Close
Faqja 62 prej 103 FillimFillim ... 1252606162636472 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1,221 deri 1,240 prej 2056
  1. #1221
    i/e regjistruar Maska e busavata
    Anëtarësuar
    22-10-2008
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    4,023
    Boy_XL , kujdes me postime .. se nuk munesh mi ik realitetit duke tentue me ofendu dikand , se e ofendon vetveten . thaqi ju ka shpernda traktora edhe ju ka dhan euro shkive veq mu kthye ne Kosovë ndersa UÇK-JA ka luftu kunder tyre , mos e ban te mirë , se krejt rinija me pas mundesi , sot largohen prej Kosoves .

  2. #1222
    Antar i PDK-s Fitimtar. Maska e Boy_XL
    Anëtarësuar
    24-10-2010
    Vendndodhja
    n'PDK
    Postime
    678
    Citim Postuar më parë nga busavata Lexo Postimin
    Boy_XL , kujdes me postime .. se nuk munesh mi ik realitetit duke tentue me ofendu dikand , se e ofendon vetveten . thaqi ju ka shpernda traktora edhe ju ka dhan euro shkive veq mu kthye ne Kosovë ndersa UÇK-JA ka luftu kunder tyre , mos e ban te mirë , se krejt rinija me pas mundesi , sot largohen prej Kosoves .
    sa mir qe po e thu UCk-ja ka luftu kunder shkijev.
    me plus je perpara edhe pse je fans i I-govnes, ti veq po e pranon qe UCK-ja ka luftu kunder shkive , kurse rugova u kan proshkive.
    per ofendime jav lo juve rugovistav ashtu ju shkon per shtati sepse burrni prej juve nuk pritet.

  3. #1223
    i/e regjistruar Maska e busavata
    Anëtarësuar
    22-10-2008
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    4,023
    pse Ruguva u kan por shkive !!?? thaqoviçi ka pi vinjak me ta edhe i thojke molimte rrini ne Kosovë...
    bile i bojke shkavit hyznmet ne shpi te vet , ja mushje gotat me raki , hashim hyzmeqari .
    mos ta bomi bajat me video-postime se edhe videon ta gjej..

  4. #1224
    Citim Postuar më parë nga Albanino Lexo Postimin
    Biografi e shkurtër

    Ibrahim Rugova u lind më 2 dhjetor 1944 në fshatin Cerrcë, komuna e Istogut, në Kosovë.

    Më 10 janar 1945, komunistët jugosllavë ia pushkatojnë babain e tij Ukë Rugova dhe gjyshin Rrustë Rugova, që kishte qenë luftëtar i njohur kundër çetave çetnike që po depërtonin gjatë Luftës së Dytë Botërore në krahinën e Rugovës.

    Ibrahim Rugova mbaroi shkollimin e mesëm në Pejë më 1967. Diplomoi në Degën e Albanologjisë të Fakultetit të Filozofisë të Universitetit të Prishtinës më 1971.

    Zoti Rugova qëndroi gjatë një viti akademik (1976-77) në Paris, në Ecole Pratique des Hautes Etudes, nën mbikëqyrjen e Prof. Roland Barthes-it, ku ndoqi interesimet e veta shkencore në studimin e letërsisë, me përqëndrim në teorinë letrare.


    Ibrahim Rugova mori doktoratën në letërsisë në Universitetin e Prishtinës më 1984.

    Më 1996, Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Arteve dhe të Shkencave të Kosovës.

    Po në këtë vit ai u shpall doktor nderi i Universitetit të Parisit VIII në Paris.

    Autor i dhjetë librave (shih më poshtë), Dr. Ibrahim Rugova ishte në nismë redaktor në gazetën e studentëve "Bota e re" dhe në revistën shkencore "Dituria" (1971-72), që botoheshin në Prishtinë. Pastaj për afro dy dekada, Dr. Rugova punoi në Institutin Albanologjik të Prishtinës si hulumtues i letërsisë. Për një kohë ka qenë kryeredaktor i revistës "Gjurmime albanologjike", që e nxirrte ky Institut.

    Dr. Rugova është zgjedhur kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës më 1988, i cili u bë bërthamë e fuqishme e lëvizjes shqiptare që po kundërshtonte sundimin komunist serb/jugosllav në Kosovë.

    Si intelektual me nam që i jepte zë kësaj lëvizjeje intelektuale e politike, Dr. Rugova u zgjodh më 23 dhjetor 1989 kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), partisë së parë politike në Kosovë që e sfidoi drejtpërdrejt regjimin komunist në fuqi.

    LDK-ja u bë shpejt forca politike prijëse në Kosovë, duke mbledhur shumicën e popullit, edhe pse në ndërkohë u shfaqën në skenë edhe edhe parti e grupe të tjera.

    Nën udhëheqjen e Dr. Ibrahim Rugovës, LDK-ja, në bashkëpunim me forcat e tjera politike shqiptare në Kosovë dhe me Kuvendin e atëhershëm të Kosovës, përmbylli kornizën ligjore për institucionalizimin e pavarësisë së Kosovës.

    Deklarata e Pavarësisë (2 korrik 1990), shpallja e Kosovës Republikë dhe miratimi i kushtetutës së saj (7 shtator 1990), referendumi popullor për pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës mbajtur në fund të shtatorit të vitit 1991, qenë prelud për zgjedhjet e para shumëpartiake për Kuvendin e Kosovës dhe zgjedhjet presidenciale në Republikën e Kosovës më 24 maj 1992.

    LDK-ja fitoi shumicën dërrmuese të deputetëve në Kuvend, në të cilin përfaqësoheshin edhe tri parti të tjera, ndërsa Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh Kryetar i Republikës së Kosovës me shumicë dërrmuese të votës.

    Dr. Ibrahim Rugova u rizgjodh Kryetar i Republikës së Kosovës në zgjedhjet e mbajtura në mars të vitit 1998. Partia e tij, LDK, fitoi shumicën e vendeve në Kuvendin e Republikës së Kosovës në atë vit.

    Nën udhëheqjen e Rugovës, LDK-ja fitoi 58% të votave të elektoratit në zgjedhjet lokale, të sponsorizuara ndërkombëtarisht, në Kosovën e pasluftës, në tetor të vitit 2000.


    Çmimet dhe titujt ndërkombëtarë:

    - Më 1995, Dr. Rugovës iu dha Çmimi për paqe i Fondacionit Paul Litzer në Danimarkë.

    - Më 1996, Ibrahim Rugova u shpall Doktor Nderi (Honoris Causa) i Universitetit të Parisit VIII Sorbonë, Francë.

    - Më 1998, Rugova iu nda Çmimi Saharov i Parlamentit Evropian.

    - Në vitin 1999, Rugova mori Çmimin për paqe të qytetit Mynster (Münster), Gjermani, ndërsa u shpall qytetar nderi i qyteteve italiane: Venedikut, Milanos dhe Breshias (Brecscia).

    - Në vitin 2000, Dr. Rugova mori Çmimin për paqe të Unionit Demokratik të Katalonisë "Manuel Carrasco i Formiguera", në Barcelonë, Spanjë.

    - Në vitin 2004, Fondacioni panevropian Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentit të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, Çmimin e Evropës për vitin 2004. Bartës të mëhershëm të Çmimit të Evropës janë:

    - Mbreti i Spanjës Huan Karlos, - Helmut Kol, - Ronald Regan-i, - Oto fon Habsburg dhe - Emil Konstantinesku.

    - Në vitin 2004, Gjenerali Xheri Bek, komandant i Brigadës Multinacionale të KFOR-it Lindja, i cili ishte për një vizitë lamtumirëse te Presidenti i Kosovës ditën e hënë më 16 shkurt 2004, ia dorëzoi Dr. Rugovës fletëlavdërimin e nënshkruar nga zëvendësguvernatorja e Pensilvanisë, znj. Kethrinë Bejkër Noll (Catherine Baker Knoll).

    “...Në emër të 12 milionë qytetarëve të Pensilvanisë, dua t'ju shpreh lavdatë për arritjet tuaja të jashtëzakonshme dhe t'ju falënderoj për miqësinë tuaj ndaj Shteteve të Bashkuara.” (znj. Kethrinë Bejkër Noll)

    - Në vitin 2004, Presidenti i Kosovës Dr.Ibrahim Rugova, në një ceremoni solemne të zhvilluar të hënën më 2 shkurt 2004, pasdite në qytetin e Belgjikës Atverpen (Anvers), është shpallur Senator Nderi i Evropës nga Senati i Evropës. Ky është grupacion i figurave më eminente të skenës politike evropiane nga i cili nderohen personalitete më në zë të botës së politikës, gazetarisë, të shkencave ekzakte apo humane të cilët ka dhënë kontributin e tyre për demokracinë paqen, zhvillimin apo stabilitetin në Evropë.

    "Edhe me kundërshtimet e këtyre viteve që i kanë bërë në skenën politike Ibrahim Rugovës, Presidenti i Kosovës ka patur kurajon që të vazhdojë të përpiqet për idealin e tij në një nga zonat më të vështira të Ballkanit".

    "Është shumë e vështirë që të luftosh për vetëvendosjen dhe vullnetin e lirë të një populli të vogël, kur kjo nuk korrespondon me dëshirën e popujve të mëdhenj. Rugova vazhdoi që të luftojë vetëm, ndonjëherë pa hasur në mirëkuptim për një ideal që do të mund t'i japë Evropës atë paqe për të cilën ne kemi nevojë. Është pikërisht kjo gjë që do ta nderojë sot me titullin Senator Evropian që të mos dekurajohet". (Z. Oto fon Habsburg)

    - Më 9 shtator 2004, Ibrahim Rugova u shpall Doktor Nderi (Honoris Causa) i Universitetit të Tiranës.
    U trrasha keq fare me kete postim dhe kete teme.Postimi eshte bere ne vitin 2002 nderkoh qe aty flitet per te dhenat e Rugoves ne 2004.Si ta kuptojme kte?!
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  5. #1225
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    disa jetojn ende me mitin e brahim dinarit

  6. #1226
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Citim Postuar më parë nga inan Lexo Postimin

    Ai edhe kur te vdes do te jeton ne zemrat e ketij populli po cka me ju bo juve qe duke qene te "gjalle" keni vdekur,nuk po ju len ky popull me e qu kryt hiq!!!

    ju:

    Ju rrugaca sallahana
    vagabonda shakllabana
    rricna t'ndyet, mikrobe të kqi
    qi të mjerës moj Shqipni
    kthelltë hi i keni në mushkni
    pa dhimbë gjakun tuj ia pi,
    por der kur, bre batakçi!
    Bre coftina, kalbe mbi dhè
    der kur ju, tu tallë npër ne,
    do t'na qelbi fis e atdhè?
    Ah! Bre ju..nuk dij shka u kjoftë,
    se tash ma jemi tue u njoftë,
    se kush jini e shka jini
    se kah shkoni e se kah vini
    plang e shpi se kah i kini
    e sa pare u ban gjaku:
    se për ju, po, duhet laku,
    për me u vjerrë o kund m'do i shpat!
    ...
    (Fishta)
    Kjo me nalte vlen per sallahanat e lloj llojt.Ua ka dhen pergjigjen i madhi At Fishta , shakllabanve te kohes vete, dhe mbas ti dhe te kohes sodit! Nuk ia vlen te shpenezon njeri me shum fjale per rriqnat e ndyta se aq u ben gjaku.
    -----------------------------------------------------------------------------------------------------

    Per ANGEL 69 , vlen kjo;

    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 21-12-2005 më 00:50.
    ashet mjafet per ty ANGEL69, me mire tishe me i kujdeshem, po gjanat ndodhin!
    mend per tjeter here.
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  7. #1227
    Antar i PDK-s Fitimtar. Maska e Boy_XL
    Anëtarësuar
    24-10-2010
    Vendndodhja
    n'PDK
    Postime
    678
    Citim Postuar më parë nga busavata Lexo Postimin
    pse Ruguva u kan por shkive !!?? thaqoviçi ka pi vinjak me ta edhe i thojke molimte rrini ne Kosovë...
    bile i bojke shkavit hyznmet ne shpi te vet , ja mushje gotat me raki , hashim hyzmeqari .
    mos ta bomi bajat me video-postime se edhe videon ta gjej..
    ibrahimovici zijke vo me milloshin me kriminelin ma te madh te botes ne at koh, kurse ne at koh u masakrojke foshnja ne xhep , u prejke barku shtatzan i nenave shqiptare, u masakrojke plaki , plaka, u dhunojshin grat , femrat e reja , nuset e martume , u pushkatojshin meshkujt pa dallim moshe kurse rugviqi juaj pinte raki me sllobodan millosheviqin edhe kremtojshin festa dhe buzqeshin me ze te lart te dy kriminelt, dhe ne fudn dalshin para kamerav rugoviqi kerkonte politik paqesore me serbin .

    per ato fjal qe ike shkru duhet me te ardh turp , por po e vrej qe je nji njeri i pa turp , e mjer familja qe ta ka.

  8. #1228
    i/e regjistruar Maska e busavata
    Anëtarësuar
    22-10-2008
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    4,023
    Citim Postuar më parë nga Boy_XL Lexo Postimin
    ibrahimovici zijke vo me milloshin me kriminelin ma te madh te botes ne at koh, kurse ne at koh u masakrojke foshnja ne xhep , u prejke barku shtatzan i nenave shqiptare, u masakrojke plaki , plaka, u dhunojshin grat , femrat e reja , nuset e martume , u pushkatojshin meshkujt pa dallim moshe kurse rugviqi juaj pinte raki me sllobodan millosheviqin edhe kremtojshin festa dhe buzqeshin me ze te lart te dy kriminelt, dhe ne fudn dalshin para kamerav rugoviqi kerkonte politik paqesore me serbin .

    per ato fjal qe ike shkru duhet me te ardh turp , por po e vrej qe je nji njeri i pa turp , e mjer familja qe ta ka.
    Boy XL ; nuk asht nevoja me te bind se qenke shum i ri edhe nuk pi ditshe senet hiq.

    historija nuk bohet me pralla e me proaganda , por jan faktet, edhe dihet se ku ishe Rugova , si e kan dergue ne Beograd edhe si jan bo fotografimet me milloshin ...
    mu pas kon puna ashtu si po thu ti , atëhere UÇK-ja " kish fshi rasadin" ; po je ka flet ashtu ne at menyren qe ktynehere thojshin Thaqistat : mos ja qitni voten Rugoves se ta qomi thesin e kompirave te dera e shpijes...

    sa i perket tirpit , asht i dy anshem , se edhe ty po te duket se je tu fol drejt por spe din qe e ki shkretu krejt.

  9. #1229
    Antar i PDK-s Fitimtar. Maska e Boy_XL
    Anëtarësuar
    24-10-2010
    Vendndodhja
    n'PDK
    Postime
    678
    Citim Postuar më parë nga busavata Lexo Postimin
    Boy XL ; nuk asht nevoja me te bind se qenke shum i ri edhe nuk pi ditshe senet hiq.

    historija nuk bohet me pralla e me proaganda , por jan faktet, edhe dihet se ku ishe Rugova , si e kan dergue ne Beograd edhe si jan bo fotografimet me milloshin ...
    mu pas kon puna ashtu si po thu ti , atëhere UÇK-ja " kish fshi rasadin" ; po je ka flet ashtu ne at menyren qe ktynehere thojshin Thaqistat : mos ja qitni voten Rugoves se ta qomi thesin e kompirave te dera e shpijes...

    sa i perket tirpit , asht i dy anshem , se edhe ty po te duket se je tu fol drejt por spe din qe e ki shkretu krejt.
    nncncncncnc
    kuku per ment e tua qe si paske dy fije men .

    hajt trego qysh kuka shku rugova ne bograd.

    po ti me pa veten se qka ke shkru ka me te rrok tugi .
    a beson qe po me vjen me vjell ka po debatoj me ty.
    po sikur ni fmij 5 vjeq me marr qe si njeh hiq gjonat qeshtu fol si ti.

    trego qysh shkoj rugova ne beograd.?

  10. #1230
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664

    Rugova ishte dhe do te mbetet ,diplomati me i sukses'shem ne historine shqipetare.

  11. #1231
    i/e regjistruar Maska e Fishtani1
    Anëtarësuar
    09-12-2009
    Postime
    1,334
    Citim Postuar më parë nga TetovaMas Lexo Postimin

    Rugova ishte dhe do te mbetet ,diplomati me i sukses'shem ne historine shqipetare.
    Dhe politikani me i qete dhe aspak provokues ndaj kundershtareve politik ndryshe sic bejne e gjithe mentaliteti ballkanik e me gjere.

  12. #1232
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Citim Postuar më parë nga Fishtani1 Lexo Postimin
    Dhe politikani me i qete dhe aspak provokues ndaj kundershtareve politik ndryshe sic bejne e gjithe mentaliteti ballkanik e me gjere.

    Nje diplomat intelegjente si Rugova qe ishte ,me siguri se eshte edhe politikane i qete dhe jo provokues. Rugova ishte ai politikane i qete qe me diplomaci e ndau Kosoven, nga Serbia, nga nje konflikte nje mije vjecare. UCK,ja ishte ajo ushtri e organizuare nga populli me ndihmen e amerikaneve qe e ndau kosoven nga serbia me pushke, nga nje konflikt nje mije vjecare.

  13. #1233
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Muharrem Sfarqa: Intervistë ekskluzive me Anton Kolajn, ish nënkryetar i LDK-së
    E Hene, 22-11-2010, 10:00pm (GMT)


    http://www.zemrashqiptare.net/images...gova-Kolaj.jpg






    Intervistë ekskluzive me Anton Kolajn, ish nënkryetar i LDK-së (vitet ’90-ta )


    LDK KA BËRË DHE DO TË BËJ PUNË TË MËDHA PËR KOSOVËN
    Nga Muharrem Sfarqa


    Anton Kolaj, njëri ndër nënkryetarët e parë të LDK-së, organizuesi dhe pjesmarrësi i shumë procesve kombëtare për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës, në Klinë dhe në tërë Kosovën, i viteve të tetëdhjeta dhe të nëntëdhjeta, po i rikthehet skenës politike të Kosovës, me një vitalitet dhe gatishmëri, si një detyrim i përhershëm që secili prej nesh ka ndaj atdheut të vet, këtë e ndien për borxh.
    Si njeri i rezistencës, protestës, i sfidimit të dhunës dhe burgjeve serbe, nxitës i proceseve për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e këtij vendi, që zanafillën e angazhimeve të tija e kishin nga vendlindja e tij, Klina, ai, përpos që do zgjidhej në hierarkinë e parë të një partie politike në Kosovë, siç ishte LDK, në vitin 1992 do zgjidhej edhe deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, në zgjedhjet e para parlamentare dhe presidenciale të cilat u organizuan nën pushtimin e egër serb. Po këtë kohë, në emër të realizimit të vizionit për liri, pavarësi e demokraci, Anton Kolaj, si njëri ndër anëtarët e asaj kryesie, inicioi dhe mori për sipër organizimin e Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës. Ai në këtë kohë kishte edhe funkcionin udhëheqës në kuadër të kësaj ministrie.
    Prezenca e tij në Kuvendin e VII të Zgjedhor të LDK-s mbase nuk u vërejt shumë nga mediat, por shumë miq të vjetër, përfaqësues të LDK -së nga degë të ndryshme të Kosovës, ish nxënës dhe bashkëpunëtorë, veprimtarë nga diaspora etj,e takonin me një dashamirësi të veqantë. Veçanërisht klinasit e tij duken më të entuziazmuar për rikthimin e tij.
    Prandaj dhe zhvilluam këtë intervistë ku, ai shpalos pikëpamjet e tij për zhvillimet e fundit në skenën politike dhe në LDK , pa ju shmangur dhe interesimeve tjera, me këtë rast.


