Si ndikoi qytetėrimi europian mbi tė parėt tanė
Pse romakėt nuk latinizuan paraardhėsit e shqiptarėve
Pėr njė shekull e gjysėm, ilirėt perandorė tė Romės
Aty ku ndeshen dy, ka gjithmonė vend dhe pėr njė zė tė tretė. Dhe kur ky zė vjen nga njė akademik i vjetėr dhe i respektuar, Profesor Doktor Kristo Frashėri, atėherė ka njė arsye mė shumė pėr tė shpresuar pėr tė mbėrritur tek e vėrteta. Qė si ēdo e vėrtetė, ėshtė relative, e pjesshme dhe e kontestueshme. Akademiku i famshėm shqiptar ndėrhyn nė njė debat publik mes dy tė mėdhenjve tė tjerė tė letrave shqipe, Ismail Kadaresė dhe Rexhep Qoses. Argumenti ėshtė po i njėjti, identiteti kombėtar shqiptar. Ngasja dhe nguti i shumėkujt qė ka njė emėr tė pėrveēėm nė Shqipėri pėr pėrfshirje nė kėtė debat, rreshtimi dhe formėsimi i dy grupimeve pro dhe kundėr dy debatuesve, e ka lėnė indiferent profesor Frashėrin. Sepse ai nuk zgjedh tė bėjė peshoren mes njėrit dhe tjetrit, por tenton tė thotė tė vėrtetėn e tij mbi kėtė temė tė nxehtė. Sidomos pėr njė ēėshtje delikate siē ėshtė religjioni i shqiptarėve dhe ndikimi i tij nė identitetin tonė kombėtar. Me fjalėt e kursyera tė historianit, qė nė zanatin e tij nuk pėrdor as metaforėn dhe as kritikėn pėr tė, ai afron njė lupė tė dobishme historike pėr tė parė mė thellė nė kėtė argument. Dhe nė historinė si shkencė, ka pak vend pėr shkrimin e saj nė njė mėnyrė apo njė tjetėr, kushtėzuar o nga karakteri sanguin i shqiptarėve, o nga sedra e brishtė e gjithėsecilit prej nesh. Profesori zgjedh tė flasė. Duke u rrekur qė tė mbėrrijė tek e vėrteta sipas shkencės qė njeh mė mirė dhe duke i premtuar publikut pėrmes fjalės sė Aristotelit: Jam mik i Platonit, por mė tepėr jam mik i tė vėrtetės. (Titulli ėshtė i Redaksisė)
Prof. Dr. KRISTO FRASHERI*
IDENTITETI KULTUROR ILIR Pėrballė QYTETĖRIMIT ANTIK EVROPIAN
Duke e zhvendosur ēėshtjen nga spektri i identitetit kombėtar tė shqiptarėve, jo pėrballė identitetit evropian, por pėrballė qytetėrimit evropian, problemi merr pėrmasa tė tjera. Nga ky kėndvėshtrim, si "identiteti shqiptar", ashtu edhe "qytetėrimi evropian" kthehen nė kategori historike. Kjo kėrkon tė pėrvijėzohet dinamika e proēesit historik mijėravjeēar e qytetėrimit evropian dhe pėr analogji me tė, dinamika e proēesit historik, gjithashtu mijėravjeēar tė identitetit apo qytetėrimit shqiptar. Ky vėshtrim ėshtė i domosdoshėm pėr tė parė nėse gjatė kėtij proēesi historik ka pasur pėrputhje ose mospėrputhje nė ecurinė e tyre. Vetėm kėshtu, mund tė bindemi nėse nė ditėt tona ka pėrputhje ose mospėrputhje midis qytetėrimit shqiptar dhe qytetėrimit evropian.
