Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192

    Dom Lazër Shantoja - Shkrimtar origjinal në poezi e në prozë

    Dom Lazër Shantoja (1892-1945) - Shkrimtar origjinal në poezi dhe në prozë

    Dr. Don Nikë Ukgjini



    Ka lindur në Shkoder, në një familje tradicionalisht të shquar për patriotizëm, për intelektualizëm dhe për kontribut të vlefshëm në fushën e albanologjisë.

    Lazër Shantoja lindi në Shkodër më 2 shtator 1892, nga babai Keli dhe nëna Luçe. Arsimin fillor e ka kryer në Kolegjin Saverian dhe në Seminarin papnor në Shkodër, rreth viteve 1909-1910. Pikërisht në këtë kohë, dërgohet në Austri, për të kryer studimet teologjike ne Insbruk. Me kthimin në atdhe, gjatë kohës së Luftës I Botërore, caktohet sekretar i Ipeshkvit të Shkodrës, Imzot Lazër Mjedës. Më pas caktohet si famullitar në Velipojë, në Rrjoll e për shumë kohë, deri më 1924 në Sheldi.

    Me asnjë funksion gjatë viteve të Luftës, përveç se klerik, pasi ndiqet nga forcat e sigurimit, fill pas çlirimit kapet dhe pasi torturohet, ekzekutohet më 5 mars 1945 në Shkodër.

    U lind në Shkodër me 2 Shtatuer 1892. Ndoq rrugën e meshtaris dhe në Seminarin Papnuer të këtij qyteti bani këndimet e veta, të cilat i plotsoi n'Austri. Që në rinin e parë tregoi squeti, mendje e aftësi shkrimtari me pjesë poezije dhe prozë, sidomos ndër të përkohshme. U ba i njoftun në mënyrë të veçantë me përkthimin e veprës së famshme të Schiller it “Kumbona” dhe me pesë tingllimet origjinale nën kryetitullin “Zog Mali” të botueme së dyti në revistën “Cirka”.

    Në kohën e lëvisjeve të mbrendshme partizane që ndodhën në Shqipni në 1923-24, Dom Lazër Shantoja hyni në rrymën politike dhe pati rast të çfaqi zotsin e vet si orator i zjarrtë dhe si vjershatar satirik në fletoren “Ora e Maleve”. Nga ndrrimi i shpejtë i gjendjes politike në Shqipni, D. Lazri doli prej atdheut dhe voiti në Zvicër si famullitar i fshatit La Motte, ku qëndroi për pesmbdhetë vjet tue punuem dhe tue dëshiruem tokën amtare.

    Gjendja e re, e krijueme në Shqipni me 7 Prill 1939, i çeli rrugën, si shum të mërguemve të tjerë edhe D. Lazrit për të këthyem tishtas n'atdhe.

    Don Lazër Shantoja si shkrimtar origjinal në poezi dhe në prozë

    Ndër pesë tingëllimet “Zog Mali” të nëntitullueme: “Duhija”, “Lamtumirë”, “Mërgimi”, Kështjelli” dhe “Barija” auktori, siç duket, parafëtyron alegorisht vuajtjet e rrebëta që pëson shqiptari, i cili gjenë prehje vetëm në soditjen e një Kështjelli, lavdi e kohës së kalueme. Po origjinaliteti i vërtetë i këtij shkrimtari qëndron ndër vargjet satirike plot ironi e sarkazëm që u botuenë në shtyllën Ora ndër valle t'Ores së Maleve. Në prozë kemi një radhë shkrimesh nën titullin “Kodra mbas bregut” të botueme në të përkohshmen “Cirka”. Ato janë nji prodhim letrar pothuej “siu generis” në shqipe, me të cilat auktori në nji gjuhë popullore të gjall e argtuese vehet së largu në përpjekje me doke dhe jetesë typike shqiptare; sidomos kur theksohet kontrasti i mentalitetit të vjetër me atë të të rivet, lexuesi vetvetiut zberthen në nji gaz shpirtnuer.

    Dom Lazër Shantoja si orator

    Aftësinë e tij oratorike e dishmuene fjalimet e zjarrta që mbajti shpesh në perjudhën e manifestimeve të 1923 24. Do të mbetet e paharrueshme biseda e flakët dhe e thekshme që D. Lazri bani në funeralin madhshtuer t'Avni Rustemit. Aso kohe u tregue orator i fortë në kuptimin e vërtetë të fjalës, në qoftë se orator quejmë atë që tronditë shpirtent dhe terhjek mbas vehtes turmat e popullit.

    Dom Lazër Shantoja si përkëthyes

    Përkëthimi i kryeveprave poetike germane asht fushata në të cilën ky shkrimtar i vlertë erdhi tue çfaqë përherë e ma zotsin dhe pasjonin e vet. “Kumbona” e Schiller it dhe “Flutura” qenë ma të parat provë. Në vitin 1935 nisi të botohet në të përkohshmen “Leka”. Hermandi e Dorothea, ai poemth aq i ambël, të cilit përkthyesi i dha shpirt e natyrsi thjesht shqipe, nonse njimbdhetrrokshi në ndonji vend mbahet pak me të vështir.

    Don Lazri asht kah ep kontributin e vet të lart në letratyrën tanë me përkëthimin e kryeveprës goethiane “Faust”. Ato pak fragmente që kemi pam deri tani na rrëfejnë se edhe gjuha shqipe, me anën e nji pende së vaditun, mund të shprehi mendimet e thella filozofike të nji zheniu german.

    Stili dhe gjuha

    Dom Lazër Shantoja përgjithsisht ka stil populluer të rrjedhshëm dhe dinamik; shprehja e tij priret drejt nji gjuhe ma të përbashkët që përdorin shkrimtarët e ri të Gegnis.

    Dom Lazri vazhdon të shkruejë gjithnji ndër fletore e të përkohshme; kultura e tij, që bazën e ka në klasicizëm, ka ardhë tue u pasunuem për hir të gjuhëve: germanishte, frengishte dhe italishte, të cilët i njeh fare mirë dhe i zhfrytzon me përfitim të plotë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga NoName : 06-04-2006 më 04:05

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1013
    Postimi i Fundit: 30-06-2011, 13:05
  2. Diana Çuli: Ndjesë familjes së poetit të pushkatuar..
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 61
    Postimi i Fundit: 14-10-2009, 18:30
  3. Lista e shkrimtarëve të persekutuar nga rregjimi komunist
    Nga Brari në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 26-02-2007, 23:15
  4. Origjinal dhe kopje...
    Nga Drita_Love në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 16-01-2006, 18:21

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •