Mjegullnaja qė ka mbuluar futbollin


Ahmet Shqarri

Ngjarjet e ditėve tė fundit e kanė dendėsuar edhe mė shumė mjegullnajėn qė prej kohėsh ka mbuluar futbollin tonė. Realiteti qė disa po pėrpiqen ta quajnė me tė vėrtetė kėshtu, ėshtė i rėndė dhe aspak inkurajues. Ka akuza tė tilla qė tė bėjnė ta kapėsh kokėn me duar, ndėrkohė qė kėto akuza nuk i adresohen askujt, por janė vetėm fjalė nė erė! Ėshtė pikėrisht kjo atmosferė, virtualisht e rėnduar, ndėrkohė qė nė vend tė sqarimit tė situatave, mjegullnaja vjen e bėhet edhe mė e dendur, duke mos dhėnė asnjė shpresė pėr t’u kthjelluar nė tė ardhmen.
Tifozėt janė tifozė dhe ata duan ta shohin realitetin nė sy, pra nė fushėn e lojės. Shitet apo blihet ndeshja, ata duan ta dinė kėtė nėpėrmjet fakteve dhe jo nėpėrmjet shashkave tymuese qė hedh njėri apo tjetri nėpėr faqet e gazetave. Nėse para fillimit tė ndeshjes thuhet se skuadra udhėtuese ka kėrkuar tė blejė fitoren, nėpėrmjet pazarllėqeve tė pista dhe pėr kėtė ka fakte qė do tė bėhen tė ditura, sipas tyre, nė kohėn dhe vendin e duhur atėherė, ēfarė presin kėta njerėz, pėrse nuk e hapin gojėn dhe tė denoncojnė kėtė korrupsion qė qeveria aktuale po bėn ēmos pėr ta ērrėnjosur? Sepse tifozėt duan fakte dhe jo spekulime qė ēojnė deri nė ndėrprerjen e ndeshjes, rreth 20 minuta para pėrfundimit tė kohės sė rregullt, ē’ka pėr botėn e kulturuar evropiane pėrbėn precedentin mė tė rėndė, pėr tė mos thėnė se tani, nė kohėt moderne, ėshtė njė rast pėr librin Gines.
Pėrse disa drejtues ekipesh kėrkojnė vazhdimisht ta gjejnė tė keqen te tė tjerėt dhe jo te vetja? Dhe ėshtė njė gjendje e tillė e mjegulluar qė duket se u intereson tė jetė e tillė pikėrisht atyre, se ndryshe, prej kaq e kaq vjetėsh ata do ta kishin kuptuar se ēfarė e pengon punėn nė ekipet qė ata kanė marrė pėrsipėr tė drejtojnė. Argumentet qė ata parashtrojnė pėr publikun janė tė shumta dhe shpesh tingėllojnė bindėse, duke nėnvizuar mė shumė faktin se duan tė ndihmojnė futbollin; se kanė pasion pėr tė pasuruar traditėn e klubit qė drejtojnė; se me investimet e tyre tė shumta kėrkojnė tė rikthejnė spektatorin nėpėr stadiume, e tė tjera e tė tjera. Por kjo dashuri e tyre, “nė kohė kolere”, sikur po vazhdon shumė, duke i ēuditur tė gjithė me altruizmin qė ata po tregojnė, ndaj kėsaj “fushe tė minuar”, siē paraqitet nė shumė raste ky futbolli ynė! Ata, sikundėr thonė, po derdhin miliona, ndėrkohė, trofetė qė klubi i tyre dikur i fitonte, thuajse pėr ēdo vit, tani, nė “epokėn e tyre”, po shihen me dylbi!? Para, madje me miliarda, harxhoi edhe presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, duke blerė ajkėn e futbollit nė tė gjithė globin dhe pėr ti rikthyer trofetė e munguar prej kohėsh ekipit tė tij bleu dhe ndrroi disa trajnerė, midis tyre edhe kampion bote; ndėrtoi stafe me specialistė nga mė tė mirėt, e megjithatė, kur e pa qė fitoret nuk po vinin qė nuk po vinin, dha dorėheqjen, duke thėnė se, ndoshta tė tjerėt mund tė arrinin atė qė ai nuk mundi ta bėjė! Ai nuk e kėrkoi tė keqen as nga arbitrėt vendės, as te tė huajt; ai nuk u ankua se Realin e tij tė madh e mundėn disa herė, gjatė kėtij kampionati edhe ekipet e fundit nė tabelė; ai nuk tha asnjėherė se lojtarėt e tij shitėn ndeshjet; presidenti i Realit, pėr tė gjitha ato probleme qė kishte skuadra, i mori vetė pėrgjegjėsitė, duke dhėnė dorėheqjen, edhe pse harxhoi vėrtetė shuma marramendėse.
Krahasimi duket i largėt, por kur ne pretendojmė qė t’i kalojmė atyre nėpėr aktivitete evropiane apo dhe mė tej, pėr tė marrė pjesė edhe nėpėr finale botėrore, atėherė, kėto krahasime duhet tė na vlejnė, se ndryshe, do tė vazhdojmė tė shohim ėndrra nė hava!