Dihet se niveli i qytetėrimit nė Evropė, nuk ka qenė i njėjtė as nė kohė, as nė hapėsirė. Nė ēdo kohė ka pasur parcela tė Kontinentit, ku niveli i qytetėrimit ka qenė mė i lartė se nė pjesėt e tjera. Pikėrisht, kėto vatra tė pėrparuara e kanė pėrfaqėsuar qytetėrimin e Kontinentit, pavarėsisht se nė tė njėjtėn kohė, Kontinenti ka pasur edhe treva tė prapambetura, madje edhe treva tepėr tė prapambetura. Historia e qytetėrimit evropian ėshtė historia e zhvendosjes sė kėtyre vatrave kryesore tė qytetėrimit herė nga Jugu, herė nga Lindja, herė nga Perėndimi i Kontinentit. Nga ana e tyre vatrat e pėrparuara kanė lėshuar rrezatime nė formėn e rrathėve koncentrikė edhe nė viset e prapambetura, duke ndikuar nė ecjen e tyre mė tė shpejtė drejt qytetėrimit. Vetėkuptohet, se nė ditėt tona, me zhvillimin e vrullshėm tė strukturės ekonomike dhe tė infrastrukturės ndėrlidhėse, efekti i kėtyre rrezatimeve, ka marrė pėrmasa galopante. E njėjta gjė mund tė thuhet, por me pėrmasa mė tė kufizuara, edhe pėr mbarė viset shqiptare tė cilat, nga ana e tyre, gjatė kėtyre 3 000 vjetėve, janė ndodhur herė afėr, herė larg vatrave kryesore tė qytetėrimit evropian. Pikėrisht, pėr kėtė arsye, historia e qytetėrimeve (qytetėrimit evropian dhe qytetėrimit shqiptar), ėshtė tepėr e ndėrlikuar, por ca mė tepėr e ndėrlikuar ėshtė historia e marrėdhėnieve midis tyre.
Rrėnjėt e qytetėrimit tė sotėm evropian shkojnė thellė nė Parahistori, qė kur popullatat e ndryshme u bėnė sedentare nė Kontinent, pra, qė kur u lidhėn me ekonominė bujqėsore dhe me njė territor tė caktuar, me fjalė tė tjera, qė kur krijuan njė atdhe. Nė mijėvjeēarėt VI-V, para erės sonė, shoqėria njerėzore e Kontinentit, paraqitet nga njė pėrzierje popullatash tė ndryshme, tė cilat, sipas mendimit tė historianėve, nuk qenė prodhim racor, por shoqėror. Me sedentarizimin e popullatave parahistorike, u formuan edhe qytetėrimet e hershme evropiane, tė cilat dallohen njėra nga tjetra nga kulturat e tyre materiale dhe shpirtėrore. Nė kalimin nga mijėvjeēari IV, nė mijėvjeēarin III para erės sonė, nė Kontinentin Evropian dallohen, sipas dėshmive arkeologjike, katėr treva tė mėdha kulturore, me kontakte tė dobėta midis tyre, tė cilat pėrfaqėsojnė katėr qytetėrime, me veēori dhe tipare tė ndryshme - treva mesdhetare, pellgu danubjan, bregdeti atllantik, trevat balltike. Prej tyre, shkallėn mė tė lartė tė zhvillimit ekonomik, shoqėror dhe kulturor e pėrfaqėsonte kultura mesdhetare, e cila vatrėn kryesore e kishte nė Mesdheun Lindor. Popullatat parahistorike qė banonin nė hapėsirėn e sotme shqiptare, bėnin pjesė nė qytetėrimin mesdhetar, kurse nė cepin verior ata ishin fqinje me qytetėrimin danubjan.
Me shtegtimin nga verilindja, gjatė mijėvjeēarit III para erės sonė, tė popullatave protoindoevropiane nė Evropėn Juglindore, grupet e para tė tyre duke anashkaluar kulturėn danubjane dhe pasi zunė vend nė Peloponėz, ranė nė kontakt me qytetėrimin qė lulėzonte nė Mesdheun lindor, nė plan tė parė, me qytetėrimin qė ndeshėn nė ishullin e Kretės. Nga simbioza e dy qytetėrimeve (e banorėve tė hershėm dhe ardhacakėve) u krijua i ashtuquajturi qytetėrim kreto-miken, nga i cili gjatė mijėvjeēarit tė parė para erės sonė lindi nė trevėn egjeane kultura klasike greke. Disa gjurmė tė kulturės materiale mesdhetare tė zbuluara nė pika tė ndryshme tė Shqipėrisė, tė Kosovės e Maqedonisė tregojnė se banorėt e hapėsirės sė sotme shqiptare ishin, tė paktėn qė nė mesin e mijėvjeēarit II para erės sonė, nė kontakt me kulturėn kreto-mikene, kėtė vatėr tė pėrparuar tė qytetėrimit mesdhetar parahistorik.
Aty nga fundi i mijėvjeēarit II para erės sonė, kur ende nuk ishte shuar kultura kreto-mikene, shfaqen nė viset e sotme shqiptare, popullatat indoevropiane tė etnikonit ilir. Nė identitetin etnik qė formuan nė Gadishullin Ballkanik kėta ilirė ose protoilirė, patėn si pėrbėrės krahas tradicionit kulturor indoevropian qė prunė me vete edhe elemente kulturorė tė qytetėrimit mesdhetar qė gjetėn nė atdheun e tyre tė ri. Kėtė e dėshmojnė pėrveē objekteve arkeologjike edhe disa fjalė me origjinė paraindoevropiane qė ruan gjuha e sotme shqipe, si p. sh. emrat: mal, vreshtė, shegė ose numėrorėt 20, 40 etj. Me pozicionin e tyre gjeografik, ilirėt qenė qė nė fillim, fqinjė tė grekėve tė lashtė, pra fqinjė tė kulturės sė tyre klasike, e cila me produktet e saj qė pushtuan gjatė mijėvjeēarit tė parė para erės sonė njė mori fushash tė veprimtarisė njerėzore - shkencėn dhe filozofinė, letėrsinė dhe artin, mendimin politik dhe konceptin ligjor dhe me institucionet publike qė krijoi - fitoi epėrsi ndaj kulturave tradicionale tė Evropės dhe tė Mesdheut. Sipas mendimit tė pėrgjithshėm tė historianėve, kėto produkte, koncepte dhe institucione tė qytetėrimit klasik-grek krijuan kapitalin fillestar i cili i dha mundėsinė qytetėrimit evropian tė shkėputej qė nė Antikitet nga qytetėrimi, deri atėherė epror, aziatik, pra, tė realizonte autonominė nė fushėn e shkencės e tė kulturės pėrballė shkencės dhe kulturės joevropiane.
Si fqinjė veriorė tė grekėve tė lashtė, ilirėt hynė shumė shpejt nė kontakt me qytetėrimin e tyre klasik. Kėto kontakte u realizuan jo me udhėtimet e ilirėve nė botėn greke, por nga lundėrtarėt grekė, tė cilėt zbarkuan mallra dhe njerėz nė brigjet e Ilirisė, qė nė shekullin VII para erės sonė. Vetėkuptohet se mallrat e tyre "moderne", pėr atė kohė sillnin me vete edhe "erėn" e qytetėrimit grek, kurse kolonistėt grekė, qė u vendosėn nė brigjet shqiptare sillnin fizikisht edhe vetė qytetėrimin helen. Dėshmi janė qytetet e bregdetit ilir (Durrėsi, Apollonia, Butrinti, Finiqi, Lisi), tė mbushur me kolonistė helenė, tė cilėt sollėn me vete shkencėn, filozofinė, letėrsinė, artin, mendimin politik, konceptin e ligjit, madje edhe institucionet publike, kulturore, artistike, sportive, muzikore helene.
Ndikimi nė hapėsirėn ilire i kėtij qytetėrimi tė pėrparuar u ndje edhe nė tiparet kulturore dhe urbanistike qė pėrvetėsuan edhe vetė disa qytete ilire, tė cilat nuk patėn kolonistė grekė, si p.sh. Bylisi, Amantia, Shkodra, Skampa, Antipatria etj. Megjithatė, qytetėrimi klasik dhe helenistik grek nuk arriti tė depėrtonte nė thellėsi tė vendit. Bashkėsitė ilire qė popullonin trevėn e brendshme, pėr arsye qė kėtu nuk ka vend pėr t'u trajtuar, qėndruan tė gozhduar pas tradicionit tė lashtė ilir. Si rrjedhim, qytetėrimi i lashtė i ilirėve paraqitet me dy ngjyrime - nė viset bregdetare ai anon nga tradicioni klasik grek, kurse nė viset e brendshme, me njė fjalė, nė pjesėn mė tė madhe tė territorit tė ilirėve, ai u qėndroi besnik tradicionit autokton ilir. Me dy ngjyrime paraqitet edhe organizimi politik nė trevėn ilire. Nė viset bregdetare, organizimi politik ndoqi rrugėn e "polisit grek" - qytetit-shtet, sė bashku me institucionet publike tė hapėsirės helene. Pėrkundrazi, popullsitė e viseve tė tradicionit ilir, formuan shtete me pėrmasa provinciale dhe me regjim mbretėror, tė cilat nuk i njihte tradicioni helen. Sikurse