Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Për kënd pavarësia e Kosovës?

    Me poshte do te gjeni nje shkrim te botuar ne JAVA /S

    Për kënd pavarësia

    Njeriu i Kosovës moti ka humbur, nëse e ka pasur
    ndonjëherë, virtytin dhe vlerën njerëzore të të
    jetuarit, e domethënies së jetës së përditshme, që në
    fund rezulton me tërësi. Ky virtyt e këto vlera janë
    zhdukur në një proces që quhet lakmi. Lakmi për
    pushtet, jo vetëm politik dhe vendimmarrës.

    Në këtë kohë ku çdo qytetar është viktimë; në këtë
    kohë ku çdo institucion kombëtar/vendor por edhe
    ndërkombëtar është me përplot virusa të korrupsionit;
    në këtë kohë që është vështirë të mbetesh normal; në
    këtë kohë ku për jetën dhe cilësinë e jetës vendoset
    aty-për-aty, më të njofshum, nga njerëz që nuk kanë
    “haber” me asgjë e i quajmë ekspertë; në këtë kohë ku
    arsimimi më shumë shkatërron sesa ndërton; në këtë
    kohë kur shëndetësia më parë të sëmurë sesa shëndoshë;
    në këtë kohë kur gazetaria zbatohet nga njerëz që nuk
    e dinë dallimin mes gazetarisë dhe politikës; në këtë
    kohë kur ekonomia e Kosovës zhvillohet me hapa të
    kërmillit; në këtë kohë kur shërbimet jetësore, si:
    uji, ngrohja, rryma, etj., i paguajmë me shuma të
    hollash jashtë çdo normaliteti mendor të të jetuarit,
    vetëm sa për të mbuluar shpenzimet private të
    drejtuesve të atyre organizatave; në këtë kohë me një
    SHPK ku shpesh, sipas sjelljeve, më shumë lihet
    përshtypje se pjesëtarët e saj janë njerëz “me allti
    në shokë” sesa policë - mbrojtës dhe ruajtës të
    rendit; etj. etj., pra në këto rrethana flitet për
    pavarësinë e Kosovës.

    Por, dy gjëra që duhet të sqarohen janë: çka nënkupton
    pavarësia në këtë kuadër dhe prej kujt kjo pavarësi,
    si dhe a është kjo llojë pavarësie në kuadër të
    demokracisë?

    E para: nëse shikojmë situatën e përgjithshme në
    Kosovë, pavarësimi i vendit në këto rrethana është
    asgjë më shumë sesa “hara-kiri” për ne, qytetarët e
    Kosovës. Në këtë kuadër, pavarësia e Kosovës do të
    thotë legjitimim, zyrtarizim dhe më pas kalimi në
    normalitet i gjithë kësaj situate në Kosovë siç është
    përshkruar më lartë. Nuk dëshiroj të parashikoj
    trazira, por kësaj më parë i thonë “pavarësi private”
    sesa pavarësi për Kosovën dhe qytetarët e saj. Unë, si
    qytetar i Kosovës, kam frikë nga kjo pavarësi. E, këtë
    nuk mund ta fshehi, e lëre më t’i gëzohem. Desha ose
    nuk desha, kjo me automatizëm më bënë një lloj
    zëdhënësi i më se 90 për qind të qytetarëve të
    Kosovës, zë i tyre për ndihmë.

    E dyta: pavarësia e tillë nuk ka asgjë të përbashkët
    me demokracinë, për më teër, pavarësia në këto
    rrethana është kundër çdo parimi demokratik, sidomos
    atij Amerikan. Pavarësimi i Kosovës në këtë kuadër ka
    potenciale të prodhoj Sadam Hyseina e tiranë të llojit
    të ndryshëm, që shprehjen demokraci ja bashkangjesin
    mbiemrit.

    Cfarë do të ndodhë me ne pas pavarësimit të Kosovës?
    Askush nuk ka përgjigje në këtë.

    Por, thonë: bëhet mirë.

    Skënder Limani


    -------

    Ky shkrim me kishte ardhur ne email, dhe e pash te arsyeshme te postoj!
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Ky far skenderi ja paska frigen pamvarsis se kosoves po me mire per te koka keshtu apo edhe siq kemi qen nen serbi
    jo bali skender kesaj radhe nuk do te pyeten pakicat por shumica e shumica e Shqiptave e perbejn strukturen e popullates ne Kosove rreth 92% jemi shqiptar dhe qe te gjith jemi per pamvaresi skender aga mos te ardhte merzi
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Tema të Ngjashme

  1. Adem Demaçi
    Nga lum lumi në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 309
    Postimi i Fundit: 29-11-2016, 17:56
  2. Akademia e Shkencave dhe heshtja ndaj sfidave te kohes
    Nga &Mitrovicalia& në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 19:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •