KADAREJA MBI FENE NE SHQIPERI
Ekstremistėt islamė e qarqet greke rrezikojnė tolerancėn
Pėrse ekzistenca mes tri feve nė Shqipėri nuk ka sjellė probleme. Arsyet e njė bashkėjetese tė rrallė, qė sė fundi i kanosen disa rreziqe tė reja.
TIRANE
Ky takim ndėrkombėtar bėhet nė njė kohė kur njė shqetėsim i ri, ose mė saktė njė shqetėsim i vjetėr, i rikthyer me njė forcė tė re ėshtė shfaqur nė botė: marrėdhėniet midis besimeve. Ėshtė kjo arsyeja qė teza e Samuel Hantigtonit, se pas rėnies sė utopive totalitare shekulli i 21-tė do tė jetė shekulli i pėrplasjes sė qytetėrimeve, ka zgjuar dhe vazhdon tė zgjojė shumė interesim nė kahun e pranimit ose tė kundėrshtimit tė saj. E pranuar terėsisht ose pjesėrisht, e glorifikuar ose e hedhur poshtė, kjo tezė gjithsesi mund tė injorohet. Ka kohė qė diēka shumė e rėndėsishme po ndodh nė botėn tonė, diēka qė vėmendjes sonė pėr njė kohė tė gjatė i ka shpėtuar. Do tė quhet pėrplasje ose jo e qytetėrimeve, do tė cilėsohet katastrofė e pashmangshme ose e shmangshme, kjo ėshtė e vėshtirė tė parashikohet. Ajo qė mund tė thuhet me bindje ėshtė se shumica e popujve tė botės janė tė pėrzier drejtpėrdrejt ose tėrthorazi me kėtė problem. Rrjedhimisht, miliona miliona njerėz kudo nė botė kanė bashkuar mendjet, pasionin dhe vullnetet e tyre, pėr t'i dalė pėrpara sė keqes. Kam bindjen se mbledhja jonė kėtu nė Tiranė bėn pjesė nė mozaikun e kėtij shqetėsimi tė pėrgjithshėm njerėzor. Pėr njė ndėrthurje fatkeqe tė rrethanave, acarimi midis besimeve ka pėrkuar dhe shpesh ėshtė bėrė amalgam me njė zezonė tjetėr planetare: terrorizmin. Terrorizmi, ashtu si konfliktet, ashtu si luftėrat, ashtu si urrrejtja qė i pjell, ėshtė mė i vjetėr se tė gjitha besimet e mėdha tė sotme: krishtėrimi, islamizmi, judaizmi dhe budizmi. Terrori nė tė gjitha trajtat e tij, me gjithė rekuizitėn e maskat e veta, e ka shoqėruar historinė njerėzore nė tė gjitha fazat e saj. Terrorizmi nuk ka fe. Terrorizmi nuk ka sistem vlerash ku mbėshtetet. Terrorizmi nuk ka atdhe. Ashtu si qyqja qė nuk ka ēerdhen e vet dhe uzurpon ēerdhet e tė tjerėve, terrorizmi kėrkon popuj, vende, ideologjira, besime fetare, kauza politike, konflikte racore, acarime etnike, mjerime shoqėrore e kėshtu me radhė, pėr tė lėshuar nė to vezėt e veta, pėr tė pjellė pastaj racėn e vet: terrorin. Identifikimi i terrorizmit me njė popull ose me njė grup popujsh, me njė ēėshtje madhore, me njė besim fetar, ėshtė njė keqkuptim tragjik. Pėr fat tė keq ky keqkuptim po ecėn dhe po kthehet nė faktor tė parė, pėr t'i dhėnė terrorizmit atė qė nuk e ka: njė bazė, njė truall, njė besim. Terrorizmi e bashkė me tė acarimi midis popujve me besime tė ndryshme, janė kthyer, siē u tha mė lart, nė njė problem dramatik planetar. Kontinenti ynė europian ėshtė i prekur drejtpėrdrejt nga ky shqetėsim. E kur pėrmendim Europėn, e marrim me mend se gadishulli ynė ballkanik ėshtė dyfish i prekur. E nė kėtė gadishull vendi ynė, vend i rrallė nė Europė me tre besime fetare, pėrbėn njė rast tė veēantė, ashtu sikurse dhe cilėsohet me tė drejtė nė programin e kėtij forumi.
Pėrse kemi tolerancė mes tri feve
Ne qė jemi shqiptarė, ndonėse na vjen keq, jemi tė ndėrgjegjshėm se imazhi i vendit dhe i popullit tonė nė botėn e sotme nuk ėshtė pėr t'u lakmuar. Ne jemi tė ndėrgjegjshėm, gjithashtu, se ky imazh nuk ndreqet as me mllefe, as me psherėtima revanshiste, por me punė dhe me emancipim tė gjithanshėm. E pėrmenda imazhin e dėmtuar tė Shqipėrisė pėr tė ardhur tek njė e vėrtetė tjetėr, dhe pikėrisht tek ideja se dhe nė kėto kushte tė vėshtira, kur ne ndodhemi nėn prozhektorėt e kritikės edhe nė kushtet, pra, kur cenet tona kanė dalė nė plan tė parė, ka diēka qė mbarė bota na e njeh pėr meritė. Dhe kjo diēka, pėr fat tė mirė, nuk ėshtė gjė e vogėl. Pėrkundrazi, ajo ėshtė diēka e madhe, e ēmuar veēanarisht sot. Kjo ėshtė toleranca, harmonia fetare. Ka kohė qė kjo tolerancė, pėrmendet si njė gjė proverbiale. Dhe ka arsye pėr kėtė. Njė popull jo i madh ballkanik, njė komb me tre besime dhe katėr komunitete fetare, nė njė zonė tė famshme pėr grindje dhe pezm. Njė popull aspak i urtė, madje do tė thosha i prirur, si pjesa mė e madhe e ballkanasve, pėr acarim. E megjithatė, ndonėse me tri fe, kusht ideal pėr pėrēarje, shqiptarėt gjatė historisė sė tyre nuk i kanė njohur konfliktet fetare.
Shpjegimi pėr njė harmoni fetare, qė ka zgjatur me shekuj nė Shqipėri, nuk duhet kėrkuar nė ndonjė paradoks, nė ndonjė sistem edukimi e emancipimi tė njė niveli shembullor, e aq mė pak nė cilėsi moralo-etike tė veēanta tė kėtij populli. Shqiptarėt janė si gjithė tė tjerėt. Harmonia fetare e tyre ėshtė pjellė e vetė jetės, rrjedhojė e natyrshme e kushteve dhe e rrugėtimit tė tyre nėpėr histori.
Historiku i bashkėjetes
Konvertimi, kthimi i njė pjese tė shqiptarėve nga feja e parė e tyre, katolicizmi, nė besimin ortodoks, e mė pas kthimi i njė pjese tjetėr nė fenė myslimane, ka qenė, me sa duket, edhe shkolla e parė e tolerancės. Gjatė kėtij procesi pėr shqiptarėt u bė e zakonshme qė njė pjesė e familjes tė ruante besimin e parė katolik, e tjetra tė ishte ortodokse apo myslimane. Raste tė shumta dėshmojnė qė dy vėllezėr, njėri katolik e tjetri mysliman, tė jetonin nėn njė pullaz, e kėshtu me radhė kjo ndodhte me fise e krahina tė tėra. Eshtė e kuptueshme se kur njeriu mėsohet tė jetojė me besime tė ndryshme nė tė njėjtin fis, madje nėn tė njėjtin pullaz, ai vetvetiu mėsohet me tolerancėn e me harmoninė. Njė njeriu tė tillė urrejtja midis feve i duket e huaj dhe absurde. Kur nė shekullin e 19-tė nė Ballkanin e shqetėsuar shqiptarėt po pėrpunonin edhe ata strategjinė e tyre tė shkėputjes nga Perandoria osmane, rilindasit shqiptarė, filozofėt, poetėt, politikanėt, e kuptuan se harmonia fetare ishte njė thesar i paēmuar. Ata e kuptuan se njė pėrēarje