dihet, periudha e shteteve ilire tė pavarura mori fund me pushtimin e kėtyre viseve nga Roma. Me pushtimin romak i cili filloi nė vitin 167 p.e.s. jeta e pavarur e ilirėve mori fund pėrgjithmonė. Vendin e shteteve ilire e zuri administrata romake. Pėrkundrazi, Roma edhe pasi pushtoi mbarė Greqinė, mbeti nga pikėpamja kultu-rore,pėrsėri inferiore ndaj qytetėrimit helenistik. Madje, Roma u bė trashėgimtarja mė e spikatur e qytetėrimit helenistik. Ajo u lidh aq ngushtė me kulturėn klasike greke, sa jo pa vend u kristalizua thėnia: "Nėse Roma e pushtoi ushtarakisht Athinėn - Athina e pushtoi kulturalisht Romėn". Megjithatė, Roma nuk mbeti pasive ndaj kulturės greke. Ajo pėrveēse e pasuroi atė mė tej, i shtoi asaj edhe pėrbėrės tė tjerė qė nuk i kishte qytetėrimi helenistik. Roma krijoi konceptin e njė pushteti universal, gjithnjė nė rritje, grumbulloi njė mori kombesh tė ndryshėm nė njė ēati tė vetme shtetėrore, lėvroi konceptin e njė shteti tė pėrqėndruar nė pėrmasa planetare, ēimentoi kanunet e marrėdhėnieve tė individit me familjen dhe me shtetin, edukoi qytetarėt me zbatimin e hekurt tė ligjit, i mėsoi qytetarėt tė rregullojnė jetėn private duke respektuar administratėn perandorake, e ngarkoi pushtetin me detyrėn e ndėrtimeve publike dhe ndėrmori komponentė tė tjerė qė janė trajtuar gjerėsisht nga historiografia botėrore.
Pas rritjes galopante tė Perandorisė Romake dhe pasi u pėrfshinė brenda kufijve tė saj njė mori kombėsish tė ndryshme, u krijua njė ēekuilibėr i theksuar midis popullsisė romake, e cila tani mbeti nė pakicė dhe popullsive tė shumta joromake, tė cilat tani pėrbėnin shumicėn. Ēekulibri u ndje nga fakti se popullsia latine, mbi tė cilėn mbėshtetej Perandoria Romake, ishte nė minoritet pėrballė shumicės dėrrmuese tė banorėve qė ajo kishte nėn zgjedhė. Nga ky ēekuilibėr, Perandoria Romake filloi tė pėsonte herė pas here tronditje nga popullsitė e nėnshtruara, tė cilat pėrpiqeshin tė ēliroheshin nga zgjedha e hekurt, nga varfėria ekonomike dhe nga diskriminimi qytetar. Pėr tė lehtėsuar sado pak krizėn politike dhe qytetare qė gjeneronte ky ēekuilibėr, me fjalė tė tjera, pėr tė pėrjetėsuar ekzistencėn e saj si perandori botėrore, Roma e pa tė domosdoshme qė ta zgjeronte rrethin e qytetarisė romake me tė cilėn pakėsohej nė tė njėjtėn kohė, numri i banorėve tė zhveshur nga kjo e drejtė. Pėr kėtė qėllim Roma shpalli nė vitin 212 tė erės sonė tė ashtuquajturin "Edikt tė Karakalės", me tė cilin e drejta e qytetarisė romake u njihej edhe banorėve tė kombėsive jolatine qė jetonin brenda kufijve tė saj, qė ishin tė pajisur me njė farė pasurie dhe qė i paguanin perandorisė taksa shtetėrore. Nė kushtet e epėrsisė politike, juridike, administrative, kulturore dhe ushtarake qė gėzonte "qytetaria" romake, "Edikti i Karakalės", hapte rrugėn pėr zhdukjen e dallimeve midis kombėsive tė shumta tė perandorisė, pra, nė tė njėjtėn kohė, hapte rrugėn qė pjesėtarėt e kėtyre kombėsive tė shkriheshin nė njė kombėsi tė vetme ose siē thuhej nė atė kohė, do tė bėheshin tė gjithė "qytetar romak" (civis romanus), nė vėshtrimin e kombėsisė romake. Pėr realizimin e kėtij synimi, u vu si kusht sine qua, non pėrvetėsimi i gjuhės latine dhe pėrshtatja me qytetėrimin romak, tė paktėn nė vėshtrimin e respektimit tė ligjeve, kurse si katalizator u pėrdor nėnshtrimi ndaj administratės perandorake dhe shėrbimi shumėvjeēar ushtarak.
