Close
Faqja 102 prej 103 FillimFillim ... 25292100101102103 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 2,021 deri 2,040 prej 2056
  1. #2021
    i/e regjistruar Maska e Bajraku
    Anëtarësuar
    29-02-2012
    Postime
    498

    Për: Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parë i Republikës së Kosovës

    Poezi Kushtuar Dr. Ibrahim Rugovës


  2. #2022
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parë i Republikës së Kosovës

    PYKË E DJALLIT

    (Ibrahim Rugovës)

    Ti qe një thes i qymyrit, Ibrahim,

    Dhe nga ky thes s'del pluhur i bardhë,

    Pemë e tharë, e hidhur, pa frut...

    Robërinë e kombit e quaje: "behar".

    Ti qe një vrimë e madhe në anije...

    Dhe doje në det ta fundosje,

    Dimrin e quaje: "pranverë të butë..."

    Asgjë nuk le në tenxhere,

    Asgjë popullit s'i le në lugë.

    Ti qe një " gjeneral" i vetëzgjedhur,

    Po që ushtri tënde s'doje...

    Ti s'qe veçse një papagall i hedhur

    Dhe bijtë e popullit pareshtur i haje.

    Ty, miop i verbuar, arrogant i humbur,

    Të rrihte zemra veç për kolltuk;

    Aq, të bënte vajë e gjak i popullit,

    Farë e keqe, ti tartakut!

    Ti qe, vërtet, një "arkitekt", Ibrahim;

    "Arkitekt" i turpit e i nënshtrimit...

    Armikut përherë i thoshe: "Peqe!"-"Amin!"

    Përballë dhunës e poshtërimit.

    Ti s'i doje as fjalët: "luftë", "revolucion",

    S'i doje trimat, që për liri dolën në mal,

    Të mjaftonte të quheshe mbret pa ushtarë në FRON...

    E kishe për ndot të quheshe shqiptar.

    Doje me SHALL të na mashtroje...

    Sikur kishe ndonjë "sekret" a "strategji",

    Doje popullin në agoni, ta hipnotizoje,

    Ta mbaje të gjallë titizmin përsëri.

    Dhe vërtet qe "arkitekt" Ibrahim,

    Pykë e djallit në mes Shqiptarisë...

    As në "atë botë" s'do kesh shpëtim-

    -E ke vulën e tradhtisë.

    Xhemë Gjura
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #2023
    i/e regjistruar Maska e Bajraku
    Anëtarësuar
    29-02-2012
    Postime
    498

    Për: Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parë i Republikës së Kosovës


  4. #2024
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parë i Republikës së Kosovës

    AMERIKA NUK E NJOHU RUGOVËN, POR REPUBLIKËN E KOSOVËS - UÇK - NË (17 SHKURT 2008)!

    Publikuar më 02 janar, 2014 në orën 22:18 ( )
    Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion |


    Prandaj, rrjedhimisht, strategjistët e LDK-së nuk mund të dokumentonjë fakte dhe argumente të shkruara se Uashingtoni zyrtar ka pasur marrëdhënie diplomatike ose ndonjë marrëveshje për bashkëpunim ushtarak me Republikën e Rugovës (1990-1999). Ky është argumenti i qëndrueshëm që hudh poshtë çdo spekulim post festum të Jusuf Buxhovit gjoja se ish-presidenti i tij bashkëpartiak, Ibrahim Rugova dhe partia e tij, LDK-ja “kanë pasur bashkëpunim me amerikanët për përgatitjen e luftës në Kosovë”(www.botasot.info/23/12/2013).

    Kjo duhet kuptuar vetëm si një floskulë politiko-propagandistike, që synon për të rikthyer prapa (jo me pak se dy dekada) kujtesën e hidhur të popullit të viktimizuar (se gjoja Rugova ishte shpëtimtari i vetëm i tij mbase ai nuk e deshi luftën, por paqen pasive "vënien në gjumë të popullit"), në vitet e humbura të “karkalecëve”, që e patën gllabëruar lirinë dhe pavarësinë e popullit shqiptar në Kosovën e burgosur dhe të izoluar nga bota (1989-1999).

    Lidhur me pohimin e kësaj teze të pabesueshme, shtrohet kjo pyetje tejet të thjeshtë, po të kishte qenë ashtu, siç ka deklrauar post festum J. Buxhovi, athua, Amerika do të qëndronte “duarkryq”, duke lejuar Serbinë 9 vjet rresht, të kryente krime gjenocidi në Kosovë, e të mos ndërhynte si partner ushtarak i Rugovës?

    Përgjigjja është JO! – Amerikës nuk do i nevojiteshin nëntë vite (as 100 vite sikur shqiptarëve, 1912-1999), që të përgatitej për luftë në Kosovë, në mbrojtje të partnerit të vet, kinëse derisa të krijoheshin kushtet për luftë, kur dihej se, Kosova ishte në gjendje lufte që nga ripushtimi dhe rikolonizimi i saj nga ana e Serbisë gjenocidale të Slobodan Milosheviqit (1989-1999). Mirëpo, politika ditore, javore, mujore dhe vjetore e LDK-së dhe e kryeliderit të saj, pohonte të kundërtën. Ky ishte shkaku kryesor, pse as Amerika, as Evropa nuk gjenin pretekst, që ushtarakisht, të ndërhynin kundër Serbisë ngase sipas politikës dezinformuese të LDK-së dhe të kryetarit të saj, Rugova, në Kosovë “mbretëronte paqe” dhe “qetësi”!?

    -Megjithëkëtë spekulim të vonuar, jo më pak se 24 vjet, gjendja në terren (gjatë kohës kur Kosova ndodhej nën okupimin e Serbisë gjenocidale) nuk ka dëshmuar diç të tillë, madje, as që është pohuar nga ish-presidenti Rugova apo nga ndonjëri nga zëdhënësit apo përkthyesit e tij (të paktën një herë në barakën e LDK-së, në konferencat e së “premtes së madhe” të shtypit).

    Prandaj, si u bë që një “përgatitje ushtarake” e tillë, nuk u zbulua deri më sot(2013), por u desh të pritet, të kalojnë, jo më pak se 24?! –
    Ndoshta ka qenë ndonjë “dokument sekret”, i afatizuar nën embargon shtetërore 24-vjeçare?! – Nëse kjo është e vërtetë, atëherë, le të zbardhet në formën e sajuar protokollare (dokumenti, palët nënshkruese, vendi, data etj.).

    -E pabesueshme, kjo mund të jetë vetëm një tezë hipotetike në funksion të justifikimit të gabimeve politike nëntëvjeçare (1990-1999) të kryeliderit të LDK-së dhe të Kosovës; të përforcimit dhe të rezervimit me çdo kusht të vendit të parë në historinë e kombëtares së shtetësisë së Kosovës së pavarur, sepse sipas teorisë dhe praktikës realiste të marrëdhënieve politike ndërkombëtare, kjo nuk jusitifkon asnjë kriter dhe, asnjë standard të saj, mbase nuk pasqyron asnjë fakt konkret (ndonjë dokument a marrëveshje të nënshkruar ndërmjet ish-qeverisë së Kosovës në ekzil dhe përfaqësuesve zyrtarë të qeverisë amerikane dhe të Pentagonit), që do ta bindte opinion e brendshëm dhe të jashtëm ndërkombëtar, se gjatë kohës së Republikës së Rugovës (1990-1999) ka ekzistuar ndonjë formë legale apo sekrete e “bashkëpunimit ushtarak” me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Nuk ka dyshim se, pohimi i një deklarate të tillë ( pas 24 vitesh), nuk është vetëm një “sensacion”, por njëherazi edhe një argument më shumë i një politike të dështuar nëntëvjeçare (1990-1999), të zhveshur tërësisht nga strategjia dhe nga diplomacia ushtarake, të cilën nuk e njohu asnjë shtet në botë, përpos Shqipërisë, edhe pse Republika e Kosovës së drejtuar nga Rugova ishte shpallur plotësisht në frymëm e së drejtës historike dhe të së drejtës së vetëvendosjes, në mënyrë demokratike dhe paqësore (duke mos e përdorur forcën sikurse Republika Srpska, e cila u krijua me gjenocid dhe me forcë në kundërshtim flagrant me normat dhe me parimet e së drejtës ndërkombëtare) mbi bazën e shprehjes së vullnetit dhe të votës së lirë dhe demokratike të popullit me Referendum (26-30. IX. 1991), të monitoruar nga OSBE-ja.

    Deklaratë, pa kurrfarë vlere historiko-politike!

    Natyrisht, kjo deklaratë nuk ka kurrfarë vlere dhe efekti për historinë dhe për politikën e re të Kosovës së pavarur, sepse nuk ka pasur asnjë arsye, që një fakt i tillë, të fshihej para popullit dhe politikës gjithëbërëse të Kosovës, jo më pak se 24 vjet.

    Fundja, po të dihej me kohë, një fakt i tillë i “bashkëpunimit ushtarak”, siguirsht se, edhe strategjia, edhe taktika, edhe mobilizimi i faktorit gjithëpërfshirës politik dhe i popullit për liri nga agresori dhe pushtuesi gjenocidal serb, do të ishte krejtësisht tjetër, nuk do të pritej plot nëntë (9) vite në zjarrin dhe në flakën e terrorit dhe të gjenocidit të Serbisë së Slobodan Milosheviqit (1989-1999).

    -Çfarë rëndësie dhe efekti politik për Kosovën, si dhe për marrëdhëniet dhe për bashkëpunimin e saj me Amerikën (gjatë kohës së stuhishme të luftës) ka kjo deklaratë, e pohuar me vonesë 24-vjeçare?

    -Politikisht, do të thotë vetëm një zero e madhe, pa kurrfarë vlere, sepse, edhe nëse ka ekzistuar një “bashkëpunim ushtark” i tillë në letër, praktikisht nuk ka dhënë kurrfarë rezultati në kohën e duhur të zgjidhjes së konflitkit ushtarak me Serbinë (1990-1999).

    Në politikë, “nesër”, gjithmonë është vonë! Këtë e vërtetoi edhe mosreagimi ushtarak i politikës së dështuar pacifiste të kryeliderit Rugova, i cili, asnjëherë nuk ka pohuar, as deklaruar botërisht për opinion se “ka pasur bashkëpunim ushtarak” me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Mirëpo, lidhur me këtë “element të ri ushtarak” të politikës paqësore të Rugovës, do të ishte e udhës, që të deklarohej Bujar Bukoshi, sepse ai, sipas detyrës, ishte kryeministër i qeverisë së Republikës së Kosovës në ekzil (1992-1999). Na pëlqeu apo jo, Bujar Bukoshi është një nga dëshmitarët e gjallë potencialë dhe, fundja e ka për detyrë, ta zbardhë këtë të vërtetë, duke njoftuar opinionin e gjerë, në bazë të dokumenteve ekzistuese, që i ka në zotërim të arkivës së ish-qeverisë së tij në ekzil. Mirëpo, dyshojmë se ekzistojnë dokumente të tilla zrytare, kur dihet se Republika e Kosovës (1990-1990) nuk ka qenë e njohur nga Amerika, as nga Evropa dhe, as nga ndonjë shtet tjetër i bashkësisë ndërkombëtare, me përjashtim të Republikës së Shqipërisë me të cilën ka pasur lidhje politike dhe diplomatike.

    Post festum në politikë, është vetëm një fantazi politike!

    Politika nuk është sport, por edhe sporti ka rregullat e tij, ashtu siç ka edhe politika rregullat e saj. Kjo farë fushate e ethshme, që po zhvillohet kohëve të fundit kundër Babës së Kosovës, Adem Demaçi dhe UÇK-së, në prapvijë ka korrigjimin e gabimeve politike të LDK-së dhe të rehabilitimit të kryeliderit të saj, Ibrahim Rugova, me qëllim që atij dhe LDK-së, t’u rezervohet “vendi i parë” në historinë e re të Kosovës së pavarur.

    Mirëpo, harrojnë reviduesit e historisë politike të Kosovës (1990-2013) se në politikë nuk ka “riprovim”, por gjithnjë fillohet nga e para, në rast dështimi të një politike, ashtu siç ndodhi me politikën e dështuar nëntëvjeçare (1990-1999) të LDK-së dhe të kryetarit të saj, Ibrahim Rugova, i cili brenda asaj kohe të mandatit të tij si kryetar i LDK-së dhe i Kosovës, nuk ia arriti, që ta pavarësojë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran nga Serbia. Si rrjedhim i një dështimi të tillë të politikës së brendshme dhe të jashtme të Republikës së Rugovës dhe të LDK-së, doli në skenë Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK), e cila së bashku me Amerikën dhe me NATO-n, përgjithmonë ia ndryshoi faqen historisë së Kosovës nga një koloni klasike qindravjeçare serbe (1912-1999), u shndërrua në një shtet të pavarur dhe sovran.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #2025
    i/e regjistruar Maska e Bajraku
    Anëtarësuar
    29-02-2012
    Postime
    498

    Për: Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parë i Republikës së Kosovës

    Profeti Ibrahim (Abraham) (2000 vjete para ers sone)
    Errësira kishte përfshirë botën
    Njerëzia ishte shastisur. E mira dhe e liga ishin përzier keq. Rrugët ishin pa krye. Bota ishte zhytur në një terr spiritual që po e shkatërronte, ndaj kishte një nevojë urgjente për ndriçim, për një ndryshim që të ndryshonte ekuilibrin në të. Njerëzit kishin nevojë për një udhërrëfyes që do t’u tregonte të vërtetën, për një profet të madh që do t’iu printe drejt shpëtimit, për një lider të fuqishëm që do e ndante të mirën nga e liga dhe do të ndriçonte zemrat e jetët e tyre. Dhe Zoti, për këtë mision, sa të vështirë, aq edhe fisnik, zgjodhi Ibrahimin (a.s.).


    Ibrahim Rugova (2000-era jon)

    E pse te mos peruleshin kur u erdhi atyre denimi jone ?
    Para profetit Dr Rugoves perulemi të gjithe, populli,ministra,deputet etj, ai e meriton nje respekt te tille
    Ata i përuleshin idhujve e u jepnin dhurata, por Ibrahimi nuk iu përul tradhtarve dhe as që u ofroi dhurata. ...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Bajraku : 30-04-2014 më 14:10

  6. #2026
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parë i Republikës së Kosovës

    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #2027
    i/e regjistruar Maska e Bajraku
    Anëtarësuar
    29-02-2012
    Postime
    498

    Për: Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parë i Republikës së Kosovës

    profecit shqiptare
    Per shpalljet dhe për profetët është shkruar shumë.NJe proficst shqiptar ne shekullin 19, ka thene, do vi nje njeri me germen I (Ibrahim Rugova) i cili do te shliron Kosoven, dhe me vone do te vi nje tjeter me germen H (hashimi thaqi) do ta bjen kufirin nga MOLLA E KUQE ne lumin IBER,Me anë të kësaj vepre ai shpalos rolin e profecisë ndër njerëz dhe të shpalljes hyjnore. Rolin e ligjit hyjnorë në orientimin e njerëzve. Si drejtësia, heqja e tiranisë, adhurimi i saktë, pastrimi moral, etj.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Bajraku : 27-07-2014 më 07:30

  8. #2028
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parë i Republikës së Kosovës

    Citim Postuar më parë nga Bajraku Lexo Postimin
    profecit shqiptare
    Per shpalljet dhe për profetët është shkruar shumë.NJe proficst shqiptar ne shekullin 19, ka thene, do vi nje njeri me germen I (Ibrahim Rugova) i cili do te shliron Kosoven, dhe me vone do te vi nje tjeter me germen H (hashimi thaqi) do ta bjen kufirin nga MOLLA E KUQE ne lumin IBER,Me anë të kësaj vepre ai shpalos rolin e profecisë ndër njerëz dhe të shpalljes hyjnore. Rolin e ligjit hyjnorë në orientimin e njerëzve. Si drejtësia, heqja e tiranisë, adhurimi i saktë, pastrimi moral, etj.
    Hahahahahahahahahaaaaaaaaaaaaaaa
    edhe sorrat e Ferizajit po qeshin me ty
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #2029
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parë i Republikës së Kosovës






    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin

    Si e ndaluan SHBA-të planin Millosheviq – Rugova kundër shqiptarëve të Kosovës?


    Publikuar më 28 korrik, 2012 në orën 02:24 ( ) Isa Mulaj | Histori |
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #2030
    i/e regjistruar Maska e Bajraku
    Anëtarësuar
    29-02-2012
    Postime
    498

    Për: Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parë i Republikës së Kosovës


  11. #2031
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parë i Republikës së Kosovës



    Demaçi: Rugova iku në Itali, e la popullin vet
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  12. #2032
    i/e regjistruar Maska e Bajraku
    Anëtarësuar
    29-02-2012
    Postime
    498

    Për: Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parë i Republikës së Kosovës

    Kenga e Demaçit: qaju rie la popullin vet [/COLOR][/SIZE][/U][/B][/QUOTE]

    Ndryshuar për herë të fundit nga Bajraku : 28-07-2014 më 03:25

  13. #2033
    i/e regjistruar Maska e Bajraku
    Anëtarësuar
    29-02-2012
    Postime
    498

    Për: Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parë i Republikës së Kosovës

    Ndryshuar për herë të fundit nga Bajraku : 28-07-2014 më 03:55

  14. #2034
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parë i Republikës së Kosovës




    Ish lideri i ashkalijëve Sabit Rrahmani: Rugova për t’u bërë President ishte i gatshëm të jepte ryshfet


    GazetaExpress E premte, 01 Gusht 2014 12:44
    Ish-lideri kontrovers i ashkalinjëve të Kosovës, Sabit Rrahmani, ka shkruar një tekst të gjatë për Express, ku ka sqaruar disa të vërteta, që sipas tij, kanë ndodhur pas përfundimit të zgjedhjeve të para nacionale.

    Në atë kohë, Rrahmani pretendon se Lideri i LDK’së i asaj kohe, Ibrahim Rugova kishte tentuar ta korruptonte vetëm që ta kishte votën e minoriteteve për President.

    Aia ka sqaruar detaje të një takimi që pretendon se ka pasur me Rugovën.

    “Unë iu përgjigja ftesës dhe në takim kam shkuar me një person nga Ferizaj i quajtur Fadil Selimi në rezidencën e Rugovës. Pas 20 minutash bisedë vetëm unë dhe Ibrahim Rugova të vetëm sepse garda e tij nuk m'a lejoi Fadil Selimin në takim sepse ai ishte përcjellës i imi dhe jo zyrtarë partie, Rugova në fund më tha kështu: ( citoj ) Nëse dëshiron ne jemi të gatshëm të ofrojmë edhe para për të n'a votuar pakicat , bisedo me ata të cilët ke besim dhe këtë punë e kryejmë”, ka thënë Rrahmani, i dënuar për vepra penale të korrupsionit në Kosovë.

    Lexojeni të plotë letrën e Rrahmanit dërguar në adresë të Gazetës Express:

    Sabit RRAHMANI ish-deputet i Kuvendit të Kosovës në dy mandate 2001-2004 dhe 2004-2007 dhe ish lider i ashkalinjëve të Kosovës ( ish-Kryetar i PDAK-së )

    ADEM DEMAQI në RTK pati thënë të vërtetën për Ibrahim Rugovën , Rugova kishte devijuar nga interesi për vendin dhe për Kosovën , i interesonte të ishte vetëm President, dhe për të qenë President i Kosovës ishte në gjendje të paguante deputetë edhe me të holla, vetëm që të votohej për të e të siguronte vota për të qenë President, por jo vetëm Rugova këtë e bënin edhe strukturat lokale të LDK-së siq ishte ajo në Lipjan.

    Këtë e them me përgjegjësi të plotë unë Sabit RRAHMANI ish- deputet i Kuvendit. Legjislatura e parë e Kuvendit të Kosovës edhe pse numëronte 47 deputetë nga LDK-ja, pakicat kombëtare jo sërbe ishin ata që mund të vendosnin për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës.

    Në atë kohë PDK-ja dhe AAK-ja , nuk dëshironin as që të ndëgjohej emri i Rugovës, dhe ishin këmbëngulës që ai mos të zgjedhej President, sipas meje edhe kishin të drejtë, shihej qartë , Rugovës i humbi interesimi për Kosovën shtet, dhe shpëtimi i tij i vetëm politik ishte të zgjedhej President që të mos rrënohej kontributi i tij deri në vitin 1997, sepse mbas kësaj periudhe nuk kishte lënë gjurmë që kishin vlerë kombëtare.

    Pas tre votimeve ai nuk zgjidhet President dhe shihej qartë që Rugova kishte humbur shpresat për një zgjidhje politike me PDK-në,sepse PDK me qdo ngulm kërkonte postin e Kryeministrit.

    Ndoshta sot deputetët e pakicave kombëtare mund mos t'a pranojnë të vërtetën , por në atë kohë nëse unë Sabit Rrahmani dhe Numan Baliq thoshim pakicave jo sërbe të votohej Rugova ai votohej, në të kundërtën JO.

    Unë dhe Numan Baliq atëkohë nga koalicioni VATAN ishim në kontakte të vazhdueshme me Fatmir Limajn, Bujar Dugollin, dhe Driton Lajqi dhe koordinoheshin veprimet për votim. Pasi që kishte dështua Rugova të zgjedhej President, dhe nuk u zgjodh President i Kosovës pas votimit të tretë , ai kishte vendosur të më takonte mua dhe Numan Baliqin në një takim në rezidencën e tij por jo bashkë, por në takime të ndara.

    Unë iu përgjigja ftesës dhe në takim kam shkuar me një përson nga Ferizaj i quajtur Fadil Selimi në rezidencën e Rugovës. Pas 20 minutash bisedë vetëm unë dhe Ibrahim Rugova të vetëm sepse garda e tij nuk m'a lejoi Fadil Selimin në takim sepse ai ishte përcjellës i imi dhe jo zyrtarë partie, Rugova në fund më tha kështu: ( citoj ) Nëse dëshiron ne jemi të gatshëm të ofrojmë edhe para për të n'a votuar pakicat , bisedo me ata të cilët ke besim dhe këtë punë e kryejmë. ( mbaron citati ).

    Atëherë ia kam thënë edhe qëllimin pse nuk e votoj dhe nuk pranoj një gjë të tillë. I kam thënë pika e parë që nuk dua t'ju votojë është, ju zoti Rugova në qdo prononcim tuaj nuk i përmend pakicat me emra por vetëm thua serbët dhe të tjerët me qka konstatoj që ne të tjerët jemi njerëz të kategorisë së dytë.

    E dyta: Ju zoti Rugova pretendoni të jeni President , kurse asnjëherë nuk e vizituat kampin e Plemetinit në Obiliq me 3 mijë ashkalinjë të pa strehë, por nuk është qudi kur ju nuk e nderoni figuren historike të popullit dhe historisë tuaj kombëtare komandant ADEM JASHARIN dhe se keni vizituar që tre vite Prekazin dhe varrin e tij, qka pres unë nga ju që të respektoni një pakicë kombëtare siq janë ashkalinjët , dhe me këtë ka përfunduar takimi.

    Po ashtu edhe në Lipjan në zgjedhjet komunale 2002 PDAK-ja e ashkalinjëve duhej të vendoste për Qeverinë komunale sepse vetëm tri parti asokohe kishin siguruar pjesmarrje në Kuvendin komunal PDK 15 vende, LDK, 15 vende dhe PDAK 1 vend, dhe ne vendosnim se kujt ti' bie Qeveria në dorë, dhe në përkrahëm Xhevat Ollurin e PDK-së dhe jo Basri Demirin e LDK-së, kurse kta të fundit ishin në gjendje të paguanin 100 mijë euro po qëse e votonim LDK-në.

    Por ne kishim marrëveshje me PDK-në që nga viti 2000 në Ferizaj me Hajdin Abazin Kryetar që PDK dhe PDAK të jenë partner të përbashkët qoftë pozitë apo opozitë, në cilin do nivel lokal apo qëndrorë.

    Dhe kjo marrëveshje ka rezultuar e sukseshme sepse PDK në krye me Thaqin ka bërë që ashkalinjët të jenë faktor i rëndësishëm në Kosovë, dhe asnjë Kryeministër përveq Hashim Thaqit nuk ka mundësi të na i mbajë premtimin dhe t'i kryej të gjitha nevojat e ashkalinjëve sikurse Hashimi. Ftoj PDAK-në e tashme që t'a përkrahë PDK-në dhe Kryeministrin Thaqi, sepse fitorja e PDK-së do të jetë e sigurt dhe nuk ka dyshim fare që fitorja është e garantuar, dhe ne si ashkalinjë kemi nevojë t'i kryejmë projektet e filluara nga THAQI për komunitetin tonë, përndryshe do të ngecim nëse ka tjetër Kryeministër, por jo nuk do të ketë përveq Hashim Thaqit.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  15. #2035
    i/e regjistruar Maska e Bajraku
    Anëtarësuar
    29-02-2012
    Postime
    498

    Për: Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parë i Republikës së Kosovës


  16. #2036
    i/e regjistruar Maska e Bajraku
    Anëtarësuar
    29-02-2012
    Postime
    498

    Për: Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parë i Republikës së Kosovës


  17. #2037
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parë i Republikës së Kosovës

    llapist, shyume je tu e ngron...

    boj pak pushim, se do te dali nga hundet.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  18. #2038
    ...in the battle of Love! Maska e Pirate of Love
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    Made in Lugina!
    Postime
    1,030

    Për: Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parë i Republikës së Kosovës

    duhet te qene llapqine gabele edhe perkrahes i hushimjut qililimtare partise, per te sjellur lajme me "besueshmeri" te larte te gabelit, qe ishte i denuar si ordinier nga gjykatat, sepse i kishte mashtruar gabelet, jevgjit, hashkalinjet dhe egjiptianet e tij.
    ...nuk i dihet kurre, nuk i dihet kurre, ndoshta vjen momenti...!

  19. #2039
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parë i Republikës së Kosovës

    Citim Postuar më parë nga Xhuxhumaku Lexo Postimin
    llapist, shyume je tu e ngron...

    boj pak pushim, se do te dali nga hundet.
    te baft mire e paq me ngran gjithmon
    une po e tregoi nji te vertet te madhe per kryetradhtarin e shqiptarve te Kosoves
    e ju qe e mbroni me gjelozi
    shkoni e vajtone te varri e fryni ne byth e nerrne me veti edhe burdushin
    se ai nashta jau ngjall ate coftin e sterrvin te qelbur pyffffffff
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  20. #2040
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parë i Republikës së Kosovës




    shiqone se si e hapte gojen
    dhe me ter fuqin deshiron qe ti futet ne byth shokut mikut te ti kriminelit millosheviq

    ndersa ne foton me posht se si nuk munet as ne sy ta shiqoi Kryeçlirimtarin e Shqiptarve te Kosoves
    sepse ja prishi rehati dhe ja prishi edhe miqesin me shkie keti kryetradhtari
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Tema të Ngjashme

  1. Kështu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  2. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  3. Vrasja e Kolonel Ahmet Krasniqit..
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 04-10-2010, 04:41
  4. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •