Perestrojka kulturore e Qoses
Albert P. Nikolla*
Para dy muajsh isha pėr njė konferencė mbi antropologjinė kulturale nė Livorno (Itali) dhe, teksa afroheshim pranė njė kafeneje, pamė se njė grup marinarėsh kishte bėrė njė rrėmujė jo tė zakontė aty, duke pėrplasur shishe e pėrmbysur tavolina. Mbetėm fort tė hutuar nga ajo skenė dhe, krejt papritur, profesori italian mė tha: Mos u habit, a e di qė marinarėt kur dalin nė tokė u fillon dhimbja e kokės, pasi kanė atė qė quhet Marramendje prej Tokės, pra kur largohen nga dallgėt e detit, toka e qetė u jep bezdi. Natyrisht qė nuk e vrava shumė mendjen se sa e vėrtetė ishte diēka e tillė nga ana shkencore, por tani tek analizoj debatin mes Kadaresė dhe Qoses, mė vjen ndėrmend njė analogji e ēuditshme. Qosja e shumė tė tjerė, tė mėsuar nė dallgėt e komunizmit, nganjėherė shfaqin shenjat e sindromės Marramendje prej Perėndimit. Perėndimi, pėr vetė atė ēka thellėsisht pėrfaqėson sot nė ecurinė e tij historike, u jep pėshtjellim mendor atyre, botėkuptimi i tė cilėve ėshtė nisur nga embrioni e deri mė sot nė njė kulturė tė mirėfilltė komuniste. Pra, kategoritė mendore tė kėtyre analistėve mbeten, pėr fat tė keq, thellėsisht komuniste. Kur pėrdor fjalėn komuniste, e ndjej tė nevojshme tė bėj njė qartėsim: nuk e pėrdor atė me asnjėfarė tendence ofenduese, por thjesht nė ngarkesėn e saj kulturore pėr sa i pėrket kontekstit tė reflektimit qė, me mjaft modesti, i kam ngarkuar vetes tė realizoj.
Gjej rastin tė bėj edhe njė krahasim tjetėr, qė pėr analogji mė duket vėrtet i afėrt. Mendoj se Qosja e mjaft mbėshtetės tė tyre, bėjnė njė gjė qė ėshtė fort e ngjashme me aktivitetin e Gorbaēovit dhe me Perestrojkėn (Rindėrtimin) e tij. Por tani Perestrojka ėshtė kulturore dhe mendoj se do tė ketė tė njėjtin fat si ajo sovjetike. Pse? Sepse ashtu si Gorbaēovi, qė nuk donte ta pranonte fundin e regjimit sovjetik, shpiku Perestrojkėn qė tė shpėtonte komunizmin nė ish- Bashkimin Sovjetik dhe nuk donte tė pranonte nė asnjė mėnyrė se komunizmi ishte i drejtuar pakthyeshmėrisht drejt varrit. E njėjta gjė ndodh me Qosen dhe pasuesit e tij, por tani nuk ėshtė nė lojė komunizmi, por pėrzierja e tij kulturore komunisto lindore, qė duket se ėshtė drejt perėndimit tė saj si pėrzierje kulturore qė nuk ka prekur pjesėn mė intime tė popullit shqiptar.
Gjatė kėtij reflektimi do ti pėrmbahem paksa mė shumė asaj ēka shkruan Qosja, pasi ėshtė ai qė, mė tepėr se Kadareja, i ka mėshuar debatit. Kadaresė do ti pėrmbahem nė atė ēka ai, me njė intuitė intelektuale, gati hyjnore, arrin tė kapė mė mirė se askush nė kėto anė tė gadishullit ballkanik. Ka njė veti qė e tėrheq atė vetė gati- gati si me magji drejt sė vėrtetės dhe drejt sė mirės, saqė shumė intelektualė tė tjerė shqiptarė i habit pa masė.
Qosja bėn njė gabim tė pakuptimtė qė nė fillim tė shkrimit tė tij, duke nxjerrė nga Identiteti evropian i shqiptarėve tė Kadaresė, atė ēka realisht aty nuk gjendet. Ato qė ai nxjerr, janė thjesht nė trurin e tij. Konkretisht, unė nė analizėn qė i kam bėrė, jo vetėm sprovės sė fundit tė Kadaresė, por mjaft tė tjerave pararendėse, nuk kam mundur tė shikoj asnjė islamofobi, siē thekson pa tė drejtė Qosja. Kadareja ka njė preferencė filokristiane, por kjo nuk pėrkthehet domosdoshmėrisht nė islamofobi. Do tė ishte absurditet tė arrihej njė konkluzion i tillė. Ėshtė si tė thuash qė nėse jam i dashuruar marrėzisht pas letėrsisė franceze, unė urrej pa masė atė ruse, italiane, turke apo latino-amerikane. Njė njeri qė dashuron letėrsinė, e ndjen atė nga ēdo cep i botės qė vjen. Pra, preferenca filokristiane nuk ėshtė aspak islamofobe.
Tė lė pa mend edhe anashkalimi qė bėn (nuk e di nėse qėllimisht apo jo) Qosja kur flet pėr problemet kulturore qė lidhen me arkitekturėn. Me njė mendjelehtėsi tė ēuditshme, arrin e thotė, citoj: ...objektet e kulturės bashkėkohore, nė tė cilat shihen pėrbėrės tė arkitekturės tradicionale orientale; qytetet e njohura si Shkodra, Berati, Vlora, Prizreni, Gjakova, Peja, Gjirokastra e tė tjera, nė tė cilat arkitektura evropiane paraqitet vonė, kryesisht pas Luftės sė Dytė Botėrore. Ėshtė e pabesueshme! Njė pyetje del krejt e qartė. A mos ėshtė Venecia njė qytet lindor? A mos ndėrtesat e portat shkodrane janė veneciane-lindore? A mos vallė Berati, qytet 2 400-vjeēar ėshtė ndėrtuar me shije islamike orientale, pavarėsisht se qytetėrimi i famshėm islamik lind bashkė me profetin e tij, Muhamed (lindi nė vitin 570 pas Krishtit)?
Qosja, me njė rrėshqitje tė rėndė, thotė se, Tokat shqiptare janė ato nė tė cilat mė dukshėm e mė krijueshėm se kudo nė Ballkan apo nė botė, ka ngjarė takimi i Lindjes me Perėndimin, ėshtė arritur bashkimi i qytetėrimit tė krishterė dhe qytetėrimit mysliman.... Gabim fatal pėr njė personazh tė kulturuar si Qosja. Kjo nuk ėshtė njė e vėrtetė historike dhe njė person qė njeh sadopak historinė e krishtėrimit dhe tė islamit e di qė kjo ėshtė njė shprehje mendjemadhe e tipit kulturor komunist e stalinist. Pse? Sepse nuk i pėrgjigjet sė vėrtetės historike. Takimi midis dy qytetėrimeve nuk ka ndodhur nė Shqipėri, por, pikė sė pari, nė Turqi, nė Afrikėn e Veriut, nė Siēili, nė Ballkan nė pėrgjithėsi dhe sidomos nė Spanjė. Pra, roli i Shqipėrisė ka qenė tejet modest nė takimin e kėtyre kulturave. Ky ėshtė njė pohim i gabuar i Qoses, pasi nuk arrin tė kuptojė se nė Shqipėri nuk ka pasur lulėzime tė mirėfillta kulturore, filozofike, artistike, shkencore etj., islamike qė na qenkan ballafaquar me qytetėrimin tjetėr kristian. Nė Shqipėri ka pasur vetėm takime konkrete zbatuese tė tė dy feve, por jo nė nivel kulturor. Nė nivel kulturash kjo gjė ndodh aty ku pėrmenda mė sipėr dhe sidomos nė Spanjė. Takimi i kėtyre dy feve ėshtė pikėsėpari doktrinal: Krishtėrimi dhe islami, do apo nuk do Qosja, janė fe motra, janė shumė tė afėrta me njėra-tjetrėn. Origjina e tyre e pėrbashkėt ėshtė hebraizmi. Abrahami ėshtė babai i pėrbashkėt. Nė Kuran flitet me mjaft simpati e adhurim pėr Marinė, nėnėn e Krishtit dhe pėr vetė Krishtin. Jo vetėm kaq, por kam pasur rastin e mirė tė lexoj (Rivista Internazionale di Teologia CONCILIUM) njė pėrmbledhje me poezi tė traditės islamike pėr Jezu Krishtin, qė janė me tė vėrtetė tejet tė bukura.
Dhe tani do tė futem jo mė nė rrėshqitjet e Qoses, por nė njė gabim tė rrezikshėm tė tij. Citoj: Qėndrimi shpėrfillės ndaj identitetit mysliman nė identitetin e gjithėsishėm shqiptar nuk ka sesi tė pėrjetohet ndryshe, pėrpos si fyerje prej shqiptarėve myslimanė qė si pėrbėrės tė identitetit tė vet kombėtar e ēmojnė edhe fenė islame me tė gjitha tė veēantat e saj shpirtėrore, morale dhe qytetėruese.... Kjo pėrqasje e Qoses mendoj se ėshtė e rrezikshme, pasi nuk ka tė bėjė me tė vėrtetėn. Jam i bindur se myslimanėt shqiptarė do tė bėnin veprimin mė tė bukur e fisnik po tė sillnin nė skenėn e evolucionit kulturor shqiptar drejt Evropės kėto vlera shpirtėrore tė islamit. Askush nuk e ndalon kėtė, as Karta e tė Drejtave tė Njeriut. Aq mė pak Kadareja, qė as qė e ka shprehur njė gjė tė tillė. Kadareja nuk mohon ekzistencėn e vlerave islamike nė kulturėn shqiptare. Ky i Qoses ėshtė njė deduksion nga truri i tij. Nuk ka asnjė aludim pėr ofendim tė Kadaresė ndaj vlerave kulturore myslimane. Mirėpo pse e bėn Qosja kėtė gjė? Ai bėn njė gjė tejet tė rrezikshme, pa e ditur as vetė se sa e rrezikshme ėshtė tė akuzosh Kadarenė pėr ofendim ndaj myslimanėve shqiptarė.
Gabimi tjetėr historik dhe studimor i Qoses ėshtė problemi i emrit te Kadaresė: Ismail. Citoj: ...Ismail Kadare ka shkuar edhe mė larg: ka shpėrfillur edhe emrin e vet, Ismail, sigurisht duke mos dashur ta pranojė se edhe emri i tij e nėnkupton njė qytetėrim. Sa pėr dijeni tė zotit Qosja dhe atyre qė e mbėshtesin, emri Ismail nuk ėshtė emėr me zanafillė myslimane. Ai ėshtė emėr i mirėfilltė hebraik, mė vonė kristian dhe akoma mė vonė pėrdoret edhe nga myslimanėt. Ismail do tė thotė nė hebraisht: Zoti mė dėgjon, dhe kjo gjė shpjegohet nga konteksti historik, pasi Ismaili ėshtė i biri i Abrahamit me shėrbyesen qė gruaja e tij, Sara, mbante pranė vetes. Sipas shkrimeve biblike, Sara, meqenėse po vononte tė kishte fėmijė, i thotė Abrahamit qė tė bashkohet me Agharin (shėrbėtoren) dhe ashtu ndodh. Pra, Zoti e dėgjoi dėshirėn e tyre pėr tė pasur fėmijė. Nga bashkimi i tyre vjen nė jetė Ismaili qė i jep origjinė ismaelitėve, qė nga ana e tyre themelojnė etninė arabe. Veē kėtij fakti, kemi njė tė dhėnė historike tė vlefshme mbi Shėn Ismailin Ipeshkv Kristian qė ka jetuar nė shek IV pas Krishtit dhe qė festa e tij kremtohet mė datė 17 qershor. Pra, 400 vjet para se profeti Muhamed tė lindė. Pra, tė merresh me kėtė gjė pa e ditur kontekstin historik tė tyre, ėshtė thjesht qesharake.
Ku qėndron gabimi fenomenologjik i Qoses, nė tė gjithė analizėn e tij? Nė konceptimin e gabuar tė qytetėrimit perėndimor, pa e kuptuar qartė se qytetėrimi mysliman ka pasur njė ndikim tė vetin tė pamohueshėm na atė qė ne quajmė sot qytetėrim perėndimor. Ai kėrkon tė dėshmojė se shqiptarėt duhet tė sjellin vlerat morale tė fesė islame nė Evropė, me tė drejtė, por nuk e ka kuptuar, mbase, se ato ishin nė Evropė para se shqiptarėt tė njiheshin me fenė islame. Bota islamike ka qenė pjesė e kulturės perėndimore qė nga formimi i kėsaj tė fundit, qoftė pėr arsye gjeografike, qoftė pėr arsye historike. Feja islame ka qenė e pranishme nė Siēili, Spanjė dhe nė Ballkan. Jo vetėm kaq, por vetė origjina e afėrt e kėsaj feje me fenė kristiane, qė ėshtė njė ndėr themelueset e kulturės perėndimore, ka bėrė qė tė dyja kėto fe tė jenė bashkėvepruese nė ndėrtimin e kėtij qytetėrimi, megjithėse me pesha specifike tė ndryshme nė kėtė rol.
Evropa e ka njohur takimin me qytetėrimin islamik qė nė vitin 710 pas Krishtit, nė Spanjėn e sotme dhe kjo pėrballje qytetėrimesh zgjati pėr mė tepėr se 800 vjet. (Qosja thotė se pėrballja mė kuptimplotė ka ndodhur nė Shqipėri!!!???). Nuk ka dyshim se gjatė dominimit arabo-islamik nė Spanjė, shumė qytete tė saj patėn njė periudhė lulėzimi tė vėrtetė. Granada p.sh. ka qėnė njė ndėr qytetet mė tė bukura tė Spanjės asokohe. Madje edhe sot vihet re gjurma e madhe e arkitektonike nė disa qytete spanjolle.
Evropa ka nė bazėn e vet rrėnjėt kulturore kristiane, por nė kėtė kulturė kanė dhėnė kontribut tė ēmuar: kultura greke, kultura romake, feja islame, popujt gjermanik dhe sllavė. (Gėte (1749-1832): Gjuha nėnė e Evropės ėshtė krishtėrimi, Kant (1724-1804): Ungjilli ėshtė burimi nga i cili ka ardhur qytetėrimi ynė). Fakti qė Kadare i mėshon kėtij aspekti nuk duhet marrė si atislamizėm apo antiarabizėm apo anti ku di se ēfarė mund tė shpikė mendja e Qoses, (pasi forma mentis e tij ėshtė ndėrtuar me anti).
Pedagog bioetike, doktorant nė Antropologji Kulturore dhe Etike, Itali.
Krijoni Kontakt