E premte, 7 prill 2006
ISH-KRYEMINISTRI BAJRAM REXHEPI SHPALOS PLANIN PER MITROVICEN
Bul Salihu
bul.salihu@gazetaexpress.com
Prishtinė, 6 prill — Ish Kryeministri i Kosovės, Bajram Rexhepi, ka paraqitur, tė enjten, para Grupit Politik, njė plan pėr integrimin e qytetit tė Mitrovicės, i cili vazhdon tė mbetet i ndarė qė nga qershori i vitit 1999. Rexhepi ishte porositur tė pėrgatis njė dokument bazė, mbi tė cilin do tė punohet pėr t'u bėrė qėndrim zyrtar i Delegacionit tė Kosovės nė bisedat pėr Mitrovicėn nė kuadėr tė bisedimeve pėr statusin.
Ish prefekti i parė i pasluftės nė qytetin e ndarė nga njė urė e hekurt mbi lumin Ibėr thotė se plani i pėrmbahet principeve bazike tė decentralizimit, por merr nė konsiderim edhe shqetėsimet reale qė ka komuniteti serb. E kujton me dhembje ndarjen e qytetit tė tij tė lindjes. Akoma beson tė ketė pasur marrėveshje tė fshehtė, menjėherė pas luftės, qė njė pjesė tė sovranitetit nė veri tė Kosovės ta ketė Serbia. Pėrmend emrin e ish Ministrit tė Jashtėm tė Rusisė Victor Chernomyrdin, por pranon se nuk ka fakte. Kėtė dyshim - pohon ta ketė ndėrtuar duke analizuar rrjedhėn qė e ka pėrcjell qytetin e tij tė lindjes, qė nga paslufta e deri mė tash. Bajram Rexhepi pranon se askush nuk ka bėrė sa duhet pėr bashkimin e kėtij qyteti, as vendorėt e as ndėrkombėtarėt.
Plani i tij, tė cilin e shpalosė pėr herė tė parė pėr Express, beson se do tė ofrojė njė zgjidhje tė mirė pėr Mitrovicėn. "Rėndėsia kryesore edhe e qytetarėve tė Mitrovicės, ku edhe unė jam i lindur, ėshtė qė tė vendoset siguria e plotė nė gjithė Kosovėn, por nė veēanti nė pjesėn veriore, qė tė sundojė rendi dhe ligji, qė realisht nuk sundon tash, qė tė ketė lėvizje tė lirė tė qytetarėve nė tėrė territorin e Mitrovicės, tė respektohet e drejta e pronės, jo vetėm tė garantohet por edhe tė vendosim vetė se ēka duam. Pra, qė tė kenė tė drejtė qytetarėt qė tė kthehen nė banesat e tyre, nė shtėpitė e tyre, ose qė atyre qė u janė dėmtuar gjatė luftės, t'u ndihmohet nė riparimin e shtėpive. Pra, kjo ėshtė rėndėsia kryesore pėr tė cilėn brengosen qytetarėt e Mitrovicės", ka deklaruar Rexhepi, tė enjten, pėr Express.
I ngarkuari i Grupit Politik qė tė hartojė planin pėr integrimin e Mitrovicės thotė se qėllimi kryesor i planit ėshtė qė Mitrovica tė jetė qytet i pėrbashkėt dhe i integruar, ku do tė garantohen dhe respektohen tė drejtat e tė gjithė banorėve. Problemi i Mitrovicės pritet tė jetė njė nga temat kryesore tė bisedimeve nė fillim tė muajit maj nė Vjenė. Para mbajtjes sė takimit tė katėrt me radhė ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit, nė Kosovė pritet tė arrijė njė Delegacion nga Zyra e Kryenegociatorit Martti Ahtisaari, kah fundi i kėtij muaji, pėr tė marrė opinionet nga liderėt dhe qytetarėt pėr problemin e Mitrovicės.
