TIRANE (17 Mars)-Versioni shqip i Microsoft Office 2003, eshte bere publik sot nga Ministri i Puneve Publike dhe Telekomunikacionit, Lulzim Basha dhe Kryetari i Microsoft-it per Europen Juglindore, Goran Radman. Ky publikim i paketes se faqes se Microsoft Office 2003 eshte ne ndihme te te gjithe atyre qe nuk mund ta perdornin me pare kete teknologji per shkak te barrierave te gjuhes. Ky version ne gjuhen shqipe do te lejoje perdoruesit te editojne tekste dhe grafike me me shume lehtesi e te kontrollojne e-mail-in dhe axhenden e takimeve.
Kontrolluesi i gabimeve drejtshkrimore, i bazuar ne fjalorin e gjuhes shqipe, eshte nje pjese integrale e paketes se aplikacionit. Sipas Ministrit Basha, ky eshte hapi i pare i bashkepunimit midis kompanise Microsoft dhe Qeverise shqiptare, qe do te pasohet me sigurimin e programeve te tjera". Ndersa perfaqesuesi i Microsoft, Radman, tha se " publikimi ne versionin shqip te Microsoft Office 2003 eshte realizuar ne perputhje me planin e investimeve ne rajon. NEWS24
Krijoni Kontakt