Me "Ediktin e Karakalės" u hap rruga pėr shtrirjen e qytetėrimit romak nė gjirin e kombėsive tė nėnshtruara joromake, nė tė njėjtėn kohė edhe e kundėrta - e ndikimit tė qytetėrimeve joromake nė qytetėrimin romak. Ky huazim kulturash qe njė faktor i ri qė ndikoi nė zhvillimin, madje nė pėrparimin e mėtejshėm tė tradicionit klasik greko-romak. Krahas kėtij huazimi tė brendshėm, nė zhvillimin e mėtejshėm tė tradicionit klasik greko-romak, nė shndėrrimin e tij nė qytetėrimin e mirėfilltė evropian, ndikuan edhe dy faktorė tė tjerė me rėndėsi historike: - pėrhapja e fesė sė krishterė dhe dyndjet e popullatave barbare, tė cilat, qė tė dyja, mbuluan gjatė Antikitetit tė vonė mbarė Kontinentin Evropian. Tė tre kėta faktorė: Edikti i Karakalės, pėrhapja e krishtėrimit dhe dyndjet barbare i dhanė tradicionit kulturor greko-romak njė pėrmbajtje tė re me tė cilėn u pajis qytetėrimi antik evropian. Treva ilire, e cila nė pjesėn e saj jugore pėrputhet me hapėsirėn e sotme shqiptare, nuk mbeti jashtė kėtyre faktorėve tė cilėt shkaktuan lėvizje "sizmike" nė mbarė Evropėn. Para sė gjithash, ilirėt qenė tė parėt ndėr kombėsitė e nėnshtruara qė pėrfituan nga Edikti i Karakalės. Me vėnien e tij nė jetė, kryengritjet e tyre kundėr Romės, dikur tė shpeshta, tani u ndėrprenė. Administrata perandorake filloi dalėngadalė tė shtrihej edhe nė viset e brendshme. Nė trojet e tyre filloi ndėrtimi i rrugėve transballkanike (via Egnatia, qė lidhte Durrėsin me Selanikun dhe me Bosforin, via Dexeta, qė lidhte Shkodrėn me Nishin dhe me Danubin, Rruga e Vjosės, qė lidhte Vlorėn me Thesalinė dhe me Egjeun, etj.). Pasi fituan tė drejtėn e qytetarisė, ilirėt zgjodhėn si burim kryesor jetese shėrbimin shumėvjeēar ushtarak, i cili kryhej me pagesė dhe nė pėrfundim tė tij, veteranėt pajiseshin me tokė bujqėsore. Nė tė njėjtėn kohė u rrit edhe ndikimi i sė drejtės romake nė jetėn e pėrditshme tė ilirėve. U rrit gjithashtu, madje me ritme mė tė shpejta, depėrtimi i fjalėve latine nė gjuhėn ilire, shumė nga tė cilat i trashėgon gjuha e sotme shqipe. Duke pėmbledhur vėzhgimet linguistike qė ndėrmorėn gjatė shekullit XIX disa albanologė evropianė si F. Miklosich, G. Meyer, H. Pedersen dhe tė tjerė - albanologu i shquar austriak i shekullit XX, N. Jokli vuri nė dukje nėpėrmjet gjurmimeve etimologjike, ndikimin e sė drejtės antike romake nė fushėn e sė drejtės zakonore dhe nė atė tė rrethit familjar tė shoqėrisė ilire. Si pikėmbėshtetje tė vėzhgimeve tė tij, ai pėrdori terminologjinė me origjinė antike latine qė ruan sot gjuha shqipe, tė cilėn pa pikė dyshimi shqiptarėt e kanė trashėguar nga paraardhėsit e tyre ilirė. Kėto vėzhgime albanologu austriak i shpalli nė veprėn e tij monumentale: "Linguistich - Kultur - historicch unter su chum - gen aus den Bericche Albanischen" (Shqyrtime linguistike kulturo-historike nga shqipja), Berlin und Leipzig, 1923. Kėshtu p.sh. nga fusha e rrethit familjar, krahas apelativėve me origjinė tė lashtė indoevropiane, siē janė: at, mėmė, vėlla, motėr, djalė, vajzė, bir, gjysh, gjyshe, ai rreshton edhe emrat gjithashtu pronė e shqipes, por me origjinė latine, si p.sh. emtė (amita), ungj (avunculus), krushk (consocer) , kunat (cognatus), prind (parentem), fėmijė (familja), kushuri (consobrinus) etj.
