Kalitja shpirtėrore arrihet nė rrugė tjetėr: me njohje, me qetėsi, me meditim, me mosvlerėsim, me komunikim me natyrėn.
*
Tė gjitha nė jetėn njerėzore burojnė nga shpirti, qarkullojnė e qarkullojnė e qarkullojnė nėpėr jetė dhe prapė kthehen nė shpirt.
*
Nėpėr vijė shpirtėrore vijnė tė gjitha, ēdo gjė lind nė ide, e ideja burimin e ka nė shpirt.
*
Ideja, pastaj, formėsohet nė mendim.
*
Mendimi shprehet me fjalė.
*
Pėrmes fjalėve tė renditura formėsohet mendimi.
*
Fjalėt prodhojnė energji.
*
Energjia ėshtė fuqi e liruar.
*
Nė qoftė se energjinė, domethėnė fuqinė e liruar, e orienton nga shėndeti, do tė kesh shėndet tė pėrkryer.
*
Nė qoftė se fuqinė e liruar e orienton nga liria, begatia, krijimtaria - tė gjitha do tė bėhen pjesė e pėrvojės sate.
*
Nė qoftė se fuqinė e liruar e oreinton nga pėrtėritja, rinimi, atėherė, edhe rinimi i trupit tėnd do tė jetėsohet.
*
Jeta njėherė ėshtė njohje, pastaj ėshtė zgjedhje e lirė.
*
Jeta ėshtė e bukur, mėkta tė mos kėnaqesh.
*
Ti je timonieri kryesor, i vetmi, qė me kompetencė mund ta drejtosh jetėn tėnde andej nga dėshiron ti.
*
Jeta ėshtė shumė e bukur pėr tė gjithė ata qė duan dhe dinė ta jetojnė.
*
Dituri dhe njohje e jetės ėshtė: dėshirat tona janė lajmėtare tė mundėsive tė vėrteta.
*
Dėshirat tona e fuqizojnė dhe e formėsojnė vullnetin tonė.
*
Vullneti ynė u jep formė e pėrmbajtje tė gjitha veprave tona.
*
Veprat tona e formėsojnė nė tėrėsi fatin tonė jetėsor.
*
Prandaj edhe ėshtė thėnė: Secili njeri nė kėtė planet mund tė marrė nga jeta e vet sa tė dojė dhe ēka tė dojė.
*
Dėshira lind nė njeriun kur tė krijohen parakushtet pėr plotėsimin e saj.
*
Tė gjitha dėshirat normale njerėzore, tė mbara e tė mira, tė sinqerta e tė dobishme, mund tė plotėsohen.
*
Me lehtėsi tė madhe mund tė plotėsohet dėshira e profilizuar, e qartė, e kthjellėt.
*
Ėshtė vėrtetuar se: nė mendjen e njeriut, brenda njėzet e katėr orėve, qarkullojnė 14.000 mendime e dėshira.
*
Nėse dėshiron tė tė plotėsohet njė dėshirė, lirohu nga shumėsia, qartėsoje NJĖ dėshirė.
*
Jeta pa dėshira, thotė urtaku i lindjes, ėshtė vetėm njė mugėtirė.
*
Dhe ēdo dėshirė ėshtė e verbėr, nė qoftė se nuk ka dituri.
*
Dhe ēdo dituri ėshtė e kotė, nėse nuk ka punė.
*
Dhe ēdo punė ėshtė boshe, nėse nuk ka dashuri.
(..dhe prapė fillimi)
*
dhe nė fillim ishte fjala.
*
Njeriu e ndėrton veten me fjalė.
*
Nė pėrvojėn e tė mirėve janė nėnvizuar dy thėnie, dy tė vėrteta tė amshueshme, qė duhet pėrsėritur me mijėra herė:
*
E para: Mos mė thuaj se jam i keq, me bie ndėrmend se jam i keq, e ndiej veten keq, punoj e veproj keq dhe bėhem i keq.
*
(Me kėtė akuzė lėndohet ligji i parė i mendjes. Mendja kurrė nuk e pranon fajėsinė. Mendja mund ti harrojė tė mirat, por akuzėn se harron sa tė jetė gjallė.)
*
E dyta: Mė thuaj se jam i mirė, harroj se jam i keq, e ndiej veten mirė, punoj e veproj mirė dhe bėhem i mirė.
*
(Dashuri do tė thotė hapje e dyerve dhe dritareve tė mendjės. Fjala ėshtė energji. Dashuri dhe energji nė mendjen e njeriut do tė thotė njė transformim, njė alkimi e brendshme qė jep kėtė rezultat: tė ligen e bėjnė tė mirė, tė mirėn e bėjnė edhe mė tė mirė.)
*
Fjala krijon energji, me fjalė arrihet motivimi dhe frymėzimi i njerėzve, sepse fjala e ndryshon edhe biokiminė e trupit tė njeriut.
*
Thonė: Thika plagos trupin, fjala shpirtin.
*
Por: Mjeku shėron plagėn, fjala shėron shpirtin.
*
(Tė njohura: Vraja njeriut shpirtin, trupi i vdes vetė, dhe: Shėroja njeriut shpirtin, trupi shėrohet vetė.)
*
Fjala tė dua, (thonė tre autorėt, qė u shpallėn mė tė menēurit e shekullit tė njėzetė), krijon me mijėra ndryshime pozitive nė metabolizmin e trupit tė njeriut.
*
Fjala e mirė ėshtė fara mė e mirė nė botė dhe gjithnjė jep frytet mė tė kėndshme tė gjinisė njerėzore.
*
Mbille farėn e mirė nė njerėz, sepse njeriu ēdo gjė qė bėn nė jetė, e bėn pėr veten e vet...
*
E lashtė: Njeriu atė qė mbjell, atė do ta korrė njė ditė...
*
Ndėrtoje jetėn e fėmijės tėnd me fjalė tė mira, me fjalė frymėzuese qė fuqizojnė shpirtin. Dhe kėnaqu, pastaj, me rendimentet e farės se mbjellė nė qenėsinė e njomė.
*
Por, mos e harro, nė fillimi tė fillimit, vetveten: ndėrtoje veten, ndryshoje veten me fuqinė e fjalės, qė ndryshon edhe biokiminė e trupit tėnd.
*
Nė natyrė ēdo gjė ėshtė nė harmoni tė plotė: sa ka sėmundje, aq ka barna pėr shėrim.
*
Tė gjitha qė gjenden nė natyrė, gjenden edhe nė trupin e njeriut.
*
Dije se mjeku mė i mirė nė botė dhe barnatorja mė komplete nė botė gjenden nė trupin e njeriut.
*
Fjala e saktė ėshtė zile alarmi, qė e zgjon nga gjumi mjekun mė tė mirė nė botė, i cili gjendet nė trupin e njeriut.
*
Fjala e saktė i hap dyert e barnatores mė komplete nė botė, qė gjendet brenda trupit tė njeriut.
*
Pleqėria 60 pėr qind ėshtė bindje: nėse e do rinimin, ndryshoje kėtė bindje me fuqinė e fjalės.
Krijoni Kontakt