    Zemra Shqiptare: Z. Anton, rishfaqja e juaj pas një kohe të gjatë në Kuvendin e 7-të zgjedhor të LDK-së, a është sinjal se ju po i rikthehi politikës dhe përpjekjeve për ta ndihmuar partinë që dukej se ju kishte harruar?


    Anton Kolaj: Gjithsesi, që ky është një sinjal, falë nxitjes dhe kërkesës së vazhdueshme të anëtarësisë dhe shumë qytetarëve të Klines e me gjerë si dhe të Degës - së LDK-së në Gjermani.
    Vendosa që të jap kontributin politik dhe profesional pikërisht në këtë fazë nëpër të cilën po kalon vendi im dhe posaqerisht LDK-ja . Për mua ishte privilegj po edhe kënaqësi që po rikthehesha dhe që mora pjesë në Kuvendin e VII zgjedhor të LDK-s, si njëri nga delegatët e Deges së LDK-s për Gjermani.


    ME SYGJERIMIN E PRESIDENTIT …


    Zemra Shqiptare: Si mund të justifikohet kjo mungesë , qoftë nga ana e juaj po edhe e vetë lidershipit të LDK-së, për mos angazhimin e deritashëm apo thënë më drejt, abstenimin e gjatë?Ka të bëj me shkëputjen e juaj nga Kosova, për vite e vite ? Apo, lidershipi i LDK-s thjesht ju kishte harruar?


    Anton Kolaj: Të dyja nga pak. Por,dalja ime jasht ka qenë pjesë e kërkesës së vetë Presidentit tonë historik, dr.Ibrahim Rugovës. Ai më sugjeroi për shkak të burgosjeve që në vitet e nëntëdhjeta iu bënë stafit udhëheqës të Ministrisë së Mbrojtjes. Atë kohë, siç mund të jeni në dijeni ju dhe opinioni i gjerë kosovar, u burgos zoti Hajzer Hajzeri (tashmë i ndjerë) dhe shumë ushtrakë dhe veprimtarë të cilët kishin marrë mbi supe të formonin Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Kosovës. Në këtë formacion unë kisha postin udhëheqës të kësaj Ministrie.
    Më vonë kanë pasuar ndryshimet në kryesinë e LDK-s(1998) dhe ka munguar vullneti i stafit udhëheqës të Qeverisë së Republikës së Kosovës në ekzil që këto procese të zhvilloheshin me intenzitetin e duhur dhe që aktorët e saj të vazhdojnë punën pa pengesë.
    Unë, qëndrova anash, pa dashjen time dhe nuk u bëra pengesë e proceseve të cilat dihet mirëfilli se si ecën.
    Tash, vlerësova momentin dhe kurrë nuk është vonë për t’i ndihmuar vendit tënd. Sidomos në këto rrethana që janë krejt ndryshe nga rrethanat e asaj kohe.


    Zemra Shqiptare: Ju erdhët si delegat i Degës së LDK-së për Gjermani, ku edhe jetoni e punoni që nga viti 1995. Keni zhvilluar aktivitet në këtë degë gjatë këtyre viteve apo keni zgjedhur dhe atje “heshtjen” për të mos thënë , mos veprimin deri në zgjedhjet e 7-ta në LDK?


    Anton Kolaj: Po, në Gjermani jam nga ajo kohë. Ndërsa nga 1998 punoj si pedagog në një institucion gjerman, më saktësisht jam i punësuar te Arbeiterëohlfahrt, në qytezën Übach- Palenberg, në afërsi të qytetit Ahenit.
    Gatishmëria ime nuk ka munguar asnjëherë. Kur më kanë thirrur, mbrenda mundësive te mia, iu kam pergjigjur ftesave. Këtë e dinë më së miri udhëheqësit e Nëndegës së NRË.
    Gjithsesi, jeta jashtë vendit për mua nuk ka qenë e lehtë sepse krahas përkujdesjes ndaj familjes, më ështeë dashur që shumë kohë dhe shumë mund për të investuar në kualifikime profesionale për të qenë i aftë dhe konkurent në tregun e punës në Gjermani, ku siç dihet, ekziston një konkurencë shumë e fortë.


