bėhej pėr njė konkurs bukurie, sfilatė mode apo agjenci promocionale, njoftimi nuk do tė vihej re. Kriteret e kėrkuara do ta bėnin patjetėr tė kuptueshme kėmbėnguljen pėr tė tėrhequr vetėm vajza joshėse. Por, ku qėndron merita e tė qenit me kėmbė tė gjata dhe gatishmėri qė tė ēon nė rritje page, nėse oferta qė tė bėhet ėshtė tė jesh sekretare personale?! Pėrse duhen tre fotografi me pėrmasa dhe module tė ndryshme, qė tė tregojnė sa mė qartė cilėsitė fizike nė njė aplikim pėr njė punė qė nuk ka tė bėjė me demonstrimin e virtyteve fizike? Eshtė ironike tė mendosh se tė parat qė bien viktimė e kėtij diskriminimi janė vetė ato vajza qė pranojnė tė aplikojnė, apo tė punojnė nė njė pozicion tė tillė. Nė stėrmundimin pėr tė nxjerrė nga arsenali i fotove pa motiv tre mė tė bukurat, duke u joshur nga njė pagė nė rritje dhe termi drejtor, shumė prej tyre kanė veshur takat e holla dhe i janė drejtuar me ego tė shkelur zyrės rekrutuese. Mbase kjo ėshtė arma e tyre e vetme dhe betejat e sotme tregojnė se fitohet vetėm kėshtu. Por, ushtrisė sė tyre iu shtohen me zor edhe shumė tė tjera qė nuk shohin mundėsi tjetėr pėrveē shitjes sė imazhit pėr tė zėnė njė vend. (Shpesh shumė tė pėrkohshėm, si freskia e fizikut tė tyre)!
Eshtė shumė tunduese kureshtja pėr tė parė rendimentin e punės sė njė sekretareje personale&co, qė shkon nė punė me pantallona treēerekėshe dhe dekolte transparente! Pirgun e letrave, fakseve, dosjeve apo dokumenteve pėr tu sistemuar, sigurisht qė duhet ta bėjė nė kohėn e lirė (nėse ka), ose ta lerė nė dorėn e koleges sė zyrės. Kjo lloj kolegeje pėrgjithėsisht ka fytyrė tė paprekur nga bojėrat, paraqitet me kostum nė punė, vesh kėpucė tė sheshta dhe i mban flokėt tė kapura. KJO ėshtė sekretarja e vėrtetė...qė merr madje edhe udhėzime prej tė emėruarės pėr arritje nė detyrė dhe paraqitje shembullore fizike. Nė shėrbimet e shumta bankare jashtė Shqipėrisė orientohesh lehtė falė uniformės identifikuese qė veshin tė gjitha punonjėset (kryesisht femra). Nė vizitat e kėtushme bankare, vihet re gara e paepur e stafit veshur me ngjyra ylberi pėr podiumin e veshjes me nė modė(qė nuk ka fare lidhje me vendin e punės).
Kjo ėshtė pamja qė tė shfaqet gjithandej ku femrat janė tė punėsuara me shumicė, nė zyra dhe ambiente administrative, shtetėrore apo private qofshin.
Realisht, a ekziston ndonjė kriter pėr tė marrė, pasur apo ruajtur njė vend pune kėtu tek ne?
Njoftimet si i mėsipėrmi i shtyjnė femrat tė orientohen drejt harbimit psikologjik, i zhveshin ato nga vlerat apo meritat e personalitetit dhe shkaktojnė njė traumė tė vėrtetė nė besimin e tyre nė vetvete, tek aftėsitė apo investimet qė kanė bėrė pėr tu formuar profesionalisht.
Pėrderisa vėmendja e punėdhėnėsve si i mėsipėrmi pėrqendrohet tek aftėsitė dhe pėrkushtimi fizik, vėshtirėsohet akoma mė shumė procesi i vendimmarrjes pėr tė aplikuar apo shpresuar se mund tė gjesh apo tė mbash njė vend pune, nėse nuk i zotėron fleksibilitetet e kėrkuara! Femra shqiptare po orientohet kėshtu me detyrim drejt idesė se personaliteti, karakteri dhe profesionalizmi nuk janė thelbėsore, madje as nuk vlejnė, nėse i jep pėrparėsi gjenetikės dhe shfrytėzon lotarinė e paluajtur tė saj. Nėse hierarkitė do tė funksiononin siē duhet edhe kėtu si nė Evropė (ku lajmėrime tė ngjashme ēojnė para drejtėsisė hartuesit), firma qė pėrcakton kritere tė tilla nė kėrkesat e saj dhe qė akoma mė keq, i publikon ato, pėrfundon para dyerve tė gjykatės. Sepse me kėtė lloj lajmėrimi poshtėrohet tė qenit femėr, diskriminohen aftėsitė e saj profesionale, nėpėrkėmbet dinjiteti dhe shkelet krenaria e tė qenit pikėsėpari njeri i formuar, pastaj femėr e bukur (nėse)!
Nėnvlerėsohet haptas kėtu kapaciteti dhe vlera profesionale, duke injoruar faktin se nevoja me e madhe emocionale e njė personi, ėshtė tė ndjehet i vlerėsuar.
Dhe vlerėsimi pėr kriteret qė kėrkon lajmėrimi qė sot shokon me vėrtetėsinė e tij, ka zhvlerėsuar pėrfundimisht sistemin e parimeve sipas tė cila kujtojmė se orientohemi.
"Panorama"
Krijoni Kontakt