Ajo qė shpesh dėgjohet tė thuhet se janė presidentėt e klubeve tė futbollit ata qė po e mbajnė gjallė kėtė sport, pėr disa drejtues duket se ėshtė mjaft e vėrtetė, por ata tė cilėt po sfiliten dhe nuk po nxjerrin gjė nė dritė, pėrse vazhdojnė t’i “pėrkushtohen”
kaq shumė ekipeve, qė, sipas tyre, veē vuajtje po ju sjellin? Dikush mund tė thotė, se nė gjithė kėtė histori, presidentėt kanė edhe interesat e tyre. Dhe kjo duhet tė jetė e vėrtetė, jo vetėm te ne, por edhe nėpėr botė. Se, nuk besohet qė Abramoviēi thjesht pėr hobi apo pėr tė nxjerrė nga “kriza dhe mjerimi” futbollin anglez, ėshtė duke derdhur miliona e miliona tė panumėrt atje! Po kėshtu edhe FIAT-i, qė, thuajse prej njė shekulli financon dhe i jep shpirt Juventusit, pėr tė mos numėruar shembuj tė tjerė tė kėsaj natyre, qė kanė treguar qartė se janė interesat e mėdha ekonomike, pse jo fitimet e mėdha qė kėta sponsorė, presidentė, quajeni si tė doni, nxjerrin nėpėrmjet investimeve tė shumta qė ata bėjnė nėpėr klubet e tyre pėrkatėse. Ndryshe, po tė mos ishin kėto interesa, atėherė askush nuk do tė merrte pėrsipėr rreziqe tė tilla, siē po mundohen tė na evidentojnė, sidomos kohėt e fundit, disa prej atyre qė kanė marrė “pėrsipėr” tė ndihmojnė futbollin tonė. Po tė ishte se ndihma qė ata japin pėr futbollin bėhet pa asnjė lloj interesi, atėherė, shumė thjesht do t’u bėja njė pyetje: pėrse, ju bamirės tė shquar, nuk merrni mundimin pėr tė shkuar njė ditė deri nė atė fshat tė largėt tė Mirditės dhe ta shpėtoni nga vdekja atė fėmijė qė dergjet atje, nė luftė pėr jetėn, vetėm e vetėm se familjes sė tij i duhet njė shumė tė hollash pėr spitalin jashtė shtetit, shumė qė asnjė nuk po ia jep!?
Kėshtu, nuk ėshtė thjesht ēėshtje dashamirėsie, tifozllėku dhe simpatie e gjithė kjo qė serviret nga disa drejtues spekulativė, qė me kėtė rast luajnė me ndjenjat e tifozerisė sė pafajshme. Njerėzit e thjeshtė, edhe pse nuk merren me kalkulime apo me kėtė lloj filozofie tė kėsaj marke drejtuesish, megjithatė nuk kanė se si tė mos ēuditen kur shohin qė ekipet e tyre nuk kanė mė identitet, pėrkundrazi mbushen ēdo ditė e mė shumė me futbollistė “surogato”, qė vijnė nga burime krejt tė panjohura, pėr tė mos thėnė se merren fare lirė, pėr njė copė bukė, nga “kazanėt e plehrave” nėpėr botė, duke ia hequr kėshtu mundėsinė e aktivizimit talenteve tė shumta qė ka, nė fakt, futbolli shqiptar. Politika e drejtimit tė kėsaj marke presidentėsh nė futbollin tonė duket se ėshtė jashtė ēdo marrėdhėnieje me shtetin dhe ligjet e tij. Vetė mosmarrėveshjet e FSHF-sė me Ministrinė pėrkatėse, qė duket se do tė zgjidhen nė “kalendat greke”, flasin mė sė miri edhe pėr nivelin e papajtueshmėrisė sė punėve ndėrmjet klubeve dhe federatės.
Dhe, pėr tė mos e mjegulluar edhe mė shumė se kaq gjendjen e vėrtetė tė futbollit tonė, ata presidentė dhe drejtues klubesh qė pretendojnė se arbitrėt blihen dhe ndeshjet shiten, (le tė pėrgatisin sa mė shpejt argumentet dhe faktet qė kanė, pėr t’ua pėrplasur nė surrat atyre qė ata mendojnė se e kanė kryer veprimin. Kėshtu bėn bota kur ka probleme tė kėtij lloji, siē ka ndodhur nė Francė, kur Bernart Tapie, nė atė kohė president i Olimpik tė Marsejės dhe ministėr, pėrfundoi nė burg vetėm se u provua qė kishte blerė ndeshje, ndėrkohė qė po pėr kėtė problem Peruxhia, ashtu si Marseja, ra nga seria A nė disa kategori mė poshtė dhe presidenti i saj, i kėrkuar pėr nė bankėn e tė akuzuarve, ėshtė zhdukur pa lėnė gjurmė. Mjaft mė me thashetheme dhe spekulime ndaj tifozerisė sė pafajshme, por ashtu si nė Gjermani, ku janė vėnė nė bankėn e tė akuzuarve arbitra tė korruptuar dhe nė Belgjikė ata qė kanė trukuar rezultate ndeshjesh, edhe ne, mė nė fund, ta shohim tė vėrtetėn nė sy dhe tė mos ia shtojmė edhe mė shumė mjegullnajėn futbollit tonė...




29/03/2006
shekulli