NJĖ LETĖR DASHURIE
Pėr ditėlindje njė princeshė mori prej tė fejuarit tė saj njė kuti shumė tė rėnde dhe tė njė forme tė ēuditshme.
E padurueshme nga kurreshtja e hapi, dhe gjeti ... njė gjyle topi. E dėshpruar dhe e tėrbuar nga hidhėrimi, e hodhi pėr tokė gjylen e zezė tė bronzit.
Kur ra nė tokė mbuloja e jashtme u hap e prej saj doli njė top argjendi mė i vogėl. Princesha e kapi menjėherė. Duke e sjellur nėpėr duar e shtypi lehtė mbi sipėrfaqe. Sfera e argjendit u hap dhe prej saj doli njė kuti me mbėshtjellėse tė artė.
Kėsaj radhe princesha e hapi kutinė me shumė lehtėsi. Brenda, mbi njė shtresė tė butė kadifeje tė zezė, ndriēonte njė unazė e mbushur plot me xhevahirė tė shkėlqyeshėm, tė cilėt sė bashku formonin dy fjalė tė thjeshta: TĖ DUA.
Shumė gjėra, qė nė shikim tė parė na duken tė vėshtira e tė pakuptueshme, fshehin nė brendėsinė e tyre visare shumė tė ēmueshme.
Kur e marrim Biblė nė dorė nė fillim na duket si njė gjyle topi e madhe dhe e rėndė, e formuar jo prej bronzi por prej letre. Nevojitet qė tė kėrkojmė me kujdes visarin qė fsheh brenda. Nė fund me siguri do tė mbesim tė befasur me porosinė e saj: ZOTI TĖ DO.
Meditimet jane marre nga: www.ForumiKatolik.net - Forumi Katolik Rinor
Krijoni Kontakt