Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1

    Subjektet Shqiptare ne letersine boterore

    Duke bere nje kerkim ne goggle ne internet mbi subjekte shqiptare ne letersin boterore gjeta ne nje shkrim te Moikom Zeqo i cili shkruan si me poshte :

    Ideja per te shkruar per subjektet shqiptare ne letersine boterore, te con drejt hulumtimeve te ndergjegjshme, diturake, ne rrafshin e krahasueshmerise se motiveve te veprave te shkruara ne shume gjuhe te botes. Nje pikepamje me zanafillore, do te na conte tek Homeri i madh. Ne dy epet madheshtore te Homerit, permenden fiset ilire, te cilat luftuan ne Troje. Kohet e fundit, duke ripare disa tekste ne frengjisht te Homerit, duke lexuar fusnotat, shenimet shoqeruese te shkruara nga homerologet franceze, kane gjetur vec te tjerave, - gje qe nuk eshte permendur deri me sot asnjehere, - se tek "Iliada" permendet edhe heroi me emrin Kaon. Ky eshte nje personazh tipik i ardhur nga Kaonia e Shqiperise se jugut. Ky mund te quhet edhe personazhi i pare ilir ne letersine boterore.

    ***

    Eshte e vetekuptueshme qe ne eposin latin "Eneida" te Virgjilit, kenga e dyte i kushtohet udhetimit te Eneut ne qytetit Butrint te Shqiperise. Ketu subjekti eshte tejet i cuditshem, gati sueralist. Eneu, befas shikon ne formen e qytetit te Butrintit imitimin e ndertimit te Trojes se shkaterruar, pra nje Troje te dyte dhe takohet me Andromaken, gruan e devotshme te Hektorit. Kenga e dyte e Eneides, mund te quhet teksti me i fuqishem antik qe subjektivohet ne territorin shqiptar. Ketu nuk duhet harruar e dhena shume e rendesishme e autoreve antike, qe Eubeasit, pas renies se Trojes, erdhen dhe ngriten qytetin e Orikumit. Keshtu, Orikumi ka gjasa te jete qyteti me i vjeter ne territorin shqiptar, ndoshta edhe me i vjeter se vete Durresi (Epidamni), qe u themelua ne vitin 627 P.K.

    ***

    Dy shembelltyrat e mesiperme jane kuptimplote. Ne mesjeten e hershme, jane disa epose qe permendin Shqiperine. Keshtu, ne Kengen e Rolandit, permenden vise shqiptare, toponimet e Shqiperise, si edhe disa ngjarje te vagullta historike, qe jane sinkronizuar me ngjarje te eposit freng.

    ***

    Me e pabesueshmja dhe me e papritura lidhet me romanin poetik ne frengjishten e vjeter, prej afro 17 mije vargjesh me emrin "Florimont", te shkruar nga poeti francez Aimon de Varaneses. Ky roman unikal, i takon shekullit XII. Tregon historine mitike te heroit Florimont, i biri i Dukes se Durresit, pra nje personazh i cuditshem qe konsiderohet edhe si gjyshi i Aleksandrit te Madh te Maqedonise, nje gjenealogji kjo teper e cuditshme.
    ***

    Ne shekullin XIII, Dante Aligeri ne kryevepren e vet poetike permend edhe qytetin e Durresit, madje edhe nje personazh te ketij qyteti, nje peshkatar te varfer, i cili u tregua i guximshem per ta transportuar Cezarin e madh mes nje deti te stuhihem dhe te frikshem. Para shume vitesh, e kam bere nje esse per kete studim.

    ***

    Kryemjeshtri i letersise, Shekspiri i madh, ne veprat e tij e permend Ilirine si dhe qytetin e Durresit me emrin e vjeter "Epidamne". Tek "Komedia e Gabimeve", Shekspiri rimerr nje subjekt te shkrimtarit latin Plauti, pikerisht subjektin e komedise "Menehmet". Eshte saga e dy vellezerve binjake, te cilet vendosen ne situata paradoksale per shkak te ngaterrimit me njeri-tjetrin. Vargjet poetike te Shekspirit, jane plot te papritura dhe ekzotike per viset shqiptare.