fetare e shqiptarėve do tė vinte nė rrezik vetė ekzistencėn e Shqipėrisė. Ndaj ata u kapėn pas idesė sė harmonisė fetare, me thonj e me dhėmbė, pėr ta ktheyr atė nė njė antidot, nė njė flamur krahas flamurit tė lirisė. Pėr fat tė mirė vizioni liberal pėr fenė, pėr pranimin e tjetrit, do tė rrezatonte njėfarėsoj njė tolerancė nė mos tė njėjtė, sė paku tė ngjashme, kur ishte fjala pėr kombėsinė ose racėn tjetėr. Toleranca ndaj "tjetrit", ndaj atij qė kishte jo vetėm tjetėr fe, por edhe tjetėr kombėsi, u vėrtetua nė njė shembull tė madh e tė shkėlqyer, qė nuk ka qenė aq i shpeshtė nė historinė e njerėzimit: qėndrimi i shqiptarėve ndaj hebrejve. Shqiptarėt u shfaqėn si komb filosemit jo vetėm nė jetėn e tyre tė pėrditshme. Filosemitismi i tyre pėrballoi provėn mė tė vėshtirė: holokaustin. Ėshtė njė e vėrtetė e njohur, e megjithatė, mė lejoni ta pėrsėris, se nė mbarim tė luftės sė Dytė Botėrore numri i hebrejve, ndėrsa pakėsohej kudo, nė Shqipėri u rrit gati 10 fish. Mė lejoni ta pėrsėris kėtė, sepse popujt kanė nevojė pėr modelet e mira dhe ne jemi mbledhur sot kėtu qė t'i inkurajojmė ato. Botimi kohėt e fundit i dokumenteve tė qeverisė dhe aleatėve tė vet gjermanė, qė tė hiqnin dorė nga pėrndjekja e hebrejve nė Shqipėri ngaqė do tė krijoheshin probleme me popullsinė vendase, dėshmon gjer nė ēfarė shkalle mbrojtja e hebrejve ishte unanime nė Shqipėri.
Arsyeja e dytė
Pėr tė kuptuar mė mirė se si harmonia midis tre besimeve dhe katėr komuniteteve fetare, nė njė vend kaq tė ngushtė si Shqipėria, nga njė program moral, nga njė filozofi, etikė ose strategji shqiptare, u ndesh me realitetin e ashpėr historik dhe nga kjo pėrplasje doli e padėmtuar gjer mė sot, mė lejoni qė t'u kujtoj fare shkurt ato qė kanė ndodhur nė kėtė vend lidhur me fenė. Feja e parė e shqiptarėve, katolicizmi, e vjetėr pothuaj sa ajo e Romės, ishte e vetmja nė kėtė vend pėr gati 1000 vjet. Ndarja e kishės romane nga ajo bizantine, ndarje kufiri i sė cilės kalonte pėrafėrsisht nė Shqipėri, do tė sillte konvertimin e parė tė njė pjese tė katolikėve shqiptarė nė ortodoksė. Disa shekuj mė pas, pushtimi i krejt Ballkanit nga Perandoria osmane do tė sillte, bashkė me ushtrinė dhe administratėn, njė besim tė ri: islamin. Nuk ishin vetėm njė pjesė e shqiptarėve qė u konvertuan. Dukuria ishte e gjerė nė gadishull. U kthyen nė myslimanė njė pjesė e sllavėve dhe e grekėve. Katolikėt shqiptarė ishin e para popullsi e madhe katolike qė ra nėn sundimin otoman. Ata u pėrpoqėn tė mbanin lidhjet me botėn e krishterė europiane. Merret me mend se njė kalvar i gjatė e njė martirizim i pafund i priste katolikėt shqiptarė, kėta tragjikė tė vetmuar, nė perandorinė qė ishte krejt e huaj pėr ta. E megjithatė, ata e mbajtėn pėr t'u kujtuar shqiptarėve atė qė kishin humbur: atdheun dhe Europėn. Ortodoksėt shqiptarė, ndonėse tė ndarė fetarisht nga katolikėt, u pėrpoqėn, ashtu si ata, tė mbanin ndezur flakėn e lirisė dhe tė shqiptarizmit. Njė ndėrlikim i ri u shfaq nė jetėn e ortodoksėve shqiptarė nė shekullin e 19-tė e 20-tė, pas ēlirimit tė Greqisė nga zgjedha osmane. Njė ide groteske, e pjellė nga qarqe panheleniste, ideja se ortodoksėt ballkanas janė grekė dhe s'mund tė kenė tjetėr kombėsi, i helmoi marrėdhėniet midis tė krishterėve grekė dhe shqiptarė. Ortodoksėt shqiptarė me veprat e tyre, me aktet, disa herė me flijimin e jetės sė tyre, e dėshmuan se ishin ortodoksė tė njė kombėsie tjetėr. Ka kaluar kaq kohė e, pėr fat tė keq, njė ide e tillė absurde vazhdon tė gjellojė nė Greqinė e sotme, anėtare e Bashkimit Europian.
Myslimanėve shqiptarė, ithtarėt e besimit tė ri, do t'u duhej ndoshta tė kalonin nėpėr provėn mė tė vėshtirė. Duke marrė fenė islame, besimin zyrtar tė perandorisė, myslimanėt shqiptarė, tė tunduar nga favoret, kishte rrezik t'i pėrēmonin e tė ndaheshin nga vėllezėrit e tyre tė krishtertė. Ky do tė ishte fundi i harmonisė fetare nė Shqipėri dhe ndoshta fundi i Shqipėrisė.
Myslimanėt shqiptarė nuk e bėnė kėtė. Dhe jo vetėm kaq. Si pėr tė treguar qartė se ata ndėrruan fenė por nuk ndėrruan kombin, ata, ashtu si edhe mė parė, morėn pjesė nė tė gjitha aksionet kombėtare bashkė me tė krishterėt. Ata morėn pjesė nė besėlidhjet e hapta ose tė fshehta, nė komitetet, nė kryengritjet kundėr shtetit osman. Ashtu si tė krishterėt, u flijuan edhe ata, madje shpesh me dėnime mė tė rrepta, ngaqė, kur ishte fjala pėr fatet e kombit, midis tij dhe fesė zgjodhėn kombin. Pavarėsia e gjeti Shqipėrinė nė njė kaos tė plotė. Megjithatė, edhe midis kėsaj rrėmuje ballkanike tė paparė, edhe midis principatave tė pėrēara, midis programeve, flamurėve, peshkopėve, imamėve, feudalėve, poetėve e banditėve, shkurt, edhe nė ditėt kur dukej sikur shqiptarėt nuk kėrkonin veēse shkaqe pėr t'u kacafytur, pėrēarja fetare, me ndonjė pėrjashtim tė rrallė, nuk u shfaq.
Njė nga shpjegimet, si tė thuash, njė nga sekretet pėrse pas kaosit mbretėria e Zogut arriti nė njė kohė tė shkurtėr tė vendoste rregullin nė Shqipėri ka qenė edhe legjislacioni pėr marrėdhėniet e tė tri feve me shtetin shqiptar. Ndonėse i pėrpiluar treēerek shekulli mė parė, ky legjislacion ėshtė mė i miri gjer mė sot nė historinė e Shqipėrisė dhe njė ndėr mė tė mirėt nė Europė. Ai ėshtė i tillė ngaqė bazohet nė traditėn pėr tė cilėn folėm mė lart. Pėrfitoj nga rasti pėr t'u sugjeruar autoriteteve shqiptare qė, lidhur me problemet e sotme tė ngjashme, do tė bėnin mirė tė kėshilloheshin me atė legjislacion.
Arsyeja e tretė
Historia e harmonisė fetare nė Shqipėri nuk ėshtė njė histori idilike. Nė thelb ajo ka qenė dhe mbetet dramatike. Nuk e kam fjalėn pėr episode tė tilla si farsa tragjikomike e ndalimit tė besimeve prej regjimit komunist. As pėr mallkimin qė, nė emėr tė fesė, iu bė alfabetit shqiptar dhe ortodoksėve shqiptarė qė e lexonin atė. E as pėr rebelimin proturk tė Haxhi Qamilit. Historia ka qenė nė thelb dramatike, sepse ka qenė pėrherė e mbarsur me rreziqe tė mėdha. Sot, nė Shqipėrinė demokratike, tė gjitha rreziqet e kapėrcyera janė prapė tė mundshme. Ato janė tė tilla, siē u tha nė Europė, e, pa dyshim nė botė. Nė fund tė fundit, ngaqė janė tė tilla, tė mundshme, ne jemi mbledhur tė flasim e tė shqetėsohemi pėr to. Harmonia fetare, sa ē'ėshtė madhėshtore si ngrehinė, aq ėshtė edhe e brishtė. Mjafton e ēara e parė serioze, mjafton radikalizimi i njėrit prej besimeve, qė ngrehina tė shembet. Nė rastin e Shqipėrisė tė tre besimet, ashtu siē e pamė, janė tė lidhura me kombin, me vetė ekzistencėn e tij. Neve nuk na lejohet asnjė sjellje e papėrgjegjshme, asnjė harresė, asnjė pakujdesi nė mirėmbajtjen e kėsaj ngrehine. Aq mė pak na lejohen pasionet meskine, anėsitė, pėr tė mos pėrmendur provokimet dhe provokatorėt. Sė pari ne duhet tė jemi tė qartė pėr gjėrat themelore, pėr ato qė jeta dhe historia i kanė vendosur njė herė e pėrgjithmonė e qė nuk kanė nevojė tė vihen nė dyshim. Tė gjithė popujt e qytetėruar e bėjnė kėtė. Asnjė vend qė quhet i tillė nuk i shkul e i ngul themelet e tij ēdo vit e ēdo stinė, si nomadėt. Themeli i themeleve nė ēėshtjen fetare nė Shqipėri ėshtė qė tė tre besimet kryesore janė tė tria barazisht tė rėndėsishme e barazisht tė ligjshme. Katolikėt, pavarėsisht se janė mė tė paktė nė numėr, pėrfaqėsojnė fenė e parė tė shqiptarėve. Si tė tillė ata kanė njė zbritje vertikale nė historinė dhe kulturėn shqiptare tė pashembullt. Si tė tillė, ata i kanė dhėnė kombit shqiptar simbole dhe shenja themelore, nga Gjergj Kastrioti te Nėnė Tereza. Shkurt, ata janė ura mė e vjetėr, asnjėherė e shembur, qė lidh Shqipėrinė me Europėn.
Myslimanėt shqiptarė, ndonėse feja mė e re nė Shqipėri, kanė tė njėjtin legjitimitet. Ai sigurohet jo vetėm nga prania e tyre e fuqishme numerike, por nga kontributi rrjedhimisht i fuqishėm nė gjithė rrugėtimin e popullit shqiptar drejt lirisė dhe emancipimit. Ortodoksėt shqiptarė, ashtu si katolikėt, ashtu si myslimanėt, kanė qenė pjesė e pandarė e korpusit kombėtar nė tė gjitha stuhitė qė ai ka pėrballuar. Keqkuptimit tė pafalshėm, lidhur me kombėsinė, ata i kundėrvunė kontributin e tyre kolosal nė Rilindjen Kombėtare Shqiptare, krahas vėllezėrve katolikė e myslimanė. Ky drejtpeshim midis tre besimeve kryesore, duke mos harruar kėtu edhe komunitetin e katėr, bektashizmin, nuk ėshtė njė dėshirė e marrė pėr realitet. Dhe as retorikė poetike, ose psikozė pajtuese, e tillė qė kėrkon drejtpeshimin dhe harmoninė atje ku ajo nuk ekziston. Ky drejtpeshim e ky legjitimitet janė njė realitet, njė thelb. Shqipėria ėshtė njė vend me tri fe. Ajo nuk mund tė identifikohet me asnjėherėn prej kėtyre feve. Nė qoftė se ne nuk besojmė nė kėtė, ne nuk besojmė nė arsyen tonė tė tė qenit, nė arsyen e tė qenit tė vetė Shqipėrisė. Si rrjedhojė e kėsaj, ne jemi tė bindur se respekti i ndėrsjelltė midis besimeve duhet tė jetė i shenjtė nė kėtė vend. Asnjė ngacmim a provokim nuk mund tė lejohet midis vetė besimeve. Asnjė ngacmim i laikėve kundėr fetarėve. Asnjė ngacmim i fetarėve kundėr laikėve. Sė fundi, asnjė ngacmim i tė tre besimeve kundėr shtetit. Tundimet pėr tė kundėrtėn janė vėrejtur, pėr fat tė keq, kohėt e fundit, nė periudhėn e demokracisė.
Rreziqet e reja
Keqkuptimet mė tė ndjeshme janė ato qė lidhen me raportet komb-fe. Pėrkundėr traditės shekullore, janė shfaqur prirjet pėr ta vėnė fenė kundėr kombit. Lidhur me ndėrlikimin e qarqeve fetare greke pėr t'u mohuar ortodoksėve shqiptarė kombėsinė, ky ėshtė njė problem i rėndė, qė nuk ndihmon pėr asgjė tė mirė nė Ballkan. Shpresojmė qė qeveria greke tė ushtrojė aq sa mundet ndikimin e saj nė kėto rrethe pėr tė ndrequr njė keqkuptim. Shfaqja e njė rryme radikale midis myslimanizmit shqiptar e ka shqetėsuar kohėt e fundit jo vetėm opinionin, por, siē ėshtė dėshmuar nė shtyp e nė TV, edhe vetė komunitetin mysliman. Mendoj se konflikti del nga kuadri i brendshėm fetar qysh nė ēastin kur prek raportet me kombin. Nė shkrime dhe deklarata, vėrtet tė rralla, por shpesh tė qarta, nė shtyp dhe nė internet, janė hedhur ide qė e mohojnė haptas kombin shqiptar, nė emėr tė njė kombi tjetėr, atij islamik. Jemi tė sigurtė se njė shpallje e tillė nuk mund tė ketė pėrkrahje midis shumicės sė islamistėve tė rinj shqiptarė, njė pjesė e tė cilėve kanė kryer studimet nė vendet arabe. Si nė rastin e panhelenizmit, shoqėruar me proselitizmin e emigrantėve shqiptarė, ashtu dhe nė rastin e panarabizmit, kemi tė bėjmė me njė pėrpjekje pėr tkurje tė kombit shqiptar. Thėnė ndryshe, kemi tė bėjmė me njė version "soft" tė copėtimit tė vendit. Njė dhunim tjetėr i rėndė, i ndeshur sidomos nė propagandat antishqiptare, ka qenė pėrēudnimi i idesė sė lirisė e tė drejtave tė njeriut, duke u identifikuar vetėm me ato fetare. Pėr njė kohė tė gjatė propaganda e Millosheviēit u pėrpoq t'i mbushte mendjen botės se lufta pėr liri e shqiptarėve tė Kosovės nuk ishte gjė tjetėr veēse njė luftė fetare e myslimanizmit shqiptar kundėr krishtėrimit serb. Nuk ėshtė e vėshtirė tė pėrfytyrohet sot se sa tragjike do tė ishte pėr Kosovėn po tė binte nė kėtė kurth dhe, nė vend tė lirisė sė mirėfilltė, tė kėrkonte lirinė fetare. Kurse nė vend tė kriminelėve serbė t'i shpallte luftė krishtėrimit fqinj. Njė vend i largėt nė malet e Kaukazit, Ēeēenia, po e paguan shtrenjtė njė ngatėrresė tė ngjashme. Njė tjetėr problem qė lidhet me trysninė radikale fetare ėshtė pėrpjekja pėr tė shfrytėzuar historinė e vendit. Nga acarimet midis fondamentalistėve rrezikohet pėrēudnimi i historisė shqiptare gjer nė atė shkallė aq sa pėr pezm kundėr krishtėrimit tė mohohen rrėnjėt, tė mohohet autoktonia e popullit shqiptar nė trojet e tij. Ne e dimė se si ndodh nė Ballkan kur teza tė tilla dalin nga skajimi kinse historik, pėr t'u shndėrruar aty pėr aty nė tragjedi njerėzore. Mbėshtetur nga teza tė tilla, popullsia ēame u dėbua nga trojet e veta gjashtėdhjetė vjet mė parė. Mbėshtetur prej tyre, 300.000 shqiptarė tė Kosovės u dėbuan nė Turqi prej Jugosllavisė sė Rankoviēit. Sė fundi, ne pamė me sytė tanė dėbimin e gati njė milion shqiptarėve tė Kosovės nė prag tė shekullit tė 21-tė. Duke iu rikthyer idesė sė ruajtjes sė drejtpeshimit fetar nė Shqipėri, mendoj se ėshtė koha qė shteti shqiptar t'i sigurojė njė bazė kushtetuese e ligjore kėtij drejtpeshimi. Institucionet fetare, vendet e kultit, shkollat, fondacionet, financimet e brendshme ose tė jashtme, tė gjitha kėto nuk mund t'i lihen rastėsisė, por duhet tė rregullohen me ligj.
Shteti laik
Si rrjedhojė e kėsaj, shteti shqiptar duhet tė marrė masat pėr tė njėmendėsuar autoqefalinė e kishės ortodokse shqiptare. Gjithmonė nė kėtė vazhdė, si rrjedhojė e faktit qė kombi shqiptar ka tre besime dhe katėr komunitete fetare shteti shqiptar duhet tė sigurojė me Kushtetutė ndalimin e pjesėmarrjes sė Shqipėrisė nė aleanca ose liga fetare, ngaqė ēdo aleancė e tillė bije ndesh me parimin bazė tė laicitetit tė Republikės dhe vė nė pozitė diskriminuese dhe pėrjashtuese besimet e tjera.
Shteti shqiptar duhet tė ritheksojė parimin e laicitetit tė Republikės, duke e bėrė tė qartė se feja ėshtė e ndarė nga shteti dhe nga politika. Vendi ynė ka zgjedhur rrugėn dhe orientimin e vet drejt familjes sė tij natyrale, familjes sė popujve europianė. Ai bėn pjesė sot nė aleancėn dhe luftėn kundėr terrorizmit, kėsaj flame qė ėshtė e drejtuar kundėr gjithė botės dhe kundėr gjithė besimeve. Vendi ynė modest ndodhet, tani pėr tani, nė atė zonė qė quhet si oborri i jashtėm i Europės. Vendet qė ashtu si ne janė nė pritje, i ofrojnė kontributet e tyre shtėpisė europaine. Kontributi ynė, harmonia fetare, ėshtė mesazhi mė i qartė i miqėsisė e i mirėkuptimit qė Shqipėria i dėrgon sot familjes sė popujve.
Fjalimi i mbajtur nga Ismail Kadare nė konferencėn e organizuar nga Qendra pėr tė drejtat e Njeriut dhe Presidenca.
************************************************** *****
ps. .....mendoi se ky fjalim eshte shume vendimtar ne kete kohe te pa kohe qe gjendet populli shqiptar ne pergjithesi, ne kohen kur rryma te rrezikshme nga lindja vershojne kulturen dhe kombin shqiptar....
ps2. marre nga albmuzika.com.
me respekt,
NoName
Krijoni Kontakt