Bajram Rexhepi thotė se problemi i Mitrovicės gati gjatė gjithė kohės sė pasluftės ėshtė anashkaluar nga faktori vendor, por edhe nga faktori ndėrkombėtar, pėr shkak tė pamundėsisė sė gjetjes sė njė zgjidhjeje tė qėndrueshme "Ka pasur disa iniciativa nė vitin 2003. Ne si Qeverie, nė atė kohė, kemi pėrgatitur njė strategji e cila nuk ėshtė marrė parasysh as nga Parlamenti e as nga institucionet ndėrkombėtare".
Tri vjet mė pas, Bajram Rexhepit ka hedhur nė letėr parimet themelore pėr zgjidhjen e problemit tė Mitrovicės, tė cilat i ka prezantuar para anėtarėve tė Grupit Politik, tė enjten.
Rexhepi thotė se Grupi Politik ėshtė pajtuar me qasjen e tij pėr zgjidhjen e kėtij problemi. Javėn e ardhshme, nė takimin e radhės tė Grupit Politik, ky plan pritet tė diskutohet nė detaje. Fjalėn e fundit do ta ketė Ekipi Negociator, si udhėheqės i procesit tė bisedimeve.
Ish Kryeministri i Qeverisė sė koalicionit tė gjerė, tė formuar pas zgjedhjeve tė para tė pėrgjithshme, pohon se ekziston njė seriozitet tepėr i madh i KFOR'it, Policisė sė UNIMIK'ut, Grupit tė Kontaktit, pėr vendosjen e sigurisė, tė ligjshmėrisė, lėvizje sė lirė dhe respektimit tė pronės nė kėtė pjesė. "Nėse kėto arrihen, mendojse solucione mund tė gjinden, pėr arsye se edhe qytetarėt serbė tė Mitrovicės janė lodhur nga bandat e ndryshe, nga terrorizimi qė bėjnė strukturat e ndryshme paralele. Edhe ata dėshirojnė tė kenė njė perspektivė".
Rexhepi mendon se nėpėrmjet investimeve nė projekte multietnike ose ndonjė konference donatorėsh do joshen komunitetet qė t'i ofrohen njėratjetrės, tė punojnė bashkė nė ndėrmarrje tė caktuara. Ish prefekti i parė i Mitrovicės propozon edhe formimin e njė Universitet tė ngjashėm me atė tė Evropės Juglindore nė kėtė qytet, nė tė cilin do tė ofroheshin studime nė gjuhėn angleze pėr integrimet evropiane, administratė publike dhe pėr lloje tė ndryshme tė menaxhmetit, tė cilat nuk ekzistojnė as nė Universitetin e Prishtinės.
"Mandati im fillestar ka qenė qė ta pėrgatis njė plan, disa principe themelore. Pasi qė u pranua ky plan, atėherė mė vonė mund edhe tė detajizohet. Mendoj se nė kuadėr tė bisedimeve qė bėhen pėr decentralizim, nė fund tė muajit ose nė fillim tė muajit tė ardhshėm, do tė bisedohet nė mėnyrė specifike edhe pėr Mitrovicėn. Ndoshta do tė ketė njė viztė tė ndonjė delegacioni tė caktuar nga Kryenegociatori pėr tė parė opinionet tona. E ne duhet tė bėjmė njė ofertė serioze".
Shtatėvjetori i hyrjes sė forcave paqeruajtėse tė NATO's, qė nė Kosovė kėsaj rradhe pothuajse ėshtė harruar fare nga institucionet, ka shėnuar edhe pėrvjetorin e shtatė tė ndarjes nė dysh tė kėtij qyteti. Para shtatė vjetėsh qyteti ka qenė i bashkuar. Qytetarėt shqiptarė kanė pėrjetuar bombardimet e NATO's nė banesat e tyre nė veri, ndėrsa serbėt nė jug. Shtatė vjet pas, qyteti i Mitrovicės ka marrė dy prapashtesa qė po vazhdojnė t'i bartin mbi supet e tyre banorėt e katandisur nga varfėria dhe papunėsia. Veriu dhe Jugu, tė ndarė nga njė urė e hekurt mbi lumin Ibėr, shėnojnė dėshtimin mė tė madh nė Kosovėn e pasluftės.
Askush nuk mund tė krenohet me gjendjen nė qytetin qė nė vitin 1986 i kishte krijuar Kosovės 19 mijė vende tė punės nė industrinė e tij. Tani, gjithė ajo industri qė ka prodhuar ky vend pėr Kosovėn ėshtė tkurrur nė 1.300. Bajram Rexhepi pėrshkruan me dhimbje ndarjen e qytetit tė minatorėve. "Ishte njė moment i dhimbshėm. Deri atėherė Mitrovica ishte njė qytet i integruar, i pėrbashkėt. Personalisht kam kaluar shumė kohė nė pjesėn veriore, sepse ka qenė pjesa mė e urbanizuar e qytetit. Tani edhe ajo pjesė duket e zbrazėt dhe pa perspektivė, ku terrorizojnė njerėz tė ndryshėm tė krimit. Edhe vetė qytetarėt serbė janė lodhur nga kjo gjendje. Prandaj, duhet t'i kthehet perspektiva qytetit tė Mitrovicės. Ne duhet tė kemi nė konsideratė edhe shqetėsimet reale tė komunitetit serb dhe tė gjejmė njė zgjidhje funksionale, ku pėr interesa tė gjithė qytetit tė Mitrovicės do tė vendosė njė Bord Ekzekutiv me ndihmėn e ndėrkombėtarėve sa i pėrket sigurisė dhe sundimt tė ligjit", propozon Rexhepi.
Nėnkryetari i PDK'sė thotė nė vazhdim se ekzistojnė interesa specifike tė njerėzve me ide ekstreme, qė manipulohen nga struktura tė caktuara nga Beogradi, pėr ta mbajtur peng veriun e Kosovės. "Gjithnjė me letrėn e Mitrovicės kanė tentuar qė ēėshtja e statusit tė kushtėzohet. Prandaj edhe kanė luajtur gjithė me atė letėr, edhe pse tani dihet se ekzistojnė principe shumė tė qarta ato tė Grupit tė Kontaktit se nuk ka ndarje tė Kosovės. Ekziston njė formė latente e njė rreziku tė tillė dhe ne duhet ta bėjmė ofetėn serioze qė tė mos japim asnjė arsye pėr ndarje tė Kosovės por pėrkundrazi tė jemi dorėshlirė nė tė drejtat e komuniteteve".
Bajram Rexhepit, qė konsiderohet si njė nga njohėsit mė tė mirė tė kėtij problemi, i rri nė kokė tash e shtatė vjet njė dyshim pėr ekzistimin e njė marrėveshjeje tė fshehtė qė Serbia tė ushtrojė sovranitetin e saj nė veriun e Kosovės. Por, pranon se asnjėherė nuk ka pasur nė dorė njė plan tė tillė. "Por meqė jam nė rrjedha prej fillimit, ndoshta ka pasur ndonjė marrėveshje tė fshehur, qoftė nė atė kohė kur ka qenė Chernomyrdin, ose mė vonė. Ka pasur mundėsi qė tė jenė pajtuar qė derisa tė krijohen kushtet pėr kthimin e serbėve nė pjesė tė tjera tė Kosovės, ta ketė njė gjysmė sovraniteti Serbia nė pjesėn veriore. Unė jam shumė i bindur se ndoshta diku ekziston ky plan, por mua asnjėherė nuk mė ka rėnė nė dorė, pėr shkak se ashtu ėshtė sjellur edhe faktori ndėrkombėtar". Aludon nė ndonjė marrėveshje te brendshme e cila nuk ka dalė asnjėherė nė opinion. Dyshimin e tij nuk e bazon nė fakte, por nė rrjedhėn e proceseve qė kanė pėrcjell Mitrovicėn "Po e bėj njė konkludim logjik pa tė dhėna tė sakta. Askush nuk mund tė mė bind nė tė kundėrten se nuk ka pasur njė plan tė tillė. Rrjedha si ka shkuar tė ēon nė pėrfundim se ka mundur tė ekzistoje ndonjė marrėveshje e tillė".
Esenca e planit tė tij ėshtė njė Mitrovicė e integruar. Mbetet tė shihet nėse pas
bisedimeve nė Vjenė ideja pėr integrim do tė ngadhėnjejė, apo ajo pėr formalizim tė ndarjes.
Krijoni Kontakt