    ***

    Nuk duhet harruar edhe Rableja i madh, i cili ne kryevepren "Garantua dhe Pantagryel" permend nje personazh me veshje shqiptare, konkretisht Rableja permendet edhe per faktin e percaktimit te "kapeles shqiptare" qe studiuesit e etnografise dhe te kostumografise kane metuar ta gjejne te ngjashme me kapelet e barinjve qe ka pikturuar Onufri i madh ne ikonat dhe afresket e tij te shekullit XVI.

    ***

    Keto dite, duke dashur te sistemoj biblioteken time ne shtepi, ku rremuja eshte e perhershme dhe shqetesuese, ripashe edhe njehere librat me subjekte shqiptare, sidomos te dy gjenive, te Bajronit dhe te Llonkfelout. Cuditerisht, pashe edhe 2-3 romane ne gjermanisht me subjekte shqiptare te shkrimtarit dikur shume te njohur dhe shume te suksesshem, gjermanit Karl May. Ky eshte pa dyshim qe ka botuar numrin me te madh te librave me subjekte shqiptare, te librave me aventurat me te cuditshme, me te ngjethshme ne malet e Shqiperise ... pa qene asnjehere ne Shqiperi. Me sa di une, asnje nga librat e Karl May-t, me subjekte shqiptare, nuk jane shqiperuar. E pra, nje numer nga keto libra kane qene lekture shkollore e domosdoshme, duke bere te njohur emrin e Shqiperise dhe gjeneratat e reja te Gjermanise, duke krijuar keshtu nje mit ne distance, te pazakonte te ekzotikes shqiptare.

    ***

    Dhe ja dicka tjeter e papritur, ne minieren e librave te mi, befas gjej nje liber, nje roman, me titull "Bujtina me patkua" te nje shkrimtari nga Holanda A. den Doolaard. Cuditerisht, ky liber eshte shiperuar dhe eshte botuar ne Shkup te Maqedonise, ne vitin 1993. Shqiperuesi Sherafedin Mustafa, ma kishte dhuruar kete liber, por sic ndodh shpesh, te stresuar nga perditshmeria, nuk me kishte rene rasti per ta lexuar.

    Ne se dikush nga antaret ka me shume informacion ne lidhje me subjekte te tilla eshte i lutur ti sjellim ne kete teme , ku mund te mesojm dicka me teper per
    vendin dhe paraardhsit tane . Ne se mund te gjendet origjinali i "Florimont", sigurisht them per ato vargje ne te cilat permendet se Florimond eshte i biri i Dukes se Durresit dhe gjyshi i Aleksanderit te madh , ju jam shume mirenjohes .
    Subjektet mund te sillen ne gjuhen e huaj , por jeni te lutur brenda mundesive te perkthehen ne shqip .

    Uroj ta pasurojm kete teme me subjekte nga letersia boterore qe kan lidhje me Shqiperin apo shqiptaret .

    pershendetje nga Lexusja_1963
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Lexuesja : 09-02-2006 mė 04:14
    Pėrmbi za, qė lėshon bylbyli,
    Gjuha shqipe m'shungullon,

  2. #2
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Citim Postuar mė parė nga Lexusja_1963
    Me e pabesueshmja dhe me e papritura lidhet me romanin poetik ne frengjishten e vjeter, prej afro 17 mije vargjesh me emrin "Florimont", te shkruar nga poeti francez Aimon de Varaneses. Ky roman unikal, i takon shekullit XII. Tregon historine mitike te heroit Florimont, i biri i Dukes se Durresit, pra nje personazh i cuditshem qe konsiderohet edhe si gjyshi i Aleksandrit te Madh te Maqedonise, nje gjenealogji kjo teper e cuditshme.
    Lexuesja_1963, eshte e vertete qe gjendet nje liber i tille ne forme doreshkrimi ne Biblioteken Kombetare Franceze (BnF) ne Paris, doreshkrim i cili i perket shekullit te XII ne vargje dhe me pas (viti 1376) eshte rishkruar ne forme proze.

    Titulli i librit eshte :

    Livre du roy Florimont, filz du duc d'Albanie, et de la naissance du roi Philippe, son fils, père du roy Alexandre le Grant , vers 1460
    Paris, BnF, département des Manuscrits, Français 12566, fol. 28v


    Liber i mbretit Florimont, i biri i dukes se Shqiperise, dhe i lindjes se mbretit Filip, i biri i tij, babai i mbretit Aleksandri i Madh.

    Por ky dokument, per fat te keq, nuk gjendet ne frengjishten e sotme (pra i ribotuar).


    Nga titulli del qe mbreti Filip i Maqedonise ka qene i nipi (nga ana e atesise) i dukes se Shqiperise. Interesante !

    Do te kerkoj neper enciklopedite universale ose ne antologjite e letersise se atyre shekujve mos gjej ndonje gje me te qarte.

    zogu ne fluturim

    ps : harrova, autori quhet Aimon de Varennes.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga oiseau en vol : 11-02-2006 mė 17:28

  3. #3
    Citim Postuar mė parė nga oiseau en vol
    Lexuesja_1963, eshte e vertete qe gjendet nje liber i tille ne forme doreshkrimi ne Biblioteken Kombetare Franceze (BnF) ne Paris, doreshkrim i cili i perket shekullit te XII ne vargje dhe me pas (viti 1376) eshte rishkruar ne forme proze.

    Titulli i librit eshte :

    Livre du roy Florimont, filz du duc d'Albanie, et de la naissance du roi Philippe, son fils, pčre du roy Alexandre le Grant , vers 1460
    Paris, BnF, département des Manuscrits, Franēais 12566, fol. 28v


    Liber i mbretit Florimont, i biri i dukes se Shqiperise, dhe i lindjes se mbretit Filip, i biri i tij, babai i mbretit Aleksandri i Madh.

    Por ky dokument, per fat te keq, nuk gjendet ne frengjishten e sotme (pra i ribotuar).


    Nga titulli del qe mbreti Filip i Maqedonise ka qene i nipi (nga ana e atesise) i dukes se Shqiperise. Interesante !

    Do te kerkoj neper enciklopedite universale ose ne antologjite e letersise se atyre shekujve mos gjej ndonje gje me te qarte.

    zogu ne fluturim

    ps : harrova, autori quhet Aimon de Varennes.
    Pershendetje oiseau en vol !

    Te falenderoj qe je munduar te kerkosh info ne net ne lidhje me kete teme . Dhe per aq sa ke gjetur mjafton sa per fillim . Do mundohem qe kete teme ta hap ne nje forum tjeter qe te jete aktive dhe me teper per diskutim .

    Miqesisht Lexujsa
    Pėrmbi za, qė lėshon bylbyli,
    Gjuha shqipe m'shungullon,

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Uroj ta pasurojm kete teme me subjekte nga letersia boterore qe kan lidhje me Shqiperin apo shqiptaret .
    Shume teme interesante.


    Une po shkruaj diēka ne lidhje me nje liber te shkruar ne tırqisht koheve te fundit.


    Bir Balkan Şarkısı Saranda (Saranda, Nje Kenge Ballkani)
    Zeliha Midilli, 2003

    "Nente here erdha ne kete bote. Gjithmone zgjodha Saranden. Po te pyesni se pse, do thoja se nuk ka ne bote nje parajse si Saranda...Nuk kam rastisur gjekundi ne bote ndonje vend kaq te magjishem, ndonje qosh kaq perrallor e te pashoq."
    ---------------

    Shkrimtarja turke, duke u bazuar ne historine e famijes se saj, qe i ka rrenjet ne Shqiperi, jep nje pasqyre te jetes ne nje kohe kur gjerat ndryshonin shume shpejt (fillim shekullin e 20-te), dhe ne nje vend me nje gjalleri dhe shumellojshmeri kulturore. Vend te veēante ze bektashizmi.

    Kaq per momentin...Po pata mundesi te sjell ndonje pjese ne shqip, me vone kismet.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga [xeni] : 27-02-2006 mė 07:57

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  2. Ēfarė mendoni pėr Ahmet Zogun?
    Nga honzik nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  3. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  4. Ēėshtja Ēame
    Nga Eni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56
  5. Cili ėshtė synimi i AKSH-sė?
    Nga Faik nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •