Ajete per "Tenzijhull-llah"
Ka thene Allahu ne suret esh-Shura:11 : " askush nuk i perngjet Atij" , se Allahu nuk i perngjet asnje krijese, nese Ai do te kishte vend do t'i perngjiste cdo lloj krijese, por Allahu s'ka nevoje per vend ku te qendroje dhe as per ane ku te kufizohet ne te.
Ka thene Allahu suretu en-Nahl: 60 : " Allahu ka shembullin me te larte", pra Allahu ka cilesi qe nuk i perngjet cilesive te te tjereve.
Ka thene Allahu ne suretu el-Hadijd : 3 : "Ai eshte i Pari dhe i Fundit, Eksoteriku dhe Isoteriku", Taberiju ne tefsirin e tij (11/670) thote: " Ai eshte Isoteriku, dhe asgje nuk eshte me i afert se Ai sic thote ne Kur'an (dhe ne jemi me afer se damari ne qafe) perfundoi. Pra Taberiju mohoi afrimin e prekshem qe pretendojne "muxhessimeh" (trupezuesit), ndersa afrimitetin kuptimor ai nuk e mohon, ky eshte argument per mohimin e vendit dhe anes per Allahun xh. sh.
Thote Allahu ne suretu er-Ra'd : 8 : " dhe cdo gje tek Ai eshte si nje mase e percaktuar (mikdar)" pra, qe Allahu nuk eshte brenda botes por as jasht saj sepse po te ishte brenda saj do te kishte mase te percaktuar dhe e njejta gje po te ishte jasht saj, sepse individet e botes jane te gjithe ne mase te percaktuar.
Thote Ebu Mensur et-Temijmij el-Bagdadij ne "Usul ed-Dijn" : nese Allahu do te kishte mase te percaktuar si kufizim ose dhe fund nuk do te kishte vetem se mase me te vogel se permasat e te tjereve pra do te ishte pjesez e cila nuk perpjestohet, ose te te pershtatej si ne disa permasa dhe do te voluminoheshin tek Ai permasat dhe nuk do te ishte asnje me e perparesuar se tjetra, nese nuk jane keto kushtezime do te vertetonim te kunderten pra se Ai nuk ka as Kufi (hadd) dhe as Fund (nihajeh)
Krijoni Kontakt