Njė nga pasojat e rėndėsishme tė fitores sė qytetarisė romake ishte pėrshpejtimi i procesit tė integrimit tė ilirėve nė shoqėrinė perandorake. Filluan kėshtu tė shfaqen personalitete ilire nė administratėn perandorake tė kryeqytetit, por ca mė tepėr tė provincave. Fusha ku integrimi u krye me hapa jashtėzakonisht tė shpejta ishte pjesėmarrja e ilirėve nė ushtrinė perandorake tė cilėn e favorizoi nevoja qė kishin tė dy palėt - ilirėt, pėr tė pėrballuar jetesėn, Roma, pėr tė mbrojtur kufijtė e perandorisė, tė cilat duke filluar qė nga shekulli III i erės sonė, filluan tė dhunoheshin gjithnjė e mė shpesh nga fiset barbare tė grumbulluara nė veri tė lumit Danub. Duhet shtuar me kėtė rast se lumi Danub nuk ishte vetėm kufiri i Perandorisė Romake, por edhe kufiri i provincave veriore ilire. Si rrjedhim, repartet ilire tė organizuara nė legjione tė rreshtuara gjatė Danubit nuk luftonin vetėm pėr mbrojtjen e perandorisė, por edhe pėr mbrojtjten e trevės sė tyre. Kjo ėshtė arsyeja pėrse ilirėt luftuan me kaq trimėri e vendosmėri sa filluan tė vlerėsoheshin si shpėtimtarė tė perandorisė. Kjo vendosmėri dhe kjo energji e rriti rolin e legjioneve ilire edhe nė jetėn politike tė Perandorisė. Si pasojė e kėtij procesi, pa kaluar akoma 40 vjet nga Edikti i Karakalės, njė nga komandantėt e legjioneve ilire me emrin Deci (Decius), nga Syrmi, hipi nė fronin e Perandorisė Romake.
Kurorėzimi i Decit si perandor i Romės nė vitin 249-251, nuk qe njė rastėsi, por produkt i rolit qė filluan tė luanin ilirėt nė historinė e Romės. Dėshmi ėshtė lista prej nėntė komandantėsh ushtarakė ilirė, tė cilėt hipėn njėri pas tjetrit pėr gati njė shekulli e gjysmė nė fronin e Perandorisė Romake, qė nga mesi i shekullit III, deri nė fundin e shekullit IV - Deci (249-251), Klaudi II (268-270), Aureliani (270-276), Probi (276-282), Diokleciani (284-305), Kostanc Klori (305-306), Kostandini i Madh (307-337), Kostanci II (337-361), Gratiani (367-383).
Integrimi i ilirėve nė shoqėrinė romake, pati edhe anėn tjetėr tė medaljes. Gjatė sundimit pesėshekullor, ilirėt u ndodhėn nėn presionin e vazhdueshėm tė gjuhės, ligjeve, zakoneve, kulturės dhe fesė romake, presion i cili krijoi rrezikun e romanizimit tė tyre. Ka historianė qė mendojnė, se ky proēes te ilirėt, mbeti nė mes tė rrugės, pra nuk shkoi deri nė fund, siē ndodhi me dakėt nė Rumani, me frankėt nė Francė, me iberėt nė Spanjė tė cilėt u romanizuan nė atė shkallė, sa morėn njė fytyrė etnike neo-latine. Sipas tyre, faktori qė ndėrpreu kėtė proēes, ishin dyndjet barbare, tė cilat sollėn shembjen e Perandorisė Romake dhe bashkė me tė edhe fundin e presionit tė romanizimit. Por, ky faktor nuk duhet absolutizuar. Arsye, po aq me peshė ka qenė edhe mėnyra e organizimit shoqėror nė bashkėsitė krahinore tė ilirėve, tė cilat vazhduan tė mbijetonin edhe gjatė shekujve tė sundimit romak dhe tė cilat nga ana e tyre, pėrmbajnė njė forcė rezistence tė jashtėzakonshme ndaj presionit tė jashtėm.
(vijon nė numrin e nesėrm)
Krijoni Kontakt