Per gjendjen ekonomike ne Shqiperi eshte hapur nje teme qe ne forumin e vjeter, teme qe besoj se do te gjeje zhvillim edhe ne te ardhmen.
Mendova se do te ishte e pershtatshme qe ketu te diskutonim edhe per ekonomine e Kosoves.
Per kete une gjeta si pike mbeshtetje nje studim per llogari te FMN-se te publikuar ne dhjetor te 2001.
Studiuesit vleresonin qe institucionet ekonomiko-financiare te ngritura ne Kosove per nga zhvillimi qe kane marre jane krejtesisht te pavarura nga Republika Federale Jugosllave. (Tashme ky term nuk ekziston me, artikulli u publikua me 16 dhjetor 2001). E kjo megjithese sipas rakordimeve te Rambujese sistemi monetar Republika Federale Jugosllave pritej te mbetej pergjegjese per politiken monetare, per politikene e doganave, per taksat federale ne territorin e Kosoves
UNMIK-ut si organ drejtues i Kosoves, me mabrimin e luftes iu dha mundesia per te qene fleksibel, fleksibilitet qe sic shfaqet sot eshte shfrytezuar pozitivisht ne drejtim te ngritjes dhe konsolidimit te institucioneve ekonomiko-financiare qe paraqiten si me poshte:
1- Central Fiscal Authority ( Autoriteti qendror fiskal)
Ky institucion merret me Formulimin e buxhetit, implementimin e tij, politiken e taksave, administrimin. Ne Dhjetor te vitit 1999 u pergatit prej ketij institucioni Buxheti i pare i Konsoliduar i Kosoves (Kosovo Consolidated Budget), qe mbulonte shpenzimet e qevrise qendrore, komunave dhe ndermarrjeve publike. Nuk ka me trasferta midis ketij buxheti dhe atij te Jugosllavise.
2- Department of Reconstruction
Qe ka per qellim rindertimin dhe pergatitjene programit te investimeve publike.
3- a new tax system and tax administration
qe ka per qellim sigurimin e burimeve per buxhetin e konsoliduar te Kosoves dhe zevendesimin e strukturave paralele te taksave qe u zhvilluan gjate viteve 90.
4- a new Customs Department (Departamenti i Doganave)
bazohet ne nje sistem te thjeshte, pa kufizime sasiore dhe me nje tarife te unike prej 10%.
5- the Banking and Payments Authority of Kosovo (BPK) Institucioni Bankar dhe i Pagimeve
qe ka per qellim vendosjen e sistemit per pagesat brenda vendit, per te licensuar dhe per te mbajtur nen kontroll bankat vendase, per te siguruar likuiditet, aftesi per te paguar dhe funksionim te rregullt te sistemit financiar ne Kosove.
Me shtimin e numrit te bankave ne Kosove, te cilat tashme jane pjesamrrese ne sistemin e pagesave institucioni ne fjale nisi organizimin e nje sistemi interbankar per qartesimin dhe shlyerjen e borxheve.
Tendencat dhe politikat e sotshme ekonomike
Pas heqjes se autonomise ne vitin 1989, Kosova u ndesh me disinvetim masiv ne ekonomi.
Per kete ne artikull paraqitet nje tabele e flukdit te invstimeve ne sektoret e ndryshem te ekonomise. (Si njesi baze merret gjendja ne vitin 1971 ku sasia e investimeve ne cdo sektor barazohet me 100)
Industri dhe miniera
1980: 294
1988: 89
1990: 28
Bujqesi
1980: 409
1988: 248
1990: 116
Sherbimet publike dhe ndertimtaria
1980: 291
1988: 196
1990: 188
Investimet totale:
1980: 274
1988: 115
1990: 68
Konflikti i 1999 shkaktoi shkaterrimin e infrastruktures ekonomike dhe humbje te medha ne kapitalin human. Dy te tretat e shtepive ishin demtuar rende ose ishin shkaterruar; 40 % e burimeve ujore ishin te ndotura; rruget, urat dhe infrastruktura kishin mbetur te demtuara dhe nje pjese e mire e territorit ishte e minuar. Por me me rendesi ishte largimi i kapitalit human nga Kosova. Deri para luftes postet manaxheriale dhe profesionale ne ndermarrjet kryesore te Kosoves i mbanin punonjesit serbe te cilet me mbarimine luftes u larguan nga Kosova. Si pasoje e largimit te tyre, ne Kosove u paraqit nje mungese e theksuar ne numrin e punonjesve me aftesi te larte profesionale.
Problem mbetet regjistrimi i statistikave ekonomike. Nuk ka statistika zyrtare per agregatet makroekonomike, perfshire llogarite kombetare, inflacionin, tregtine dhe flukse te tjera financiare me pjesen tjeter te botes. Zyra Statistikore e Kosoves po pergatit veprimtarine e saj me asistencen teknike te donatoreve, por statistikat vitale per popullsine, regjistrimi i biznesit per firmat e medha dhe monitorimi i cmimeve ende mungon.
Deri ne kohen e pergatitjes se artikullit ishte bere e mundur nje analize e standarteve te jeteses ( ne bashkepunim me Banken Boterore) dhe nje analize e pare e biznesit. Perjashtim nga keto mangesi ne te dhena paraqesin financat publike, ku ne dispozicion te qeverise jane vene te dhena te sakta statistikore.
Sic u tha me siper te dhenat statistikore ne lidhje me llogarite kombetare jane jo te sakta dhe bazohen me shume ne vleresime te cemtral Fiscal Authority, Banking and Payments of Kosovo, UNMIK Deprtments dhe IMF staff.
Ato ofrojne si nje shifer te mundshme 2,75 3,25 miliarde DM ( US $ 700-750 per fryme popullsie)
Ne tabelen studiuesit paraqesin per ilustrim jane dhene vleresimet fillestare, me pas ato te rishikuara dhe ne fund parashikimet per vitin 2001.
Me poshte po paraqes te dhenat e rishikuara per vitin 2000 dhe ato te parashikuara per vitin 2001. Shifrat jane ne Milione DM, me perjashtim te atyre pikave ku ka indikim tjeter.
Prodhimi i brendshem bruto (GDP)
2000: 2956
2001: 3708
GDP per fryme popullsie (ne US $)
2000: 735
2001: 880
Rritja ne perqindje e GDP nominale
2000: ...
2001: 25
Rritja ne perqindje e GDP reale
2000: ...
2001: 16
Te ardhurat kombetare bruto (GNI)
2000: 3106
2001: 4008
Te ardhurat e disponueshme kombetare bruto (GNDI)
2000: 5350
2001: 6480
Konsumi
Privat:
2000: 3450
2001: 3912
Publik:
2000: 319
2001: 598
Investimet
Private
2000: 529
2001: 686
Publike/Te financuara nga jashte
2000: 1046
2001: 1415
Eksporte
Tregti
2000: 21
2001: 43
Sherbime
2000: 383
2001: 424
Importe
Tregti
2000: - 2414
2001: - 2869
Sherbime
2000: - 379
2001: - 502
Transfertat neto nga jashte
2000: 2244
2001: 2472
Ne saje te ketyre te dhenave mund te flitet per nje rritje dyshifrore te GDP-se. Rikonstruktimi i ndertesave dhe infrastruktures eshte i dukshem; prodhimi bujqesor eshte rritur me 20-30% ne krahasim me vitin 2000; ofrimi i sherbimeve publike eshte duke u permisuar; sektori i sherbimeve private eshte zhvilluar ne menyre te dukshme. Prodhimi industrial mbetet akoma problematik, megjithate ringritja e tij vihet re ne sektore si: perpunimi i produkteve bujqesore, prodhimi i pjeseve per makina, i pijeve jo alkoolike.
Duke qene se vleresohet nje inflacion i shkaktuar nga rritja ne nivelin e cmimeve te produkteve jo-ushqimore, institucionet vleresuese parashikojne nje GDP ne vitin 2001 prej DM 3,5 4 miliarde. (ose US $ 850 950 per fryme popullsie)
Niveli i te ardhurave te disponueshme qendron mbi ate te GDP, pasoje kjo e asistences nga jashte.Te ardhurat e disponueshme kombetare bruto gjenden ne nivelin 175 % te GDP, importet tregtare ne nivelin 80 % te GDP dhe konsumi ne nivelin 120 % te GDP te 2001. Kjo u be e mundur nga numri shume i madh i transfertave nga jashte, nga burime zyrtare sikurse dhe nga Kosovaret e emigruar.
UNMIK dhe IMF staff japin keto vleresime per transfertat zyrtare nga jashte (te dhenat ne milione DM)
Asistence humanitare
2000: 200
2001: 100
Dhurime buxhetore
2000: 285
2001: 202
Rindertimi
2000: 1009
2001: 1320
TOTAL
2000: 1494
2001: 1622
(si perqindje e GDP)
2000: 51
2001: 44
Transfertat private per te cilat nuk ka te dhena zyrtare vleresohet te arrijne ne vleren e 750-850 milione markave cdo vit dhe kane per qellim financimin e konsumit private dhe riparimin e shtepive private.
Keto transferta kane bere te mundur mbulimin e deficitit te madh ne tregti. Ringritja e numrit te popullsise, duke perfshire ketu dhe ish-te debuarit, coi ne ringritjen e kerkeses per mallra vendas dhe ne rritjen e konsumit privat. Megjithese jo bazuar ne te dhena te sakta, mund te flitet per 10.000 punonjes ne stafin e UNMIK-ut, 5.000-10.000 ish-te debuar te punesuar ne agjenci dhe organizata te ndryshme joqeveritare dhe rreth 40.000 pjesmarres ne trupen e KFOR-it.
Varferia ne Kosove eshte mjaft e perhapur, por relativisht e ceket.
Sipas nje vleresimi te Bankes Boterore rreth 50% e popullsise ne Kosove ka nje konsum nen nivelin e varferise. Megjithate madhesia e ketij ndryshimi qe e vogel: mesatarisht, nivelet e konsumit per te varferit do te duhej te rriteshin me me pak se
16 % ne menyre qe te sigurohej eliminimi i varferise.
Ne Kosove vihet re nje shperndarje e rrafshte e te ardhurave (me nje vleresim te koeficientit Gini prej 29%).
Varferia ekstreme eshte sipas vleresimeve e kufizuar: perqindja e popullsise qe i perkiste kesaj kategorie perbente me pak se
12 %.
(vijon)
Krijoni Kontakt