    NUK ZHGËNJEHEM LEHTË


    Zemra Shqiptare: Po të pyesim troç, Anton Kolaj, a kishe ofertë edhe më parë për angazhim nga LDK , nga ndonjë subjekt tjetër politik apo ju kishin lënë anash që të gjithë? Apo ka “munguar” interesimi dhe i juaji, si rezultat i një zhgënjimi?


    Anton Kolaj: Jo, unë për nga natyra nuk zhgënjehem. Gjithsesi ka pasur faza kur unë nuk kam qenë i kënaqur dhe kam pas qendrim tjetër ndaj proceseve nëpër të cilat ka kaluar LDK-ja.
    Sa ju përket interesimeve të subjekteve tjera politike që garojnë në Klinë dhe më gjerë, më janë ofruar shpesh me oferta të ndryshme për cka dhe i falenderoj. Unë kam shumë miq dhe bashkëveprimtarë që e kanë çmuar dhe e çmojnë angazhimin tim në Klinë dhe më gjerë e, të cilët militojnë në subjekte tjera politike.
    Ama, unë jam njëri ndër themeluesit e Degës së LDK-s në Klinë dhe pastaj bartës i funkcionit të nënkryetarit të LDK-s në vitet nëntëdhjeta dhe jam shumë i identifikuar me filozofinë politike të ketij subjekti të cilit i ka pri Presidenti historik, dr. Ibrahim Rugova.
    Në LDK, edhe pa poste, edhe pa funkcione, jam ndie dhe ndihem sot e gjithë ditën, mirë. Çmoj shumë rrugën institucionale dhe procedurën demokratike, pa lënë anash angazhimet dhe meritat. Çdo kush që dëshiron të hyjë në struktura udhëheqëse, duhet te perballet me konkurencën dhe kritere të procedurës demokratie. Vetëm kur të arrijmë që në jetë të implementojmë kriterin demokratik 51 me 49 mendoj se mund të lavdërohemi se po ndërtojmë një shoqëri europjane dhe një subjekt demokratik.


    Zemra Shqiptare: Atëherë, si e përjetuat këtë Kuvend të LDK-së, kontaktet me veprimtarët që nuk i kishit takuar kohë të gjatë, me ata që nuk të njihnin fare?


    Anton Kolaj: Po filloj nga e fundit: kontaktet me miq të vjetër (e ata nuk jane pak), posaqerisht duke qenë një kohë fizikisht jashtë, njeriu i përjeton pak ca emocionalisht. Kjo është edhe sindrom i mërgatës apo jo! Shpesh befasohem se sa me emocione dhe saktësi i dëgjoj rrëfimet e veprimtarëve të atyre viteve. Shumë prej tyre atëbotë ishin të rinj dhe i takonin forumeve rinore, atij të gruas dhe kështu me radhë. Nga kjo distancë kohore mund të konstatoj se LDK-ja ka bërë dhe po bën punë të madhe për Kosovën. Këtë mendim e kam pasur gjidhmonë. E kam edhe sot.
    Vetëm distanca kohore të jep mundësi për tëparë në mënyrë neutrale rrugën e kaluar.
    Por,t’i kthehem pjesës së parë të pyetjes së suaj.
    Kuvendin e shtatë zgjedhor të LDK-s e perjetova si një moment tejet i rëndësishëm për demokracinë e vendit tim. Ishte një Kuvend i organizuar mirë, kishte një strukturë të çartë organizative, transparencë dhe procedurë demokratike të votimit. Por ajo që unë pashë dhe e mora si mesazh ishte prezentimi i dy garuesve për postin e Kryetarit të LDK-s. Si zoti Sejdiu po ashtu dhe zoti Mustafa, treguan se posedojnë vlera njerëzore dhe demokratike. Aty nuk pashë mundës dhe të mundur. Pashë një garë fer dhe dinjitoze. Aty fitoi LDK-ja dhe rruga e saj demokratike. Do të isha i lumtur që këtë frymë ta ruajmë dhe ta kultivojmë në të gjitha nivelet organizative të LDK-s. Ne duhet të mësohemi se pa garë dhe konkurencë nuk mund të zhvillohemi si shoqëri dhe si subjekt politik.


    Zemra Shqiptare: Tashmë meqë emri juaj figuron dhe në listën e kandidatëve të LDK-së për Kuvendin e Kosovës ( nën numrin 74) , ju , si njëri ndër kuadrot e para udhëheqëse që vutë edhe themelet e organizimit dhe shtrirjes në terren, ç’ mund të na thoni për gjithë këto vite nëpër të cilat kaloi Kosova, LDK-ja dhe vetë, Anton Kola, si njëri ndër besnikët më të heshtur të saj?


    Anton Kolaj: Nëse i referohemi te kaluares, pa fije dyshimi, LDK-ja ishte inicuese dhe prijëse e çdo veprimi dhe procesi që qonte drejt çlirimit dhe pavarësimit të Kosovës. Kaluam vite te rënda por të lavdishme. Sot pavarësinë e Kosovës e kanë njohur shumë vende të botës. Kemi miq të fortë dhe ata duhet t’i ruajmë. Këta miq çmojnë orietimin politik dhe demokratik të popullit të Kosovës. Ky orientim dhe kjo frymë politike rrënjët i ka në filozofinë politike të Presidentit Ibrahim Rugova, të impementuar përmes LDK-s .
    Gara dhe dëshira për të fituar LDK në këto zgjedhje jane motivi kryesor i angazhimit dhe rikthimit tim. LDK-ja po i ofrohet votuesit me ofertën për një Kosovë Europiane dhe premtimin e siqertë për ta ndertuar dhe zhvilluar më mirë këtë vend, kaq të përvuajtur.
    Lista e LDK-s, me emra eminent të dijes dhe veprimit është garanti i kësaj që them. Votuesi ka çka të zgjedh.


    FITORJA SI BORXH


    Zemra Shqiptare: Besoni se LDK , pas këtyre zgjedhjeve, si brendapartiake, si tash me këto shumëpartiake për Kuvendin e Republikës së Kosovës, do nis ringritjen drejt partisë së parë në vend, aty ku ishte për të gjallë të presidentit historik, dr. Ibrahim Rugovës?


    Anton Kolaj: Besimi dhe dëshira për ta parë LDK- n në vendin që e meriton, pra në vedin e parë, më kanë nxitur edhe më shumë që t’i ofrohem elektoratit si në Kosovë ashtu edhe në mërgatë. Këto ditë në Kosovë po shoh një gatishmëri dhe disponim shumë pozitiv për t’u angazhuar që LDK-ja të del fituese në këto zgjedhje. Sa i përket anëtarësisë së LDK-s, mund të them se jam i impersionuar me përkushtimin e saj anekënd Kosovës. Ata duan fitore dhe me votën e tyre kjo do të ndodhë. Edhe si një borxh ndaj Presidentit tonë historik , dr. Ibrahim Rugovës dhe vetë të ardhmes së Kosovës.


    Zemra Shqiptare: Ju e njihni mirë edhe liderin e saj të ri Zotin Isa Mustafa, që thënë kushtimisht lidhet edhe rikthimi I juaj me ardhjen e tij në krye të LDK-së. A mundet ky njeri ta reformojë LDK-në kur dihet se gëzon mbështetjen e pamohueshme të anëtarësisë së saj, madje edhe në mërgatë?


    Anton Kolaj: Zotin Isa Mustafa, kryetarin e ri të LDK-s e njoh që nga koha kur unë kamë qenë nënkryetar i LDK-s dhe përpos tjerash përcillja organizimin dhe punën e degëve të LDK- s në Diasporë. Ai ishte Ministër në Ministrinë e Financave të Republikës së Kosovës. Më bënte përshtypje përkushtimi profesional, modestia dhe qendrimi shumë dashamirës ndaj çdo veprimtari. Ani pse të qenurit ministër kërkonte një neutralitet karshi subjekteve politike, ai nuk nguronte të theksonte shpesh se pa LDK-n, nuk ka fond të 3% -it, në fakt nuk ka shtet.
    Disa në atë Qeveri nuk e kishin këtë burrni për ta pranuar këtë realitet.
    E kam percjellur gjithashtu dhe garën e zotit Mustafa për Kryetar të Pishtinës dhe aty ka qenë lehte për t’u parë se ai posedon aftësi për t’u perballur me fushatë edhe konkurent në mënyrë dinjitoze, pa rënë ultë dhe pa u ndikuar nga ethet zgjedhore. Oferta e tij fitoi bindshëm dhe ky është edhe një indikator se zoti Mustafa do dijë dhe mundet për t’i prirë LDK në ringritjen e saj si partia e parë në vend. Natyrisht, ehde përmes mbështetjes së secilit prej nesh.


    Zemra Shqiptare: Nëse zgjidheni deputet i LDK-së në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ju, përveç interesave të qytetarëve të saj, do jeni dhe zë i mërgatës shqiptare, kur dihet se mbi 15 vite e sa po e ndani të njejtin fat me ta?


    Anton Kolaj: Gjithsesi, angazhimi im për mërgatën nuk do të mungojë. Mërgata jonë ndihet nganjëhë e lënë pas dore dhe ne duhet që këtë pjesë të kombit tonë ta trajtojmë më me dinjetet. Sepse, kjo mërgatë në mënyrën më të dinjitetshme u angazhua dhe kontribuoi për lirinë , pavarësinë e, edhe për demokracinë në Kosovë.
    Unë do të jem edhe zëri i këtyre bashkëkombasve.


    DO FLAS DHE UNË...


    Zemra Shqiptare: Tash, sapo jeni rishfaqur në LDK. Strukturat e mëvonshme të saja, mbase edhe nuk ju mbajnë mend., gjithaq. Po, edhe koha e shkurtër për fushatë dhe rinjohje. Mendoni se do t’I sfidoni suksesshëm të gjitha këto dhe, pas 12 dhjetorit do ju shohim në njërën nga ulëset e deputetëve ne Kuvendin e Kosovës?


    Anton Kolaj: Unë do të perpiqem që së bashku me strukturat udhëheqëse të Deges së LDK të Klinës dhe asaj në Gjermani po edhe me një armatë të terë veprimtarësh, miqsh dhe anëtarësinë e shum,të anekënd Kosovës, në rend të parë të fitojë LDK-ja se, përmes saj fiton e tërë Kosova.


    Zemra Shqiptare: Jeni ndër figurat e pakta dhe kyqe të politikës ( mbase dhe e vetmja)që nuk keni rrëfyer për zhvillimet e bujshme të viteve -90-ta. Ju, pos pozicionit të nënkryetarit të LDK-së, kishit edhe një mision tepër të rëndësishëm dhe të ndieshëm, përgatitjen dhe organizimin e popullit në luftën për liri e pavarësi. Do ta dijmë një ditë edhe anën tjetër të angazhimeve që kishte LDK-ja, ju dhe mekanizmi që kishit ndërtuar atë kohë, për ta sfiduar një pushtues shekullor? Apo edhe mëtutje do t’i qëndroni besnik heshtjes dhe do t’ju lini hapësirë spekulimeve për atë periudhë e cila, megjithatë nuk e ka zbardhur të vërtetën, akoma?


    Anton Kolaj: Presidenti Rugova thoshte shpesh: “Mos folni shume por punoni shume...” Po një ditë do të flas, edhe unë. Atëher kur ta vlersoj se kjo nuk është vetëlavdërim por rrëfim për brezat që vijnë e vijnë. Ajo që mund te them tash është se LDK- ja ka bërë shumë, më shumë se sa nganjëherë thuhet. Të bëmat e saj kanë kontribuar që ne të jemi ketu, në Kosovë.
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  14. #1234
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-03-2008
    Vendndodhja
    itejdukshem, gjithka
    Postime
    1,536
    Kurr ska qen president i nje shteti, dhe kurr ska me qen,

    llombatni sa te doni aj ka vdek jo si president,

  15. #1235
    Pasioni për shkencën Maska e KILI MERTURI
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropë
    Postime
    1,838
    ALBINI DHE VETVENDOSJE JAN SHPIRTI I SHQIPTARIS NË KOSÖVË !

    Kili
    SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
    BAC, U KRYMB!


    Shpirtat e kqi kthehen edhe pas vdekjes për të bërë dëme!
    A po e shifni se sa fell ka hy nëpër partit korruptive ky shpir i ligë :
    py-dy-ky (hasë govna)
    ly-dy-ky - dihet!
    ly-dy-dy -dihet
    a-a-ky i biri me shokë partizan të kopprupcionit bukoshi &co
    Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!

  16. #1236
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Kujdeseni per keta poltikanet e gjalle, qe jane duke va nxjerrun syte dhe lerene Rugoven .

    Rugova mbetet nje figure diplomatike e historise se vertete shqipetare.

  17. #1237
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anëtarësuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    Rugova mbetet nje figure TRADHETARE,ne historin shqiptare.

    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  18. #1238
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-03-2008
    Vendndodhja
    itejdukshem, gjithka
    Postime
    1,536
    A asht ardh me dhun apo me qef asht ne ket foto ?

    se mu kan perzi hhhhhhhhhhhaaaaaaaaaaa

  19. #1239
    Antar i PDK-s Fitimtar. Maska e Boy_XL
    Anëtarësuar
    24-10-2010
    Vendndodhja
    n'PDK
    Postime
    678
    Citim Postuar më parë nga injejti Lexo Postimin
    A asht ardh me dhun apo me qef asht ne ket foto ?

    se mu kan perzi hhhhhhhhhhhaaaaaaaaaaa
    kur takohesh me miq e dashamir e jarana , a takohesh me qef a me zor?
    tregona !!!?

  20. #1240
    Heavy Metall Maska e trestenik
    Anëtarësuar
    18-10-2010
    Postime
    353
    Citim Postuar më parë nga Boy_XL Lexo Postimin
    kur takohesh me miq e dashamir e jarana , a takohesh me qef a me zor?
    tregona !!!?
    o boy xl gjorgji-------ibrahim rugova asht shpall qytetar nderi i nju jorkut 2005 kurse socjalistat e tu e shpallen goran breguviqin qytetar nderi te tiranes

    per mua e humb kuptimin kjo tem e jote.
    Ndryshuar për herë të fundit nga trestenik : 24-11-2010 më 20:55

Faqja 62 prej 103 FillimFillim ... 1252606162636472 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kështu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  2. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  3. Vrasja e Kolonel Ahmet Krasniqit..
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 04-10-2010, 04:41
  4. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •