Kjo pyetje është sikur Njeriu të pyet se; Ku ishte Ibrahim Rugova kur u vra Fehmi Agani kur dimë që ay ishte në beograd me udhëheqesin e tyre duke biseduar në kohën sa Kosova digjej"?
Pyetje të tilla nuk bëhen?
Kush do t'mund të profetizonte se kur dhe në cilën ditë do të ndodhte kjo apo ajo ngjarje?
Ajo që dihet është që të gjithë Atdhetarët, me t'u dhanë Kushtrimi i Lirisë u nisën drejt Atdheut, drejt Kosovës për të dhanë kontributin e tyre.
Në Kohën kur u vra Ademi, UÇK-ja akoma nuk ishte një ushtri e masovizuar sikurse atë akoma opinioni nderkombëtar apo edhe qenndrat e vendosjes nuk dinin se si ta cilesonin: si çlirimtare apo si " terroriste"?!
Me t'u vra Adem jashari u ngriten me mijera Adema tjerë: u kthyen nga emigracioni Fehmi e Xhevë Lladrovci, Jakup NUra, Sami Lushtaku, Iljaz Kodra, Abedin Rexha, Bekim Berisha, Bedri Shala,Agim Ramadani, Salih Qeku, Xhemajl fetahu, Skender Berisha, e shumë e shumë të tjerë.
Këta më vonë ( me disa përjashtime) që të gjithë vdiqen në fushën e nderit që do të thotë: po të dinin dhe po të kishin mundësi, pasi që e dëshmuan më vonë se ishin në gjendje të japin jetën do të gjendeshin që të gjithë në Prekaz për të mbrojtur një shtepi qëndresë! Dhe tani është çmenduri t'u thuash këtyre dëshmorëve se ku ishit Ju kur u rethua Adem Jashari - kur- këta dhanë jetën po ashtu sikur Adem jashari për Kosovë! Në Luftën e bellaqevcit ka mundur të vritet edhe Hashim Thaqi po ja që s'u vra. Kur ay u nis për Kosovë nuk ishte as kryeminister, as Minister, as komandant, as i njohur për Opinionin.
Sakrifica, dëshmia, vigjilenca e bënë atë më vonë që të jetë faktor siç u bë më vonë!
Nëse të intereson se ku ishte; ishte me mua dhe atë ditë, la gruan e tij shtatzanë dhe u nis për betejë duke llogaritur që do të vritej pa e parë kur fëmijën e lindur.
Fati e deshi ndryshe?!
Krijoni Kontakt