Postuar mė parė nga labi_nn
Pėrvetėsimi me detyrim apo udhėzimi me anė tė presionit
Presioni nė shpirtin dhe jetėn ideore tė njeriut, qė nė Evropė e prodhon Kisha dhe kontrollorėt e saj si dhe kundėrshtimet e mėdha ndaj veprimeve tė tilla, janė rrėfimi mė tragjik nė Pėrėndim. Nė vetė fillimin, Kisha me aktivitetet e veta tė gjėra e ka nxitur femrėn pėr lindje, e madje edhe nė raste rreziku. Mirėpo, mė vonė, po ajo femėr, qė nė fillim tė kristianizmit ka luajtur rol me rėndėsi, fillon tė pėrdhunohet, fiton epitetin e shtrigės dhe fallxhores, pėr ēka dhjetėra mijėra qenie njerėzore janė djegur nė zjarr.1 Diē mė vonė, kėtij pėsimi tė tmerrshėm i janė bashkangjitur shkencėtarėt dhe artistėt. Gjithė kjo paraqet fotografinė mė tė errėt tė Mesjetės.
Numėr i madh hulumtuesish pajtohen me kėtė: sado qė tė krishterėt gjatė treqind vjetėve tė para u janė ekspozuar presioneve dhe pėsimit, edhe vetė, po aq, madje edhe mė shumė, me futjen e politikės restriktive, kanė zhdukur mijėra njerėz. Sipas njė pohimi, gjyqet inkuizitore gjatė njė kohe mjaft tė shkurtėr kanė dėnuar 30 mijė njerėz me vdekje duke i ndezur!
Ne kėtu nuk do t'i pėrsėrisim ngjarjet tragjike, mirė tė njohura, tė kristianizmit mesjetar, por ėshtė me rėndėsi tė hulumtohen e publikohen tė vėrtetat fetare nė emėr tė tė cilave Kisha i ka bėrė tė gjitha kėto. Konsiderojmė qė kjo paraqet njė prej treguesve kryesorė tė teokracisė.
Pikėsėpari duhet ditur se kristianizmi pohon, pėrndryshe sikur edhe fetė tjera, se mėsimi i tij, sė bashku me tė gjitha gnosat e veta, ėshtė i drejtė. Natyrisht, ky ėshtė shkak i qartė i motivimit tė njerėzve qė janė nė kontakt me atė fe qė, pos dėshirės pėr jetėsė mė tė plotė tė fesė sė vet, edhe tė tjerėt t'i tėrheqin me udhėzimet e veta, me ēka do tė ishin mė tė lumtur. Sė kėndejmi kjo paraqet pėrsiatje mjaft ndikuese edhe te fetė tjera tė mėdha, pėrpos hebraizmit. Megjithatė, ėshtė e qartė se Kisha nė kėtė mjaft dallohet nga fetė tjera.
Sipas rrėfimit tė Besėlidhjes sė Re, janė vendosur disa kufij ndėrmjet pranimit dhe refuzimit tė udhėzimit tė ofruar. Kėshtu, pėr shembull, nė Ungjillin sipas Lukės, mund tė hasim nė shpjegimet vijuese: "... Kush mė pranon mua, pranon Atė qė mė dėrgoi mua..." (Luka, 9:48), apo: "... Kush mė pėrbuz mua, pėrbuz Atė qė mė ka dėrguar". (Luka, 10:16).
Ka mundėsi qė edhe nė librat tjerė tė shenjtė tė haset nė shpjegimet e ngjashme. Mirėpo, ėshtė evidente se nė Besėlidhjen e Re, edhe pėrkundėr mesazheve tė dashurisė dhe paqes, shpjegimet pėr ata qė kanė mbetur jashtė udhėzimit, suksesivisht ashpėrsohen: "Kush nuk ėshtė me mua, ėshtė kundėr meje, e kush nuk mbledh me mua, ai shkapėrderdh." (Mateu, 12:30). Qėndrimet e tilla tė Besėlidhjes sė Re nė krahasim me ato nė Kur'an, qė do t'i cekim, veprojnė mjaft vrazhdė. Nė Kur'an p.sh.. thuhet: "Ju keni fenė tuaj, e unė kam fenė time". (el-Kafirun, 6), apo: "Thuaj: "Vetėm All-llahun e adhuroj, sinqerisht ndaj Tij e bėj adhurimin tim. E ju pra, adhuroni pos Tij ēka tė doni!"... (ez-Zumer, 14-15).
Sikur vetėm ky fakt tė merret parasysh, do tė ishte shumė mė rėndė tė realizohet presioni nė shpirtin njerėzor qė bazohet nė Besėlidhjen e Re. Pėr fat tė keq, Kisha dhe autoritetet fetare pas Isaut, nuk i pranojnė shpjegimet dhe gojėdhėnat jashtė fesė sė vet (kristianizmit, v.p.). Ata vetėm nė bazė tė argumenteve tė kėsaj feje kanė tentuar ta legalizojnė politikėn tiranizuese dhe kanė luajtur rolin mė tė rėndėsishėm nė institucionalizimin e kristianizmit nė vetė fillimin e vet dhe, mė vonė, nė organizimin e aktiviteteve misionare shtypėse. Pika mė e rėndėsishme qė kristianizmin e ndan nga fetė tjera, e sidomos nga Islami, ėshtė ajo qė ai rendit tė autoriteteve fetare, pra, institucionalizuesv e tė tij, ua jep obligimet e njėjta qė Zoti ia ka dhėnė Isait. Tė shikojmė pėr sė afėrmi se ēfarė themeli fetar pėr kėtė gjendet:
Kristianizmi, sikur edhe Islami, i jep rėndėsi tė madhe arritjes sė udhėzimeve tė veta - pėr tė cilat konsideron se paraqesin rrugėn e shpėtimit - deri te tė gjithė njerėzit.
Kėtė obligim, gjatė jetės sė vet, e ka pėrmbushur vetė Isai, kurse pas tij ky obligim pėrcillet nė nxėnėsit e tij. Sipas rrėfimit, tri ditė pasi qė ėshtė gozhduar nė kryq, duke u parė me nxėnėsit e vet, Isai do t'u thotė:
"Ndėrkaq tė njėmbėdhjetė nxėnėsit shkuan nė Galile, nė atė mal, ku u kishte urdhėruar Jezui. Kur e panė, e adhuruan, por disa dyshuan. Jezui u afrua e tha: "Mė ėshtė dhėnė ēdo pushtet nė qiell e nė tokė. Prandaj, shkoni e bėni nxėnės tė mi tė gjithė popujt! Pagėzoni nė Emėr tė Atit, Birit e Shpirtit tė Shenjtė! Dhe, ja, unė jam me ju gjithmonė - deri nė tė sosur tė botės!" (Mateu, 28-16-20).
Sipas Ungjillit tė Markut, ky obligim u jepet apostujve: "Por mė parė, siē duket u shpallet Ungjilli tė gjithė popujve" (Marku, 13:10) Dhe u tha: "Dilni nė mbarė botėn e predikoni Ungjillin tė gjithė popujve. Kush do tė besojė do tė pagėzohet, do tė shėlbohet, ndėrsa kush s'do tė besojė, do tė dėnohet". (Marku, 16:15-16). Evidentė janė dy parametra, karakteristikė pėr kristianizmin, tjetėrfare nga doktrinat tjera fetare:
1. Isai zė vend qendror nė besimin e krishterė, paraqet personifikim tė Zotit dhe konsiderohet se ai vetė ėshtė e Vėrteta. Kėtė interpretim Besėlidhja e Re e cek me fjalėt vijuese: "Jezui u pėrgjigj: "Unė jam Udha, e Vėrteta dhe Jeta. Askush nuk shkon tek Ai, pos pėrmes meje". (Gjoni, 14:6).
Thuajse tė gjitha fraksionet krishtere e pranojnė pohimin se Isai ėshtė e vėrteta dhe jeta, pa marrė parasysh a ia atribuojnė ato fraksione veēoritė hyjnore apo njerėzore. E pasi qė ai vetė ėshtė e Vėrteta, nuk duhet kėrkuar nė anėn tjetėr por ėshtė e nevojshme t'i dorėzohemi Isait. Interpretimi i tillė ka qenė edhe temė e shqyrtimeve radikale nė kohėn e renesansės dhe lėvizjeve reformatore. Me reagimet e rrepta tė Kishės, veēanėrisht janė ballafaquar disa teologė krishterė dhe ithtarė tė mėsimit tė Ibn Rushdit, kur, duke i marrė shqyrtimet e muslimanėve spanjollė nė relacionin filozofi - feja, kanė pohuar se deri te e vėrteta mund tė vihet me anė tė arsyes.
2. E drejta nė sqarime, komentime e mėsimin e tė tjerėve pėr tė vėrtetėn qė e personifikon Isai ėshtė e rezervuar vetėm pėr bartėsit e Shpirtit tė Shenjtė - apostujt dhe autoritetet kishtare qė i ndjekin. Sepse, ata Pali i definon kėshtu: "Prandaj, gjithkush le tė na mbajė pėr shėrbėtorė tė Krishtit e pėr mbarėshtrues tė mistereve tė Hyjit." (Letra e parė drejtuar Korintianėve, 4:1). Pėr kėtė shkak nė mėsimin doktrinar tė fesė, e madje edhe nė ridefinimin e saj, autoritetet fetare janė pronarė tė fuqisė dhe autorizimeve tė rėndėsishme, mė sė paku sa edhe vetė Isai. Mė nė fund, nė tė gjitha takimet e kohėpaskohshme Koncili e verifikon besimin krishter, merr vendime tė reja tė lidhura pėr besimin dhe tė vėrtetat teologjike, shkurtimisht, e ridefinon besimin e pėrgjithshėm krishter.
Shtrohet pyetja se a munden autoritetet fetare, pėr fuqinė dhe autorizimet e tė cilėve konsiderohet se janė hyjnore, tė tjerėve, madje edhe me forcė, t'ua imponojnė udhėzimet e kėsaj feje dhe tė gjithė t'i pėrvetėsojnė nė kėtė? Pyetja ēuditshėm mund tė jehojė, por pėr njohėsit e mirė tė kristianizmit fare nuk ėshtė ashtu. Sepse, sipas disa supozimeve fundamentale, Kisha dhe autoritetet fetare kanė tė drejtė dhe autorizime qė tė tjerėt me dhunė t'i tėrheqin nė kristianizėm. Mbėshtetja pėr pohimet e kėtilla ėshtė kėrkuar dhe ėshtė gjetur nė Besėlidhjen e Re.
Formalisht, nevoja pėr kėtė lidhet pėr Besėlidhjen e Re (pėr Shėmbėlltyrėn pėr tė ftuarit, v. A. A.) dhe tregimin kėshillėdhėnės pėr tė, me ēka ajo e arrin themelėsinė fetare dhe legjitime. Tregimi ėshtė ky: "Njė njeri prej tė grishurve nė tryezė, kur i dėgjoi kėto fjalė, tha: Lum ai qė do tė marrė pjesė nė gostinė e Mbretėrisė sė Hyut!" Jezui i tha: "Njė njeri pėrgatiti njė darkė tė madhe dhe grishi shumė veta. Nė kohėn e darkės ēoi shėrbėtorin e vet t'u thotė tė grishurve: "Ejani se gjithēka ėshtė gati!" Pastaj tė gjithė - si tė ishin marrė vesh - filluan tė arsyetohen; i pari tha: "Bleva njė arė, mė duhet tė shkoj ta shoh, tė lutem mė arsyeto!" I dyti tha: "Bleva pesė pendė qe e po shkoj t'i sprovoj. Tė lutem, mė arsyeto!" I treti tha: "U martova e prandaj s'mund tė vij!" Shėrbėtori u kthye dhe ia tregoi tė gjitha zotėrisė sė vet. Atėherė i zoti i shtėpisė, i zemėruar, i tha rrogėtarit tė vet: "Shko vrap nė tregje e rrugėve tė qytetit e bjer kėtu lypės, tė gjymtė, tė verbėr e tė ēalė!" Shėrbėtori i tha: "Zotėri, si urdhėrove ti u bė, por vend ka edhe mė! E zotėria i tha shėrbėtorit: "Dil nė rrugė pėrgjatė gardheve e shtrėngo njerėzit tė vijnė e tė ma mbushin shtėpinė. Unė po ju siguroj se asnjė prej atyre njerėzve qė qenė tė grishur, s'do ta shijojė darkėn time!" (Luka, 14:15-24).
Nė kėtė tregim darka e pėrmendur paraqet udhėzimin e mbretėrisė qiellore. Zoti kėtė e ka pėrgatitur pėr robėrit e vet. Pėr njerėzit tė cilėt nuk i janė pėrgjigjur ftesės, ėshtė e qartė se ky ėshtė grupacion i preokupuar me kėtė botė. Kėto janė kategori tė njerėzve qė udhėzimin e kanė zėvendėsuar me bujqėsi, blegtori dhe tregti, e, edhe, pėr femra, jetė martesore e seksuale. Nė situatėn e tillė ėshtė e nevojshme ftesa t'u bėhet kategorive mė tė ulėta tė bashkėsive njerėzore. Nė qoftė se edhe ata, pėr shkak tė paditurisė sė vet, do tė vazhdojnė nė mospėrgjigje dhe refuzimin e ftesės, nuk ekziston kurrfarė pengesė qė madje edhe me dhunė tė sillen nė darkėn e pasur nė shtėpinė celebruese sepse - kjo nė fund do tė jetė pėr tė mirėn e tyre dhe ata, pasi qė me tė vėrtetė do tė "sillen brenda", do tė kuptojnė se ajo sė cilės rreptė i janė kundėrvėnė, do tė jetė shkak i fatit tė madh.
Gjatė historisė, Kisha nė bazė tė kėsaj anekdote ka konkluduar se udhėzimi detyrimisht mund tė imponohet dhe se ajo, Kisha, ka tė drejtė tė bėjė presion dhe ta terrorizojė shpirtin njerėzor. Ata qė me forcė dhe me pėrdorimin e fuqisė e kanė pranuar mėsimin e Kishės, qenė shėlbyer dhe kursyer, por nė rast tė kundėrshtimit tė tyre qė ta pranojnė mėsimin, nuk u ka mbetur zgjidhje tjetėr pos ekskomunikimit dhe kalljes nė zjarr dhe shpresės se kjo kallje nė zjarr do t'u jetė garanci nė atė botė.
Pėrgjithėsisht, ėshtė e njohur se Kisha, duke e aplikuar dėnimin e kėsaj botė, i ka kallur tė pabesueshmit, mamitė publike, shtrigat, fallxhorėt, shkurtimisht, tė gjithė kundėrshtarėt e vet. Shkaku i zgjedhjes sė tillė tė dėnimit ėshtė pėr shkak tė lojalitetit tė Isait ndaj parimit tė pėrgjithshėm Kisha pėrbuz shpatėn. Mirėpo, rreptėsia e ndėshkimit me djegie, kurrė nuk ka qenė mė e madhe nga ajo me shpatė, por gjithherė mė e vrazhdė dhe mė e pamėshirė. Mendimtarėt sikur Voltaire e kanė kritikuar kėtė politikė tė Kishės qė me dhunė tė futen nė fe, tė pranishme gjatė tėrė historisė sė saj, dhe kanė thėnė se kjo teologji e udhėzimit dhe shpėtimit fare nuk dallohet nga krimi klasik. Voltaire thotė: "Tė lutesh nuk do tė thotė tė sundosh; tė vetėdijėsohesh nuk do tė thotė tė detyrosh. Prifti i mirė duhet tė jetė shėrues i shpirtit. Sikur Hipokrati po t'u kishte folur pacientėve tė vet se do t'i kishte varė ose do t'i detyronte ta hanė shtarėn nėse nuk i dėgjojnė kėshillat e tij mjekėsore, do tė ishte barbari mė i ligsht dhe mė i madh nga Phalarisi dhe nuk do tė kishte shumė pacientė. Nėse njė prift thotė. "Besoni nė Zotin, bėhuni tė drejtė, tė dhembshėm dhe qėllimmirė", atėherė ai ėshtė mjek mjaft i mirė. E nėse thotė: "Besoni ose do tė jeni tė djegur", atėherė ai ėshtė vrasės".2
Sipas Voltaires, modeli islam i rregullimit tė jetės, i pranishėm nė kohėn e osmanėve, paraqet shembullin mė tė mirė tė tolerancės ndėrfetare dhe bashkėjetėsės nė liri tė plotė tė pjesėtarėve tė feve e popujve tė ndryshėm. Derisa, sipas Kishės, ēdonjėri ėshtė dashur tė bėhet i krishterė. Pėr kėtė arsye, autoritetet kishtare armiqėsisht janė deklaruar kundrejt tėrė botės, dhe kėtė derisa ata nuk e pranojnė kristianizmin.
Pėr fat tė keq, sot jemi dėshmitarė tė shfaqjes mjaft tė ēuditshme te ne; nė tė kaluarėn, e shtrėnguar nga dhuna fetare, Evropa ka synuar arritjen e modelit tė pluralizmit dhe bashkezistencės tjetėrfare - ēfarė ka qenė modeli islam i praktikuar te osmanėt, e tash ne historinė tonė dėshirojmė ta identifikojmė me epokėn mesjetare dhe synojmė nga modeli pėrėndimor i jetėsės.
Krijoni Kontakt